Kerko Mesazhet ketu

Friday 24 February 2012

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj

E Mërkurë, 22 Shkurt 2012, në 19:00 

(Maria e Mëshirës Hyjnore e mori këtë Mesazh gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.)

Bija Ime fort e dashur, tregoju fëmijëve të Mi se kjo periudhë e Kreshmës është një periudhë e reflektimit në qetësi, e sakrificave personale dhe është një mundësi për t'u lutur për shuarjen e luftërave në botë.

Imitojeni agjërimin Tim në shkretëtirë duke bërë sakrifica të vogla.

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj. Ai e pastron shpirtin dhe Më jep Mua një ngushëllim të madh.

Ju mund të shpëtoni shumë shpirtra duke agjëruar një herë në javë. Kjo mund të bëhet sipas dëshirës suaj. Ajo që ka rëndësi është që ju ta ofroni këtë ditë për shpirtrat.

Përdoreni këtë kohë për të më ndihmuar Mua në betejën Time për të shpëtuar shpirtrat.

Reflektoni mbi Jetën Time në Tokë, dhe Dhuratën që Unë ju dhashë, me vdekjen Time në Kryq, për t’iu siguruar të gjithë fëmijëve të Mi Jetën e Përjetshme.

Këto pak javë të Kreshmës duhet të përdoren për të përgatitur shpirtrat tuaj dhe të atyre të vëllezërve dhe motrave tuaja.

Ju lutem të përgatiteni për Javën e Shenjtë dhe për Pashkë duke e recituar këtë Lutje të Kryqëzatës (34) – Dhurata Ime e Agjërimit për Jezusin.

O Jezusi im, më ndihmo në mënyrën time të thjeshtë që të imitoj Jetën Tënde të Sakrificës për të shpëtuar njerëzimin.

Më lejo të ofroj Ty dhuratën e agjërimit, një ditë në javë gjatë Kreshmës, për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që ata të mund të hyjnë në Portat e Parajsës së Re në Tokë.

Unë të ofroj Ty, Jezus i dashur, sakrificën time, me dashuri dhe gëzim në zemrën time.
Për të treguar Ty shkallën e dashurisë sime përmes kësaj sakrifice, unë të lutem Ty për Shpëtimin e çdo shpirti që mund të ketë rënë prej Hirit të Zotit. Amen.

Mos lejoni që frika t’jua turbullojë shpresën tuaj për shpëtim të përjetshëm fëmijë. Pastrimi do të jetë i shpejtë.

Ju, ndjekësit e Mi, që e pranoni Vulën e Hyjit të Gjallë jeni të bekuar.

Ju nuk duhet të shqetësoheni.

Ju duhet të qëndroni të fortë.

Ju duhet të keni gjithmonë shpresë dhe të përqendroheni tek Unë në çdo kohë.

Vetëm atëherë ju do të ngriheni dhe do të ecni pa hezitim në rrugën me gjemba.

Unë do t’ju udhëzoj dhe udhëheq në rrugëtimin tuaj në çdo hap të udhës.

Jezusi juaj i dashur