Kerko Mesazhet ketu

Thursday 8 March 2012

Bota është gati që t’i nënshtrohet fazës tjetër të pastrimit

E Hënë, 27 Shkurt 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ngjarjet e rrëmujave në botë vazhdojnë të shtohen, koha po afron për Mëshirën Time Hyjnore.

Ndërsa luftërat dhe trazirat të përhapen në të gjitha anët, Besimi i Kishës Sime do të vazhdojë të dobësohet.

Ndarja në Kishën Time të Shenjtë është gati për t’u zhvilluar së shpejti.

Prifti kundër priftit. Peshkopi kundër peshkopit.

Bota është gati që t’i nënshtrohet fazës tjetër të pastrimit.

Zemërimi kundër Atit Tim do të shfaqet në çdo shtet të botës.

Ndjekësit e Mi tani do të përjetojnë vuajtje për besimin e tyre në një mënyrë që ata nuk e kanë përjetuar më parë.

Dhimbja e ndjerë nga ato shpirtra të gjorë është një reflektim i Dhimbjes që Unë Jam duke e duruar pikërisht tani.

Të gjithë ata që janë të bashkuar me Mua, Jezusin e tyre të dashur, do ta kuptojnë, pa asnjë dyshim në shpirtrat e tyre, se Shpirti Im i Shenjtë tani pushon brenda tyre. 

Ata menjëherë do ta kuptojnë kur ta dëshmojnë mëkatin rreth tyre dhe se sa ai më lëndon Mua.

Kur ata shohin luftërat që iu imponohen të pafajshmëve, ata do ta ndjejnë vuajtjen Time në çdo kockë të trupit të tyre.

Kur ata shohin mëkatin e abortit të shfaqur përpara tyre, sikur të mos kishte fare pasoja, ata do të mbushen me Dhimbjen Time.

Mëkati po përshkallëzohet. Besimi i Kishës Sime po zhduket.

Besnikëria e shërbëtorëve të Mi të shenjtë po dobësohet.

Besimi në Mësimet e Mia po lihet mënjanë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, ku grigjës Sime po i thuhen gënjeshtra mbi seriozitetin e mëkatit.

Pastaj vijnë priftërinjtë e Mi të dashur, murgeshat dhe klerikët e të gjitha emërtimeve fetare, që besojnë tek Unë dhe tek Ati Im i Përjetshëm, të cilët po durojnë dhimbjen e të dëshmuarit se si mëkati po përhapet si një zjarr i tërbuar, që po i gllabëron shtetet, kudo, me një shpejtësi të egër.

Sado e vështirë të jetë kjo, ju duhet të qëndroni të fortë dhe të bashkuar në Emrin Tim.

Lutja tani është e domosdoshme dhe ju duhet ta bëni këtë të paktën një orë në ditë në mënyrë që të shmangni ngjarjet, që tani do të shpalosen në botë.

Kishat e Krishtera po shënjestrohen dhe shqetësohen nga grupe jofetare.

Ata do të mundohen që t’i heqin të gjitha gjërat që më nderojnë Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor, Jezu Krishtin.

Urrejtja që po rrënjoset në shpirtrat e tyre është nga dora e Satanit.

Lutuni, lutuni tani që këta shpirtra që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje mbi fëmijët e Hyjit të mund të shpëtohen.

Jezusi juaj