Kerko Mesazhet ketu

Friday 24 February 2012

Përse i refuzoni Paralajmërimet e Mia për t’ju përgatitur për Ardhjen Time të Dytë?

E Martë, 21 Shkurt 2012, në 19:45 

Bija Ime fort e dashur, sa shumë po vuan në Emrin Tim dhe të Atit Tim të dashur.

Duhet të qëndrosh e fortë, pasi këto Mesazhe do të provokojnë zemërim në disa qarqe, megjithëse ato do t’i frymëzojnë dhe do t’iu japin forcë shpirtrave të tjerë.

Fjala Ime e Shenjtë ishte refuzuar nga njerëz të ditur, gjatë Kohës Sime në Tokë.

Unë u trajtova si një mashtrues nga priftërinjtë dhe ata që deklaronin të ishin njerëz të shenjtë.

Ata prej jush që thonë se trajtimi që m’u bë Mua ishte barbar, kanë të drejtë, se njerëzit që jetonin në ato kohë ishin pa shkollë, të ashpër dhe të ligj, se ata ishin mizorë në trajtimin që më bënë Mua, Shpëtimtarit të tyre të dashur.

Disa mund të thonë se ata ishin të paditur dhe se nuk dinin asgjë mbi Shkrimit e Shenjta. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse ata që jetojnë në botë sot, edhe pse janë më të arsimuar dhe me shumë njohuri, nuk janë aq të ndryshëm.

Ata, që janë plotësisht të pregatitur në Biblën e Shenjtë, të cilët ju do t'i prisnit të ishin vigjilentë ndaj Mësimeve, në fakt janë të verbër ndaj të Vërtetës.

Me gjithë diturinë e tyre për Librin e Shenjtë të Atit Tim, ata nuk ia kanë dalë që të përgatiten për kohën kur Unë do të vij përsëri.

Kur mendonin ata se do t’iu jepej kjo kohë?

Koha po afrohet shumë afër Ardhjes Sime të Dytë në Tokë. 

Megjithatë, njerëzimi nuk është përgatitur për arritjen Time.

Madje edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk predikojnë mbi rëndësinë e kësaj Ngjarjeje nga Më Të Lavdishmet. Përse ndodh kjo?

A nuk keni mësuar asgjë? Çfarë duhet të bëj Unë më tepër?

Kur mendonit ju se Unë mund të vija dhe pse mendoni se koha nuk është afër?

Çfarë është që ju verbon dhe jua mbyll veshët ndaj tingullit të Zërit Tim?

Hidheni mantelin tuaj të floririt, argjendit dhe pasurive dhe pranojeni se ju nuk jeni asgjë, pa Mua.

Pa Hiret e Mia, ju nuk mund t’i përgatisni shpirtrat tuaj për Kthimin Tim të Lavdishëm.

Ati Im i dashur gjithmonë dërgon profetë për t’i përgatitur bijtë e Tij. Ai ka vepruar kështu që nga fillimi i kohës.

Përse atëherë ju i refuzoni Paralajmërimet e Mia për t'ju përgatitur për Ardhjen Time të Dytë?

Unë ju lutem që të më dëgjoni Mua.

Unë nuk mund t’ju urdhëroj që të dëgjoni, sepse juve ju është dhënë dhurata e vullnetit të lirë. 

Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj apo t’ju jap urdhrin që të veproni. Sepse kjo është e pamundur.

Ati Im kurrë nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë.

Por Ai kurrë nuk do të hezitoj që t’ju paralajmërojë, t’ju udhëzojë dhe t’i mbushi shpirtrat tuaj me Hire për t'ju bërë të fortë.

Atyre me zemër të hapur Ai do t’iu japë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Ata që janë fajtorë për krenari, snobizëm fetar dhe arrogancë, do ta kenë të pamundur që t’i hapin zemrat e tyre, sepse atyre iu mungon cilësia më e rëndësishme nga të gjithat - përulësia. 

Pa përulësi dhe bujari në zemër, ju nuk mund të vini pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ejani tek Unë, fëmijë. Më lejoni Mua t’ju marr brenda grigjës Sime, dhe si një Bari i Mirë, Unë mund t’ju udhëheq drejt shpëtimit.

Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit