Friday, 30 March 2012

Martesa me të njëjtin seks është një mëkat i rëndë

E Premte, 16 Mars 2012, ora 22.20

Bija Ime e dashur, dhimbja dhe vuajtjet e ndjekësve të Mi të shkretë dhe të pafuqishëm, që shikojnë se si ligjet e reja në kundërshtim me mësimet e Mia po arrijnë nivele të padëgjuara në botë. 

Jo vetëm që ju duhet ta dëshmoni mëkatin, bijtë e Mi, por edhe duhet të shikoni se si mëkati ju paraqitet dhe se jeni të detyruar ta pranoni si qënie njerëzore.

Unë i referohem një mëkati në veçanti, martesës me të njëjtin seks, që po paraqitet si një e drejtë natyrale.

Më pas pritet që ju ta pranoni këtë neveri që është vënë para Fronit të Atit Tim në kishë.

Nuk është e mjaftueshme që këta njerëz e falin martesën me të njëjtin seks në sytë e ligjit por edhe duan që të detyrojnë Hyjin Atë që t’ju japi atyre bekimin e Tij. Ai kurrë nuk do ta bëj këtë sepse është një mëkat i rëndë në sytë e Tij.

Si guzojnë ata njerëz të mendojnë se është e pranueshmë të ekspozojnë këtë akt të neveritshëm në Kishat e Atit Tim?

Fëmijë, Unë e dua çdo njërin nga ju.

Unë i dua mëkatarët.

Unë nuk e pëlqej mëkatin e tyre por i dua mëkatarët.

Veprimet me të njëjtin seks nuk do të pranohen në Sytë e Atit Tim.

Lutuni për këta shpirtra sepse Unë i dua ata, por nuk mund t’ju jap hiret që ata dëshirojnë.

Ata duhet ta dinë, se pavarësisht se sa shumë që përpiqen ta falin martesën me të njëjtin seks, ata nuk do të jenë të pranueshëm të marrin pjesë në Sakramentin e Shenjtë të Martesës.

Një sakrament duhet të vij prej Zotit. Rregullat për të marrë sakramentet duhet të dalin nga mësimet e Atit Tim.

Ju nuk mund ta detyroni Atin Tim, Zotin Më Të Gjithëfuqishëm, t’ju japi bekimin e Tij apo të drejtë në Sakramentet e Tij të Shenjta nëse nuk respektohen në mënyrën që duhet.

Mëkati tani po presantohet në botë si një gjë e mirë.
Si e kam thënë edhe më parë bota tani është mbrapsh.
E mira paraqitet si e ligë dhe ata njerëz që përpiqen të jetojnë sipas ligjeve të Zotit tallen.

Mëkati, pavarësisht se si e tregoni, nuk mund të kthehet në një vepër mirësie në sytë e Atit Tim.

Ati Im do t'i ndëshkoj ata që vazhdojnë të valëvisin mëkatet e tyre para Atij.
Kijeni parasysh këtë paralajmërim sepse mëkatet që kryeni kur refuzoni t'i bindeni Zotit, nuk do të falen. Kjo është për arsyen se ju refuzoni të pranoni mëkatin për çfarë është.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti.


Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/16/same-sex-marriage-a-grave-sin/

Thursday, 29 March 2012

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja

E Mërkurë 14 Mars 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur Unë të përqafoj fort gjirin tim ndërsa ti duron këtë dhimbje së bashku me Mua.

Fëmijët e Mi, dhe sidomos ndjekësit e Mi, ndjejnë një ngrohtësi ndaj njëri tjetrit të cilën nuk mund ta shpjegojnë.

Ata mund të jenë të panjohur që jetojnë në anë të kundërta të botës por dashuria që ata ndjejnë është dashuria Ime.

Ata e duan njëri tjetrin si duhen vëllezërit dhe motrat e vërteta në një familje të dashur.

Unë jam drita që krijon këtë dashuri spontane e cila i sjell shpirtrat së bashku.

Është Shpirti Im I Shenjtë që i bashkon të gjithë fëmijët e Zotit si një familje.

Ju, fëmijët e Mi jeni familja Ime.

Trinia e Shenjtë e drejton këtë familje dhe kur dashuria juaj është e pastër dhe e përulur, ju automatikisht bëheni pjesë e kësaj familje të shenjtë.

Dashuria e Atit është përmes Meje.

Kur ju më doni Mua, Unë do t’ju çoj në krahët e Atit Tim I cili do të vendosi vulën e mbrojtjes mbi ju dhe familjen tuaj.

*(shikoni fushatën e lutjes 33 për vulën e mbrojtjes)

Zemra Ime është e butë kur shikoj me gëzim dashurinë që keni për njëri tjetrin.

Ju më sillni kaq ngushëllim prej vuajtjeve që duhet të duroj në një kohë kur fëmijët e Mi të shkretë po persekutohen në vëndet e copëtuara nga lufta.

Bashkohuni me Mua tani që familja Ime e ndjekësve të devotshëm të bashkohet në një, pa marrë parasysh se çfarë origjine kanë apo nga cili vënd vijnë, me qëllim që të mposhtim urrejtjen në botë.

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja.

Urrejtja dobësohet nëse dashuria i përgjigjet.

Nëse dikush ju trajton me padrejtësi ju duhet të përgjigjeni me dashuri dhe satani do të struket me dhimbje.

Nëse tundoheni të hakmerreni mbi ata që ju kanë lënduar, atëherë ju duhet të luteni për ata, t’i falni dhe tju tregoni vetëm dashuri.

Dashuria, e cila përhapet me anë të familjes Sime në tokë, është një forcë shumë e fortë.

Ju kurrë nuk duhet të besoni, as edhe për një cast se urrejtja mund ta mundi dashurinë.

Fuqia që urrejtja ushtron, edhe pse e shëmtuar dhe e dhimbshme për t'u parë, mund të mposhtet me anë të fuqisë së dashurisë.

Si mund ta doni urrejtjen e dobësuar në këtë botë sot? Lutja është përgjigja.

Më doni Mua.

Më dëgjoni Mua.

Përgjigjuni kërkesave të Nënës Sime të dashur dhe kërkesave të Mia, Birit të saj, me anë të lutjeve të ndryshmë që ju janë dhënë.

Këtu është një fushatë lutje e veçantë për bashkimin  fëmijve të Zotit.

Do të përhapi dashuri në çdo cep të tokës dhe do të largoj urrejtjen që shtohet çdo ditë.

Kjo urrejtje, e shkaktuar nga satani përmes dobësisë se njerëzimit, dhe e cila shkakton mizori të tilla si tortura, vrasja, aborti dhe vetëvrasja mund të shmangen me anë të saj.

Fushate Lutje numër 37 për bashkimin e të gjithë fëmijëve të Zotit

O Jesus I dashur
Bashkoi të gjithë ndjekësit e Tu të shtrenjtë në dashuri
Që ata të shpërndajnë të vërtetën e premtimit Tënd
Për shpëtimin e përjetshëm në gjithë botën

Ne jutemi që ata shpirtra të vakët
Të frikësuar të ofrojnë Ty mëndjen, trupin dhe shpirtin e tyre
Ta hedhin poshtë armën e krenarisë dhe ti hapin zemrat e tyre ndaj dashurise Tënde
Dhe të bëhen pjesë e famijes Tënde të shënjtë në tokë.

Përqafoi të gjithë ata shpirtra të humbur i dashur Jesus
Dhe lejoje dashurinë tonë, si vëllezrit dhe motrat e tyre,
T'i njerrim ata nga shkretëtira dhe t'i marrin me vete
Në gjirin e dashurisë dhe dritës se Trinisë së Shenjtë
Ne i vëmë shpresat, besimin dhe dashurinë tonë në
Duart e Tua të shenjta
Ne të lutemi që ta zgjerosh përkushtimin tonë
Që ne mund të ndihmojnë të shpëtojmë sa më shumë shpirtra.
Amen

Unë ju dua Fëmijët e Mi.

Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni të dëshpëruar kur shikoni ligësine që është rreth jush.

Lutjet tuaja mund ta dobësojnë këtë ligësi.
Dashuria juaj do ta mposhti atë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jesu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/love-is-more-powerful-than-hatred/

Wednesday, 28 March 2012

Tani një përpjekje e përbashkët po bëhet nga një fragment i caktuar brënda kishës Sime për të heshtur ty

E Martë 13 Mars 2012 ora 14:30

Bija Ime e dashur sot më në fund e kuptove se sa shumë fjala Ime më e shenjtë jo vetëm që është kundërshtuar por edhe është hedhur poshtë nga disa anëtarë të kishës Sime.

Ata që nuk janë as të aftë të bien tek këmbët e Mia dhe të kërkojnë mëshirë, e shpallin veten se janë të aftë të gjykojnë fjalët e Mia të shenjta që ju jepen njerëzimit për ti shpëtuar.

Unë jam një Zot me plot mëshirë, me shumë dëshirë për të shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi dhe jam i ngadaltë në zemërim.

Sot, durimi Im u vu në prove pasi një tjetër përpjekje, këtë herë nga një njeri që pretendon se flet në emrin Tim, u bë për të nënvlerësuar këto mesazhe.

Ti, bija Ime, duke filluar që nga kjo ditë, nuk duhet të angazhohesh me përfaqësues të tillë pa kërkuar lejën Time më parë. 

Tani po bëhet një përpjekje e bërbashkët nga një fragment i caktuar brënda kishës Sime për të heshtur ty.

Bijtë e Mi, këto janë kohët ku besimi i ndjekësve të Mi më të flaktë, përfshi këtu edhe pjesëtarët e Kishës Time, do të vihet në provë në një mënyrë të paparë që nga kryqëzimi Im.

Ashtu si u trajtova Unë dhunshëm dhe u dënova me vdekje sepse guxova të flas të vërtetën, kur erdha herën e parë, po me të njëjtën mënyrë do të trajtohën profetët e Mi deri në Ardhjen Time të Dytë.

Ata do të tallen, do të vihen në lojë dhe do të bëhen të duken qesharak kur të përhapin fjalën Time.

Ata do të akuzohen për herezi nga ata që shpallin mësimet e Mia por që dështojnë të njohin fjalën Time që i jepet sot botës.

Të keni frikë ju që përpiqeni të bllokoni rrugën që unë kam shtruar para jush për të shpëtuar humanizmin.

Ju do të ndëshkoheni.

Ju duhet të përgjigjeni tek Unë për padrejtësinë që shkaktoni mbi ata që janë dërguar për të shpallur fjalën e Zotit në këto ditët e fundit.

Refuzoni profetët e Zotit dhe ju kani refuzuar fjalen e Zotit.

Arroganca juaj po ju verbon ndaj të vërtetës dhe ju nuk keni të drejtën të më përfaqësoni Mua.

Ju më fyeni Mua rëndë dhe refuzimi që ju i bëni fjalës Sime të shenjtë më plagos Mua thellë.

Unë derdh lot për refuzimin mizor që më bëni Mua kur në të njëtën kohë, ju predikoni një version të shpëlarë të vërtetës së mësimeve të Mia.

Ju duhet të kaloni kohë tani në Adhurimin Eukaristik para se të komunikoni me Mua që të mundem t’ju drejtoj në udhën e mënçurisë.

Analizojini arsyet tuaja për refuzimin që i bëni fjalëve të Mia.

Është kjo sepse ju nuk doni të dëgjoni të vërtetën e perçarjes që është gati të mbërthej Kishën Katolike?

Është kjo sepse ju nuk e pranoni faktin që Kisha është kërcënuar nga mashtruesi?

A nuk e kuptoni se e gjithë kjo është parashikuar?

Ju duhet të luteni që ju të shikoni të vërtetën dhe të vini tek Unë për udhëzime para se të jetë tepër vonë.

Jesusi Juaj
Shpëtimtari i gjithë njerëzimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/now-a-concerted-effort-being-made-to-silence-you-by-certain-fragment-within-my-church/

Tuesday, 27 March 2012

Virgjëra Mari: Kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë kundërshtime ndaj mesazheve hyjnore

E Hënë 12 Mars 2012 ora 19:00

Bija ime në një kohë të tillë të gjithë visionarët, profetët dhe shpirtrat e zgjedhur do të vuajnë një persekutim të madh.

Ditët e satanit pothuajse po përfundojnë dhe ai do të përdori çdo armë, në veçanti disa priftërinj të shenjtë, për të provuar dhe zhvlerësuar fjalën time, të Nënës suaj të dashur dhe të Birit tim të çmuar, Jesu Krisht.

Kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë kundërshtime mbi mesazhet hyjnore sa ka sot.

Errësira vazhdon të pushtoj Kishën dhe  brënda Kishës shumë po bëjnë aq sa munden për të heshtur fjalën e visionareve.

Ata nuk duan që e vërteta të dali në shesh dhe do të bllokojnë shpalljen e lutjeve që ju jepen misionareve për të shpëtuar shpirtrat.

Lutuni bijtë e mi që përpjekjet e tyre të mos bllokojnë veprën e Birit tim apo të verboj besimtarët ndaj dhuratës së Shpirtit të Shenjtë që vazhdon të hidhet mbi ata shpirtra që i shikojnë këto mesazhe.

Lutjet dhe besnikëria juaj ndaj Birit tim të çmuar, kurrë nuk ka qënë kaq e rëndësishme në një kohë kur kjo mjergull e errësirës vazhdon të bier mbi Kishën e Birit tim.

Lutuni, lutuni, lutuni që drita e Birit tim të ndriçoj ngado me qëllim që shpirtrat e humbur të mund të shkëlqejnë me anë të Fjalës së Tij të Shenjtë.

Faleminderit për përgjigjen e thirrjes sime, bija ime, sidomos në një periudhë të trishtimit të madh ne shpirtin tënd shkaktuar nga mundimet që po duron në duart e atyre që pohojnë se flasin në emër të Zotit.

Nënë Juaj Qiellore
Nënë ë Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-church-doing-all-they-can-to-quieten-the-word-of-visionaries/

Sunday, 25 March 2012

Koha për të hapur vulën e dytë ndërsa luftrat do të shtohen

E shtunë 10 Mars 2012, ora 15.30

Bija ime e dashur ka ardhur koha për të hapur vulën e dytë në kohën kur luftrat do të shtohen dhe përhapen.

Ëngjëlli i errët i hakmarrjes del nga një burim, bija Ime, dhe këto luftra janë të gjitha të lidhura.

Ato nuk ndodhën për shkak të trazirave rajonale por ishin planifikuar nga perëndimi.

Këto luftra u ndezën me qëllimin për të kontrolluar dhe shumë nga këto kombe janë përshkruar si djallëzore me gënjeshtrat që janë përhapur për liderat e tyre politik.

Fëmijë këto luftra janë krijuar me djallëzi, të gjitha në të njëjëtën kohë, me qëllimin për të larguar një lider pas një tjetri.

Zgjidhje për paqe do të deklarohen dhe duartrokiten por ato do të jenë falso.

Ju, bijtë e Mi, jeni mashtruar.

Fjalët e hapura për luftë janë vetëm – thashetheme. Por si fillojnë thashethemet? Kush i fillon ato dhe pse?

Përse mendoni se kaq shumë vënde janë ngatërruar në këto luftra në të njëjtën kohë?

Kjo nuk është një rastësi.

Një plan është organizuar nga Anti-Krishti për të kontrolluar dhe pushtuar këto vënde që kanë burime pasurore.

Menjëherë sa të marrin kontrollin në këto vënde, ata do të bëhen shumë të fuqishëm.

Ndërsa këto luftra shtohen dhe bëhen të lodhshme atëherë antikrishti do ta paraqesi veten si negiciator i paqes.

Shumë pak prej jush po e njohin të vërtetën për shkak të kontrollit që antikrishti dhe organisata e tij mban në botën e komunikimit.

Lutuni tani që ndërsa luftrat shtohen planet e tyre të kthehen të pafuqishme.

Dijeni se Israeli, kaq i influencuar nga perëndimi, do të refuzohet dhe tradhëtohet nga SHBA kur nuk pritet.

Atëhere do të jetë që holokausti për të cilin kam folur do të ndodhi.

Lutuni, lutuni, lutuni për popullin e Israelit që do të vazhdoj të vuaj për mëkatet e tyre deri në Ardhjen Time të Dytë.

Jesusi juaj i Dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/time-for-the-second-seal-to-open-as-wars-will-increase/

Thursday, 22 March 2012

Virgjëra Mari: Recitoni Rozaren tani deri të Dielën e Pashkës në gjitha shtetet

E premte 9 Mars 2012, ora 19:15

Bija ime e dashur sa shumë vajtoj kur shikoj se si po shtohet urrejtja, jo vetëm kundër teje por kundër Fjalës së Shenjtë të Birit Tim të dashur, Jesu Krisht.

Tani ti e di se sa shumë vuajti Ai në Kopshtin e Getsëmanit dhe se akoma vuan sot pasi çdo përpjekje e Tij për të ndërhyrë për të shpëtuar shpirtrat prishet nga i ligu.

Ndërsa luftrat tani po planifikohen është e rëndësishme që Rozarja Ime e Shenjtë të thuhet çdo ditë para Pashkës.

Fëmijë nëse mund t'i përkushtoni Rozares Sime të Shenjtë çdo ditë të javës ku çdo të Premte të thoni të katërta misteret, duke filluar tani deri në Pashkë, shumë shkatërrim në botë mund dhe do të shmanget.

Biri Im është kaq i kënaqur me ata që e pranojnë Fjalën e Tij të Shentjë me dashuri dhe zemër të pastër.

Hire të mëdha u janë dhuruar atyre me shpirt të pastër që besojnë tek Ai plotësisht dhe pa asnjë dyshim në zemër.

Ju, bijte e mi, jeni ajo pjesë e mbetur, trungu i besimtarëve që do te ndihmojnë të ngrihet një ushtri tani e cila është e nevojshme për zhdukjen e mëkatit në botë.

Lutjet tuaja, sidomos Rozarja ime më e Shenjtë, janë arma e duhur për të shkatërruar të ligun dhe ata që  ai shton në çdo cep të tokës.

Shkoni tani bijtë e mi dhe organizoni lutje globale ku Rozarja ime të thuhet në të gjitha kombet duke filluar tani dhe deri në të Dielën e Pashkës.

Shko në paqe bija ime. Hiret që tani po të jepen do të ndihmojnë të kalosh zulmet ditore nga satani pasi zemërimi i tij po shtohet me këtë punë.

Nëna Juaj e dashur Qiellore
Nëna e Shpëtimit

Shënim:
Për kete arsye ne kemi organizuar një rozare globale të thuhet çdo të premte në grupin tonë të lutjeve të internetit që përmban të gjitha katër misteret ndërsa Rozarja standarte të nxitet të thuhet ditore duke filluar që tani e deri për Pashkë.
Të premtet e caktuara për versionin e gjatë të Rozares jane:
16, 23 dhe 30 Mars,
6 Prill (e Premtja e Zezë) dhe 13 prill (e premtja para të dielës së Mëshirës Hyjnore dhe dita e 8 e Novenas së Mëshirës Hyjnore)
Për më shumë hollësira, shikoni faqen tonë të internetit të lutjeve http://www.internetgebetskreis.com/en/

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-recite-rosary-across-all-nations-between-now-and-easter-sunday/

Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë ndërsa vula e dytë është hapur

E Enjte 8 Mars 2012, ora 15:52

Bija Ime e dashur bota e ka pritur këtë moment për dy mijë vjet.

Disa me frikë në zemër, të tjerët me pritje dhe çudi se kur do të vinte ky moment dhe ai tani ka ardhur.

Kjo është koha kur Unë dërgoj profetet e kohëve të fundit, ty Maria, për të treguar përfundimisht Librin e të vërtetës e cila zbulon përmbajtjen e Librit të Zbulesës.

Unë jam Zoti, të cilin të gjithë fëmijët e Zotit po e thërresin në këto kohë të tmerrshme.

Jam Unë të cilin ata, fëmijët e Mi të shqetësuar, duhet të thërresin tani.

Unë e mbledh familjen Time në këtë kohë që ne të mund të bashkohemi në betejën finale për të vrarë dragoin i cili po tmerron botën për kaq kohë të gjatë.

Fëmijë mos kini frikë. Asnjë dëm nuk do t’ju vij atyre që kanë vënë Vulën Time, Vulën e Zotit të Gjallë.

Satani dhe ëngjëjt e tij të rënë, të cilët po e mbushin botën në këtë kohë, nuk kanë autoritet mbi ata që kanë shenjën e Zotit të Gjallë.

Ju duhet të më dëgjoni Mua fëmijë dhe të pranoni Vulën Time sepse ajo do të mbroj jo vetëm jetën tuaj por edhe shpirtrat tuaj.

Recitoni lutjen për të marrë Vulën Time çdo ditë*. (shiko fundin e këtij mesazhi)

Bëni të mundur që çdo pjestar i familjes apo i të dashurve tuaj ta kuptojnë rëndësinë e Vulës Sime.

Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj Qiellor, do të jetë hiri juaj mbrojtës dhe do t'ju japi forcën që keni nevojë.

Vula Ime e mbrojtjes është parathënë ndërsa vula e dytë është hapur.

Kalorësi i kalit të kuq është ëngjëlli i zi hakmarrës që do të vrasi fëmijët e Mi në shumë luftra që do të vijnë.

Por ai do ti kaloj ata fëmijët e Mi që kanë vulën në ballë.

Pregatituni tani për këto luftra që tashmë po ndodhin dhe shumë të tjera po planifikohen në çdo cep të tokës dhe, në veçanti, ne Lindjen e Mesme dhe në ato vënde ku Biri Im i çmuar, Jesu Krishti, eci gjatë kohës së Tij në tokë.

Ati Juaj I Dashur
Zoti më I Larti


* Lutja e Vulës së Mbrojtjes drejtuar Zotit At (ju dha në fillim Marias Së Mëshirës Hyjnore në 20 Shkurt 2012)

Recitoni këtë Fushatë Lutje (33) që ta njihni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.
O Zoti Im, Ati im I Shtrenjtë
E pranoj me dashuri dhe mirënjohje
Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes


Hyjnia Jote më mbështjell trupin dhe shpirtin përjetësisht
Unë përulem me mirënjohjë të thellë dhe ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë
Para Teje Ati im I Dashur


Të lutem të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë
Dhe unë e ofroj jetën time në shërbimim Tënd për gjithmonë
Unë të dua At I Dashur
Unë do të ngushëlloj në këto kohë Ati I Dashur


Të ofroj Trupin, Gjakun Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur
Në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e të gjithë bijve të Tu.
Amen.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-seal-of-protection-is-foretold-as-the-second-seal-is-broken/

Tuesday, 20 March 2012

Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet apo të ndalohet

E Mërkurë, 7 Mars 2012, ora 20:30

Bija Ime e dashur, Unë do të mbroj me hiret e veçanta të nevojshme për të dhënë forcën që të përballosh forcat e liga të cilat janë nisur të ndalojnë këtë mission të shënjtë.

Është kryesore ta kuptosh se opinini i njerëzve nuk është i rëndësishëm.

Ajo që ka rëndësi është Fjala Ime më e Shenjtë.

Fjala Ime është e vërteta. Unë jam e vërteta. Ai që të thotë se këto mesazhe nuk janë sipas mësimeve të Mia, është gënjeshtar.

Ata nuk më njohin Mua. Ata mund të mendojnë kështu, por mund të me njohin vetëm nëse mbeten të përulur në zemër.

Ata që kanë opinione në kundërshtim me Fjalën Time janë fajtorë për mëkatin e krenarisë.

Krenaria verbon madje dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë ndaj të vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë.

Premtimet e Mia ndaj njerëzimit për te ardhur përsëri në lavdi, për të gjykuar të gjallë e të vdekur duhet të kryhen.

Kjo, Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet apo ndalohet.

Paralajmërimet që Unë i jap njerëzimit, ngaqe e dua çdo shpirt, janë të rëndësishme.

Unë duhet të pregatis të gjithë fëmijët e Zotit mjaftueshëm për këtë ngjarje më të lavdishme.

Shumë do të përpiqen të të pengojnë. Shumë do të përpiqen të nënvlerësojnë Fjalën Time të Shenjtë dhe shumë do të përpiqen të të lëndojnë me qëllim që të pengojnë Fjalën Time të Shentjë të dëgjohet.

Të gjitha përpjekjet e tyre do të jetë të kota.

Vetëm Unë, Jesu Krishti, kam fuqinë t’i jap njerëzimit shpëtimin e përjetshëm.

Vetëm Unë kam fuqinë të pregatis gjithë njerëzimin për trashëgiminë e tyre në Parajsë.

Askush, madje as satani mbreti i errësirës apo ndjekësit e tij, mund ta ndalojnë këtë.

Gjithmonë kujtoje këtë. Unë do t’i mbroj të gjithë ata që i përmbahen Fjalës Sime të Shenjtë.

Ju mund të trëmbeni nga ngjarjet globale kur forcat e ërrësirës pushtojnë vëndet tuaja.

Ngjarjet do t’ju shqetësojnë por kurrë nuk duhet të trëmbeni, sepse Unë do t’ju sell me vete në Mbretërinë Time të Re në tokë.

Ajo që kërkoj nga ju është që të keni besim tek Unë.

Më lejoni që t’ju drejtoj.

Më lejoni që t’ju tregoj mënyrën se si t’i pastroni shpirtrat tuaj me ndihmën e Fushatës së Lutjeve që Une ju jap.

Kështu që ma lini gjithçka Mua.

Kujtoni se dashuria Ime për të gjithë ju është aq e fortë saqë askush nuk mund ta shuaj këtë dashuri të pastër dhe dhembshuri që Unë kam në Zemrën Time të Shenjtë për secilin nga fëmijët e Zotit.

I Dashuri Juaj Jesus
Shpëtimtari i Njerëzimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-second-coming-cannot-be-prevented-nor-can-it-be-stopped/

Wednesday, 14 March 2012

Vula e parë është braktisja

E Mërkurë, 7 Mars 2012, ora 15:40

E dashur bija Ime, thuaji fëmijve të Mi se askush nuk ka njohurinë apo autoritetin të zbuloj të vërtetën që përmban Libri i Zbulesës.

Pa marrë parasysh se sa të ditur mund ta konsiderojnë ata veten, jam vetëm Unë, Jesu Krishti, Shpëtimtari dhe Ai që e fal njerëzimin,që kam autoritetin t’i zbuloj botës çfarë përmban Libri I të Vërtetës.

Vetëm Unë, Gjengji I Zotit ka të drejtën t’i japi botës të vërtetën e cila ju tregua dishepullit tim Gjonit Evangjelist, që ishte dhe instrumenti i të vërtetës.

Vula e parë është braktisja që shihet jo vetëm mes mosbesimtarëve por edhe mes atyre që pohojnë se më njohin Mua si dhe mes atyre që shpallin dashurinë e tyre për Mua. (lexo kapitullin 6 tek Zbulesa)

Kjo është koha kur besimi i vërtetë do të shtrëmbërohet, kur ju fëmijtë e Mi do të njiheni me një doktrinë të shpëlarë e cila është një fyerje ndaj mësimeve të Mia.

Unë ju them bijtë e Mi se kur të shikoni besime dhe doktrina fetare të rreme që fillojnë e dalin, ju do ta kuptoni se kjo është tani koha për të zbuluar vulën e parë.

Vështroni rreth e rrotull dhe çfarë shikoni? Besime fetare që i bëjnë homazhe zotave të rinj që ju nuk i keni degjuar më parë. Besime fetare me bazë fantastiko-shkencore që nuk kanë të bëjnë me asgjë dhe që janë me përmbajtje boshe. Qënie shpirtërore që nuk i përkasin kësaj bote por që shumë besojnë se ato përfaqësojnë mbretërinë Qiellore të Atit Tim.

Të keni kujdes sepse po jetoni në një fantazi.

Asnjë nga këto besimet metafizike nuk përfaqëson të vërtetën.

Çdo doktrinë që ju mëson se është më e rëndësishme të vini veten para gjithçkaje, është një doktrinë e dalë nga Satani.

Mos dëgjoni. Kthejini kurrizin këtij mashtrimi mizor.

Ata që kërkojnë zota të rremë dhe ja kushtojnë jetën adhurimit të zotave të rremë janë të humbur për Mua.

Po të hiqni dorë dhe të luteni tek Unë për udhëzime, vetëm atëherë Unë mund t’ju shpëtoj.

Ju dhe të gjithë ata që duke e ditur tërhiqen nga mbreti i errësirës, do t’ju jepet dhurata e mënçurisë, nëse më kërkoni në këtë Fushatë Lutje (36) ‘Më ndihmo të nderoj Zotin e Vërtetë’:

Jesus më ndihmo se jam i humbur dhe i hutuar
Unë nuk e di të vërtetën mbi jetën pas vdekjes
Më fal nëse të fyej Ty, kur nderoj zota të rremë që nuk janë Zoti i vërtetë
Më shpëto dhe më ndihmo të shikoj të vërtetën me qartësi
dhe më shpëto nga errësira e shpirtit tim
Më ndihmo të hyj në dritën e mëshirës Tënde.
Amen.

Ka vetëm një Zot, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë në një Trini të Shenjtë.

Çdo zot tjetër vjen nga Satani, pa marrë parasysh se sa joshës mund të duket.

Ju lutem të mos e shpërdoroni jetën tuaj të përjetshme duke përkrahur këto besime, që nderojnë praktika të kësaj epoke të re si Reiki, Yoga meditimi i kësaj epoke, kartat tarot, parashikimi i të ardhmes, fallxhoret apo adhurimi i ëngjëjve që kanë lidhje me mjeshtrat që janë në ngritje.

Ngadalë por me shumë siguri këto praktika magjike po pranohen jo vetëm nga shoqëria juaj por edhe nga Kishat Katolike dhe Kristiane.

Këto doktrina fetare te rreme po përhapen kaq shpejt saqë kanë konsumuar billiona nga fëmijët e Zotit të cilët tani kanë gjetur aq shumë lehtësim të rremë mes tyre saqë nuk e njohin më egzistencën e Zotit të vërtetë.

I Juaji Jesusi

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-first-seal-is-the-apostasy/

Shikoni tani kur njeriu i paqes do të prezantohet në botë

E Martë, 6 Mars 2012, ora 15:20

Bija Ime e dashur, ti duhet të vazhdosh të zbatosh udhëzimet e Mia të shenjta dhe mos lejo njeri të të ndaloj në këtë mission edhe pse do të sulmohesh nga të gjitha anët.

Kurrë mos e dysho fjalën Time, edhe kur nuk e kupton se çfarë do të thonë mesazhet e Mia.

Gjithçka që ty po të jepet për botën të dëgjoj është profetizuar bija Ime.

Vetëm se njerëzimi duhet ta kuptojne se çfarë përmban Libri I Gjonit (Zbulesa).

Të gjitha gjërat e profetizuara duhet të ndodhin.

Shikoni tani kur njeriu i paqes të prezantohet në botë.

Ai do të duket sikur po sjell paqen në Lindjen e Mesme.

Kjo do të jetë një paqe e rreme dhe është si një maskë për mashtrimin që ai përfaqëson me qëllim që të mbuloj arsyen e vërtete të kësaj gënjeshtre që po kryhet tani.

Lutuni për Priftin Tim të Shenjtë, Papë Benedikt XVI, sepse ai do të pësoj një persekutim të tmerrshëm. Kjo kohë është afër tani.

Lutuni të gjithë ju sepse lutjet tuaja do të zbusin ashpërsinë e këtyre kohëve që po pakësohen.

Nuk dihet shumë, bija Ime, për kohët e fundit.

Shumë janë të frikësuar dhe kështu do të jenë vetëm nëse shpirtrat e tyre janë të papastër.

Ju që jeni në dritën e Zotit keni shumë të mira përpara sepse kjo do të thotë dëbim i mëkatit nga toka.

Më në fund bota do të shfaqet me një fillim të ri të mbushur me dritën Time hyjnore.

Nuk do të zgjasi shumë kohë para së këto gjëra të ndodhin.

Ajo që ka rëndësi është se të gjithë fëmijët e Zotit do të shohin të vërtetën në kohën e duhur dhe do të kthehen në besim.

Përndryshe ata nuk do të jenë pjesë e Qiellit dhe Tojkës së Re të cilat do të bashkohen në një.

Atëherë Unë do të vij të gjykoj.

Kështu që vetëm ata që më njohin Mua, Shpëtimtarin e tyre, Jesu Krisht, dhe Atin Tim të Përjetshëm do të jetojnë.

Lutuni për të gjthë shpirtrat. Kjo është e gjitha që ju duhet të përqëndroheni tani dhe të keni besim të plotë tek Unë.

I Juaji Jesusi

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/watch-now-as-the-man-of-peace-will-present-himself-to-the-world/

Tuesday, 13 March 2012

Libri i Të Vërtetës po të zbulohet ty, lajmëtare e shtatë e ditëve të fundit

E Hënë, 5 Mars 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur, Unë vij sot për të ngushëlluar në këtë kohë mundimesh që të sulmojnë nga çdo anë.

Dije se Gjonit Evangjelist ju dha libri i pavulosur – libri i të vërtetës – që bota të dëgjoj tani në këto kohë.

Ky libër ju dha atij i pavulosur sepse vulat ishin të hapura. Ato pastaj u mbyllën që të mos shfaqen deri në fund.

Kjo kohë ka ardhur për ju ta hapni Librin e të Vërtetës dhe të zbuloni përmbajtjen që të gjthë fëmijët e Zotit të pregatisin shpirtrat e tyre për jetën e përjetshme.

Libri i të Vërtetës po të zbulohet ty, lajmëtare e shtatë e kohëve të fundit.

Me ndihmën e tingullit të zërit tënd e vërteta më në fund do të zbulohet dhe misteret që ndodhen në Librin e Zbulesës do t’i paraqiten një bote mopsbesuese.

Por jo për shumë kohë. Pavarësisht nga braktisja, e cila do të ndikoj jo vetëm besimtarët por edhe shërbëtorët e shenjtë brënda kishës, koha për rëfimin e madh po afrohet.

Kur kjo të ndodhë një konvertim i madh do të ndodhi në mbarë botën.

Atëherë ata do të jenë të uritur për të vërtetën që ndodhet në librin e pavulosur që i është premtuar botës për këto ditët e fundit.

Ti je lajmëtarja të cilës i është dhënë detyra jo vetëm të pregatisësh botën për shpëtimin e shpritrave por edhe të njoftosh mbretërinë Time.

I dashuri juaj
Jesus

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-book-of-truth-is-being-revealed-to-you-the-seventh-messenger-for-the-end-times-2/

Kisha Katolike dhe Shtëpia e Israelit do të persekutohen

E Dielë, 4 Mars 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur koha për hapjen e vulave, e cila do çoj në hapjen e vulës së shtatë, pothuajse varet nga ju.

Për shkak të lutjeve tuaja shumë trazira janë shmangur.

Ju, ndjekësit e Mi po e pranoni kryqin Tim dhe do të bashkoheni me Zemrën e Papërlyer të Nënës Sime ndërsa marshoni drejt Mbretërise Sime të Lavdishme.

Ndërsa falsitetet dhe shthurjet e botës shtohen, po kështu dhe besimi i atyre që udhëheqin ushtrinë Time.

Kishat do të persekutohen kryesisht Kisha Katolike dhe Shtëpia e Israelit.

Shumë do të kënaqen. Këto dy besime fetare do të torturohen dhe çdo përpjekje, si nga jashtë apo nga brënda, do të bëhen për të zhdukur çdo gjurmë të secilës prej tyre.

Do të ketë shumë argëtime nëpër botë kur ato të jenë rrëzuar.

Shumë do t’i konsiderojnë ato të shkatërruara. Njerëzit më pas do t’i shpërfillin kufomat e tyre.

Por kjo do të jetë e pamënd. Sepse ato do të ngrihen përsëri të formojnë Qiellin dhe Tokën e Re ndërsa të hapen portat e Parajsës Sime.

Askush nuk mund apo të doj të shkatërroj njerëzit e Mi të zgjedhur në tokë.

Ata mund të shkaktojnë dhimbje, tortura, vdekje dhe të shkatërrojnë çdo ndërtesë apo tempull të ndërtuar nga ata për të nderuar Atin Tim.

Por ata do të ngrihen dhe të deklarojnë fronet që ju takjonë kur të mbretërojnë me Mua në Parajsë.

Kurrë mos e refuzoni Zotin.

Kurrë mos i refuzoni kishat e Tij.

Sepse nëse e bëni këtë, ju ndiqni rrugën e mashtrimit drejt dënimit të përjetshëm.

Shpëtimtari Juaj
Jesu Krisht

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/catholic-church-and-house-of-israel-will-be-persecuted/

Monday, 12 March 2012

Virgjëra Mari: Zgjohuni fëmijë. Ju duhet të pranoni të vërtetën

E Shtunë, 3 Mars 2012, ora 14:33

Bija ime vuajtjet e Birit Tim sot janë njësoj me vuajtjet e Tij, kur ishte në tokë.

Dhimbja që Ai duroi atëherë, e cila i shkaktoi Atij torturën më të madhe, nuk ishte kryqëzimi i Tij, por mënyra me të cilën u refuzua.

Fjala e Tij refuzohet sot po ashtu si u bë atëherë.

Ai tallet sot në një mënyrë të tillë që sjell lotë dhe dhimbje, jo vetëm tek mua, Nënës së Tij të dashur, por edhe tek ndjekësit e Tij të devotshëm në tokë.

Sa e dhimbshme është të shikosh se sa shumë fëmijë të Zotit janë larguar nga sakramentet e shenjta dhe mësimet e Kishës.

Sa shumë shpirtra janë të humbur. Unë ju kërkoj, bijtë e mi, të merrni kryqin e Birit Tim dhe të udhëhiqni me shëmbullin tuaj.

Përqafojeni Birin Tim me thjeshtësine e zemrës.

Ta doni Birin Tim dhe ta nderoni Atin Tim të Përjetshëm është shumë e thjeshtë bijtë e mi.

Kurrë mos e analizoni fjalën e Birit Tim.

Thjesht ndiqni mësimet e Tij, të cilat nuk kanë ndryshuar kurrë.

Dëgjoni fjalët e Birit Tim, ndërsa Ai ju flet nga Qielli.

Ai ju thërret të pregatisni shpirtin tuaj për Ardhjen e Tij të Dytë.

Kur Ai flet me ju tani, Ai e bën këtë nga dashuria e Tij për njerëzimin.

Fjala e Tij e Shenjtë do të ushqej shpirtrat tuaj dhe do ti bëj ato të forta përsëri.

Mos e refuzoni thirrjen që Ai ju bën tani.

Ai kërkon të shpëtoj secilin nga shpirtat. Por me qëllim që ta bëj këtë, Ai duhet t’ju kujtoj për ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës.

Sa shumë prej jush nuk janë udhëzuar apo informuar për mëkatin e rëndë.

Toleranca në shoqërinë tuaj dhe brënda Kishës do të thotë se ajo që shumë prej jush e mendoni si pa asnjë pasojë, mund të jetë një mëkat serioz në sytë e Zotit.

Kisha është në errësisë të madhe në këtë periudhë dhe ka qënë një shënjestër e mashtrusit për shumë vite.

Biri Im duhet të ndërhyj dhe t’ju drejtoj ju tani në një kohë kur përçarja brënda Kishës do të shpërthej së shpejti.

Zgjohuni fëmijë. Ju duhet të pranoni të vërtetën.

Bota do të ndryshoj tani sa që nuk do të njihet.

Ju janë dërguar shumë lajmëtarë në të shkuarën për t’ju pregatitur për këtë ngjarje.

Këto janë paralajmërimet e fundit që i jepen njerëzimit për ti dhënë mundësinë të pregatiten për Mëshirën e Madhe të Birit Tim.

Pas Mëshirës së Tij Hyjnore, kur Ai t'i hapi sytë gjithë njerëzimit të dëshmoj për mëkatet e tyre, Ai do t’ju japi atyre pak kohë për të kërkuar falje.

Atëherë do t’ju jepen udhëzime se si t'i pregatisni shpirtrat pët Ardhjen e Dytë të Krishtit, Birit Tim të Dashur, i cili do të vij përsëri me Lavdi ashti si është treguar.

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-wake-up-children-you-must-embrace-the-truth/

Sunday, 11 March 2012

Zoti Atë: Paralajmërime mbi kultet satanike dhe doktrinat e epokës së re

E Premte, 2 Mars 2012, ora 12:20

Bija Ime provat që njerëzimi do kaloj do të intensifikohen gjatë pastrimit final që nevojitet para Ardhjes së Dytë të Birit Tim të dashur, Jesu Krisht.

Toka po pregatitet për këtë ngjarje të lavdishme të premtuar si dhurata më e madhe nga Unë që nga krijimi i Parajsës.

Priteni këtë ngjarje me shpresë të madhe sepse kjo Parajsë e re është ajo për të cilën do të luftoj çdo njeri, grua apo fëmij.

Pregatituni që ju, familjet dhe miqtë tuaj të jenë të aftë të ecin në tokën e Mbretërisë Sime të Re, e cila do të jetë nën mbretërimin e Birit Tim më të dashur, Jesu Krisht.

Nëse nuk e pranoni këtë kërkesë, bijtë e Mi, ju do ta humbisni të drejtën e trashëgimisë suaj.

Nëse mëkatarët do t’i hidhnin një sy vetëm një minutë kësaj krijese të lavdishme, do të binin në tokë dhe do të lypnin mëshirë për të hyrë tek portat e saj.

Vetëm ata që ruajnë një dashuri të pastër dhe të thjeshtë për Mua, Atin e Tyre Qiellor dhe Birin Tim të dashur Jesu Krisht, do të jenë në gjëndje ta shijojnë këtë egzistencë të re paqeje dhe të lavdishme.

Për fat të keq, Satani i ka errësuar shpirtrat e shumë fëmijëve të Mi, me qëllim që ata të mos jenë në gjëndje të dallojnë të vërtetën nga trillimi.

Bija Ime, gënjeshtra të tmerrshme po ndodhin nga kultet satanike dhe doktrinat e epokës së re.

Bijtë e Mi të shkretë, të joshur nga gënjeshtrat që janë paraqitur në një imazh shumëngjyrshëm, besojnë në një planet të ri.

Atyre u është premtuar një lloj parajse e ndryshme. Por ajo nuk egziston.

Kur satani i josh dhe fiton zemrat e atyre që besojnë në të, i torturon ata përjetësisht.

Po të shikonit tmerrin në fytyrat e tyre kur, pas vdekjes, e gjejnë veten të mbërthyer nga satani, do tu copëtonte zemrën në dy pjesë.

Kaq të mjeruar janë saqë është e rëndësishme që t'i paralajmëroni këta shpirtra për mundimet që shtrihen përpara.

Lutuni për ata. Kurrë mos ndaloni. Në shumë raste, vetëm mundimet e ofruara nga shpirtrat mund t’i shpëtoj ata nga ferri.

Ata që besojnë tek Unë, Zoti Atë, ju thërres tani të mohoni zotat e rremë, idhujt e rremë, doktrinat e rreme, fallzhorët dhe doktrinat e epokës së re që të gjitha së bashku nuk vlejnë asgjë.

Të gjitha janë krijuar nga mbreti i mashtrimit, satani, një gënjeshtar dinak.

Ai nuk do te ndal tek asgje per të larguar nga Unë, fëmijët e Mi të çmuar.

Unë ju lutem, bijtë e Mi, të luteni për këta shpirtra si një ngushëllim për Mua, Atin tuaj të dashur.

Më ngushëlloni Mua. Me kalimin e kohës ju do ta kuptoni misterin e Mbretërisë Sime Hyjnore.

Me kalimin e kohës misteri i Vullnetit Tim Hynor do të zbulohet.

Me kalimin e kohës, përmes besnikërisë dhe dashurisë për Mua, ju do të më ndihmoni Mua që më në fund të bashkoj familjen Time në Mbretërinë e krijuar për të gjithë fëmijët e Mi që nga fillimi.

Faleminderit bija Ime për mundimet e tua. Faleminderit bijtë e Mi që i përgjigjeni thirrjes Sime nga Qielli.

Unë ju jap tani të gjithëve Bekimin Tim por ju duhet të më kërkoni.

“Ati Qiellor më ndihmo të bëhem i vogël, si një fëmij, në sytë e Tu.
Unë kërkoj që hiret e tua të bien mbi mua, që unë t'i përgjigjem thirrjes Tënde për të shpëtuar të gjithë fëmijtë e Tu.”
Amen.

Ati Juj Qiellor I dashur
Zoti Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-warning-about-satanic-cults-and-new-age-doctrines/

Saturday, 10 March 2012

Bashkohuni ndërsa hyjmë në portat e Parajsës së Re

E Enjte, 1 Mars 2012, ora 19:55

Bija Ime e dashur, shumë nga fëmijët e Mi do të shpëtojnë tani në sajë të lutjeve dhe vuajtjeve të ndjekësve të Mi të shtrenjtë dashuria e të cilëve për Mua e kalon masën e njohur nga njerëzimi.

Në këtë periudhë intensive Unë kërkoj dhe mbështetem tek ndjekësit e Mi që të më ndihmojnë të shpëtoj shpirtra.

Shumë nga këto shpirtra nuk do t’i mbijetojnë veprës së Mëshirës Sime Hyjnore dhe do të vdesin në mëkat mortor.

Shumë nga ju i janë përgjigjur thirrjes Sime me kaq bindje dhe bujari ne zemer.

Ju më sillni Mua shumë ngushëllim.

Unë ju bekoj ndjekësit e Mi të dashur dhe kërkoj që të vazhdoni të luteni për të tjerët.

Gjithë njerëzimit do t’i jepet dhurata e Mëshirës Sime së shpejti.

Askush nuk do ngelet pa kuptuar të vërtetën e egzistencës Sime. Por jo të gjithë duan të më mbështetin Mua edhe kur e vërteta ju është shfaqur.

Ata janë shpirtrat për të cilët kam etje.

Ata janë shpirtrat e humbur për të cilët Nënë Ime e dashur derdh lot.

Këta janë mëkatarët që ju duhet të Më ndihmoni t’i shpëtoj, sepse Unë dua të shpëtoj të gjithë fëmijët e Zotit.

Lutuni dhe bashkohunui për të Më ndihmuar të sjell së bashku çdo shpirt ndërsa ne hyjmë në portat e Parajsës së Re.

Fushata e Lutjes (35): Lutje që shpirtrat të hyjnë në Parajsë

O Jesusi Im
Më ndihmo që të jap ndihmën time për të shpëtuar fëmijët e Tu të mbetur në tokë
Lutem që ti, përmes mëshirës Tënde, ti shpëtosh shpirtrat nga errësira
Pranoji provat, vuajtjet dhe dhimbjet e mia në këtë jetë për të shpëtuar shpirtrat nga zjarri i ferrit
Më mbush me hiret që të ofroj Ty këto vuajtje me dashur dhe gëzim në zemër që ne të bashkohemi të gjithë në një
Të duam Trininë e Shenjtë dhe të jetojmë me Ty, si një familje e shenjtë në Parajsë.
Amen.

Bijtë e Mi ju e dini se sa shumë ju dua.

Ju që më njihni Mua do ta kuptoni thellësine e dhimbjes dhe vuajtjes Sime për shkak të numrit të njerëzve që e refuzojnë dorën Time të mëshirës.

Vetëm ju, mes lutjeve tuaja, mund ti ndihmoni këta shpirtra dhe kështu më sillni Mua ngushëllimin që Unë dëshiroj.

Qëndoni pranë meje tani.

Nuk do të zgjasi shumë kohë.

Kini durim dhe lutuni.

Qetësohuni, ndjeni dashurinë Time.

Gjithçka do të bëhet mirë.

Jesu Krishti Juaj I dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/join-together-as-we-enter-the-gates-of-the-new-paradise/

Friday, 9 March 2012

A nuk e dini se Shpirti i Shenjtë nuk mund dhe nuk do të hyj tek ata me zemër të ngurtë?

E Mërkurë, 29 Shkurt 2012, ora 17:30

Bija ime e dashur, ora për përmbushjen e vullnetit të Atit Tim nuk është për dijeninë tënde.

Ndjekësit e Mi duhet të jenë të duruar pasi çdo gjë në botë do të ndodhë ashtu si është profetizuar në Librin e Atit Tim.

E gjithë kjo do të bëhet sipas llogaritjeve të Atit Tim dhe efektit që lutjet tuaja do të kenë në shmangien e luftrave globale.

Nuk do të zgjasi shumë kur të gjitha premtimet e Mia të përmbushen.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet të keni besim tek Unë, Jesusin tuaj të dashur.

Lutuni për shpirtrat dhe lërni gjithçka në duart e Mia.

Kurrë mos harroni t’i luteni Atit Tim sa herë të mundeni për Vulën e Zotit të Gjallë me qëllim që të mbroni veten dhe familjet tuaja.

Fushata e Lutjes 33 për të kërkuar Vulën e Zotit të Gjallë dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.

O Zoti Im, Ati im i Shtrenjtë
E pranoj me dashuri dhe mirënjohje
Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes

Hyjnia Jote më mbështjell trupin dhe shpirtin përjetësisht
Unë përulem me mirënjohjë të thellë dhe ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë
Para Teje Ati im i Dashur

Të lutem të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë
Dhe unë e ofroj jetën time në shërbimim Tënd për gjithmonë
Unë të dua Atë i Dashur
Unë do të ngushëlloj në këto kohë Ati I Dashur

Të ofroj Trupin, Gjakun Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur
Në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e të gjithë bijve të Tu. Amin.

Bëni të mundur të inkurajoni të tjerët të luten për shtatë ditë Fushatën e Lutjes 24 për të kërkuar falje për mëkatet e tyre.

O Jesusi im ti je drita e tokës
Ti je flaka që prek çdo shpirt
Mëshira dhe dashuria Jote nuk njohin kufij

Ne nuk jemi të vlefshëm për sakrificën që ti bëre me vdekjen tënde në kryq
Dhe përsëri e dimë se dashuria Jote për ne është me e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty
Na fal o Zot dhuratën e përulësisë që edhe ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re
Na mbush me Shpirtin e Shenjtë që edhe ne të marshojmë përpara dhe të drejtojmë ushtrinë Tënde
Të shpallim të vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dh të pregatisim vëllezërit dhe motrat tona
Për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në tokë

Ne të nderojmë Ty
Ne të lavdërojmë Ty
Ne ofrojmë veten tonë, trishtimet dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty për të shpëtuar shpirtrat
Ne të duam Jesus
Ki mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu kudo që ata janë.
AMEN

Ata që e vënë në dyshim këtë dhuratë të veçantë lutje me anë të së cilës Unë ofroj faljen absolute duhet ta dini këtë.

Unë jam Jesu Krishti, Biri I Njeriut dhe më është dhënë autoriteti të fal të gjitha mëkatet.

Gjithashtu, edhe priftërinjve të Mi të shenjtë ju është dhënë fuqia te falin mëkate përmes Sakramentit të Shenjtë të Rrëfimit.

Unë ju kërkoj që ta pranoni dhuratën Time të faljes për të mirën e atyre që nuk mund ta marrin Sakramentin e Mëkatit ose për ata që nuk janë anëtarë të Kishës Katolike të Romës.

A do t’ja mohonit këtyre shpirtrave të çmuar të drejtën e dhuratës Sime?

Përse do të provoni t’i dekurajoni këto shpirtra që pranojnë Fjalën Time Hyjnore të marrin faljen absolute? A do të donit ju që ata të mos kërkonin falje në sytë e Mi?

Ju duhet të tregoni dashuri ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja dhe të jeni të kënaqur që atyre ju jepet kjo dhuratë e veçantë nga Unë, Jesusi i tyre i dashur.

Edhe nëse ata kurrë nuk i lexojnë mesazhet që Unë të jap ty, bija Ime, çdo mëkatar e ka të drejtën të më kërkoj Mua t’i fal, kur ata tregojnë pendim të vërtetë në shpirtrat e tyre.

Hapini zemrat tuaja dhe lutuni për dhuratën e përuljes.

A nuk e dini se Shpirti i Shenjtë nuk mund dhe nuk do të hyj tek ata me zemër të ngurtë?

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jesu Krishti


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/dont-you-know-that-the-holy-spirit-cannot-and-will-not-enter-the-souls-of-those-with-hardened-hearts/

Thursday, 8 March 2012

Bota do të kaloj fazën tjetër të pastrimit.

E Hënë, 27 Shkurt 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur, ndërsa ngjarjet e rrëmujave në botë vazhdojnë të shtohen, koha për Mëshirën Time Hyjnore po afron.

Në kohën kur luftrat dhe trazirat përhapen në të gjitha anët, besimi i kishës Sime vazhdon të dobësohet.

Përçarja në Kishën Time të Shenjtë do të krijohet shumë shpejt.

Prifti kundër priftit.

Peshkopi kundër Peshkopit.

Bota do të kaloj fazën tjetër të pastrimit.

Zemërimi kundër Atit Tim do të shfaqet në çdo shtet të botës.

Ndjekësit e Mi tani do të përjetojnë vuajtje për besimin e tyre në një mënyrë që nuk e kanë përjetuar më parë.

Dhimbja që ata shpirtra të varfër do të ndjejnë është një reflektim i dhimbjes që Unë po e duroj pikërisht tani.

Të gjithë ata që janë të bashkuar me Mua, Jesusin e tyre të dashur, do ta kuptojnë pa asnjë dyshim në shpirtrat e tyre se Shpirti Im I Shenjtë prehet tani mes tyre.

Ata do ta kuptojnë menjëherë kur shohin mëkat rreth tyre dhe se si ai më landon Mua.

Kur ata shohin luftrat që ju imponohen të pafajshmëve, do ta ndjejnë vuajtjen Time në çdo kockë të trupit.

Kur ata shohin mëkatin e abortit që ju shfaqet përpara syve, sikur të mos kishte fare pasoja, do të copëtohen nga dhimbja Ime.

Mëkati po shtohet. Besimi I Kishës Sime po zhduket.

Besnikëria e shërbëtorëve të Mi të shenjtë po dobësohet.

Besimi në mësimet e Mia është ndaluar nga shërbëtorët e Mi të shenjtë ku tufës Sime po i tregohen gënjeshtra mbi seriozitetin e mëkatit.

Pastaj vijnë priftërinjtë e Mi të dashur, murgeshat dhe klerikët e të gjitha besimeve fetare që besojnë tek Unë dhe Atin Tim të Përjetshëm, të cilët po durojnë dhimbjen kur shikojnë se si mëkati po përhapet si një zjarr i tërbuar që ka gllabëruar shtetet ngado me një shpejtësi të egër.

Sado e vështirë që do të jetë ju duhet të qëndroni të fortë dhe të bashkuar në emrin Tim.

Lutja tani është e domosdoshme dhe ju duhet ta bëni këtë të paktën një orë ne ditë që të shmangni ngjarjet që tani do të shpalosen në botë.

Kishat Kristiane janë bërë shënjestër dhe do të mundohen nga grupet jofetare.

Ata do të kërkojnë të heqin të gjitha gjërat që më nderojnë Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor Jesu Krishtin.

Urrejtja që është rrënjosur në shpritrat e tyre është nga dora e satanit.

Lutuni, lutuni tani që këta shpirtra që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje tek fëmijët e Zotit të mund të shpëtohen.

I Juaji Jesusi

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-world-is-about-to-undergo-the-next-stage-of-cleansing/

Wednesday, 7 March 2012

Zoti At: Kura që, me kaq dëshpërim, keni nevojë për të qetësuar shpirtrat tuaj

E Dielë, 26 Shkurt 2012, ora 21:45

Bija Ime, Unë kam këtë për t’ju thënë atyre fëmijve të Mi që janë thirrur për të shpallur Fjalën Time Të Shenjtë për të pregatitur tokën për Ardhjen e Birit Tim të Dashur, Jesu Krisht.

Ju, femijët e Mi, që më njihni Mua, Atin tuaj të dashur, duhet të luftoni kundër tundimeve që vendosen para jush çdo minutë të ditës.

Ju jeni të mbushur me Shpirtin e Shenjtë përmes një bekimi të veçantë që ju dha botës në 10 Maj 2011 nga Biri Im.

Ju duhet t’i kuptoni përgjegjësitë që do të përballoni tani.

Për arsyen se jeni bashkuar ne një ushtri, e cila do të formoj fillimet e ushtrisë Time të mbetur në tokë, ju do të sulmoheni nga të gjitha anët.

Besimi dhe besnikëria juaj ndaj Meje, Atin tuaj të dashur dhe Birit Tim të çmuar Jesu Krisht, do të testohet përtej durimit tuaj.

Ju, duke ndjekur Birin Tim, duhet të mbani peshën e kruqit të Tij dhe kjo nuk do të jetë e lehtë.

Ju do të mbusheni me dyshime, vuajtje të brëndshme dhe prova, dhe herë pas here ju do të doni të ktheni shpinën.

Shumë njerëz tek të cilët ju keni besim do të provojnë t’ju dekurajojnë.

Juve do t’ju thonë se i imagjinoni gjërat, se ju vuani nga iluzione dhe do të talleni, përbuzeni dhe refuzoheni.

Mund edhe ta shikoni se do të dorëzoheni tek gënjeshtrat dhe mashtrimet që do të krijohen për t’ju bindur t’i kundërshtoni këto mesazhe.

Do të kërkohet besim dhe kurajo të pamasë për të marrë kryqin dhe të ndiqni Birin Tim për të ndihmuar me pregatitjen e humanizmit për Kthimin e Tij të Lavdishëm në tokë.

Ju do të pengoheni dhe kurthe do t’ju ngrihen.

Kurrë mos bini në grackë të gjykoni njerëzit, nëse ata nuk i pranojnë këto mesazhe.

Kurrë mos luftoni me të tjerët kur mbroni Vullnetin Tim të Shenjtë.

Ta doni njëri tjetrin.

Tregoni durim jo vetëm tek ata që pëlqeshin apo gjejnë gabime në këto mesazhe por edhe për ata që ju përbusin si njeri.

Qëndroni në heshtje. Tregoni durim. Tregoni dashuri tek ata që pohojnë të flasin në emrin Tim.

Kurrë mos e gjykoni dikë në emrin Tim, sepse ju nuk e keni këtë autoritet.

Kurrë mos shpifni për dikë në emrin Tim. Kur ju e bëni këtë, keni thyer Urdhërimet e Mia.

Lutuni për ata që ju lëndojnë, madje edhe kur është në emrin Tim.

Fëmijë, Unë ju dua të bashkuar në një.

Hidhini mënjanë ndryshimet tuaja.

Shpirtrat e varfër që kanë nevojë për vëmendjen tuaj nuk janë ata që tashmë janë kthyer, por ata që nuk më njohin Mua fare.

Lutuni tani për të gjithë fëmijët e Mi që nuk dinë asgjë për Mua.

Lutuni, gjithashtu, edhe për ata që dinë për Mua, por që refuzojnë të më njohin Mua, Krijuesin e tyre, Atin e tyre të dashur që i do me ëmbëlsi.

Unë dëshiroj të bashkoj të gjithë fëmijët e Mi.

Ju bëj thirrje t’i hidhni të gjitha armët e frikës, zemërimit dhe padurimit dhe më lejoni Mua t’ju çoj në udhëtimin drejt Parajsës.

Ky udhëtim do të jetë torturues por dashuria dhe paqja që ju do të gjeni në fund, do të jetë kura që ju nevojitet me kaq dëshpërim për të qetësuar shpirtrat tuaj.

Femijë, qetësia është e rëndësishme.

Durimi është i nevojshëm.

Dashuria për njëri tjetrin, përfshi këtu edhe ata që ju lëndojnë apo ju ofendojnë, është kryesore me qëllim që të futeni në Mbretërine e Birit Tim të Dashur në Qiellin dhe Tokën e Re, që Unë ju premtova kohë me parë.

Ati Juaj I Dashur
Zoti Më I Larti


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-the-balm-you-so-desperately-need-to-calm-your-souls/

Tuesday, 6 March 2012

Kurrë mos i refuzoni profetët e Zotit

E Premte, 24 Shkurt 2012, ora 21:45

Bija Ime është e domosdoshme që ti të heshtësh kur të filloj persekutimi.

Fjala e Shenjtë e Atit Tim të Perjetshëm do të refuzohet nga vetë ata shërbëtorë të shenjtë që pohojnë se shpallin të vërtetën e Fjalës së Tij Më të Shenjtë.

Kisha Katolike është Kisha e vetme e vërtetë.

Të gjitha Kishat do të bashkohen të bëhen një Kishë e Shenjtë dhe Apostolike në Ardhjen Time Të Dytë.

Deri sa kjo të ndodhi, çdo fjalë e Atit Tim që i drejtohet botës së tharë shpirtërisht, ose do të mohoet apo kundërshtohet, ose do të pengohet ashpër.

Ata që do t’i kundërshtojnë me forcë mesazhet e Mia që i jepen lajmëtarit të shtatë të ditëve te fundit, do të ndahen në dy kampe.

Ata që ndjekin Satanin përmes fallxhorëve të kësaj kohe të re dhe magjive.

Dhe të tjerët do të jenë ata që janë të verbër shpirtërisht, por që besojnë se janë të frymëzuar në mënyrë hyjnore me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Të dyja palët do të refuzojnë fjalën e Zotit që ju jepet juve përmes Trinisë së Shenjtë dhe Nënës Sime të dashur.

Madje dhe priftërinjtë e mirë, të ndaluar qe t’i aprovojnë këto mesazhe publikisht, do ta shikojnë si të arsyeshme ta bëjnë të ulët Fjalën Time të Shenjtë që e gjithë bota të dëgjoj.

Me fare pak përulje të vërtetë në zemrat e tyre ata do të kenë si qëllim ta nënvlerësojnë këtë thirrje nga Qielli, e cila jepet për të ndihmuar njerëzimin.

Këta priftërinj, klerik apo të vetë-quajtur apostuj të tjerë që pohojnë se më njohin Mua, do të përpiqen t'i inkurajojnë njerëzit që ta refuzojnë fjalën Time.

Ata nuk kanë aspak turp pasi me shumë arrogancë do ta zbërthejnë Librin Tim të se Vërtetës kur ajo t'i tregohet gjithë njerëzimit.

Pastaj ata do ta bëjnë përmbajtjen (e Librit) copa copa me helmin që kanë në zemrat e tyre.

Ata nuk duan të dëgjojne të vërtetën sepse ajo do t’i shqetësoj dhe do të bëj të lëkundet siguria e rreme me të cilën janë mbështjellë.

Oh sa shumë më ofendojnë Mua.

Sa shumë dëm do të shkaktojnë dhe përsëri nuk arrijnë ta kuptojnë.

Lutuni që këto shpirtra, të verbër ndaj të vërtetës për shkak të influencës së mashtruesit, do t'i hapin zemrat e tyre dhe do të pranojnë Fjalën e Zotit ashtu si u paraqitetet sot.

Ata nuk kanë asnjë të drejtë t’i refuzojnë publikisht këto mesazhe pa i parë si fillim me një shpirt të pastër që duhet të jetë i përulur në të gjitha gjërat.

Ndërsa Zoti i lejon vuajtjet e përjetuara nga visionarët e Tij në tokë për të siguruar shpëtimin e shpirtrave, Ai nuk do të toleroj abuzimin e profetëve të Tij të zgjedhur.

Ti, bija Ime, je një profete.

Ti e pranon vuajtjen si një dhuratë për Mua.

Por kjo nuk ka të bëj me ty, sepse ti je asgjë pa Mua dhe ti e di dhe e pranon këtë.

Zoti Ati Im i flet botës me anë të profetëve te Tij.

Ju refuzoni fjalën e Tij kur ju shpifni publikisht për profetët e Tij.

Sepse ky është mëkat para syve të Zotit.

Kurrë mos i refuzoni profetët e Zotit.

Kurrë mos i lëndoni apo dëmtoni profetët e Tij në asnjë mënyrë.

Qëndroni në heshtje gjatë gjithë kohës nëse keni dyshime dhe lutuni për ata.

Nëse sulmoni profetët e vërtetë, zjarr do të bjer mbi ju nga Qielli nga Dora e Atit Tim si ndëshkim.

Asnjë njeri nuk do të ndaloj Fjalën e Zotit t’ju jepet bijve të Tij.

Ky është premtimi i bërë nga Ati Im që nga fillimi.

Dëgjojeni zërin e Tij.

Pranojeni se jeni në kohët e fundit.

Lutuni që këto mesazhe të dëgjohen dhe që të gjithë fëmijët e Zotit të kenë jetën e përjetshme.

Mësuesi Juaj.
Shpëtimtari i Njerëzimit
Jesu Krishti


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/never-reject-the-prophets-of-the-lord/

Monday, 5 March 2012

Nuk do të ketë vdekje. As sëmundje. As mëkat në Parajsën e Re

E Premte, 24 Shkurt 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur nuk duhet të harrosh se, pavarësisht nga paralajmërimet e Mia të rrepta ndaj njerëzimit, Unë mbaj në zemrën Time një dashuri shumë të veçantë për të gjithë fëmijët e Mi.

Është e nevojshme që toka të pastrohet tani sepse po të kthehesha Unë tani, ajo nuk do të ishte në gjëndjen e përshtatshme për Mua të eci në të.

Kur njerëzimi të jetë pastruar vetëm ata që kanë dashuri për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm do të mbeten.

Brezi Im i zgjedhur do të jetë me Mua përjetëshisht. Kjo Parajsë do të ofroj 1,000 vjet paqe, dashuri dhe harmoni.

Pas kësaj periudhe ringjallja e dytë e të vdekurve do të ndodhi.

Vetëm atëherë jeta e përjetshme do t’ju ofrohet të gjithë shpirtrave me dritën e Zotit që shkëlqen mes tyre.

Përse heziton, bija Ime, a nuk e di se këto profeci janë parashikuar?

Le të mos ketë keqkuptime nga askush. Ju, bijtë e këtij brezi, do t’ju jepet dhurata e jetës në Parajsë, që është akoma më e bukur se ajo që ishte pregatitur për Adamin dhe Evën.

Plakja nuk do të egzistoj sepse njeriu do të jetoj në paqe me familjet e gjithë brezave.

Kaq shumë dashuri dhe gëzim do të jenë një dukuri e përditshme. Më në fund do t’ju dhurohet paqja e vërtetë e përhershme në shpirtrat tuaj.

Përse nuk do të jetë e mundur kjo? Kjo është toka që u planifikua nga Ati Im, Vullneti Hynor i të cilit do të realizohet përfundimisht në tokë ashtu si në Qiell.

Gëzoni të gjithë ju. Parajsa e Re duhet të mirëpritet me gëzim dhe pjesëmarrje.


Nuk do të ketë vdekje. As sëmundje. As mëkat. Ju do të merrni dhuratën e lumturise së përjetshme.

Lutuni për ata, që përmes mëkatit dhe mosbindjes, do të humbasin çdo të drejtë mbi trashëgiminë e planifikuar nga Ati Im i Përjetshmë që nga fillimi i kohës.

Jesusi Juaj I Dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/there-will-be-no-death-no-illness-no-sin-in-the-new-paradise/

Saturday, 3 March 2012

Ati Zot: Thirrje për Kishën Katolike të pranoj Epokën e Re të Paqes Në Tokë

E Enjte, 23 Shkurt 2012, ora 16:42

Unë jam Zoti, Ati I Gjithëpushtetshëm, Krijuesi i të gjitha gjërave, Zoti Më I Larti.

Bija ime është e rëndësishme se ata që ndjekin mësimet e Kishës Katolike të Rromës të pranojnë mileniumin si ju është premtuar të gjithë bijve të Mi.

Fjalët që përfshihen në Librin Tim të Shenjtë, Bibla e Shenjtë, nuk gënjejnë.

Premtimi Im gjendet tek Veprat e Apostujve.

Gjonit Evangjelist ju tregua gjithashtu për kthimin e lavdishëm të Birit Tim të dashur kur Ai do të mbretëroj në një Epokë të re të Paqes për 1,000 vjet.

Përse ata që pretendojnë se e kuptojnë Fjalën Time të Shenjtë refuzojnë të pranojnë nje pjesë të saj por jo tjetrën? 

Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë ju them se tani duhet të hapni Librin e Të Vërtetës.

Ju keni detyrën e shpalljes së të vërtetës.

Ju nuk duhet të dëgjoni ata që janë brënda radhëve tuaja të cilët e shtrëmbërojnë të vërtetën mbi Epokën e Re të Paqes në tokë.

Çfarë i motivon vëllezrit tuaj brënda Kishës Sime Katolike të Rromës që të mohojnë të vërtetën?
Ju i keni turbulluar fëmijët e Mi.

Për shkak të besnikërisë që ata kanë ndaj një Kishe të vërtetë, Kishës Katolike të Rromës, ju i mohoni atyre mundësinë për t’i pregatitur shpirtrat për mbretërimin e Birit Tim në Parajsën e Re në Tokë.

Detyra juaj është t’i informoni bijtë e Mi mbi të vërtetën.

Ju bijtë e Mi, kurrë nuk duhet ta mohoni të vërtetën e gjendur në Biblën e Shenjtë e cila përmban fjalën e vërtetë.

Ju, bijtë e Mi duhet ta pranoni premtimin e bërë nga Biri Im pas Ringjalljes së Tij Të Lavdishme nga vdekja.

Ai tha se do të vij përsëri.

Kjo kohë, për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur në tokë po afrohet.

Nëse ju besoni në premtimet e bëra nga Biri Im atëherë ju e dini se Ai thotë atë që ka për qëllim të thotë.

Kur Ai të vij përsëri, do të vij të mbretëroj dhe të marri fronin e Tij të drejtë në Parajësën e Re që Unë e kam krijuar për ju të gjithë në tokë.

Kurrë mos i vini në dyshim fjalët që dalin nga buzët Hyjnore të Birit Tim Të Dashur, Jesu Krisht.

Dijeni se Unë, Ati juaj i Dashur dëshiron që ju të gjithë të bashkoheni si një familje me Birin Tim në Parajsë.

Pranojeni të vërtetën. Mos e shtrëmbëroni atë, apo ta rregulloni që t’i përshtatet interpretimit tuaj të gabuar mbi të vërtetën.

Unë jam e vërteta.

Ju nuk mund të më ndryshoni Mua apo kush jam Unë.

E vërteta do t’ju çliroj.

Ati juaj i dashur
Zoti I Gjithëpushtetshëm


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-call-to-catholic-church-to-accept-new-era-of-peace-on-earth/