E Premte, 16 Mars 2012, në 22:20
Bija ime fort e dashur, dhimbja dhe vuajtjet e ndjekësve të Mi
të gjorë, të cilëve iu duhet të shikojnë të pafuqishëm, ligjet e reja, në
kundërshtim me Mësimet e Mia, po arrijnë nivele të papara në botë.
Jo vetëm që ju duhet ta dëshmoni mëkatin, fëmijë, por ju
pastaj duhet të shikoni se si jua paraqesin mëkatin, duke ju detyruar ta pranoni atë
sikur të ishte njerëzore.
Unë i referohem një mëkati në veçanti, martesës midis të
njëjtit seks, e cila po paraqitet si një e drejtë e natyrshme.
Më pas do të pritet që ju ta pranonit këtë neveri, të vënë para
Fronit të Atit Tim në një kishë.
Duke mos mjaftuar për këta njerëz që ta lejojnë martesën midis
të njëjtit seks në sytë e ligjit, ata më pas duan ta detyrojnë Hyjin Atë që
t’iu japë atyre bekimin e Tij. Ai kurrë nuk do ta bëjë këtë, sepse është një
mëkat i rëndë në Sytë e Tij.
Si guxojnë këta njerëz të mendojnë se është e pranueshme që ta
ekspozojnë këtë akt të neveritshëm në kishat e Atit Tim?
Unë i dua mëkatarët.
Unë e përçmoj mëkatin e tyre, por i dua mëkatarët.
Aktet seksuale midis personave të të njëjtit seks janë të
papranueshme në Sytë e Atit Tim.
Lutuni për këta shpirtra sepse Unë i dua ata, por nuk mund
t’ua jap Hiret që ata dëshirojnë.
Ata duhet ta dinë, se pavarësisht se sa shumë të përpiqen për
t’i lejuar martesat midis të njëjtit seks, ata nuk janë të pranuar që të marrin
pjesë në Sakramentin e Shenjtë të Martesës.
Një Sakrament duhet të vijë prej Hyjit. Rregullat për marrjen e
Sakramenteve duhet të dalin prej Mësimeve të Atit Tim.
Ju nuk mund ta detyroni Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, që t’ju
japë bekimin e Tij, apo të merrni pjesë në Sakramentet e Tij të Shenjta, nëse
ato nuk respektohen sipas mënyrës së përcaktuar për to.
Mëkati tani po i
paraqitet botës si një gjë e mirë.
Siç e kam thënë edhe më
parë, bota tani është mbrapsht.
E mira është e
paraqitur si e ligë dhe ata njerëz që përpiqen të jetojnë sipas Ligjeve të
Hyjit Atë, pësojnë tallje.
E liga, pavarësisht se si ju e vishni, nuk mund të kthehet në
një vepër mirësie, në Sytë e Atit Tim.
Ati Im do t'i ndëshkojë ata që vazhdojnë t’i valëvisin mëkatet e
tyre përpara Tij.
Kijeni parasysh këtë paralajmërim, sepse mëkatet tuaja, të cilat
kryhen kur ju refuzoni që t’i bindeni Hyjit, nuk do të falen dhe nuk mund të
falen.
Kjo sepse ju refuzoni që ta pranoni mëkatin për atë çfarë është.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti
Jezu Krishti