Thursday, 12 October 2017

Misioni i Shpëtimit

___________________________________________
PËRGATITJE PËR ARDHJEN E DYTË TË JEZU KRISHTIT
___________________________________________
Informacion mbi Mesazhet prej Qiellit në lidhje me Paralajmërimin Botëror (ndriçimin e ndërgjegjes), dhe udhëzime shpirtërore dhe profeci për Kishën dhe botën që po shpalosen tani, në periudhën që i prin Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, që do të ndodhë gjatë jetës së këtij brezi, siç është pohuar nga vetë Jezusi në Mesazhet e Tij.

Mesazhet dhe shfaqjet


Mesazhet Qiellore për njerëzimin po merren nga Maria e Mëshirës Hyjnore (një emër i vënë), që është një vizionare anonime katolike dhe profete nga Evropa. Mesazhi i parë iu qe dhënë më 8 Nëntor 2010. Deri në 6 Maj 2015 ajo mori prej Trinisë së Shenjtë dhe Zonjës Sonë mbi 1330 Mesazhe. Megjithëse tani ka një pauzë në dhënien e Mesazheve, Jezusi ka thënë se Mesazhet do të vazhdojnë në të ardhmen – ato do të jepen deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Të gjitha Mesazhet Qiellore përbëjnë Librin e së Vërtetës, që iu qe zbuluar profetit Daniel në Besëlidhjen e Vjetër (Libri i Danielit 10,21 dhe 12,4-9) dhe Apostullit Gjon në Besëlidhjen e Re. Përmbajtja e Librit të së Vërtetës është e përshkruar në formë simbolesh në Librin e Zbulesës.

Vulat dhe profecitë

Në këto shfaqje, Jezusi i hap Vulat dhe profecitë në Librin të Zbulesës – Ai zbulon kuptimin e tyre. Profecitë e përfshira në Mesazhe parathonë dorëheqjen e Benediktit XVI dhe ardhjen e profetit të rremë, që tani është ulur në Fronin e Pjetrit në Selinë e Shenjtë. Mesazhet zbulojnë ngjarje si ngritja e botës Arabe, apostazia e shumë përhapur nga besimin Katolik (Vula e Parë) dhe përçarja në Kishën Katolike, ndryshimet globale të klimës prej Dorës së Hyjit, vaksinimi global i detyruar që do të sjellë vdekje, trazirat politike, Lufta e Tretë Botërore (Vula e Dytë), ardhja e antikrishtit, Rendi Unik Botëror, Kisha e Re Botërore pagane, zia e bukës nëpër botë (Vula e Tretë), implantimi i çipit – vulës së bishës – dhe shumë të tjera. Vulat e tjera të Librit të Zbulesës nuk janë hapur dhe shpjeguar akoma. Të gjitha këto ngjarje tregojnë se ne, me të vërtetë po jetojmë në kohërat e fundit dhe, siç po na thuhet, Dita e Zotit do të vijë së shpejti. Dhe ky është qëllimi kryesor i Mesazheve – për të lajmëruar të gjithë njerëzimin rreth gjërave që do të vijnë përpara dhe për të përgatitur njerëzimin për ngjarjen më të rëndësishme në historinë njerëzore që nga Vdekja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit. Qëllimi i Mesazheve është për të shpëtuar sa më shumë shpirtra që të jetë e mundur.

Paralajmërimi

Mesazhi më urgjent i referohet një ngjarjeje mistike që do të shpaloset së shpejti nëpër të gjithë botën. Kjo ngjarje, e përshkruar nga Jezu Krishti si Paralajmërimi i Madh dhe Ndriçimi i Ndërgjegjes, do t’i jepet botës si akti më i madh i Mëshirës Hyjnore. Paralajmërimi, një Dhuratë mrekulli e takimit personal të çdo shpirti me Hyjin, do të ndihmojë për të përgatitur njerëzit për kthimin e Jezu Krishtit. Do të dëshmohet në të njëjtën kohë nga çdo person në botë përmbi moshën 7 vjeç. Do të zgjasë rreth 15 minuta. Do të jetë një përjetim aq i fortë saqë asnjëri nuk do të jetë në gjendje që ta injorojë atë. Të gjithë, edhe ateistët, do ta kuptojnë se Hyji ekziston. Të gjithëve do t’u tregohen mëkatet dhe veprat e mira, ashtu si ato duken përpara Syve të Hyjit. Kjo Dhuratë do t’i inkurajojë njerëzit që të rishikojnë jetët e tyre dhe t’i kërkojnë Hyjit falje. Përmes Paralajmërimit do të ndodhin shumë mrekulli të kthimit në besim, dhe bota do të ndryshojë. Njeriu, duke e njohur të vërtetën, do të vendosë për ta pranuar Hyjin ose për ta mohuar Atë. Do të ndjekë ose Udhën e Shpëtimit, ose udhën për në mallkimin përfundimtar, me zgjedhjen e tij.

Vula e Hyjit të Gjallë

Qe parathënë në Librin e Zbulesës dhe po jepet tani në këtë shfaqje si Lutja e Kryqëzatës 33. Neve na kërkohet nga Jezusi që ta mbajmë (ose ta kemi me ne) Vulën Hyjit të Gjallë në çdo formë (tekstin e Lutjes) dhe ta mbajmë atë në shtëpitë tona. Vula duhet të lutet çdo ditë. Ajo na mbron në trup dhe në shpirt, dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë atyre që mbajnë Vulën. Nuk duhet të shitet por duhet t’iu vihet të gjithëve në dispozicion falas. Nëpër Mesazhe mund të gjenden shumë paragrafë që i referohen Vulës. Në të shpjegohet kuptimi i Vulës. Është një Dhuratë prej Hyjit për të na mbrojtur ne dhe shtëpitë tona, dhe për të na ndihmuar që të hyjmë në Erën e Paqes.

Teksti i Vulës – Vula e Hyjit të Gjallë – Lutja e Kryqëzatës 33

O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i dashur. Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

Kryqëzata e Lutjes

Në Mesazhe, Jezusi na jep gjithashtu Lutje dhe Litani që përbëjnë Kryqëzatën e Lutjes. Ai na kërkon që t’i lusim ato çdo ditë. Ka shumë Hire të lidhura me to, që sjellin shumë kthime në besim, në të njëjtën kohë. Për më tepër, Jezusi na mëson që të formojmë Grupe të Kryqëzatës së Lutjes që ne të lutemi së bashku me të tjerët për shpëtimin e shpirtrave dhe për mbrojtje në këto kohë të vështira. Grupet e Kryqëzatës së Lutjes do të ndihmojnë në formimin Ushtrisë së Jezu Krishtit të Kishës Katolike Mbetëse, besnike ndaj Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës Katolike. Të gjithë ata që do të kthehen dhe do të pranojnë Hyjin, do të merren nga Jezusi në Ditën e Fundit për në Parajsën e Re – një Qiell i Ri dhe një Tokë e Re – Era e paqes dhe e lumturisë.

Ekstrakte prej Mesazheve

“Libri i së Vërtetës po i jepet botës në mënyrë që njerëzimi të ndjejë Dashurinë e Hyjit dhe të udhëzohet drejt të Vërtetës, që të mund të gjejë lirinë” (E premte, 30 Nëntor 2012 në 15:55).
“Menjëherë para se të kthehem, Drita Ime do të zhduket në botë, për një periudhë prej tri ditësh. (...). Unë do të kthehem në Tokë, në të njëjtën mënyrë në të cilën Unë u ngjita në Qiell. Unë do të vij në re, i rrethuar nga të gjithë engjëjt dhe shenjtërit në Qiell me Lavdi të Madhe. Sa e bukur dhe e gëzuar do të jetë ajo Ditë kur unë të vij për të Mbretëruar përmbi Tokë sipas Vullnetit të Atit Tim. Asnjë njeri nuk do ketë dyshim se jam Unë. As nuk do kenë dyshime rreth të ardhmes së tyre. Kjo do të jetë Dita kur Unë të vij për të Gjykuar. Unë do të ndaj popullin Tim në ato që Më duan dhe ato që Më urrejnë. Ata, që do të Më kenë refuzuar dhe do t’i jenë falur të gjitha gjërave të liga, do të largohen për në Zjarret e Përjetshme të Ferrit. Të tjerët do të vijnë të jetojnë me Mua, në Parajsë, bashkë me të drejtit e ringjallur. Kjo është arritja që çdo shpirt duhet ta kërkojë, kur Unë të vij përsëri, siç ju kam treguar. Të Krishterëve Unë po u them këtë. Dijeni se kjo Ngjarje e Madhe dhe e Lavdishme do të ndodhë së shpejti. Brezi juaj do ta shohë Ardhjen Time të Lavdishme.” (E diel, 18 Mars 2012 në 16:00).

Faqet dhe Gjuhët

Mesazhet tashmë janë përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme.
Në gjuhën shqipe është faqja zyrtare:
http://paralajmerimi.blogspot.al/
Për më shumë informacion në të gjitha gjuhët është faqja zyrtare botërore:
http://TheRemnantArmy.info/
Email: admin@TheRemnantArmy.info
Të gjitha faqet zyrtare në çdo gjuhë janë ngritur me pranimin dhe aprovimin e Marias së Mëshirës Hyjnore, sipas udhëzimeve të Jezusit në Mesazhe.


Faqe të rëndësishme të këtij Misioni në gjuhë të tjera

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com
http://mybookoftruth.com
http://mdmlastprophet.com
JesusBelovedSaviour.com
http://book-of-truth.com
http://Internetgebetskreis.com 
https://messaggidagesucristo.wordpress.com

Faqja e parë e këtij Misioni, që aktualisht është mbyllur ka qenë http://www.thewarningsecondcoming.com. Sidoqoftë kjo faqe është arkivuar gjatë kohës së veprimtarisë së saj dhe gjendet në këtë link:
http://web.archive.org/web/20150315014112/http://www.thewarningsecondcoming.com/

___________________________________________
Misioni i Shpëtimit