Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 25 April 2012

Madje dhe ata, që kryejnë mëkat të tmerrshëm, janë të dashur prej Hyjit Atë

E Premte, 20 Prill 2012, në 15:45

Bija Ime tejet e dashur, fëmijëve të Mi duhet t’iu tregohet për Dashurinë e thellë që Unë e mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për çdo fëmijë të lindur në këtë Tokë.

Madje dhe ata, që kryejnë mëkat të tmerrshëm, janë të dashur prej Hyjit Atë.

Secili prej jush është një fëmijë i Hyjit.

Për këtë arsye ju abuzoheni, mundoheni dhe lëndoheni nga Satani dhe djajtë e tij.

Ata mëkatarë të ngurtësuar, pjesëtarë të ushtrisë së Satanit, që e dinë se Hyji Ekziston, por që zgjedhin të adhurojnë bishën, ta dinë këtë.

Pavarësisht se sa shumë adhurime ju i bëni Satanit, dijeni, se ai nuk ju do.

Ai ju urren dhe do t’ju shkatërrojë.

Premtimet e tij për t'ju ofruar një parajsë, si në Tokë ashtu edhe përtej, janë gënjeshtra boshe.

Shumë shpejt do t’ju jepet prova e Dashurisë Sime për ju. Nuk do të ketë asnjë dyshim në zemrën tuaj se Unë, Jezusi juaj i dashur, dëshiroj t’ju përqafoj, t’ju fal dhe t’ju sjell paqen e përjetshme, dashurinë, gëzimin dhe lumturinë në Mbretërinë Time të Re, Parajsën e Re.

Kurrë mos kini frikë t'i ktheni shpinën jetës që udhëhiqni, në të cilën i adhuroni të gjitha dhuratat e perceptuara të pasurisë, seksit dhe rehative të tjera materiale të ofruara nga Satani, mbretëria e të cilit në këtë Tokë do të përfundojë së shpejti.

Vetëm Unë, Jezusi juaj i dashur, mund t’ju shpëtoj.

Mëshira Ime është kaq e Madhe saqë Unë do t’ju fal çdo gjë kur ju të ndjeni pendesë. Nxitoni, ejani tek Unë tani.

Mos e çoni dëm as edhe një sekondë, sepse lumturia e të ardhmes suaj është në rrezik.

Unë ju premtoj Jetën e Përjetshme, paqen, dashurinë, gëzimin dhe një Parajsë të bukur ku ju do të merrni dashuri e kujdes dhe ku nuk do të keni nevojë për asgjë.

Nëse nuk mund ta pranoni Dorën Time të Mëshirës tani, atëherë kur të vijë koha në ditën e fundit, do t’ju jepet edhe një mundësi tjetër që të më kërkoni Mua Mëshirë. 
Kur kjo Ditë të vijë, shumë prej jush do ta kuptojnë gabimin që kanë bërë.

Unë akoma do t'ju përqafoj përsëri, si një fëmijë i Hyjit i humbur prej kohësh dhe shumë i dashur, pavarësisht se sa shumë keni vuajtur nga dora e të ligut.

Gjithçka që do ju duhet të bëni do të jetë të më thërrisni Mua dhe të kërkoni Mëshirën Time.

Nëse jeni të përfshirë, në këtë periudhë, në ndonjë rrjetë mashtrimi dhe ligësie prej të cilës nuk arrini të shpëtoni, atëherë Unë ju kërkoj që të më thërrisni Mua duke recituar këtë lutje:

Lutja e Kryqëzatës (46) Më liro nga prangat e Satanit

O Jezus, unë jam i humbur. 
Jam i ngatërruar dhe ndjehem si një i burgosur i kapur në një rrjetë nga e cila nuk mund të shpëtoj. Unë kam besim tek Ti, Jezus, që të më vish në ndihmë dhe të më lirosh nga prangat e Satanit dhe djajve e tij.

Më ndihmo, sepse unë jam i humbur. Unë kam nevojë për dashurinë Tënde që të më japë forcën për të besuar në Ty dhe për të shpresuar në Ty, që të shpëtohem nga kjo e ligë dhe të më tregohet Drita, për të gjetur më në fund paqen, dashurinë dhe lumturinë. Amen.