Kerko Mesazhet ketu

Sunday 12 February 2012

Zëdhënësi Im i shkretë i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, do të nxirret jashtë nga Selia e Shenjtë në Romë

E Shtunë, 11 Shkurt 2012, në 11:30

Bija ime fort e dashur, luftërat po përshkallëzohen ngado dhe shumë shpejt Dora e Atit Tim do të ndërhyjë për ta ndaluar këtë ligësi. 

Mos kini frikë, sepse planet për të shpëtuar njerëzimin kanë përfunduar dhe nuk do të zgjasë shumë tani për Mëshirën Time të Madhe, që do t’i jepet secilit prej jush.

Kurrë mos i kini frikë veprat e antikrishtit, kur ju, bijtë e Mi, e keni fuqinë brenda jush, për ta dobësuar mbërthimin e tij mbi botë, përmes lutjeve tuaja. Udhëheqës të tjerë të botës së shpejti do të vriten dhe Zëdhënësi Im i shkretë Shenjtë, Papa Benedikti XVI, do të nxirret jashtë nga Selia e Shenjtë në Romë.

Vitin e kaluar, bija ime, unë të tregova për komplotin, brenda korridoreve të Vatikanit.

Një plan për të shkatërruar Zëdhënësin Tim të Shenjtë ishte orkestruar në fshehtësi, në 17 Mars 2011, dhe kjo do t’ia arrijë qëllimit, sepse ka qenë parathënë.

Përhapeni Fjalën Time të Shenjtë në çdo skaj të botës tani, dhe bëni të mundur që versionet e shtypura të Mesazheve të Mia të shpërndahen në sa më shumë vende të jetë e mundur.

Ju po udhëzoheni, prandaj ju duhet të bëni atë që është më mirë. Më kërkoni Mua, në lutje, për t’ju dhënë ndihmë, dhe do ta merrni.

Jezusi juaj