Monday, 30 April 2012

Virgjëra Mari: ‘Kur kohët t’ju duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua’

E Dielë, 22 Prill 2012, ora 10:00

Bija ime, Biri Im është kaq i lumtur me mënyrën në të cilën ushtria e Tij e dashur i bindet dëshirave të Tij të Shenjta dhe reciton Fushatat e Lutjeve të Tij.

Këto lutje janë për kohët moderne për të ndihmuar të gjithë fëmijët e Zotit të kërkojnë mbrojtjen që ju duhet për të përballuar kohët e vështira që kaq shumë shpirtra po hasin tani.

Kur kohët t’ju duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të Dashur, për të ndërhyrë tek Biri Im I Çmuar në emrin tuaj.

Gjithmonë kujtoni se sakrificat tuaja personale, që  I ofroni Zotit, ndihmojnë në shpëtimin e shumë shpirtrave në tokë.

Lutjet tuaja dëgjohen gjithmonë.

Ato kurrë nuk shpërfillen por përgjigjen sipas Vullnetit të Atit tim.
Prandaj ju duhet të jeni të duruar fëmijë. Gjithmonë të keni besim tek Biri Im.

Dorëzojini Atij të gjithë frikën dhe vuajtjen tuaj dhe pastaj duhet të besoni se gjithçka do të zgjidhet nga Ai.

Për ju, besimtarë, që e keni të vështirë të luteni apo ta ruani të gjallë dashurinë për Birin tim, këtu është një Fushatë Lutje e veçantë (47) për të ndihmuar ta ringjallni dashurinë tuaj për Jesusin.

Fushata e Lutjes (47) 'Ringjalle dashurinë për Jesusin'

Oh Nëna e bekuar, Nëna e Shpëtimit për mbarë botën
Lutu që dashuria ime për Jesusin të ringjallet
Më ndihmo të ndjej zjarrin e dashurisë së Tij që të ma mbushi shpirtin

Më ndihmo të dua Jesusin më shumë
Lutu që besimi, dashuria dhe përkushtimi im për Atë të bëhet më I fortë
Më largo çdo dyshim që më mundon dhe më ndihmo të shikoj më qartë
Dritën Hyjnore të së vërtetës që rrezaton nga Biri yt I dashur
Shpëtimtari I gjithë njerëzimit. Amen 

Shkoni në paqe fëmijë. Kujtoni se kur ju më kërkoni mua me gjithë zemër të lutem për ju Unë, Nëna e Shpëtimit, do ta paraqes kërkesën tuaj tek Biri Im I dashur.

Unë kurrë nuk do ta shpërfill as edhe një kërkësë tuajën kur përkon me dëshirat e Birit tim dhe sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit.

Mësoni të keni më tepër besim fëmijë. Kur ju besoni tek Biri im I Çmuar ju tregoni dashurinë tuaj për Atë.

Nëse dashuria juaj është e dobët, po ashtu dhe besimi në Të është i dobët.
Vetëm ju që e përulni veten para Birit tim do të bekoheni me hiret që do t'ju jepen për të forcuar besimin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni kur ndjeheni të dëshpëruar.
Dëshpërimi është krijuar nga I Ligu.

Vetëm kthehuni nga unë dhe unë do të lutem që paqja të kthehet në shpirtin tuaj.

Kur ju e bëni këtë do të jeni në gjëndje të refuzoni tundimet e vendosura nga I Ligu dhe do të jeni të lirë.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Ëngjëjve
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-when-times-seem-difficult-or-painful-children-always-call-on-me/

Thursday, 26 April 2012

Jesu Krishti: ‘Biliona shpirtra, jo miliona, do të kthehen’

E Shtunë, 21 Prill 2012, ora 16:00 

Bija Ime e dashur, Unë dua të sjell ngushëllim për të gjithë ata që i trëmben këtyre mesazheve.

Më lejoni Mua t’ju qetësoj ju të gjithë ndjekësit e Mi të dashur duke ju siguruar për Mëshirën Time të Madhe për mbarë njerëzimin.

Për shkak të lutjeve të ndjekësve të Mi të shtrenjtë, ku të gjitha prej të cilave janë dëgjuar dhe përgjigjur sipas kohës hyjnore të Atit Tim të Përjetshëm, do të fillojnë të vërshojnë shumë kthime në besim.

Kurrë mos e humbisni shpresën. Ju jeni shtylla e misionit Tim në tokë për të më mdihmuar Mua të shpëtoj gjithë njerëzimin. Dhe si të tillë ju do të vuani dhimbjen e mëkateve të të tjerëve.

Kurrë mos e supozoni se mëkatet e të tjerëve mund ta errësojnë dritën e Zotit Më të Lartit deri në atë pikë sa gjithçka të humbasi.

Shumë shpejt të gjithë do të dëshmojnë për Lavdinë e Zotit përmes Mëshirës Sime Hyjnore e cila do të zbulohet gjatë Paralajmërimit.

Biliona shpirtra, jo miliona, do të kthehen. Kjo do të thotë se fuqia e Satanit do të bier kur Ushtria e Zotit do të rritet në forcë për të mundur bishën.

Gjithë njerëzimi do ta njohi të vërtëtën e egzistencës së tyre shumë shpejt. Kjo do të jetë dhe pika e kthimit për fëmijët e Zotit të cilët do të bashkohen për tu pregatitur për Epokën e Re të Paqes ku asnjë mëkat nuk do të egzistoj.

Lutja është e rëndësishme sepse Hyji Atë I dha çdo njeriu në tokë, në kohën e lindjes së tyre, dhuratën e vullnetit të lirë. Për shkak të kësaj, edhe pse Ai e ka fuqinë të bëj çdo gjë që Ai dëshiron, Ai do që fëmijët e Tij të vijnë tek Ai me vullnetin e tyre të lirë.

Zoti Hyj nuk dëshiron t'i detyroj fëmijët e Tij ta duan Atë.

Kjo duhet të vij natyrshëm. Por si mund ta duash dikë që nuk e njeh?

Ky është edhe problemi në botë sot. Shumë pak e njohin Hyjin Atë. Shumë pak më njohin Mua, Birin e Tij të dashur Jesu Krisht.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet t'i përdorni lutjet që Ati Im të mund të japi dhurata të veçanta mbi ata shpirtra që janë në errësirë.

Atëherë atyre do t'ju tregohet Drita e Lavdishme e Tij dhe ata do të shpëtojnë.

Përmes dhuratës suaj të lutjes, Hyji Atë do të përdori ndërhyrjen hyjnore për ti sjellë ata që nuk e njohin Atë apo që nuk e dinë se Ai egziston më pranë zemrës së Tij.

Megjithatë, shumë shpirtra që e njohin Atin Tim dhe me qëllim I kthejnë shpinën do të marrin ndëshkime të tmerrshme.

Atyre do t'ju jepet çdo mundësi por ata do ta refuzojnë Zotin.

Për ata shpirtra që kryejnë vepra të neveritshme, që janë të zakonshme  në shumë pjesë të botës, ndëshkimi do të vijnë formën e tërmeteve.

Për ato grupe globale që do të vazhdojnë të shkatërrojnë vëndet që ata kontrollojnë, ata do të ndalohen dhe ndëshkohen rëndë nga dora e Atit Tim.

Përsëri, lutjet tuaja nevojiten për të larguar mëkate të tilla dhe ndëshkime të vazhdueshme.

Pak kohë në tepër duhet në pregatitjen e Mëshirës Time Hyjnore për të lejuar sa më shumë shpirtra të pregatiten për këtë ngjarje të madhe.

Është e rëndësishme që shumica e njerëzimit të mund të shpëtoj dhe të gjithë shpirtrat, përfshi edhe mëkatarët më të rëndë, të kenë një mundësi të ri-bashkohen në një me Zotin.

Është dëshira Ime më e madhe që Unë do të mbretëroj me pjesën më të madhe të njerëzimit në Parajsën e Re.

Lutjet tuaja do të më ndihmojnë Mua të përmbush dëshirën Time të madhe që ne të mund të bëhemi të gjithë një familje në dashuri dhe bashkim përherë e përgjithmonë.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/billions-of-souls-not-millions-will-convert/

Wednesday, 25 April 2012

Jesu Krishti: ‘ Madje dhe ata që kanë kryer mëkate të tmerrshme janë të dashur para Hyjit Atë’

E Premte, 20 Prill 2012, ora 15:45

Bija Ime më e dashur, fëmijëve të Mi duhet t’ju tregohet për dashurinë e thellë që Unë mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për çdo fëmij të lindur në këtë tokë.

Madje dhe ata që kanë kryer mëkate të tmerrshme janë të dashur para Hyjit Atë.

Secili prej jush është një fëmij i Zotit.

Për këtë arsye ju abuzoheni, mundoheni dhe lëndoheni nga Satani dhe djajtë e tij.

Ata mëkatarë të rëndë, pjestarë të ushtrisë së Satanit, që e dinë se Zoti egziston por që zgjedhin të adhurojnë bishën, ta dinë këtë.

Pavarësisht se sa shumë ndere ju i thurni Satanit, kujtoni se ai nuk ju do.
Ai ju urren dhe do t’ju shkatërroj.

Premtimet e tij për t'ju ofruar një parajsë, si në tokë ashtu edhe përtej, janë gënjeshtra boshe.

Shumë shpejt do t’ju jepet prova e dashurisë Sime për ju. Nuk do të ketë asnjë dyshim në zemrën tuaj, se Unë, Jesusi juaj i dashur, dëshiroj t’ju përqafoj, t’ju fal dhe t’ju sjell paqen e përjetshme, dashurinë dhe lumturinë në Mbretërinë Time të Re, Parajsën e Re.

Kurrë mos kini frikë t'i ktheni shpinën jetës që bëni kur adhuroni të gjitha dhuratat e pasurisë, seksit dhe rehative të tjera materiale të ofruara nga Satani, mbretëria e të cilit në këtë tokë do të përfundoj së shpejti.

Vetëm Unë, Jesusi juaj i dashur, mund t’ju shpëtoj ju.

Mëshira Ime është kaq e madhe sa do t’ju fal gjithçka kur pendoheni. Nxitoni, ejani tek Unë tani.

Mos humbisni kot as edhe një sekondë se lumuria e të ardhmes suaj është në rrezik.

Unë ju premtoj jetën e përjetshme, paqen, dashurinë, gëzimin dhe një Parajsë të bukur ku ju do të jeni të dashur, të ushqyer dhe ku nuk do të keni nevojë për asgjë.

Nëse nuk mund ta pranoni Dorën Time të Mëshirës tani, atëherë kur të vij koha në ditët e fundit, do t’ju jepet edhe një mundësi tjetër të më kërkoni Mua për Mëshirë.

Kur kjo ditë të vij, shumë prej jush do ta kuptojnë gabimin që kanë bërë.

Përsëri Unë do t'ju përqafoj si një bir i Zotit i humbur prej kohësh dhe shumë i dashur, pavarësisht se sa shumë keni vuajtur në duart e djallit.

Ajo që ju mund të bëni është të më thërrisni Mua dhe kërkoni Mëshirën Time.

Nëse jeni të përfshirë në këtë periudhe, në një rrjet mashtrimi dhe ligësie nga e cila ju nuk mund të shpëtoni, atëherë ju kërkoj të më thërrisni Mua duke bërë këtë lutje.

Fushata e Lutjes (46) 'Më çliro nga zinxhirët e Satanit'

Oh Jesus, unë jam i humbur
Jam i ngatërruar dhe ndjehem si i burgosur
I kapur në një rrjet nga e cila nuk mund të shpëtoj
Kam besim tek Ty, Jesus, të më vish në ndihmë
Dhe të çlirohem nga zinxhirët e Satanit dhe djajtë e tij

Më ndihmo sepse jam i humbur
Kam nevojë për dashurinë Tënde të më japi forcë
Të besoj në Ty dhe të mbështetem tek Ty
Që të mund të shpëtoj nga kjo e ligë
Dhe të më tregohet drita që mund të gjej paqen, dashurinë dhe lumturinë
Më në fund,
AMEN.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/even-those-who-commit-terrible-sin-are-loved-by-god-the-father/

Tuesday, 24 April 2012

Kurrë mos përfitoni padrejtësisht nga të tjerët në biznes, politikë apo çdo pjesë e jetës

E Enjte, 19 Prill 2012, ora 20:00

Bija Ime më e dashur, Unë dua që ti t'ju thuash të gjithë ndjekësve të Mi, se lutjet e tyre po dëgjohen dhe si rezultat shumë ngjarje djallëzore janë shmangur.

Gjithashtu, Unë dëshiroj të dihet se, si rezultat i vuajtjeve të tua, bija Ime, Unë kam qënë në gjëndje të shpëtoj 4 milion shpirtra.

Mëshira Ime është hedhur mbi këta fëmijë të Zotit, që janë ende gjallë në botë sot.

Sakrifica të tjera të ofruara nga këta ndjekësit e Mi, që përmes lutjeve dhe argjërimeve, po më ndihmojnë t'i shpëtoj njerëzit nga një fat i tmerrshëm.

Forca, dashuria, besnikëria dhe këmbëngulja juaj do të thotë se fuqia e Satanit po zbehet.

Do të thotë gjithashtu se fuqia e Grupit global për Një Botë po dobësohet.

Ju duhet ta dini se lutja e dobëson djallin në tokë.

Sa më shumë lutje, aq më pak fuqi mban Satani.

Kurrë mos e nënvlerësoni madje dhe lutjen dhe vuajtjen e një personi, sepse ato përmbajnë shpëtim të madh për ata që, në të kundërt, do të hasnin flakët e Ferrit.

Dashuria që ju fëmijë ndjeni dhe që ju është dhënë si një dhuratë e natyrshme në lindje, është një gjë e pastër.

Rrallë hyn urrejtja në jetën tuaj deri kur të arrini moshën e arsyes.

Fëmijët nën këtë moshë janë të pafajshëm, të pastër dhe të përulët në Sytë E Mi dhe i shikojnë gjërat në një mënyrë të thjeshtë të pakomplikuar. Kjo është dashuria e vërtetë që ju duhet të riktheni në jetën tuaj.

Kur ju e shikoni jetën në një mënyrë të thjeshtë, e nderoni Zotin, Atin, Krijuesin e të gjitha gjërave dhe i bindeni Urdhërimeve të Tij, atëherë ju bëheni përsëri si një fëmij.

Ju bëheni të pastër, të dashur, të thjeshtë në zemër dhe pa ligësi. Atëherë do t'ju jepet forca e Shpirtit të Shenjtë që besimi juaj të jetë i patundur.

Ju do të bëheni si një fëmij por do t'ju jepet arma e një luftëtari, një anëtarë i vërtetë dhe i nderuar i Ushtrisë së Zotit.

Në kohën e duhur, ju do të nbretëroni me Mua, krah për krah, në Parajsën e Re.

Ruaje të thjeshtë dashurinë për të tjerët. Kurrë mos e ofro dashurinë me kusht që të marrësh diçka mbrapsh.

Por ofroje dashurinë pa kushte. Ofroje dashurinë tek të tjerët si një dhuratë ndaj Zotit.

Shikoje çdo njeri që takon në jetë, përmes syve të Zotit.

Çdo njeri është krijuar nga Zoti. Çdo njëri është sjellë në këtë botë përmes dashurisë së Zotit.

Edhe pse disa shpirtra kanë lindur për të mbajtur një kryq të rëndë, ata janë futur në botë nga Zoti me dashuri.

Duajeni njëri tjetrin, pavarësisht nga gabimet e njëri tjetrit, në nder të Atit Tim.

Kërkoje çdo fytyrë dhe vështroje sikur po e shikoje këtë person në sytë e Zotit.

Vetëm atëherë ti do ta kesh më të lehtë t'i shmangesh gjykimit për të tjerët.

Përpiquni të gjeni më të mirën dhe mirësinë tek çdo njeri. Tregoni  dashuri dhe mirësi ndaj njëri tjetrit.

Kurrë mos përfito padrejtësisht nga të tjerët në biznes, politikë apo çdo pjesë e jetës.

Kur ju gjeni ligësi të pranishme tek të tjerët, lutuni fort për shpirtrat e tyre dhe ofroni një sakrificë të vogël tek Unë, Jezusi juaj, si shpërblim për mëkatet e tyre.

Vuajtjet e vogla, duke bërë sakrifica të vogla për shpirtrat e të tjerëve dhe lutja, mund të dobësojnë intensitetin e persekutimit të profetizuar në të ardhmen.   

Kur ju e bëni këtë Mëshira e Atit Tim mund të hidhet mbi mbarë botën si një rrëke hiresh.

Lutuni, lutuni, lutuni që lutjet tuaja të ndihmojnë mjaftueshën në pregatitjen e njerëzimit, para se të ndodh Paralajmërimi, që vetëm pak të humbasin para se t'ju jepet mundësia të më shikojnë Mua t'ju dhuroj atyre dhuratën Time të madhe të dashurisë, mëshirës dhe pajtimit.

Jesusi juaj i dashur
Shpëtimtari i njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/19/never-take-unfair-advantage-of-others-even-in-business-politics-or-any-walk-of-life/

Monday, 23 April 2012

Jesu Krishti: ‘ Mesazhet e Mia janë për të gjitha fetë dhe besimet përfshi edhe ata që nuk besojnë’

E Martë, 17 Prill 2012, ora 18:30

Bija Ime e dashur, dije se mesazhet e Mia që po të jap ty janë për të gjithë botën.

Ato jepen për të gjitha fetë dhe besimet përfshi edhe ata që nuk besojnë në egzistencën e Hyjit, Atit të Përjetshëm, Krijuesin e gjithë botës.

Fëmijë, ju duhet ta dini se, për arsye se po ju jepet e Vërteta e Zotit në Tre, Trinisë së Shenjtë që përbëhet nga Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, ju keni përgjegjësinë për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë në mbarë botën.

Nëse ju e besoni apo jo që Unë ju flas me anë të këtyre mesazheve, ju prapë duhet t’i ndihmoni këta shpirtra të shkretë që kanë nevoj për mbrojtjen Time që edhe ata të shpëtojnë.

Shumë pyesin se përse këto mesazhe flasin për Satanin kaq shumë herë. Përgjigja Ime është kjo.

Satani dhe ëngjëjt e tij të rënë enden nëpër tokë duke kërkuar të helmojnë gjëniet njerëzore.

Ata i sulmojnë ata përmes ndjesive, kryesisht për t’i inkurajuar të kryejnë mëkatet e mishit.

Ata ju fusin mendime në kokë për të kryer ligësi që ofendojnë Atin Tim.

Në rastin e shpirtrave, që janë në mëkat, ata mund të zaptojnë trupin. Kur kjo ndodh, këta shpirtra të zhkretë të zaptuar krijojnë shkatërrim rreth tyre.

Nëse ata janë në pushtet mund të shkaktojnë padrejtësi të tmerrshme mes atyre që qeverisin.

Ata do të fusin ligje që do të kundërshtojnë 10 Urdhërimet të dhëna nga Hyji Zot.

Në raste të tjera ata do të shkaktojnë vuajtje të mëdha në jetën e njerëzve.

Negativiteti është shkaktuar nga Satani dhe ëngjëjt e tij djaj. Kjo nuk vjen nga Zoti.

Vetëm paqe dhe dashuri mund të vij nga Zoti.

Për të gjithë ata që duan të pastrojnë jetën nga mendimet dhe ndjenjat negative, ajo që kërkohet është përkushtimi ndaj Meje, Jesu Krishtin e tyre të dashur.

Lutja, kthimi i thjeshtë, është i mjaftushëm. Me fjalët tuaja më kërkoni Mua t’ju ndihmoj.

E thënë nga zemra, Unë do të përgjigjem menjëherë dhe t'ju ndihmoj të afroheni më tepër Zemrës Sime të Shenjtë.

Ju lutem, fëmijë, më lejoni Mua t'ju mbaj afër dhe t'ju jap ngushëllimin që ju kërkoni në një botë plot më pakënaqësi, padrejtësi, mizori dhe urrejtje.

Unë jam jeta juaj. Vetëm Unë mund t’ju ndihmoj. Ju lutem më thërrisni Mua me këtë Fushatë Lutje (45):

Oh Jesus, unë di shumë pak për Ty,
Por të lutem më ndihmo ta hap zemrën time
dhe të lejoj Ty të hysh në shpirtin tim,
Që Ti të më shërosh, ngushëllosh dhe të më mbushësh me paqen tënde.
Më ndihmo të ndjej gëzim, të mposht të gjitha mendimet negative
dhe të mësoj mënyrën që do të më bëj të kuptoj se si të kënaq Ty,
që unë të hyj në Parajsën Tënde të Re
ku mund të jetoj një jetë me dashuri, gëzim dhe mbrekulli me Ty
Përherë e përgjithmonë.
Amen.

Unë ju dua të gjithë ju fëmijë të dashur pavarësisht se çfarë besimi jeni, pavarësisht se sa shumë keni mëkatuar, shkaktuar dhimbje apo vuajte të tjerëve.

Vetëm Unë mund ta ndryshoj mënyrën e jetës suaj. 

Mënyra e vetme për ta çliruar veten nga jeta e vështirë që bëni është të më thërrisni Mua që të mund t’ju ndihmoj.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-messages-are-for-all-religions-and-creeds-including-those-who-do-not-believe/

Saturday, 21 April 2012

Unë, Jesusi juaj i dashur, kurrë nuk mund ta nënvlerësoj Kishën Time

E Hënë, 16 Prill 2012, ora 18:00

Bija Ime e dashur, Unë I thërres të gjithë fëmijët e Zotit dhe ju siguroj se Unë, Jesusi juaj I dashur, kurrë nuk mund ta nënvlerësoj Kishën Time.

Por Unë nuk do të rri të shikoj Kishën Time, të copëtohet nga dora e një sekti të veçantë që nuk ka asnjë të drejtë të luaj një rol në Papën e Shenjtë.

Sepse kjo është pikërisht ajo që Profeti i Rremë dhe mashtruesat që adhurojnë Satanin po përpiqen të bëjnë. Ata duan ta përmbysin Kishën Katolike dhe ta copëtojnë pjesë pjesë.

Në këtë mënyrë, fëmijët e Mi, Satani do të ngrihet në rebelim final kundër Zotit, krijuesit të gjitha gjërave.

Ky plan i lig për të shkatërruar Kishën Time ka filluar për 100 vjet por, që nga 1967, është intensifikuar.

Shumë mashtrues, të cilët janë anëtarë të këtij sekti të lig që adhurojnë Satanin, hynë në seminare për të futur këmbët në Vatikan.

Forca e tyre, e lejuar nga Ati Hyj, ka qënë e kufizuar deri tani. Ndërsa ditët e fundit po afrohen kjo gjë do të ndryshoj.

Ky sekt I lig do të lëshoj tani çdo forcë  për të siguruar se do të zgjedhin një zëvëndësim të ri për Priftin Tim të Shenjtë Papa Benedikt XVI.

Të gjithë ata që i njohin mësimet e Mia do t'i shikojnë ndryshimet në recitimin e Meshës së Shenjtë.

Do të futen ligje të reja fetare që do të jenë një fyerje ndaj Vdekjes Sime në Kryq.

Shumë nga ndjekësit e Mi të devotshëm do ta shikojnë këtë dhe do të lëndohen. Mendimet e tyre nuk do të konsiderohen dhe shumë sakramente do të ndalojnë të ofrohen.

Prandaj dhe shumë pregatije nevojitet.

Për ata Katolikë që do të lëndohen dhe tronditen, ju lutem të kujtoni se Unë jam këtu.

Më thërrisni Mua, Jesusin tuaj të dashur, dhe dijeni se nuk duhet të keni frikë të shpallni të vërtetën e mësimeve të Mia.

Ju nuk duhet të keni frikë t'i ktheni shpinën heresisë.

Unë do tju drejtoj dhe mbroj në udhëtimin tuaj dhe ju do të drejtoheni nga fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Shpetimtari juaj i dashur
Jesu Krisht

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-your-beloved-jesus-could-never-undermine-my-own-church/

Jesu Krishti: ‘Kisha Ime e Mbijetuar, Dy Dëshmitarët, të referuar në Librin e Zbulesës’

E Dielë, 15 Prill 2012, ora 19:16

Bija Ime e dashur, e di se disa nga këto mesazhe nuk kanë kuptim për ty, por ti duhet të kesh besim tek Unë dhe dije se Unë duhet të zbuloj përmbajtjen e Librit të Zbulesës që shpirtrat ta dinë se çfarë të presin në këto kohë.

Ju që keni pak besim por që e pranoni Fjalën Time, që po ju jepet përmes kësaj profeteje, dijeni se përulësia dhe dëshira juaj, e lindur prej një dashurie të pastër për Mua, ju ka sjellë më afër Zemrës Sime të Shenjtë.

Ju jeni Kisha Ime e Mbijetuar. Ju jeni Kisha që referohet në Librin e Zbulesës.

Ju jeni produkt i gruas që lindi një mashkull dhe që u dërgua në shkretëtirë ku ju do të jeni të izoluar, por të bashkuar në një, për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë dhe të predikoni Ungjillin e vërtetë.

Gruaja lind Kishën Time të vërtetë, turmën Time besnike, e cila nuk do të udhëhiqet nga Profeti i Rremë.

Ju, Kisha Ime, do të hidheni mënjanë në shkretëtirë për 1,260 ditë, ku do të strehoeni. Por me dhuratën e Shpirtit të Shenjtë ju do të ushqeheni me frutet e dashurisë Sime.

Do të jenë pjestarët besnik të kishave Të Mia Kristjane, përfshi shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe ata ndjekësit e Mi, që do ta refuzojnë Profetin  e Rremë, ata që do ta mbajnë Kishën Time të bashkuar.

Ju duhet të më nderoni Mua në fshehtësi sepse Mesha do të ndryshoj përtej njohjes nën sundimin e Profetit të Rremë.

Ju jeni ndjekësit e Mi të vërtetë dhe të gjitha hiret e Qiellit do të hishen mbi shpirtrat tuaj të çmuar.

Sa ju dua fëmijë dhe sa shumë ma qetësoni vuajtjen Time. Por sa shumë dhimbje është në zemrën Time për shkak të atyre ndjekësve të Mi që do të refuzojnë të më dëgjojnë Mua.

Ata do të tërhiqen në një rrjet nga Profeti i Rremë në errësirë dhe Unë nuk mund t'i shpëtoj ata.

Sipas dëshirës së tyre ata do të më godasin Mua në fytyrë.

Kisha Ime e Mbijetuar duhet të shpërndaj fjalën tek fëmijët e Mi të tjerë, përfshi edhe ata që nuk më njohin Mua fare.

Ju, Kisha Ime e Mbijetuar, duhet të shpallni profecitë e Mia dhe Fjalën Time të Shenjtë tek ata që nuk janë Kristjanë apo ata që nuk i njohin 10 Urdhërimet.

Detyra juaj është që të siguroni se Bibla e Shenjtë lexohet dhe kuptohet.

Do të varet nga ju të informoni botën mbi kuptimin e plotë të vulave që përmbahen në Librin e Zbulesës të cilat do t’ja zbuloj Marias Së Mëshirës Hyjnore. 

Dy Dëshmimtarët ne Librin e Zbulesës:

Ju, ndjekësit e Mi, jeni një nga Dy Dëshmitarët e referuar në Librin e Zbulesës dhe që do të mbroheni nga Qielli.

Fjala Ime, që i jepet Kishë Sime të Mbijetuar, mund të hidhet mënjanë si një kufomë, por Fjala Ime kurrë nuk do të vdesi.

Çifutët do të jenë të dytët nga Dy Dëshmimtarët.

Dy llambat janë Kishat e Mia Kristjane, Kisha e vërtetë tradicionale dhe ata ndjekësit e Mi që do të hidhen mënjanë nga Profeti i Rremë.

Dy Pemët e Ullirit janë Israeli Jerusalem i Vjetër dhe Israeli I Ri.

Ata, çifutët, do të më njohin më në fund që Unë jam Mesia dhe predikimi i tyre mbi të vërtetën do të lihet mënjanë dhe flaket nga Profeti i Rremë dhe Ani-Krishti që të kalbet si një kufomë. Përsëri, kjo rracë e zgjedhur nuk do të vdesi.

Të dy palët do të ndjehen të mundur por kjo nuk do të jetë e vërtetë sepse ju do të formoni, së bashku me të gjitha fetë e tjera, një Kishë të vërtetë – Jerusalemi I Ri do të ngrihet nga hiri.

Ju do t'i shpëtoni monarkisë së tmerrshme që do të ngrihet nën udhëheqjen e dyfishtë të Profetit të Rremë dhe Anti-Krishtit, ku të dy do të hidhen në liqenin e zjarrit që është Ferri.

Ky persekutim nuk do të zgjasi shumë dhe ju do të merrni forcë dhe mbrojtje të madhe.

Ndihmë do t'ju jepet juve dhe shumë udhëheqës do të dalin mes jush për t'ju drejtuar përmes kësaj periudhe.

Shumë nga ju do të bëhen shenjtorë në Parajsën Time të Re dhe ngaqë keni ndihmuar në ndërtimin e Kishës Sime të Mbjetuar në tokë, do të mbretëroni me Mua në Qiellin dhe Tokën e Re e cila do të shfaqet në Ardhjen Time të Dytë.

Ju që nuk jeni me Mua, do t'ju jepet një kohë shumë e shkurtër për të zgjedhur.

Ju ose do të jeni për Profetin e Rremë dhe kundër Meje, ose do të jeni për Mua.

Zgjidhni të parën dhe shpirti juaj do të vidhet nga mashtruesi. Aq e ashpër sa tingëllon, është e vërteta.

Prova e Pranisë Sime do t'i jepet të gjithë fëmijëve të Zotit gjatë Paralajmërimit.

Lutuni që ju do ta pranoni të vërtetën se jam Unë, Jesusi juaj i dashur, që ju thërret nga Qielli për t'ju hapur sytë që të shikoni dhe të dëgjoni para se të jetë tepër vonë.

Jesusi juaj i dashur.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-remnant-church-the-two-witnesses-referred-to-in-the-book-of-revelation/

Friday, 20 April 2012

Kaq shumë gënjeshtra, ku mohohet egzistenca e Ferrit, do të shkaktojnë shkatërrimin e të Krishterëve

E Shtunë, 14 Prill 2012, ora 15:27

Bija Ime e dashur, pavarësisht se sa e vështirë është vuajtja jote fizike duhet ta kuptosh se, sa më shumë ajo vazhdon të intensifikohet, po ashtu e ndjej dhe Unë.

Vuajtja jote reflekton vetëm një copëz të vuajtjeve të Mia.

Duke qënë e bashkuar me Mua, do ta kuptosh se për çdo dhimbje dhe errësirë të brëndshme të shpirtit që do të përjetosh, do ta njohësh torturën që Unë durova për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Shumë njerëz gabimisht besojnë se vuajtja Ime filloi dhe mbaroi në Kryq.

Vuajtja Ime nuk do të mbaroj deri sa të gjithë fëmijët e Zotit janë të bashkuar në dashuri dhe harmoni, ku asnjë mëkat nuk do të egzistoj në Parajsën e Re të Atit Tim.

Edhe pse shumë gjëra njerëzore janë treguar për egzistencën Time, unë prapë urrehem.

Në mes besimtarëve, edhe pse jam i pranuar, mësimet e Mia tolerohen vetëm sipas kushteve të tyre.

Shumë do t’i trajtojnë të tjerët me dashuri dhe mirësi, por vetëm nëse ata, të cilëve ju ofrojnë këtë dhuratë, do të pranojnë ideologjitë e tyre.

Për shëmbull, shumë do t'i dënojnë mëkatarët në vënd që të tregojnë mirësi dhe të luten për ata. Ata duhet të udhëheqin me shëmbullin e tyre.

Disa do të hedhin përbuzje mbi të tjerët në vënd që të tregojnë dashuri e cila pritet nga ata si të Krishterë.

Kurrë mos i dëno të tjerët edhe kur nuk je dakort me ata, sepse ti nuk ke të drejtë. Askush, përveç Zotit, nuk e ka autoritetin të gjykoj tjetrin.

Edhe pse shumë besimtarë vazhdojnë të Më bëjnë nderime Mua, ajo do të jetë sipas kushteve të tyre.

Disa do ta ndjejnë të nevojshme ta veçojnë veten nga motrat dhe vëllezrit e tyre për t'i treguar botës se sa ta mësuar janë në çështjet shpirtërore. Pastaj ata përdorin interpretimet e tyre se çfarë do të thotë me të vërtetë Mëshira Ime.

Sa herë e keni dëgjuar se Zoti është shumë i mëshirshëm?
Ai është kaq i mëshirshëm dhe ngaqë i do të gjithë, Ai kurrë nuk do t'i dënoj ata?
Se Ai kurrë nuk do të dërgoj një shpirt në Ferr?

Pra kjo është një gënjeshtër. Kaq shumë gënjeshtra, ku mohohet egzistenca e Ferrit, do të çoj në shkatërrimin e të Krishterëve.

Njerëzit e dënojnë vetveten në Ferr. Unë nuk i vendos ata atje. Ata e zgjedhin vetë atë duke refuzuar t'i kthejnë shpinën mëkatit mortor.

As edhe nuk kërkojnë falje apo pendesë. Ky është mendim i rrezikshëm dhe është detyra e të gjithë të Krishterëve të paralajmërojnë të tjerët mbi rreziqet e Ferrit.

Kaq shumë, përfshi edhe ata që ju refuzojnë fëmijeve të tyre sakramentin e Pagëzimit, flasin sikur mëkati nuk ka më rëndësi.

Ata besojnë se gjithë mëkati do të falet. Kjo nuk është e saktë.

Gjithë mëkati ‘mund’ të falet, pavarësisht se sa i zi është, vetëm nëse mëkatari kërkon falje.

Tani Unë ju flas nga Qielli për të pregatitur të gjithë fëmijët e Zotit për Ardhjen Time të Dytë dhe çfarë gjej Unë?

Unë ju flas nga mbrapa mureve të burgut dhe në një qeli në të cilën ju më keni hedhur Mua, sepse ju refuzoni të besoni që Unë mund tj'u flas në këtë mënyrë.

Oh sa më ofendoni Mua!

Juve që keni shpenzuar jetën tuaj të devotshëm ndaj Meje dhe jeni të ditur rreth Shkrimeve të Mia të Shenjta, por që tani më refuzoni, Unë ju them këtë.

Refuzimet tuaja që më bëni Mua tani do t'ju lënë në mundim dhe trishtim të madh kur e vërteta t'ju zbulohet.

Sepse atëherë ju do t'i njihni shpirtrat që ju i hodhët mënjanë kur Unë kisha nevojë për ndihmën tuaj për t'i shpëtuar ata.

Sa më bëni të lotoj me trishtim ndaj verbimit tuaj të shkaktuar nga mugesa e përulësisë.

Ju e vini në dyshim Fjalën Time të Shenjtë kur ju duhet ta përqafoni atë, ta mbërtheni fort sepse ju jeni një shpirt i mbytur dhe ju mungon bamirësia e zemrës.

Ju lutem t'i përgjigjeni thirrjes Sime.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/14/so-many-lies-where-the-existence-of-hell-is-denied-will-be-the-downfall-of-christians/

Wednesday, 18 April 2012

Jesu Krishti: ‘Papa tjetër mund të zgjidhet nga anëtarët brënda Kishës Katolike por ai do të jetë Profeti i Rremë’

E Enjte, 12 Prill 2012, ora  11:27

Bija Ime e dashur akoma shumë njerëz në botë më refuzojnë Mua dhe kjo ka të bëjë me opinionin publik.

Kaq shumë errësirë ka rënë mbi të gjithë femijët e Zotit, saqë fare pak e marrin guximin ta shpallin Fjalën Time publikisht.

Besimtarët janë të frikësuar nga abuzimet dhe talljet e liga që ju duhet të durojnë nëse flasin hapur për Fjalën Time të Shenjtë.

Madje dhe ndjekësit e devotshëm nuk e kanë guximin të ngrihen dhe të luftojnë ligjet e të ligut që po futen në vëndet e tyre dhe që e shpërfillin fjalën e Atit Tim.

Priftërinjve ju vjen turp të shihen se qëndrojnë për të vërtetën e mësimeve të Mia nga frika se mos izolohen.

Tani, më tepër se kurrë, për shkak të turpit që duhej të duronin për mëkatet e liga të disa nga priftërinjve të udhërit të tyre, është e pamundur t’ju dëgjohet zëri atyre.

Kur një shërbëtor i shenjtë trim vendosi të ngrihet dhe të mbroj të vërtetën e mësimeve të Mia, ai do të vuaj tmerrësisht. Ata do të akuzohen për mungesë tolerance, mungesë dhembshurie, mungesë dashurie dhe mungesë respekti për të drejtat e njeriut.

E shikoni fëmijë se e vërteta e mësimeve të Mia, e folur me anë të shërbëtorëve të Mi të shenjtë, po trajtohet si një gënjeshtër.

Gënjeshtrat, ato versine të shtrëmbëruara të së vërtetës që gjenden në Shkrimin e Shenjtë, po paraqiten si të vërteta.

Satani ka fituar mbi shumë shpirtra , përfshi drejtues brënda Kishës Sime që do të thotë se shumë njerëz të pafajshëm do ta kenë të vështirë të jenë besnik ndaj Vullnetit Tim të Shenjtë.

Unë jam braktisur dhe lënë mënjanë për të lejuar gënjeshtrat, të ngulitura në mëndjet e Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë, për t’u pranuar nga shumica.

Këto gënjeshtra të ndyra shtrihen përtej kësaj.

E vërteta e Shkrimit Tim, e përmbajtur në Librin e Zbulesës, është interpretuar nga shumë kishat e Mia. Kaq shumë variacione dhe të gjitha janë të bazuara në interpretimin e njeriut.

Papa Im I dashur Benedikt XVI është Papa i fundit i vërtetë në këtë tokë.

Piteri I Rromës, është Piteri Im, apostulli origjinal I cili do ta drejtoj Kishën Time nga Qielli, nën komandën e Atit Tim të Përjetshëm. Pastaj, kur Unë të kthehem të mbretëroj, në Ardhjen Time të Dytë, ai do të drejtoj të gjithë fëmijët e Zotit, kur të gjitha fetë do të bëhen një Kishë e Shenjtë Katolike dhe Apostolike.

Unë vetëm të vërtetën flas bija Ime.

Unë duhet të të paralajmëroj së shumë nga profetët e vetë-shpallur do të dalin tani që do ta kundërshtojnë Fjalën Time të Shenjtë që po të jepet ty, profete e vërtetë e ditëve të fundit.

Në fillim ata do t'i bindin besimtarët se fjalët e tyre vijnë nga Unë.

Fjalët e tyre do të jenë të zgjedhura me kujdes dhe kuptimet e tyre do të jenë të paqarta dhe pak të ngatërruara. Por shumë nuk do ta vënë re këtë dobësi dhe do t'i përkrahin mesazhet e tyre sepse ata duken se janë në përshtatje me Shkrimin e Shenjtë.

Kur shumë shpirtra janë joshur, atëherë do të filloj sulmi.

Ata, bija Ime, janë dërguar për të pregatitur fëmijët e Zotit që të pranojnë Papën tjetër, I cili do të vij pas Priftit Tim të dashur Papa Benedikt. Ky Papë mund të zgjidhet nga pjestarët brënda Kishës Katolike por do të jetë Profeti i Rremë.

Zgjedhësit e tij janë ujqër të veshur si dele dhe janë anëtarë të (grupit) të fshehtë Masonik dhe një grup djallëzor i drejtuar nga Satani.

Në këtë mënyrë do të përpiqet Satani ta shaktërroj Kishën Time.

Për fat të keq, ky Profet I Rremë do të tërheqi një numër të madh ndjekësish.

Ata që do ta kundërshtojnë, do të persekutohen.

Vraponi, fëmijë sa keni mundësi. Dënojini gënjeshtrat që ju paraqiten nga ata që provojnë t'ju bindin mbi vërtetësinë e Profetit të Rremë.

Qëndorni të fortë. Qëndroni besnik ndaj Meje, Jesusin tuaj. Kurrë mos e dyshoni Fjalën Time të Shenjtë.

Libri I Zbulesës është fjala e vërtetë e Zotit. Ajo nuk gënjen.

Jo të gjitha sekretet që përmbahen në të janë të njohura nga ju. Unë do ti zbuloj të gjitha përmes Marias së Mëshirës Hyjnore edhe pse e vërteta do të sulmohet vrullshëm dhe do të trajtohet si heresi.

Mbaje mënd një mësim të rëndësishëm. Fjala Ime, kur isha në tokë, u trajtua si heresi kur Unë erdha për herë të parë.

Fjala Ime, që po të jepet tani, në Ardhjen Time të Dytë do të trajtohet gjithashtu si e tillë nga besimtarët, përfshi edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë që përfaqësojnë Kishën Time në tokë.

Satani do të sakrifikojë shumë shpirtra për të kënaqur dëshirat e tij të fundit për të shkaktuar një dhimbje koke të madhe.

Të jesh e sigurtë se do të jetë Kisha Katolike, e themeluar nga Unë dhe e vendosur nën komandën e apostullit Tim të dashur Piter, e cila do të vuaj më shumë në ditët e fundit.

Të jeni vigjëlent gjatë gjithë kohës.

Ju lutem recitoni Fushatën e Lutjes (44) për ‘Forcë për të mbrojtur besimin tim kundër Profetit të Rremë’

I dashur Jesus, më jep forcë të përqëndrohem tek mësimet e Tua
Dhe të shpall Fjalën Tënde të Shenjtë gjatë gjithë kohës
Kurrë mos më lejo të tundohem të adhuroj Profetin e Rremë
që do të përpiqet të paraqitet si Ty
Ruaje të fortë dashurinë time për Ty
Më dhuro hiret e dijes që kurrë to mos mohoj
Të vërtetën që përmbahet në Biblën e Shenjtë
Pavarësisht se sa gënjeshtra më tregohen
Per të më inkurajuar t'i kthej shpinën fjalës Tënde të vërtetë
Amen.

E vërteta është shkruajtur në Shkrimin e Shenjtë.

Libri I Zbulesës nuk I tregon të gjitha sepse Unë vij vetëm tani, Qengji I Hyjit, për të hapur librin që bota ta shikoj.

Çdo interpretim njerëzor në lidhje me 1,000 vjetët nuk është për tu besuar.

Ju duhet të besoni vetëm në fjalën e Zotit.

Jesusi juaj I Dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-next-pope-may-be-elected-by-members-within-the-catholic-church-but-he-will-be-the-false-prophet/

Tuesday, 17 April 2012

Jesu Krishti: ‘Urrejtja do të shtohet kundër jush. Do t’ju thonë se kjo punë vjen nga Satani’

E Mërkurë, 11 Prill 2012, ora 21:20

Bija ime e dashur, përse je ti ajo që disa herë i vë në dyshim hiret që të kam dhënë?

Dhurata për aftësinë të lexosh shpirtra t'u dha që ti të mund të dallosh qëllimet e atyre shpirtrave të shkretë që do të përpiqen të nënvlerësojnë Fjalën Time të Shenjtë.

Kjo dhuratë do të bëj të mundur që ti të ndjesh dhembshuri për këta shpirtra dhe t'i ndihmosh ata të gjejnë udhën e vërtëtë drejt jetës së përjetshme dhe të çlirojnë shpirtrat e tyre nga mundimet që po durojnë.

Kjo dhuratë gjithashtu do të bëj të mundur që të identifikosh profetët e rremë.

Ti do ta kuptosh menjëherë se kush vjen në Emrin Tim dhe kush nuk vjen.
Në fillim do të ndjesh një shqetësim të tmerrshëm frike sepse do ta njohësh punën e Satanit. Ti do ta kuptosh menjëherë kur ai të jetë I pranishëm tek të tjerët.

Kur ai do të sulmoj përmes të tjerëve, ti do të ndjesh sikur je goditur me shkelm në bark.

Ti do të vij përzjerje kur të vish ballë për ballë me dikë kur shpirti I tij është vjedhur nga Satani dhe do të dridhesh dhe do të merren mënd.

Ti do të flasësh me këta shpirtra dhe fjalët e Mia dhe me një forcë që nuk do ta njohësh se është e jotja.

Shumë që do të vijnë tek ty me shpirtra të pastër do ta ndjejnë dritën dhe praninë Time të kaloj mes trupave të tyre.

Vetëm pak nga ata me zemër të përulur dhe dashuri të thellë për Mua nuk do ti përgjigjen Shpirtit Tim të Shenjtë që e ka vërshuar shpirtin tënd.

Bija Ime kjo është tani një fazë e vështirë e misionit tënd.

Urrejtja do të shtohet kundër teje.

Ty do të thonë se kjo punë është nga Satani.

A nuk e dini se si Satani, mashtruesi, punon? Ai I bind shpirtrat e mirë se kur Fjala Ime flitet, ajo nuk vjen nga Unë?

Ai përpiqet t'i bindi të tjerët, përmes frikës që kanë për të, se gjithcka e tij është e pranishme tek të tjerët.

Ai shkakton dyshime dhe ankth tek shpirtrat duke I mashtuar ata. Duke I verbuar ata ndaj të vërtetës dhe duke I penguar të marrin hiret që janë zgjedhur nga Unë për t'i pastruar këta shpirtra.

Ata që ai sulmon më tepër janë ata që janë më afër Meje.

Kjo nuk përfshin vetëm visionarët dhe profetët por vetë ata shpirtra që më duhen për të formuar ushtrinë Time.

Kjo ushtri do ta mposhti Satanin. Ai e di këtë dhe kurrë nuk do të heqi dorë në kërkimin për shpirtra.

Megjithatë mbaje mënd këtë. Satani nuk e ka fuqinë që Unë kam. Ai nuk mund ta mposhti Trininë e Shenjtë. Ai është I pafuqishëm kundër Nënës Sime të cilës I është dhënë autoriteti ta shkatërroj atë. Ai e ka frikë atë.

Të gjithë ata që e vënë në dyshim fjalën Time, të dhënë përmes këtyre mesazheve, ju lutem t'i kërkojnë Nënës Sime të dashur t'i sjelli ata sa më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Kërkojini asaj t'ju mbuloj me mantelin e saj të shenjtë dhe t'ju japi mbrojtjen që ju duhet nga I ligu.

Kujtoni se I ligu është I mbushur me urrejtje.

Kur ju të gjeni urrejtje të çdo lloji në zemrat tuaja, sidomos drejt lajmëtarëve të Mi të shenjtë, dijeni se Satani ju ka tunduar në mëkat.

Kjo është koha kur ju duhet të më kërkoni Mua hiret për tju bërë të fortë.

Kujtoni, Unë kurrë nuk do tja kthej shpinën Time asnjërit prej jush përfshi edhe ju që I urreni lajmëtarët e Mi dhe ju që më refuzoni Mua.

Shpëtimtari Juaj I dashur
Jesu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-hatred-will-mount-against-you-you-will-be-told-that-this-work-is-from-satan/

Virgjëra Mari: ‘Koha që Unë do ta shtyp gjarprin po afrohet’

E Martë, 10 Prill 2012, ora 20:45

Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Tokës. Unë jam Zonja e Papërlyme, Virgjëra Mari, Nëna e Jesusit I cili erdhi në trup.

Bija ime, koha për triumfin e Zemrës Sime të Papërlyme është afër.

Koha që unë do ta shtyp gjarpërin po afrohet. Por deri atë ditë kur Satani dhe djajtë e tij të hidhen në shkretëtirë, do të shpërthej shumë rrëmujë në tokë.

Për besimtarët e Birit Tim  do të jetë një periudhë mundimesh. Ata do të tërhiqen në dy drejtime të ndryshme nga Kisha Katolike.

Njëra gjysëm do të besoj, sipas detyrës,  në ndjekjen e Profetit të Rremë, Papën që do të ndjeki Papa Benediktin XVI.

Ai, bisha, është I veshur si gjengj por nuk do të vij nga Ati Im, Zoti I Gjithpushtetshëm dhe do të gënjej shpirtrat e shkretë përfshi priftërinj, peshkopë dhe cardinal.

Shumë do ta ndjekin atë dhe do të besojnë se ai është I dërguar nga Zoti për të sunduar në Kishën e Tij në tokë.

Për fat të keq, shumë shpirtra do të ndjekin mësimet e tij të cilat do të jenë një fyerje për Atin Tim.

Të tjerët, të mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe që kanë marrë hirin e dijes për arsye të shpirtit të përulur, do ta dinë menjëherë se një mashtrues është I ulur në Kishën në Rromë.

Papa I ri I rremë tashmë po thur intriga, madje para se të hipi në fronin e Vëndit të Piterit, për të mohuar mësimet e Birit tim. Pastaj ai do të më mohoj mua, Nënën e Bekuar të Zotit dhe do ta vër në lojë rolin tim si Bashkë-Shpëtimtare.

Bija ime, roli yt do të bëhet akoma më I vështirë se më parë. Sepse shumë nga fëmijët e mi janë të paqartë.  Fyerjet që ti has për ditë, vuajtjet që duron për hir të Birit tim do të shtohen.

Kurrë mos ki frikë ti tregosh botës të vërtetën bija ime.

Ti po bëhesh edhe më e fortë si rezultat I vuajtjeve fizike dhe mendore që po pranon në emër të Birit tim për të shpëtuar shpirtrat.

Çdo përpjekje, sidomos nga një grup në Kishën Katolike, do të bëhet për të mohuar mesazhet që unë të jap ty.

Bindja dhe besnikëria jote ndaj meje dhe Birit tim të dashur do të testohet si kurrë ndonjëherë më parë.  Kjo mund të çoj që të shmangesh, por nëse kjo ndodh, nuk do të zgjasi shumë.

Lutu, bija ime, për të gjithë fëmijët e Zotit që, edhe pse nuk është faji I tyre, po përfshihen në betejën finale të shpirtrave.

E gjitha kjo do të ndodhi sepse është e përfshirë në Librin e Atit tim.

Të gjithë ëngjëjt në Qiell të mbrojnë ty, bija ime, në këtë mision disi të vetmuar.

Gjithmonë kujto se sa e rëndësishme është lutja.

Lutuni, lutuni, lutuni sepse pa lutje, sidomos lutjen e Rosares sime të Shenjtë, Satani mund t'ju largoj nga Fjala e Shenjtë e Birit tim të Çmuar.

Kujto gjithashtu rëndësinë e argjërimit sepse e mban mashtruesin shumë larg nga ju.

Pa lutje të rregullt, bijtë e mi, do ta keni të vështirë të qëndroni pranë Birit tim.

Kurrë mos kini frikë për të ardhmen fëmijë sepse sa herë që qëndroni afër Birit tim ju do të jeni të mbrojtur.

Dhe do t'ju jepen hiret e nevojshme për të pregatitur shpirtrat tuaj dhe të familjeve tuaja për Epokën e Re të Paqes që është parashikuar kohë më parë.

Nëna Juaj e dashur
Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-the-time-for-me-to-crush-the-serpent-is-drawing-nearer/

Monday, 16 April 2012

Virgjëra Mari: ‘Periudha e Paqes për të cilën fola në Fatima është harruar’

E Hënë, 9 Prill 2012, ora 10:00

Bija ime, bota do të kaloj ndryshimet e fundit ndërsa beteja për shpirtrat intensifikohet.

Satani do ta lëndoj Kishën Katolike dhe Unë, Nëna e Zotit, do të implikohem në përçarjen e Kishës.

Roli Im si Bashkë-Shpëtimtare, Ndërmjetëse dhe Mbrojtëse nuk është pranuar nga grupet e ndara në Kishën Katolike.

Unë nuk jam e pranuar në shumë pjesë sipas rolit që duhet të luaj në shpëtimin e shpirtrave.

Biri im është lënduar kaq shumë nga mënyra se si Unë, Nëna e Zotit, jam hequr.

Roli Im si shkatërruese e gjarpërit nuk është kuptuar.

Unë jam e bekuar me hiret dhe fuqinë të mund dhe të shkatërroj të Ligun.

Ai, I Ligu, ka shumë ndjekës nga brënda Kishës Katolike që e kundërshtojnë fuqinë që më është dhënë nga Zoti Më I Larti.

Periudha e Paqes për të cilën kam folur në Fatima është harruar.

Kjo Periudhë e Paqes do të ndodhi pas Ardhjes së Dytë të Birit tim dhe do të zgjasi 1,000 vjet.

Kjo do të ndodhi kur Qielli dhe Toka do të bashkohen si një Parajsë e Re e lavdishme.

Për shkak të besimit të fëmijëve të mi dhe përkushtimit të tyre nga meje, Nënës së tyre të dashur, shumë shpirtra do të hyjnë në Parajsën e Re.

Satani tani po punon fortë për të bindur pjestarët e Kishës Katolike që kjo nuk do të ndodhi.

Roli im si Nëna e Shpëtimit dhe Bashkë-Shpëtimtarja duke punuar përkrahë Birit Tim Të Dashur për të lajmëruar Ardhjen e Dytë është mohuar.

Fëmijë lutuni që ata shpirtra, viktima të mashtruesit brënda Kishës Katolike, të mos I largojnë fëmijët e mi nga momenti I shpëtimit.

Lutuni që Papa Benedikt të mund ta ndaloj këtë ligësi që po përshkon Kishën Katolike.

Kurrë mos u dorëzoni në luftën për t'i bërë ballë të vërtetës.

Premtimi I Birit Tim për t'u kthyer dhe t'i sjellë njerëzimit jetën e përjetshme ne Parajsë do të realizohet. Por Ai do të kundërshtohet në çdo hap nga ata shpirtra që e kanë lejuar mashtrimin e të ligut t'ja u kthej mëndjen.

Besnikëria ndaj Birit tim brënda Kishës do të dobësohet.

Roli Im si Bashkë-Shpëtimtare, Ndërmjetëse dhe Mbrojtëse nuk do të pranohet.

Lutuni që priftërinjtë e Birit Tim të qëndrojnë të fortë dhe të mbrojnë të vërtetën.

Nëna Juaj e Dashur
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-the-era-of-peace-i-spoke-about-in-fatima-has-been-forgotten/

Jesu Krishti: ‘Qielli dhe toka do të bëhen një. Njëra nuk do të egzistoj pa tjetrën.’

E Dielë, 8 Prill 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur koha për mbretërimin Tim në tokë po afrohet dhe ka vetëm aq kohë sa njerëzimi të mbërthej mëshirën Time dhe të pendohet.

Është gjithashtu e rëndësishme që Kisha Ime ta pregatisi turmën e saj për jetën e përjetshme dhe të përdori çdo mundësi për të inkurajuar bashkim.

Kjo është një periudhë e rëndësishme e vitit dhe ju duhet të ktheheni tek Unë, Jesusi juaj, dhe të luteni për hiret për t'u siguruar se ju, ndjekësit e Mi, e keni  forcën  e bindjes për të përhapur të vërtetën e Ardhjes Sime të Dytë.

Vuajtjet e njerëzimit dhe ato të Atit Tim të Përjetshëm dhe Mua, Birit të Tij të dashur, përfundimisht po arrijnë në një fund.

Sundimi i Satanit në tokë do të ndaloj dhe Unë do të marr fronin Tim që më takon.

Ndërsa mbretërimi Im brënda Kishës Sime do të thotë që Shpirti Im është I pranishëm, me hiret e mëdha që ju ofrohen shpirtrave të merituar, vetëm kur Satani të jetë lidhur, atëherë do të përmbushet përfundimisht vullneti I Atit Tim.

Asnjë njeri nuk e kupton me të vërtetë se çfarë është Jeta e Përjetshme.
Asnjë njeri nuk e kupton plotësisht se çfarë do të ndodhi në Ardhjen Time të Dytë.

Asnjë njeri, për arsye të kufizimeve që njerëzimi ka në të kuptuar, nuk mund ti dijë  planet e Mia për mbledhjen e 12 kombeve të Mia në tokë.

Shumë besojnë se Ardhja Ime e Dytë është fundi I botës.

Mund të jenë ditët e fundit si e njihni ju por është vetëm fillim I një të ardhme të lavdishme e planifikuar nga Ati Im I Përjetshëm për të gjithë fëmijët e Tij.

Qielli dhe toka do të bëhen një.

Njëra nuk do të egzistoj pa tjetrën. Të drejtët do të jetojnë në Parajsën Time të Re dhe do të ketë bollëk të madh në të gjitha gjërat.

Kaq shumë mbrekulli sa kurrë nuk mund të përshkruhet në terma njerëzore. Paqe dhe gëzim I madh do të ndjehet nga çdo shpirt që gëzon të drejtën të jetë pjesë e Mbretërisë Sime.

Zemra Më thyhet kur shikoj frikë në sytë tuaj fëmijë kur Unë I referohem ditëve të fundit.

Në vënd të kësaj, Unë kërkoj që ju të besoni në dashurinë Time të madhe për të gjithë ju dhe dijeni se premtimi Im është se ju do të ndjeheni me të vërtetë si në shtëpi me Mua dhe trishtimet tuaja do të zhduken përjetësisht.

Parajsa e Re që Unë premtoj do ti shfaqet njerëzimit shumë shpejt.

Mos çoni dëm as edhe një moment të fetëm në frikë. Gëzojuni. Shikoni përpara për të ardhmen.

Kini besim të plotë tek Unë sepse Unë ju dua aq shumë sa kurrë nuk do t'ju lë në baltë.

Lutuni që të gjithë fëmijët e Mi të jenë të përulët në zemër dhe të pranojnë çelësat e Parajsës.

Jesusi Juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/heaven-and-earth-will-become-one-one-wont-exist-without-the-other/

Sunday, 15 April 2012

Jesu Krishti: ‘Unë jam Kisha. Kisha u themelua nga Unë dhe ajo kurrë nuk do të zhduket’

E Shtunë, 7 Prill 2012, ora 10:00

Bija Ime e dashur përçarja për të cilën të kam folur ka filluar në Kishën Katolike.

Mësimet e Mia, të cilat kurrë nuk kanë ndryshuar, që nga koha kur Shkrimet e Mia të Shenjta përfunduan me Librin e Zbulesës, tani po vihen në dyshim.

Ka patur një numër sfidash, opinionesh dhe vlerësime teologjike mbi Fjalën Time të Shenjtë gjatë shekujve.

Shumë njerëz të mirë i kanë vënë në pyetje udhëzimet dhe mësimet që Unë i dhashë njerëzimit.

Disa nga mësimet e Mia u hoqën, u analizuan, u kërkuan interpretime të reja dhe më pas u pranuan.

E prapë se prapë kjo ka qënë e panevojshme. Sepse e vërteta ju dha njeriut nga profetët që erdhën para Meje dhe më pas nga Unë gjatë kohës Sime në tokë.

E vërteta kurrë nuk ka ndryshuar. E vërteta është e thjeshtë.

Informacione të tjera, që nuk gjenden në Shkrimin e Shenjtë ju dhanë botës si një dhuratë përmes shpirtrave të zgjedhur vetëm për një arsye. Për t'ju ndihmuar të meditoni mbi sakrificën Time për njerëzimin, si dhe t'ju tregoj dhe t'ju kujtoj për dashurinë që Unë mbaj për ju në zemrën Time për të gjithë fëmijët e Zotit.

Çdo zbulim hyjnor që i është dhënë botës sot është për të ndihmuar për pregatitjen për Jetën e Përjetshme.

Mësimet e Mia, të nderuara nga Kisha e Shenjtë Katolike dhe Apostolike, tani po sulmohen në sfidën e parë të shumë të tjerave që do të çojnë në ndarjen e Kishës.

Ligje të reja do të futen për t'ju përshtatur mendimit modern dhe kështu ata të ulen rehat me ata që, me krenari në shpirtrat e tyre, e ndjejnë të nevojshme të qetësojnë njerëzimin sesa të tregojnë bindje ndaj mësimeve të Kishës.

Unë jam Kisha. Kisha u themelua nga Unë dhe ajo kurrë nuk do të zhduket.

Shumë, përfshi ata brënda dhe jashtë Kishe, do të përpiqen ta shkatërrojnë strukturën e saj.

Lutuni që Prifti Im I Shenjtë Papa Benedikt XVI të qëndroj i fortë mes opozitës që do të përballet tani.

Kjo është një përpjekje e qëllimtë nga ata që janë të lidhur me Profetin E Rremë për të krijuar një kishë të re.

Këta njerëz dinakë do të bëjnë që ju të besoni se do të jetë e njëjta Kishë por nuk mund të jetë.

Si mundet që Kisha Ime, me ligje të reja, me versionin e shtrëmbëruar të së vërtetë që Unë I dhashë botës, të më përfaqësoj Mua?

Nuk është e mundur. Prandaj edhe Ati Im do ta drejtoj Kishën e Tij, besimtartët e Tij besnik, nga Qielli.

Ai do ti mbaj çelësat deri në Ardhjen e Dytë kur Jerusalemi I Ri do të ngrihet, Kisha e vetme Katolike, nga hiri për tu deklaruar nga të gjithë fëmijët e Zotit, të gjitha fetë dhe besimet në një.

Kjo është edhe mënyra në të cilën është parashikuar të jetë në bashkim të plotë dhe final në Epokën e Re të Paqes në tokë.

I dashuri Juaj Jesu Krisht

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-am-the-church-the-church-was-founded-by-me-and-it-can-never-die/

Saturday, 14 April 2012

Jesu Krishti: ‘Pashkët është koha kur vdekja Ime në kryq meditohet si duhet’

E Premte, 6 Prill 2012, ora 22:20

Bija Ime e dashur sa më ngushëllon në kohën e vuajtjes Sime. Sa shumë më jep dashuri dhe ngushëllim që kaq shumë e dëshiroj nga shpirtrat. Oh sikur të gjithë shpirtrat të bashkonin dhe të gërshetonin zemrat e tyre me Timen, Familja e Shenjtë e Zotit do të ishte e kompletuar. Vetëm kur të gjithë shpirtrat kanë shpëtuar atëherë do të bëhet Vullneti Hyjnor I Atit Tim.

Pashkët është një kohë kur vdekja Ime në Kryq meditohet si duhet dhe ringjallja Ime se vdekuri pranohet plotësisht për lirinë që I sjell njerëzimit.

Ringjallja Ime do të thotë se të gjithë ju që më doni Mua dhe shpallni Fjalën Time të Shenjtë do të ringjalleni së vdekuri gjithashtu.

Të gjithë ata që kanë vdekur në gjëndjen e hirit dhe të favorizuar nga Ati Im do të ngjallen së vdekuri në lavdi ditën që Unë do të vij për të gjykuar.

Ata do të bashkohen me ata që janë të gjallë jo vetëm me trup por edhe në Shpirtin e Zotit dhe do të shpërblehen me jetën e përjetshme.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë premtimin Tim.

Të gjithë ata që I kanë emrat të shkruajtur në Librin e Jetës do të ngjallen në trup, mëndje dhe shpirt, të çliruar nga prishja e trupit si dhe në bashkim të plotë me Mua.

Të gjithë ata të zgjedhur do të jetojnë sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim.
Ju do të jetoni në dashuri, paqe dhe harmoni gjatë Mbretërimint Tim të Lavdishëm në tokë për 1000 vjet.

Ju do të bashkoheni në lavdi me ringjalljen e parë të të vdekurve. Këta shpirtra përfshi edhe familjen dhe miqtë tuaj të dashur që janë menduar të përshtatshëm të hyjnë në Parajsën Time të Re në Tokë.

Kjo është jeta që ju të gjithë duhet të kërkoni. Le të mos ketë asnjë dyshim.
Për ata shpirtra të shkretë që nuk mund ta pranojnë të vërtetën e egzistencës Time apo të premtimit Tim për të gjykuar të gjallë e të vdekur, do ti shkulin flokët kur të përballen me fatin e tmerrshëm që I pret kur e vërteta të zbulohet.

Për këta, besimtarë, duhet të keni kujdes gjithashtu.

Shumë prej jush që nuk më duan Mua aq sa duhet apo nuk më vlerësojn Mua bën gabim kur beson se mëshira Ime e nënvlerëson mëkatin kur nuk ka pendim.

Mëshira Ime është e bollëkshme, Unë dua te jap pa masë hiret e Mia mbi çdo mëkatar. Por ka nga ata, që janë të vetëkënaqur në përshtypjen e rremë se njohuira që kanë për mësimet e Mia është e mjaftueshme për t'i shpëtuar.

Ata janë indiferentë ndaj dashurisë Sime. Ata nuk kanë një zemër të butë, kanë fare pak përulje në shpirtrat e tyre dhe besojnë se për disa mëkate nuk ja vlen të pendohesh.

Kjo mënyrë e të menduarit është e rrezikshme dhe shërben vetëm për ti larguar më tej këta shpirtra nga Unë.

Nuk ka as edhe një mëkat fare të vogël që mund të shpërfillet. Falja do të jepet vetëm kur je penduar. Ju mund të pendoheni vetëm kur jeni të çliruar nga krenaria dhe jeni të përulur në zemër.

Gëzoni fëmijët e Mi këtë Pashkë. Ashtu si Vdekja Ime në Kryq ju dha dhuratën e shpëtimit, ishte ringjallja Ime së vdekuri ajo që do t'ju japi Jetën e Përjetshme që është planifikuar nga Ati Im I Përjetëshëm për kaq kohë.

Ju keni shumë për të pritur përpara. Sepse jeta e përjetshme e premtuar do të thotë pikërisht këtë. Jëta e Përjetshme në trup, mëndje dhe shpirt.
Është e rëndësishme që ju përpiqeni për këtë jetë të re dhe të prëgatisni shpirtrat tuaj.

Çdo përpjekje do të bëhet nga Satani dhe djajtë e tij t'ju bindi se jeta e përjetshme në Parajsën Time të Re nuk egziston. Se Ardhja Ime e Dytë është një gënjeshtër.

Priftërinjtë, klerikët dhe Kristianët e devotshëm do të jenë shënjestra e parë.

Lutuni, lutuni, lutuni tek Ati Im I Përjetshëm që t'ju mbroj me gjakun Tim të çmuar që asnjë nga ju të mos devijoj nga e vërteta.

I Dashuri Juaj Jesu Krisht
Shpëtimtar I Njerëzimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/easter-is-a-time-when-my-death-on-the-cross-is-contemplated-properly/

E Premtja e Zezë është dita që Unë dëshiroj, dhe sidomos këtë vit, të kujtohet për kuptimin e vërtetë të saj

E Enjte, 5 Prill 2012, ora 08:00

E Premtja e Zezë është dita që Unë dëshiroj, dhe sidomos këtë vit, të kujtohet për kuptimin e vërtëtë të saj.

Ati Im më dërgoi Mua në botë dhe më ofroi Mua si një shpërblesë për të shpëtuar botën nga Flakët e Ferrit.

Unë erdha t’ju shërbej ju fëmijë dhe jo t’ju dënoj. Vdekja Ime ishte një hir i veçantë, pa asnjë detyrim nga ana juaj vetëm ta pranoni dorën e Mëshirës që ju jepet nga Ati Im I Përjetshëm.

Kjo dhuratë u ofrua që të lejoj njerëzimin të marri dhuratën e faljes që edhe ata të mund të bëhen të aftë të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Para se të kryqësohesha Unë, mora pjesë në Darkën e rëndësishme të Pashkëve me Apostujt e Mi natën para Vdekjes Sime në Kryq.

Kjo Darkë e Fundit jep një dhuratë tjetër të veçantë. Dhurata e festimit të Eukaristisë së Shenjtë është një sakrament i dashurisë për t'ju pajisur me një dhuratë të veçantë ku ju mund të më merrni Mua me të vërtetë në Kungimin e Shenjtë.

Prania Ime e vërtetë, që gjendet në Eukaristinë e Shenjtë në botë sot dhe festohet gjatë Meshës së Shenjtë ju jep hire shumë të veçanta atyrë që janë në gjëndje mirësie, që më duan Mua dhe më pranojnë Mua.

Prania Ime mund të ndjehet në një mënyrë që do e forcoj besimin tuaj kur ju e pranoni që jam me të vërtetë i pranishëm në Eukaristinë e Shenjtë.

Nëse ju e refuzoni praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, ju refuzoni një nga dhuratat më të rëndësishme që lashë pasë kur erdha në tokë të shlyej mëkatet tuaja.

Unë vdiqa për t'ju shpëtuar ju dhe kjo është në vetvete, një dhuratë e madhe.
Por unë ju lashë një dhuratë shumë të veçantë ku ju mund të Më merrni Mua në mëndje, trup dhe shpirt.

Pranojeni Praninë Time dhe shpirti juaj do të afrohet në një bashkim të vërtetë me Mua.

Më pranoni Mua.
Mos më braktisni Mua
Mos më mohoni Mua

Besoni, pa asnjë dyshim në zemrat tuaja, se ishte për shkak të Dashurisë së Zotit, Atit, që këto Dhurata u dërguan tek ju.

Reflektoni tani mbi të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Mos e pranoni Kryqëzimim Tim pa pranuar dhuratat që ju ofrohen në Darkën Time të Fundit. Sepse nëse e bëni këtë, ju do t'i mohoni shpirtit tuaj ushqimin e jetës.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari I Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/05/good-friday-is-the-day-i-desire-and-this-year-especially-to-be-remembered-for-what-it-really-means/