Kerko Mesazhet ketu

Friday 13 April 2012

Mrekullitë e Mia të reja do t’i paraqiten botës

E Shtunë, 31 Mars 2012, në 11:00 

Bija Ime tejet e dashur, ti duhet të qëndrosh trime përgjatë vuajtjeve të tua dhe të mos e lejosh frikën të të hyjë në zemër. 
Me të vërtetë, së bashku me Mua, vuajtja jote përkon me javën që përkujton Vdekjen Time në Kryq.

Kjo nuk është një rastësi. Sepse vuajtja që ti dhe shpirtra të tjerë të zgjedhur po duroni gjatë kësaj jave, do të shpëtojë miliona shpirtra nga flakët e Ferrit.

Ashtu si Unë durova dhimbje, torturë dhe vdekje për ta shpëtuar njerëzimin nga dënimi i përjetshëm, në të njëjtën mënyrë edhe shpirtrat viktimë i shpëtojnë shpirtrat e tjerë, me qëllim që atyre të mund t’iu jepet Dhurata e Jetës së Përjetshme.

Pavarësisht se sa e vështirë dhe e frikshme është kjo vuajtje, gjithmonë kujtoni Dhuratën që ajo përfaqëson për njerëzimin.

Fëmijë, ndërsa Java e Shenjtë fillon, ju lutem meditoni mbi Mundimin Tim në Kryq.

Jo vetëm mbi vuajtjen, por mbi Dhuratën e lirisë që ajo ia ofron të gjithë njerëzimit.

As edhe një shpirt, përfshirë edhe mëkatari mizor dhe i thekur, i ndikuar nga Satani, nuk do të përjashtohet nga Mëshira Ime.

Mëshira, e cila ka qenë bërë e mundur, për shkak të Dhuratës që Ati Im i Dashur i dha botës.

Kur Ai më dërgoi Mua, një të vetmin Bir të Tij, Ai bëri Sakrificën më të madhe nga të gjitha.

Kjo Sakrificë, provë e Dashurisë së Tij të zjarrtë për të gjithë fëmijët e Tij, ka treguar se është e mundshme për ta shkatërruar Satanin një herë e përgjithmonë.

Për shkak të vullnetit të lirë, që i është dhënë njerëzimit nga Ati Im, çdo njeriu do t'i jepet që të zgjedhë.

Ju ose do të jeni për Atin Tim ose kundër Tij.

Ju do të zgjidhni ose Parajsën e Jetës së Përjetshme ose tmerrin e Ferrit.

Satani, meqenëse ditëve të tij pothuajse po iu vjen fundi, nuk do të qëndrojë ulur, ndërsa mrekullitë e Mia të reja do t'i paraqiten botës në këtë kohë.

Jo vetëm që ai do të sulmojë shpirtrat e errët, për t'i tunduar ata më tej brenda errësirës dhe më pranë territorit të tij, por do të shënjestrojë edhe të Krishterë të devotshëm.

Mrekullitë për të cilat Unë flas janë së pari, komunikimet e Mia përmes teje, bija Ime. Zëri Im po dëgjohet dhe kthimet në besim po shumëfishohen.

Miliona shpirtra po pranohen tani nga Unë, përmes këtyre Mesazheve.

Mrekullitë e tjera përfshijnë Dhuratën e madhe të Mëshirës Sime, që Unë do ta sjell në botë së shpejti, kur Paralajmërimi të ndodhë.

Për herë të parë çdo burri, gruaje dhe fëmije do t’i jepet prova se, jo vetëm që Hyji Atë, Ekziston, por që edhe Unë, Jezu Krishti, Biri i Tij i vetëm, gjithashtu Ekzistoj.

Kjo do të thotë se të gjitha fetë, përfshirë edhe populli Hebre, populli Im i zgjedhur, nga i cili Unë erdha, do ta kuptojë të Vërtetën.

Mrekullia e konvertimit global do ta tërbojë Satanin, i cili nuk do të dorëzohet as edhe në atë fazë. Ato shpirtra të shkretë, që janë tashmë në mëkat të tmerrshëm, do ta kenë shumë të vështirë për t’u shkëputur prej tij.

Mrekullitë e tjera do të përfshijnë ngjarje globale të lidhura me çudira ekologjike, të cilat do të jepen nga Ati Im prej Dashurisë së Tij për Dy Dëshmitarët e Tij, të Krishterët dhe Hebrenjtë.

Këtyre dy Besimeve do t’iu jepet fuqi, kur ato të jenë duke u persekutuar.

Armiqtë e tyre do të vuajnë, kur të ushtrojnë keqtrajtim të tmerrshëm mbi ta.

Dhe pastaj do të jetë Ardhja Ime e Dytë, mrekullia më e madhe që nga Ringjallja Ime.

Kjo do të jetë Dita kur Unë të vij për të Gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.

Kjo është Dita kur Unë vij për ta mbledhur familjen Time, që ne të bëhemi një.

Ky do të jetë fillimi i Mbretërisë Sime, kur Qielli e Toka të bashkohen në një, për 1,000 vjet.

Në këtë kohë, të gjithë do të jetojnë sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim.

Jezusi juaj i dashur