Thursday, 31 May 2012

Hyji Atë: “Vuajtjet në botë i janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jesus, në këtë kohë”

E Mërkurë, 23 Maj 2012, ora 15:38

Bija Ime e dashur tregoju fëmijve të Mi për dashurinë dhe mbrojtjen që Unë ju ofroj atyre që më thërrasin Mua.

Fjala Ime e Shenjtë në tokë, më në fund, po dëgjohet dhe shumë shpirtra janë gati të hedhin hapin më të madh të besimit për të mbështetur Mëshirën Hyjnore të Birit Tim, Jesu Krisht.

Ata dinë fare pak se të hysh në Parajsën e re, Epokën e Re të Paqes, është veçse një gjë e thjeshtë.

Si fillim vështroni lart dhe pranojeni se jeni bijtë e Mi.
.
Pranoje se Unë e krijova secilin prej jush, asnjë nga ju nuk ishte një aksident, dhe se ju jeni fëmijët e Mi. Familja ime. Të dashurit e Mi.


Mirësia në Zemrën Time është plot me dashuri për secilin prej jush.

Shumë mendojnë se ngaqë Unë Jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, se Fuqia Ime më bën Mua krenar.

Kjo, sigurisht, nuk mund të jetë kështu.

Si mundet që dashuria e vërtetë e prindit për fëmijën të njolloset nga krenaria?

Unë vuaj për secilin prej jush. Unë lotoj për ata që janë të humbur për Mua.

Unë do të përdor çdo fuqi për t'i sjellë fëmijët e Mi të humbur përsëri në Familjen Time, Mbretërinë Time.

Imagjinoni një prind që është i refuzuar nga fëmija e vet. Dhimbja që ndjej nuk është për Mua, Atin e tyre, por për ata dhe për torturat që ata do të vuajnë nëse Unë nuk mundem t'i shpëtoj.

Vuajtjet në botë i janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jesus, në këtë kohë.

Përse e bëj Unë këtë? Përse e lejoj vuajtjen? Është për shkak të mëkatit.

Mëkatarët që nuk do të vijnë tek Unë me dëshirë mund të shpëtohen përmes vuajtjeve të të tjerëve.

Ata që vuajnë në këtë jetë do të shërbehen me Dhuratat e Mia në jetën tjetër.

Ndihma e ofruar lirshëm nga ata fëmijë që më duan Mua është një armë e fuqishme kundër fuqisë së Satanit.

Ata që luftojnë përkrah Birit Tim për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve mund të shpëtojnë gjithë njerëzimin.

Satani ka fuqi por vetëm atë që i është dhënë – një fuqi që nuk mund ti merret deri në Ditën e Gjykimit.

Shumë nga ju, bij të dashur, nuk i kuptoni ligjet Hyjnore që i lejojnë këto gjëra. Por të keni besim tek Unë kur Unë ju tregoj këtë.

Satani do ti grabisi shpirtrat e Fëmijve të Mi që nuk besojnë tek Unë apo mirësinë që Unë ju jap fëmijve të Mi.

Ai bëhet i pafuqishëm kur mëkatarët bëjnë sakrifica, përmes vuajtjeve, për të shpëtuar vëllezrit dhe motrat e tyre nga ferri.

Ai bëhet i dobët kur fëmijët e Mi luten për të shpëtuar ata mëkatarë.

Lutja është mburoja e fëmijve të Mi që duan të më ndihmojnë Mua të shpëtoj gjithë njerëzimin.

Mblidhuni së bashku, bijtë e Mi, me Birin Tim dhe më ndihmoni Mua të bashkoj më në fund familjen Time.

Më ndihmon t'ju sjell të gjitheve ju në Epokën e re të mbrekullueshme të Paqes.

Vetëm atëherë mund të bëhet Vullneti Im në tokë ashtu si edhe në Qiell.

Shkoni bij, Bashkohuni në lutje.

Punoni me Mua, Atin tuaj, për të ndihmuar në shpëtimin e familjes Sime.

Ati Juaj I Dashur
Hyji Më I Larti



Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-the-suffering-in-the-world-has-been-united-to-the-suffering-of-my-son-jesus-at-this-time/

Wednesday, 30 May 2012

Jesusi: “Libri Im I të Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën”

E Martë, 22 Maj 2012, ora 15:20

Bija Ime e dashur faza tjetër e këtij Misioni të Shenjtë është gati të shpaloset.

Libri Im I të Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën.

Kthimi në besim do të jetë i shpejtë dhe Fjala Ime e Shenjtë do të dëgjohet në të gjitha gjuhët.

Të gjithë fëmijët e Zotit, me radhë, do t'i përhapin Mesazhet e Mia dhe do të mbushen me Shpirtin e Shenjtë.

Buzët e tyre do të përmbajnë të Vërtetën dhe të gjithë do të profetizojnë në gjuhë të ndryshme që e Vërteta të mund të dëgjohet me shpejtësi.

Etja e fëmijve të Zotit që enden të hutuar për shkak të shpirtrave të tyre të boshatisur, do të shuhet. 

Uria për Praninë Time do të shuhet kur Unë do t'ju sjell këtyre shpirtrave ushqimin që ata kaq shumë kanë nevojë.

Kur kjo të ndodhi fare pak shpirtra në botë do të ngelen të panjohur ndaj Meshirës Sime të Madhe.

Merreni Dhuratën Time, Fjalen Time të Shenjtë, Librin Tim mbi të Vërtetën dhe përdoreni atë. Sepse pa atë ju do të jeni si një trup pa shpirt.

Kur ju të gëlltisni Fjalën Time të Dijes ju do të bëheni përsëri të plotë.
Kur ju të bëheni të plotë përsëri, ju do të jeni gati të vini me Mua në Epokën e Re të Paqes në tokë.

Prisni tani, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Fjala Ime e Shkruar do të jetë me ju shumë shpejt dhe ju do të gëzoni me dashuri dhe paqe në shpirt.


Ecni përpara të gjithë ju ndjekësit e Mi.


Ju, të dashurit tuaj dhe të gjithë besimtarët le të profetizojnë në Emrin Tim.

Ecni me Mua ndërsa Unë ju çoj drejt Jetës së Përjetshme.

Jesusi Juaj I Dashur
Shpëtimtari I Njerëzimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-book-of-truth-like-a-flame-will-spread-quickly-over-the-whole-world/

Jesusi: “Ora që Paralajmërimi të ndodhi po afrohet”

E Hënë, 21 Maj 2012, ora 20:15

Bija Ime e dashur ora që Paralajmërimi të ndodhi po afrohet.

Ka akoma kaq shumë punë për t'u bërë për të pregatitur shpirtrat për Mëshirën Time të Madhe.

Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që më duan Mua të luten fort për kthimin global që Unë e dëshiroj.

Kaq shumë do të vijnë duke vrapuar në Krahët e Mi, lehtësimi vërshon në shpirtrat e tyre, sepse ata e dinë se jam Unë, Jesusi I tyre I Dashur, që ju bëj thirrje.

Kaq shumë do ta luftojnë të Vërtetën kur t'ju paraqitet. Prova që Unë do t'ju zbuloj nuk do të mjaftoj të ndezi një flakë të vetme dashurie në shpirtrat e tyre.

Ata janë vjedhur prej Meje dhe përsëri nuk duan të çlirohen nga grabitesi i tyre, nga bisha, e cila i ka rrëmbyer shpirtrat e tyre.

Përhape Fjalën Time sa më shpejt të mundesh bija Ime.

Shpërfilli përqeshjet, nënqeshjet dhe talljet nga ata që përpiqen të të ndalojnë.

Ngrihu dhe shpalle Fjalën Time Më të Shenjtë me çdo kusht.

Ata që pohojnë se flasin në Emrin Tim dhe që përpiqen të të poshtërojnë janë duke më kryqëzuar Mua. Nuk je ti ai që ata torturojnë por, jam Unë, Shpëtimtari I tyre I Dashur.

Opinioni njerëzor nuk është i rëndësishëm. Ajo që ka rëndësi janë ata shpirtra që Unë kam dëshirë t'i shpëtoj.

Thoni Fushatën e Lutjes (55) Për t'u Pregatitur për Paralajmërimin

O Jesusi im i Dashur
Të lutem hapi zemrat
E të gjithë fëmijve të Zotit
Ndaj dhuratës së Mëshirës Tënde të Madhe

Ndihmoji ata ta pranojnë Mëshirën Tënde Hyjnore
Me dashuri dhe mirënjohje
Lejoji ata të bëhen të përulët para Teje
Dhe të lypin faljen e mëkateve të tyre
Që edhe ata të mund të bëhen pjesë
E Mbretërisë Tënde të Lavdishme
Amen

Së shpejti miliona në botë do ta dëgjojnë Thirrjen Time dhe më shumë shpirtra do të shpëtohen.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e recitimit ditor të Lutjes së Mëshirës Sime Hyjnore për të shpëtuar shpirtra.

Shkoni në paqe dhe në dashuri.

Jesusi Juaj i dashur


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-time-is-drawing-closer-for-the-warning-to-take-place/

Tuesday, 29 May 2012

Dy kometa do të përplasen, Kryqi Im do të shfaqet në një qiell të kuq

E Dielë, 5 Qershor 2011, ora 16:30

Bija Ime e dashur ora po afron. Paralajmërimi është tani afër. Me trishtim të madh duhet të them se shumë shpirtra nuk do t'i vënë veshin këtyre mesazheve për Paralajmërimin. Fjalët e Mia kanë rënë në vesh të shurdhët. Përse nuk do të dëgjojnë ata? Unë jo vetëm që po ju jap dhuratën Time të madhe të Mëshirës kur Unë do t'i derdh hiret e Mia mbi mbarë botën, po gjithashtu po përpiqem t'i pregatis ata për këtë ngjarje. Me miljona mëkatarë do të gëzojnë kur t'ju tregohet mëshira Ime e madhe. Të tjerët nuk do të kenë as edhe një mundësi për t'u shpenguar në kohë sepse do të vdesin prej tronditjes.

Bija Ime ti duhet të bësh çdo gjë të mundesh për të paralajmëruar botën. Sepse kjo ngjarje e madhe do të trondisi të gjithë. Ata do të shikojnë shenja të mëdha në qiell para se të ndodhi Paralajmërimi. Yjet do të përplasen me kaq forcë sa njerëzit do ta marrin spektaklin që shikojnë në qiell sikur është një katastrofë. Kur këto kometa të shfaqen do të krijojnë një qiell te kuq të madh dhe shenja e kryqit Tim do të duket në mbarë botën nga gjithkush. Shumë do të trëmben. Por Unë ju them të gëzoni sepse ju do të shikoni, për herë të parë në jetën tuaj, një Shenjë me të vërtetë Hyjnore që përfaqëson lajm të mbrekullueshëm për mëkatarët ngado.

Shikojeni kryqin Tim dhe do ta dini se mëshira Ime e madhe po ju jepet secilit prej jush, bijve të Mi të çmuar. Sepse ishte me dashuri të thellë e të vazhdueshme që Unë kisha për ju kur Unë vdiqa, vullnetarisht, në kryq për t'u shpëtuar. Kur të shikoni kryqet në qiell gjatë Paralajmërimit, ju do ta dini se kjo është shenja e dashurisë Sime për ju.

Lutuni ndjekësit e Mi të dashur që vëllezërit dhe motrat tuaja të gëzojnë kur dhe atyre t’ju tregohet prova e Egzistencës Sime. Lutuni që ata ta pranojnë se kjo është mundësia e tyre për t'u shpenguar në sytë e Mi. Se kjo vepër e madhe e Mëshirës do t'i shpëtoj shpirtrat e tyre nëse ata do të më lejojnë Mua t'i ndihmoj.

Juve do t'ju tregohet se si është të vdesësh në mëkat mortor.

Paralajmërimi do të jetë një përvojë pastrimi për të gjithë ju. Mund të jetë pjesërisht i pakëndshëm sidomos për ata që janë në mëkat të rëndë. Sepse për të parën herë do t'ju shfaqet se si do të ndjehet kur drita e Zotit të zhduket nga jeta juaj. Shpirtrat tuaj do të ndjejnë braktisjen që ndjejnë ata që vdesin në mëkat mortor. Ata shpirtra të shkretë që e lënë për tepër vonë për t'i kërkuar Zotit ti fali mëkatet e tyre.

Kujtoni se është e rëndësishme që Unë ju lejoj të gjithëve ju ta ndjeni këtë boshllëk në shpirt. Sepse vetëm atëherë ju do ta kuptoni më në fund se pa dritën e Zotit në shpirtrat tuaj ju nuk do të keni më ndjenja. Shpirti dhe trupi juaj do të jetë thjesht një enë boshe. Madje dhe mëkatarët e ndjejnë dritën e Zotit sepse Ai është I pranishëm tek çdo fëmij i Tij në tokë. Por kur ju vdisni në mëkat mortor, kjo dritë nuk egziston më.

Pregatituni tani për këtë ngjarje të madhe. Shpëtojeni shpirtin sa keni mundësinë. Sepse do të jetë vetëm kur drita e Zotit të largohet nga ju që do ta kuptoni më në fund boshllëkun, braktisjen dhe errësirën që Satani ju ofron e cila është plot me dhimbje dhe tmerr.

Mbushini shpirtrat tuaj. Gëzoni tani sepse Paralajmërimi do t'ju shpëtoj dhe do t'ju sjelli më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Mirëpriteni Paralajmërimin. Sepse atëherë do t'ju jepet prova e Jetës së Përjetshme dhe do ta dini sa e rëndësishme është.

Shpëtimtari juaj i Dashur
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit


Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/06/05/two-comets-will-collide-my-cross-will-appear-in-a-red-sky/

Jesusi: “Lutuni që të mund t’i dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë”

E Dielë, 20 Maj 2012, ora 18:10

Bija Ime e dashur thuaju fëmijve të Zotit se Profetët e Mi në botë sot do të refuzohen ashtu si u refuzuan në fillim.

Ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim sot, por që nuk i pranojnë mesazhet nga Zoti, do të përkrahen dhe pranohen.

Ata që e shpallin Fjalën Time të Shenjtë dhe që profetizojnë në Emrin e Atit Tim do të pësojnë refuzimin më të madh.

Priftërinjtë dhe klerikët do t'i sulmojnë Profetët e Mi sot sepse Satani i ka verbuar ata ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Le ta dij çdo njeri që përpiqet të ndaloj profetët e vërtetë të Zotit se ata do të kryejnë një mëkat të rëndë në Sytë e Zotit.

Shërbëtorët e shenjtë dhe ata që e shpallin të vërtetën e Mësimeve të Mia do të ndëshkohen nëse përpiqen të sabotojnë këtë Mision të Shenjtë.

Ata që nuk besojnë në Fjalën Time të Shenjtë që po i jepet botës në këtë kohë duhet të heshtin.

Sepse nëse nuk heshtni dhe më dënoni Mua do të jeni përgjegjës dhe do të qani dhe do të më luteni Mua që t'ju fal.

Atëherë dëmi që keni shkaktuar do të ndjehet në ato shpritra që do të humbasin.

Kurrë mos e refuzoni Fjalën Time të Shenjtë që po ju jepet me anë të profetëve.

Mbështeteni dhe pranojeni sepse duhet shumë punë për të pregatitur gjithë njerëzimin për Mbretërinë Time të Re.

Kujtojeni këtë.
Kur Njeriu e mohon Fjalën Time kjo pritet kur Satani të bredhi në tokë.
Kur një shërbëtor besnik i Zotit më refuzon Mua kjo është si një shpatë që më shpon tej për tej.

Eshtë refuzimi më I dhimbshëm nga të gjitha.

Ejani tek Unë të gjithë ju. Nëse nuk besoni atëherë lutuni që e Vërteta t'ju shfaqet sa më shpejt.

Nëse jeni në ndonjë dyshim, kthehuni nga Unë dhe më kërkoni t'ju hap zemrën tuaj.

Më lejoni t'ju mbush me hire që edhe ju të më ndihmoni Mua t'i mblesh shpirtrat në çdo pjesë të botës në kohën e duhur.


Mos besoni se Ardhja e Dytë mund dhe do të ndodhi pa ndihmën e profetëve të Mi, të dërguar për t'ju pregatitur të jeni të aftë të hyni në Mbretërinë Time.

Lutuni që ju mund ti dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë.

Mjerë ata që do t'i përçajnë profetët e Mi sepse do të përgjigjen për fyerjet e tyre kundër Atit Tim të Shenjtë, Hyjit më të Lartë.

Shkoni hapini sytë.
Shikoni kur Unë t'ju zbuloj të vërtetën.
Mos e ktheni kokën mënjanë.
Mos i mbyllni sytë.
Është koha që ju të zgjidhni.
Më ndiqni Mua dhe më ndihmoni t'i udhëheq bijtë e Mi drejt Jetës së Përjetshme.

Nëse e ktheni shpinën, ju i mohoni këtyre shpirtrave mundësinë e shpengimit në sytë e Mi.

Jesusi Juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/pray-that-you-can-recognise-the-true-prophets-from-those-who-do-not-speak-in-my-holy-name/

Virgjëra Mari: “I ligu sulmon ata që e duan Zotin më shumë”

E Dielë, 20 Maj 2012, ora 12:15

Bija ime ashtu si më tepër nga bijtë e Zotit po i mbështesin këto Mesazhe të Shenjta, po aq më tepër do t'i refuzojnë ato.

Të gjithë ata që janë më pranë Birit Tim do të tundohen nga i ligu që të kthejnë shpinën.

Ata do të mundohen më shumë dhe dyshimet do t'i bllokojnë mendjet e tyre ndaj të vërtetës.

I ligu sulmon ata që e duan Zotin më shumë.
Kur ai i verbon ata ndaj të vërtetës, ai fiton.

Edhe ata që më adhurojnë mua, Nënën e Zotit, do të bëhen gjithashtu shënjestër ku i ligu do t'i tërheqi ata nga Libri I të Vërtetës.

Kurrë ai, i ligu, nuk ka për të hequr dorë. Ai shkakton torturë të tmerrshme tek ata shpirtra të dashur që ata ta mohojnë Fjalën e Zotit.

Unë ju lutem të gjithë atyre që e duan Birin Tim ta dëgjojnë thirrjen time. Ju duhet të dëgjoni kur Biri Im ju flet.

Mos e humbisni rastin për të ndihmuar vëllezrit dhe motrat tuaja të fitojnë jetën e përjetshme që ju është premtuar.

Mos i lejoni dyshimet e sajuara nga mashtruesi të pengojnë shpëtimin e miliona shpirtrave.

Kjo është edhe opozita juaj e ashpër që do t'ju sulmoj nga kjo ditë.

Ju duhe të më thërrisni mua, Nënën Tuaj, për t'ju ndihmuar, për t'ju drejtuar dhe për t'ju udhëhequr në udhën e vërtetë.

Nëna Juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-the-evil-one-attacks-those-who-love-god-the-most/

Sunday, 27 May 2012

Jesusi: “Profecia në Garabandal do të bëhet tani një realitet”

E Martë, 31 Maj 2011, ora 15:30

Bija Ime e dashur ne kemi arritur kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo ishte për një qëllim. Sepse gjithë kjo kohë duhej për të përhapur Fjalën Time më të Shenjtë tek një botë që i mungon Dashuria Ime. Përsëri ata nuk dëgjojnë. Sepse ata nuk duan të dinë.

Në një kohë kur ndjekësit e Mi besnik janë vigjilent ndaj ndryshimeve që po vijnë, shumë të tjerë nuk kanë asnjë lloj interesi në paralajmërimet që Nëna Ime e Dashur po i jep botës deri tani. Profecitë e dhëna në Garabandal do të bëhen tani një realitet. Pregatituni tani për këtë ngjarje sepse do t'ju mbeten vetëm pak muaj për të pregatitur shpirtrat tuaja.

Të lutem të mos trëmbesh bija Ime sepse Unë e di se këto ngjarje të kanë trishtuar ngaqë mendon për të ardhmen e fëmijve të tu. Paralajmërimi do të ndryshoj çdo gjë. Por do të paraqesi një rrugë me dy drejtime. Njerëzimi, kur të jetë zgjuar ndaj të vërtetës mbi egzistencën e Zotit, atëherë përmes vullnetit të tij të lirë do të zgjedhi një nga dy rrugët. Rrugën e Shpëtimit. Apo rrugën e dënimit.

Ndëshkimi do të pastroj një pjesë të madhe të botës.

Lutuni fort njerëzit të zgjedhin të parën. Nëse nuk e zgjedhin, bota do të vuaj ndëshkimin më të rëndë ku pjesa më e madhe e saj do të zhduket.

Përse fëmijët e Mi do ta dëshironin këtë? Përsëri, për shkak të mëkatit, njerëzit për fat të keq do ta shpërfillin premtimin Tim dhe do të ndjekin udhën e Mashtruesit.

Unë ju kam thënë se Unë nuk do t'ju jap një datë për Paralajmërimin sepse kjo dihet vetëm nga pak shpirtra të zgjedhur. Sepse nëse kjo datë do të bëhej publike, njerëzit do të përpiqeshin të kërkonin falje me anë të një përuljeje të rreme.

Kini besim tek Unë. Gjithçka do të bëhet mirë fëmijë. Ju jeni të bekuar që keni marrë këtë dhuratë të mbrekullueshme të Zbulesës.

Bota tani do të duket të bëhet më e qetë dhe disi e çuditshme në muajt që vijnë drejt Paralajmërimit. Sepse kur ajo të ndodhi, spektakulare edhe pse do të jetë e dukshme në qiell, kaq e heshtur do të jetë kjo përvojë mistike saqë ju do të jeni më të pregatitur për këtë takim të heshtur me ndërgjegjen tuaj.

Kujtoni se sa më shumë njerëz të jenë paralajmëruar për këtë ngjarje aq më shumë shpirtra do të shpëtojnë. Lutuni, bëni lutjen Mëshira Ime Hyjnore për ata shpirtra që do të vdesin gjatë Paralajmërimit. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Shpëtimtari juaj i Dashur Jesu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/prophecy-at-garabandal-will-now-become-a-reality/ 


Hyji Atë: “Mos ju trëmbni Dorës Sime por dorës së atyre që janë armiqtë tuaj”

E Premte, 18 Maj 2012, ora 15:20

Unë flas me ty sot bija Ime më e dashur për të sjellë ngushëllim për ata që kanë frikë për të ardhmen.

E ardhmja, bij të dashur, ndodhet në Duart e Mia të Shenjta.

Koha ka ardhur për Mbretërinë e re, Mbretëri mbi të cilën do të mbretëroj Biri Im I Dashur, të vij.

Kjo është faza finale kur toka të pregatitet për të nxjerrë grupin e shumtë të atyre që e duan Birin Tim dhe përfundimisht më duan Mua.

Shumë ka për të ndodhur me qëllim që të përmbushet Vullneti Im Hyjnor dhe kërkohet lutje, durim dhe kurajo.

Mos ju trëmbni Dorës Sime por dorës së atyre që janë armiqtë tuaj.

Shumë ligësi është e shfrenuar në botë dhe ka ardhur koha që Unë t'i ndëshkoj ato shtete që i torturojnë fëmijtë e Mi në tokë.

Kur te filloj beteja, Shtëpitë që më nderojnë Mua, Hyjin Atë, do të ripërtërihen.

Së shpejti ata do ta kuptojnë se si e refuzuan Mesian e Vërtetë që Unë e dërgova në tokë, në Birin Tim Jesu Krisht, për t'i dhënë botës shpëtimin.

Atëherë ata që besojnë në Birin Tim dhe Mua, Hyjin më të Lartin, do të ngrihen të bashkuar për të pregatitur terrenin me qëllim që Ardhja e Dytë e Birit Tim të ndodhi.

Vetëm kur pastrimi është i  përfunduar, atëherë do të kthehet Biri Im.

Pastrimi për të cilin flas është kur i miri do të veçohet nga ata që janë të ligj.
Ata që e jetojnë jetën të mbushur me gënjeshtrat e mbjella në shpirtrat e tyre nga Satani, do të kenë akoma kohë për t'u penduar.

Çdo përpjekje do të bëhet nga Unë për t'i shpëtuar ata nga bisha, sepse Unë nuk heq dorë nga fëmijët e Mi kaq lehtë.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të Mia Hyjnore, të lejuara nga Unë, Unë do të përpiqem t'i marr ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm për t'i shpëtuar.

Shpresa dhe besimi tek Unë është udha drejt Jetës së Përjetshme.

Vetëm përmes Birit Tim, Shpëtimtarit të Botës, ju mund të vini tek Unë, Ati i Universit.

Sepse për të ardhur tek Unë, ju duhet të shpëtoni nga Mëkati.
Për të shpëtuar nga Mëkati, ju duhet të pendoheni në Sytë e Birit Tim.

Ashtu si Unë e dërgova Birin Tim herën e parë për t'ju dhënë shpëtimin, po kështu, Unë e dërgoj Atë edhe një herë për t'ju shpëtuar herën e fundit para se Qielli dhe Toka e Re të bashkohen të bëhen një e vetme.

Ata që e refuzojnë të pranojnë Mëshirën e Madhe të Birit Tim, pas kësaj Krusade të fundit për t'i sjellë të gjithë Fëmijët e Mi në Parajsë, do ta humbasin për gjithmonë trashëgiminë që ju takon atyre.

Nuk mund të ketë më kthim mbrapa pas kësaj.
Kurrë mos e harroni se kush Jam Unë.
Unë jam Hyji Atë dhe Unë ju krijova.
Unë ju dua ju.

Unë dëshiroj t'ju sjell të gjithëve ju në shtëpi por si më derdhen Lotët e Mia kështu.

Kjo është sepse do të ketë shumë nga ata që Unë nuk do të jem në gjëndje t'i shpëtoj vetëm nëse ata të kthehen dhe të më kërkojnë Mua t'i ndihmoj.

Kjo thirrje nga Qielli është parashikuar.

Vetëm Qengji I Hyjit, Biri Im, e ka autoritetin të zbuloj tek ju ngjarjet që vijnë më pas.

Vetëm Ai mund t'i hapi Vulat.

Ai e bën këtë tani me ndihmën e Ëngjëllit të Shtatë, Lajmëtarit të Shtatë.

Hapini sytë dhe pranojeni që, më në fund, Libri I të Vërtetës i profetizuar tani po hapet kapitull për kapitull para syve tuaj.

Pranojeni atë si një Dhuratë, sepse do t'ju sjelli jetën e përjetshme.

Ati Juaj I Dashur në Qiell
Hyji më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-fear-not-my-hand-but-the-hand-of-those-who-are-your-enemies/

Friday, 25 May 2012

Jesusi: “Kisha e Vetme e Mbetur e cila do të qëndroj, e pamposhtur, deri në ngritjen e Jerusalemit të Ri”

E Premte, 18 Maj 2012, ora 10:48 

Bija Ime e dashur dije tani se përhapja e Shpirtit Tim të Shenjtë do të bëhet e papërmbajtur në botë.

Flaka e të Vërtetës do ta mbërthej botën dhe do ti mbushi shpirtrat me mbrekullinë e thjeshtë të Mëshirës Sime të Madhe.

Do të ketë shumë kthime në besim dhe do të jetë atëherë kur Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet të bëhet një forcë e fuqishme në betejën kundër antikrishtit.

Kisha Ime e Mbetur Kristjane do të përhapi Ungjillin e Shenjtë në çdo cep të tokës.

Zjarr do të bier mbi ata që do të përpiqen ta lëndojnë Kishën Time të Mbetur.

Sepse pak do të jenë në gjëndje ti rezistojnë të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë kur t'ju tregohet.

Kaq shumë do të jenë saqë do të arrijnë më tepër se 20 milion.

Do të dalin drejtues mes jush dhe do t'ju duhet ta praktikoni besimin tuaj të fshehur në disa qëndra.

Ju do të drejtoni një Krusadë të Mësimeve të Mia dhe Fushata Ime e Lutjeve do të jetë arma juaj për ta mposhtur armikun.

Të panjohurit do të bëhen të afërt, njerëz nga vënde të ndryshme do të bashkohen së bashku dhe besime fetare të ndara në të kaluaren prej ndryshimeve të tyre do të bashkohen në një.

Kisha e Vetme e Mbetur e cila do të qëndroj, e pamposhtur, deri në ngritjen e Jerusalemit të Ri.

Kjo është edhe koha kur Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi.

Kur Jerusalemi Im I Ri të ngrihet nga hiri nga ku të gjithë ata që më kundërshtuan Mua menduan se Kisha Ime në tokë është djegur nga themelet.

Dhe atëherë kjo do të ndodhi.
Fillimi I Ri.
Epoka e Re.
Qielli dhe Toka e Re.

Koha për Vullnetin Hyjnor të Atit Tim do të kuptohet më në fund.

Ngrihuni tani Ushtria Ime. Përhapuni dhe shtrini krahët tuaja. Kurrë mos devijoni nga e Vërteta që përmbahet në Biblën e Shenjtë.

Kurrë mos i dyshoni fjalët e përmbajtura në Shkrimin e Shenjtë.

Për ata që janë mes jush, përfshi edhe anëtarët e Kishës Sime në tokë, që dyshojnë atëherë duhet t'i hapni zemrat ndaj të Vëretetës.

Bibla përmban Fjalën e Shenjtë të Zotit. Bibla përmban gjithë të Vërtetën.

Ajo nuk gënjen.

Nëse ju e mohoni të Vërtetën që gjendet atje ju mohoni Fjalën e Zotit.

Shpëtimtari Juaj
Jesu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-one-remnant-church-which-will-stand-undefeated-until-the-rise-of-the-new-jerusalem/

Virgjëra Mari: “Kjo Vulë u tregua në Librin e Gjonit”

E Enjte, 17 Maj 2012, ora 08:50

Bija ime, fëmijët e Zotit do të jenë në gjëndje të mbrojnë besimin e tyre, kurajon dhe sigurinë e tyre gjatë çdo lufte, nëse vazhdojnë të bëjnë Fushatën e Lutjes Vula e Zotit të Gjallë.

Kjo është një nga lutjet e fundit dhe Vula e Mbrojtjes më e mëdhe, e dërguar nga Qielli për t'ju dhënë njerëzimit.

Ajo është për t'i mbështetur të gjithë gjatë ndonjë persekutimi, sidomos në kohën e sundimit dhe të luftës.

Kjo Vulë u tregua në Librin e Gjonit dhe është e pajisur me shumë fuqi hyjnore.

Mbajeni dhe përdoreni për të mbrojtur jo vetëm veten tuaj por edhe familjet tuaja.

Është e nevojshme t'ju kujtoj në këtë kohë.
Shkoni në paqe.

Nëna Juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-this-seal-was-foretold-in-the-book-of-john/

Jesusi: “Krijoni grupe lutjesh me përkushtimin ‘Jesusi për Njerëzimin’”

E Mërkurë, 16 Maj 20112, ora 17:38

Bija Ime e dashur Unë duhet ta theksoj, tek të gjithë ata që besojnë tek Unë, se është e rëndësishme të luteni për secilin nga kombet tuaja.

Për ta bërë këtë me efektivitet ju duhet të krijoni grupe lutjesh me përkushtimin “Jesusi për Njerëzimin”.

Përdoreni këtë Grup për të recituar të gjitha Fushatat e Lutjeve që ju janë dhënë.

Bija Ime, Maria, do të bëj të mundur organizimin e tyre në një mënyrë që do t'ju lejoj t'i printoni ato nga kudo që jeni në botë.

Ju lutem të përhapni Fjalën Time të Shenjtë tek të gjithë klerikët.

Disa do t'i refuzojnë mesazhet e Mia.

Të tjerët do t'i mbështesin me dashuri në zemër.

Megjithatë, në pjesën më të madhe, ju do të talleni dhe refuzoheni në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju do të vuani ashtu si apostujt e Mi vuajtën dhe do të bëheni gazi i botës në disa pjesë të Kishës Time në tokë.

Këto fyerje gojore dhe abuzuese do të jenë intensive dhe ju do të lëndoheni.

Por Unë ju them këtë.

Dijeni se urrejtja që tregojnë për ju do të vërtetoj se jam Unë me të vërtetë, Jesusi Juaj që ju flas nga Qielli.

Për këtë vuajtje Unë do t'ju bëj të ngriheni përsëri dhe përsëri sa herë që ju hidheni në tokë.

Unë do t'ju ngre dhe do t'ju bëj më të fortë se më parë.

Përse e bëj Unë këtë? Unë e bëj këtë me qëllim që ju të bëheni të aftë dhe më të fortë për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë.

Sepse vetëm atëherë ju do të merrni Dhurata më të mëdha që Unë do t'ju jap përmes Shpirtit Tim të Shenjtë.

Prandaj ngrihuni dhe lëvizni për të pregatitur vëndin tuaj me qëllim që ai të marri mburojën që i nevojitet për të shmangur Vulën e Bishës.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e Vulës së Zotit të Gjallë.

Ajo do t'ju ofrojë mbrojtjen për ju dhe familjen tuaj jo vetëm shpirtërisht por edhe mbrojtjen fizike gjithashtu.

Ju jeni të bekuar të merrni Vulën dhe është detyra juaj të siguroni që sa më shumë nga fëmijët e Zotit ta marrin atë kudo që janë.

Kujtoni se Unë qëndroj pranë të gjithë Ndjekësve të Mi çdo minutë dhe kur ata e kryejnë punën Time, do të marrin Hiret e veçanta për ti bërë trima, të fortë dhe të vendosur për të shpëtuar shpirtrat e çdo burri, gruaje apo fëmije në botë.

Shpëtimtari Juaj I Dashur


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/set-up-prayer-groups-devoted-to-jesus-to-mankind/

Thursday, 24 May 2012

Virgjëra Mari: “Vizionaret e mia në botë do të udhëzohen të luten për të shmangur rreziqet e shoqëruara me një luftë botërore.”

E Mërkurë, 16 Maj 2012, ora 09:00

Bija ime të lutem të qëndrosh e fortë në këtë punë për Birin tim.

Është e rëndësishme që të gjithë ata që besojnë në të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë, që po i jepet botës në këtë periudhë, të jenë të qetë.

Detyra juaj është që t'i përgjigjeni udhëzimeve të Birit tim të dashur. Lutja dhe besimi tek Biri im do të sjelli shpëtimin tuaj.

Dhurata e Vulës së Zotit të Gjallë do të jetë mbrojtja juaj më e madhe në kohë lufte apo konflikti.

Duke i premtuar besnikëri Hyjit Atë, përmes pranimit të kësaj dhurate falas, ju do të mbeteni të lirë.

Kurrë mos e harroni fuqinë e lutjes dhe se si ajo mund të dobësoj efektin e ngjarjeve të tilla.

Për fat të keq, shumë nga këto ngjarje duhet të ndodhin sepse ashtu janë profetizuar.

Fëmijë, unë i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë admirim për mua, Nënën e tyre të Bekuar, ta kuptojnë se kjo është një thirrje nga Qielli.

Të gjithë vizionarët e mi në botë do të udhëzohen të luten për të shmangur rreziqet e shoqëruara me një luftë botërore.

Ju duhet të jeni këmbëngulës në vuajtet tuaja dhe ti ofroni ato si një dhuratë tek Hyji Atë.

Lutja ime e Rozares për ditë është e rëndësishme në këtë kohë pa marrë parasysh se cilës Kishë Kristjane i përket.

Ju duhet ta recitoni atë sepse ajo ofron mbrojtjen në ato vënde ku thuhet çdo ditë dhe në numër të madh.

Lutuni, lutuni, lutuni për Evropën në këtë kohë dhe kthehuni nga Biri im  dhe kërkojini Atij forcë, kurajo dhe durimin që ju duhet për të ruajtur besimin tek Zoti.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit dhe e Tokës
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-my-visionaries-in-the-world-will-be-instructed-to-pray-in-order-to-avert-the-dangers-associated-with-a-world-war/

Wednesday, 23 May 2012

Vula e Dytë: Lufta e 3 Botërore

E Mërkurë, 16 Maj 2012, ora 03:10

Bija Ime e dashur Unë duhet të informoj se një Luftë e Tretë Botërore është gati për t'u shfaqur në botë.

Lotët e Mi rrjedhin këtë mëngjes ashtu si po e shikon.*

Vula e Dytë është gati për t'u treguar ashtu si ju tregua Gjonit Evangjelist në Librin e Zbulesës.

Ajo do të filloj në Evropë.

Sistemi juaj bankar do të jetë shkaku dhe Gjermania, përsëri, do të përfshihet në këtë tragjedi ashtu si ishte në dy rastet e fundit.

Kur ajo të filloj shumë do të ketë mbaruar për sa i përket ekonomisë dhe katastrofa do të ndikoj Greqinë me një grindje të madhe me Francën.

Lindja e Mesme do të përfshihet gjithashtu në luftë me Israelin dhe Iranin dhe Siria do të luaj një rol serioz në rënien e Egjiptit.

Bija Ime Unë po të zgjoj për të treguar këtë, jo për të trëmbur, por për të kërkuar shumë lutje për Evropën në këtë kohë.

Për arsye të luftës dhe mungesës së parave, shumë nga prodhimi do të humbasë dhe kjo do të çoj në hapjen e Vulës së Tretë, që do të thotë zi buke.

Kjo është edhe arsyeja që Unë tani i bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Zotit të përpiqen të rezervojnë ushqime të thata ose që nuk prishen për të ushqyer familjet e tyre. Është e rëndësishme t'i rrisni vetë prodhimet tuaja nëse është e mundur.

Megjithatë, kujtoni se lutja mund të shmang shumë nga kjo vuajtje.

Efekti i kësaj lufte do të jetë se Kisha Ime Katolike në tokë do të zhytet në një kishë për një botë, në emër të bashkimit.

Ky bashkim, apo paqe e rreme, do të bëhet një realitet pasi antikrishti të shfaqet për të krijuar një paqe të rreme dhe do të sjellë fundin e luftës.

Kjo marrëveshje e paqëshme do të përfshij botën perëndimore deri kur Kina dhe Rusia të përfshihen në çështjet e botës.

Ata do të paraqesin një kërcënim ndaj Bishës me 10 Brirë, Evropës, dhe do t'i mposhti ata për të futur komunizmin.

Dragoi i Kuq”, Kina, tashmë ka vënë rrënjë të forta në tokë për arsye të kontollit të saj financiar  në botë.

Dragoi i Kuq dhe “Ariu” që është Rusia nuk e duan Zotin.

Ato janë drejtuar nga antikrishti i cili është nga Lindja dhe që fshihet mbrapa dyerve të mbyllura.

Kur këto profeci të tregohen e gjithë bota do të besoj në këto mesazhe. Atëherë nuk do të ketë më dyshime.

Ju lutem të recitoni këtë Fushatë Lutje sepse do të ndihmoj në dobësimin e ndikimit që këto ngjarje do të kenë.

Fushata e Lutjes (54) 'Lutje drejtuar Atit për të dobësuar ndikimin e Luftës së 3 Botërore'


O Ati Qiellor në Emër të Birit Tënd të Dashur, Jezu Krisht
Që vuajti shumë për mëkatet e njerëzimit,
Të lutemi të na ndihmosh në këto kohë të vështira që ne kalojmë,
Na ndihmo t'i mbijetojmë persekutimit që po planifikohet nga udhëheqësit lakmiqar
dhe atyre që duan të shkatërrojnë Kishat e Tua dhe fëmijët e Tu

Ne të lutemi Ati i Dashur të na ndihmosh të ushqejmë familjet tona dhe
Të shpëtojmë jetën e atyre që do të detyrohen të bëjnë luftë kundër vullnetit të tyre
Ne të duam Ati i Dashur
Ne të lutemi të na ndihmosh në këtë kohë nevojë
Na shpëto nga mbërthimi i antikrishtit
Na ndihmo t'i shpëtojmë vulës së tij, vulës së bishës, duke e refuzuar ta marrim atë
Ndihmo ata që të duan Ty të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë gjatë gjithë kohës
Që Ti të hedhësh mbi ne hiret për të mbijetuar në trup dhe në shpirt.
Amin.

Bija Ime, e kuptoj se ky lajm mund të vij si një tronditje por kujto se lutja dhe Fushata e Lutjes 33 e Vulës së Zotit të Gjallë do t'i mbroj ndjekësit e Mi.

Kisha Ime e Mbetur, ju bijtë e Mi, do të mbijetoni edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Ju do të ngacmoheni sepse jeni Kristjanë por ju kurrë nuk do të më mohoni apo refuzoni Mua.

Për këtë do t'ju jepen Dhurata. Dhurata Ime e Vulës së Zotit të Gjallë do t'ju bëj të padukshëm ndaj armiqve tuaj.

Recitojeni atë çdo ditë duke filluar që tani. Mbajeni para jush në shtëpitë tuaja dhe Bekojeni nga një prift.

Fillojini pregatitjet tuaja sa më shpejt sepse dita e grindjes në Evropë nuk është shumë larg.

Jezusi juaj

*Shënim: Kur Maria po shkruante këtë mesazh një lot i lagur po rridhte nga fotoja e Jesusit para saj.

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/16/second-seal-world-war-3/

Tuesday, 22 May 2012

Vula e Hyjit të Gjallë (Lutja 33) – të gjithë për ta shkarkuar falas

E Premte, 18 Maj 2012, ora 16:55

Ne kemi krijuar një pjesë arti të veçantë për Dhuratën e Vulës së Hyjit të Gjallë (ne shqip) të krijuar posaçërisht për këtë mision. (Perkthimi ne shqip

Kjo është ajo që duhet të bëni.

1. Printoje nga kompjuteri ose dërgojeni tek një shtëpi botimi për cilësi më të mirë.

2. Bekoje në fillim nga një prift nëse është e mundur.

3. Pastaj zmadhoje, vëre në korrnizë dhe vare në shtëpinë tënde.

Nëse është e mundur jep kopjo të saj tek miqtë dhe familja për mbrojtjen e tyre.

Ne dëshirojmë të falenderojmë sinqerisht Studion James Group në San Diego Kalifornia SHBA për punën krijuese që na kanë dhuruar.

Zoti ju bekoftë, Maria


Ky informacion ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/18/seal-of-living-god-for-everyone-to-download-free-of-charge/


Monday, 21 May 2012

Kërkesë Lutje: Shkoni tani dhe quajeni këtë kërkesë ‘Thirrja Ime për Jesusin’

E Hënë, 14 Maj 2012, ora 18:00

Bija Ime e dashur dhurata jote për Mua është pranuar dhe si rezultat do të shpëtoj edhe 5 miliona shpirtra*

Është dëshira Ime më e dashur t'i jap fund vuajtjeve të tua, por kjo dhuratë e çmuar që ti më sjell Mua tani do të thotë se Unë mund të shpëtoj më shumë fëmijë të Zotit.

Kurrë mos harro se ky mision është për të shpëtuar njerëzimin nga Ferri. Unë kam nevoj për ndihmën tënde dhe ndihmën e të tjerëve për ta bërë këtë.

Kurrë mos u ndje e vetmuar sepse Unë të dua dhe Unë jam me ty tërë kohën. Më shumë fëmijë të Zoti janë duke e dëgjuar më në fund Zërin Tim.

Vepra e Shpirtit të Shenjtë do të japi fryte dhe shumë shpejt dashuria e Zotit do të ndjehet në zemrat e madje dhe më mëkatarëve.

Këto shpirtra të humbur, të zbrasur dhe të pavlerë do të ndjejnë flakën e Dashurise dhe do të dëshmojnë një etje të madhe të bëhen pjesë e Mbretërisë Sime të Re në tokë. Shumë nuk do të jenë në gjëndje ta kuptojnë përse, por nuk do të mund ta mohojnë ndjenjën e ngrohtësisë, dashurisë dhe paqes.

Shumë do të jenë çuditur dhe do të duan të flasin me Mua. Ti duhet t'i bashkosh tani njerëzit ngado të kërkojnë dhuratën e Dashurise Sime. Ata duhet të kërkojnë që t'ju jepen favore të veçanta.

Ti, bija Ime, duhet të dedikosh një ditë në javë për këtë. Çdo shpirt i humbur duhet të më kërkoj Mua t'i ndihmoj. Nëse kërkesa e tyre është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, Unë do t'i përgjigjem lutjeve të tyre. Kjo do të rrënjosi tek ata një lidhje më të fortë me Zemrën Time të Shenjtë dhe Mëshirës Sime të Madhe.

Shkoni tani dhe quajeni këtë kërkesë “Thirrja Ime për Jesusin”.

Bija Ime bëje këtë sa më shpejt të mundesh sepse Unë dëshiroj të bëj të sigurtë se këta shpirtra, sidomos ata që nuk e pranojnë se Unë po flas tani.

Më në fund ata do ta kuptojnë se sa pranë Unë jam tek çdo shpirt i vetëm.

Thuaji atyre se Unë e dua çdo njërin prej tyre dhe nuk përjashtoj as edhe një mëkatar të vetëm pavarësisht se sa i rëndë është mëkati i tij.

Ajo që kërkoj nga ata është që të vijnë tek Unë dhe të më kërkojnë Mua që t'i ndihmoj.

Jezusi juaj

Klikoni këtu për të dërguar kërkesën tuaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/08/07/prayer-requests-go-now-and-call-this-request-my-call-to-jesus/


*shpirtrat e referuar në rreshtin e parë kanë të bëjnë me vuajtje personale të ofruara nga MDM (Maria e Mëshirës Hyjnore) dhe nuk i referojnë mbarë botës, sepse biliona shpirtra po shpëtohen momentalisht përmes lutjeve.


Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/08/07/prayer-requests-go-now-and-call-this-request-my-call-to-jesus/

Sunday, 20 May 2012

Jesu Krishti: “Mbretëria Ime e Re: Ju do të keni me bollëk dhe nuk do të keni nevojë për asgjë.”

E Dielë, 13 Maj 2012, ora 16:00

Bija Ime e dashur është koha për të kuptuar se mesazhet e Mia nuk janë për të sjellë frikë.

Ato janë për të sjellë dashuri. Gjithashtu, ato po përdoren për t'u treguar atyre që kryejnë mëkate apo keqbërje, se ata duhet të pendohen në Sytë e Mi ose përndryshe do të jenë përgjthmonë të humbur për Mua.

Si mundem Unë të mos I tregoj njerëzimit të Vërtetën?

E kuptoj se ti, bija Ime, ndjen një ngarkesë herë pas herë si marrësja e këtyre Mesazheve Hyjnore. Ti kurrë nuk duhet të lejosh frikën të hyj  në zemër, sepse ajo nuk vjen nga Unë.

A nuk ju kam thënë se do të jetë një Epokë e Re e Paqes përpara për të gjithë ata që më duan Mua?

Për çfarë keni frikë?


A është meraku për të ardhmen tuaj, familjen tuaj dhe ajo që ju nuk e dini se çfarë vjen më pas? Nëse është kështu, atëherë ju duhet ta dini këtë.

Unë ju dua të gjithëve. Unë dua që të gjithë fëmijët e Zotit të bashkohen si një Familje e Shenjtë, së bashku me dashuri.

Kjo është edhe përse Unë tani po komunikoj me ju, prej shumë kohësh, për t'ju sjell ju sa më pranë Meje.

Për të siguruar se ju të gjithë do të ktheheni dhe do t'i hapni zemrat tuaja ndaj dashurisë që Unë kam për secilin nga ju në këtë tokë, Unë duhet ta paralajmëroj njerëzimin mbi rreziqet që ata do të përballen.

Nëse nuk do t'ju doja, si ju dua, Unë nuk do t’ju paralajmëroja.

Dashuria Ime është kaq e fuqishme saqë është një dashuri e panjohur nga çdo qënie njerëzore, sepse asnjëri prej jush nuk mund të ketë kapacitetin të ndjejë Dashurinë që Unë ruaj për ju.

Dashuria Ime do të thotë se Unë nuk dua që fëmijët e Zotit të vuajnë.

Unë do t'ju marr të gjithëve ju, që do ta shikoni të Vërtetën pas Paralajmërimit, dhe do t'ju tregoj Dashurinë që Unë kam.

Ju dhe të gjithë ata që më përkasin Mua në mëndje, trup dhe shpirt do t'ju jepet dhurata më e veçantë, përtej imagjinatës suaj.

Parajsa e Re ju pret dhe toka, që ju mendoni se do ta dëshironi, nuk do të vlej asgjë kur të shikoni Mbretërinë që është pregatitur për ju.

Bijtë e Mi, ka shumë për të ardhur. Frika është e panevojshme.

Por mendoni se do t'ju jepet jeta e përjetshme.

Ju do të keni me bollëk dhe nuk do të keni nevojë për asgjë.

Ngjyrat, aromat, dashuria që ju do të ndjeni për gjithë ata rreth jush, paqja në familjet tuaja, mungesa e frikës, shpirtrat tuaj të mbushur me dashurinë e Zotit dhe trupat tuaj të përkryer – si të mos e dëshironi Mbretërinë Time?

Mbretëria Ime do të bëhet shtëpia juaj e re kur Qielli dhe toka të bashkohen në një dhe të vdekurit, që më pranuan Mua si Shpëtimtarin e tyre, do të ringjallen për tu bashkuar me familjet e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre në dashuri dhe lumturi.

Lehtësimi që do të ndjeni kur bota e mëkatit, në të cilën ju jetoni tani, nuk do të jetë më dhe kjo do t'ju sjelli gëzim, qetësi dhe kënaqësi.

Nuk do të ketë më shqetësime, frikë, merak apo mëkat.

Ju përsëri do ta keni vullnetin e lirë por ajo do të jetë ndryshe. Ju do të jetoni në bashkim të plotë me Mua, sipas Vullnetit të Shenjtë Hyjnor të Atit Tim. Ai ka pritur me durim për këtë moment.

Unë me durim po I pregatis të gjithë fëmijët e Zotit që asnjë shpirt të mos humbasi.

Prandaj, bija Ime, mos ki frikë.

Vuajtja nuk do të zgjasi shumë. Në vënd të saj do të jetë shtëpia që të gjithë fëmijët e Zotit I përkasin.

Ky është edhe premtimi Im për të gjithë ju. Mos u ndjeni të dëshpëruar, të frikësuar apo të merakosur sepse është plotësisht e panevojshme.

Vetëm mësoni të më doni Mua më tepër. Sa më shumë të më doni Mua, aq më shumë do të keni besim tek Unë.

Vetëm atëherë frika do të largohet nga ju.

Vetëm atëherë ju do të jeni me të vërtetë të lirë.

Unë ju dua të gjithëve ju. Kurrë mos e harroni këtë, sidomos kur jeni në merak për të ardhmen.

Shpëtimtari Juaj I Dashur
Jesu Krishti


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-new-kingdom-you-will-be-lavished-with-great-abundance-and-will-want-for-nothing/

Saturday, 19 May 2012

Virgjëra Mari: “Shkoni dhe hapini sytë, bijë, dhe dëgjoni, hetoni dhe meditoni për gjithçka që ju paraqitet në emër të Zotit.”

E Shtunë, 12 Maj 2012, ora 10:00

Bija Ime ndërsa ulërima e Satanit dhe e djajve të tij bëhet më e fortë dhe zhurma e britmave të tyre dëgjohet deri në Qiell, unë duhet t'i paralajmëroj fëmijët e Zotit t'i hapin sytë.

Vështroni rreth e rrotull dhe çfarë shikoni?

Trazira, grindje, dëshpërim dhe luftra. Të gjitha këto janë nxitur nga shpirtrat dhjallëzorë që e rrethojnë njerëzimin.

Të lëshuar nga Ferri, numri i tyre është i madh. As edhe për një moment ata nuk do t'i lehtësojnë torturat e tyre të shkaktuara nga urrejtaj që kanë për të gjithë fëmijët e Zotit.

Këta ëngjëj të rënë ishin xhelozë kur Ati, Zoti Më I Larti, krijoi njerëzimin dhe universin.

Krenaria dhe neveria e tyre çoi në rënien e tyre dhe u hodhën në Ferr.

Të drejtuar nga Satani, urrejtja e tyre u shfaq kur unë solla në botë Birin e Njeriut, Shpëtimtarin e njerëzimit. Urrejtja e tyre për mua e tejkalon çdo gjë të njohur nga njerëzimi.

Si Mbretëresha e të gjithë Ëngjëjve, kjo i trazoi ata më shumë. Ata e dinin se nuk do të kishte më kthim mbrapa në Hierarkinë Hyjnore.

Për të lënduar Zotin, Atin tim të dashur ata duan të shkatërrojnë atë që është më pranë Zemrës së Tij, fëmijët e Tij të dashur dhe të çmuar.

Duke i joshur fëmijët e Tij përmes tundimit të mëkatit, ata i vjedhin shpirtrat.

Ati im nuk do ta toleroj këtë ligësi dhe koha po afron për këta ëngjëj të rënë të flaken përfundimisht në furrën e nxehtë. Ata e dinë këtë.

Nën drejtimin e Satanit ata po i shtojnë tani planet e tyre dhe çdo sekondë të ditës ata shkatojnë shkatërrim në botë.

Fëmijët e Zotit duhet ta dinë se plani i tyre është që të rrëmbejnë çdo gjë që është e çmuar për Zotin, Atin e Gjithëpushtetshëm.

Kjo është edhe arsyeja që ata, si fillim, vënë në shënjestër Kishat e Tij të Shenjta në tokë.

Kur të infiltrojnë në Kishat e Zotit, ata infiltrojnë tek fëmijët e Zotit.

Zgjohuni bijtë e mi ndaj asaj që po ndodh para syve tuaj. Ju duhet të jeni vigjëlent gjatë gjithë kohës.

Lutuni, lutuni, lutuni që ju të bekoheni me hiret për të njohur djallin kur t'u paraqitet sikur është pjesë e planeve të Zotit, kur me të vërtetë nuk është.

Kërkohet besim i fortë dhe pranimi i të Vërtetës që gjendet në këto mesazhe nga Qielli për të qëndruar në udhën e vërtetë të jetës së përjetshme.

Jeta e përjetshme duhet të mirëpritet bijtë e mi dhe kurrë nuk duhet refuzuar në favor të premtimeve të rreme.

Premtimet e tyre te rreme po i paraqiten botës në këto kohë nga ata që drejtojnë vëndet tuaja dhe që mund të jenë të influencuar nga mbreti i gënjeshtrave.

Shkoni dhe hapini sytë, bijë, dhe dëgjoni, hetoni dhe meditoni për gjithçka që ju paraqitet në Emër të Zotit.

Mbretëresha juaj e Dashur e Paqes
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-go-and-open-your-eyes-children-and-listen-question-and-contemplate-all-that-is-presented-to-you-in-the-name-of-god/

Jesu Krishti: “Pregatitjet janë në udhë e sipër për Ardhjen Time të Dytë”

E Premte, 11 Maj 2012, ora 20:38

Bija Ime e dashur pregatitjen kanë filluar për Ardhjen Time të Dytë.

Shumë njerëz në botë munden dhe do të shpëtohen tani si rezultat i lutjeve të ndjekësve të Mi të Dashur dhe shpirtrave të zgjedhur.

Dhe shumë më tepër se sa duhej të ishin, nëse nuk do ishte për sakrificat e atyre që janë të afërt me Mua.

Unë kam dëshirë t’ju marr të gjithë juve në Epokën e Re të Paqes, Parajsa e Re në tokë.

A sikur ata shpirtra kokëfortë, që e refuzojnë Thirrjen Time të Mëshirës dhe që duhet të shpengohen para syve të Mi, të dëgjonin.

Shumë besimtarë janë pasiv dhe nuk janë të aftë të hyjnë në Mbretërinë Time të Re. Zemrat e tyre të mbyllura dhe të forcuara më refuzojnë Mua kur flas.

Ata më shërbejnë vetëm me buzë nëpër Kisha dhe akoma shpallin se më ndjekin Mua.

Tani që Unë zgjatem dhe e shtrij Dorën Time të Mëshirës, ta vënë dorën e tyre tek Imja, ata Më shtyjnë tutje.

Kaq të dyshimtë dhe nuk arrijnë të kuptojnë me të vërtetë se si Unë komunikoj me botën nga Qielli, ata  pohojnë se besojnë në Hyjninë Time.

Prapë ata nuk arrijnë të pranojnë se Unë e kam fuqinë t'i flas botës përmes Zbulimeve Hyjnore.

Ata po e humbasin mundësinë të rrëmbejnë hiret e veçanta që Unë dëshiroj t'ja u jap atyre me qëllim që t’i sjell pranë Zemrës Sime Të Shenjtë.

Është tamam si një fshat që vuan në krizë ku nuk ka asgjë për të ngrënë dhe ndërkohë vuajnë urie ngadalë.

Përsëri Unë qëndroj pranë tyre dhe ju ofroj të gjitha ushqimet dhe bukën për t'i mbajtur gjallë për Jetën e Përjetshme. Por ata nuk mund të më shohin Mua.

Shumë prej tyre nuk duan të më shikojnë Mua, sepse ata dyshojnë se Unë mund të jem duke folur me ata tani.

Për ata në botë që nuk kanë asnjë besim apo interes në një botë jashtë kësaj ju, ndjekësit e Mi duhet të më ndihmoni Mua t'i shpëtoj ata, t'i mbuloj ata.

Shumë shpejt ata do ta kuptojnë se e kanë një shpirt. Do të jetë atëherë kur Unë do t'ju kërkoj të gjithë juve të shpallni Fjalën Time që gjithë njerëzimi të mund të jetoj në Parajsën Time të Re.

Ju lutem ta përhapni Fjalën Time, Lutjet e Mia, Mesazhet e Mia dhe Paralajmërimet e Mia tek të gjithë shpirtrat në veçanti tek ata që nuk kanë besim, fe apo njohuri për Premtimin Tim për tu kthyer për të gjykuar të gjallë e të vdekur.

Ata nuk kanë shumë kohë prandaj Unë ju bëj thirrje të luteni për shpirtrat e tyre.

Jesusi Juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/preparations-are-very-much-underway-for-my-second-coming/

Friday, 18 May 2012

Virgjëra Mari: “Unë derdh lotë trishtimi për priftërinjtë brënda Kishës Katolike që vuajnë tmerrësisht në këtë periudhë”

E Enjte, 10 Maj 2012, ora 15:45

Bija ime, Biri Im Jesu Krisht po pregatitet tani të shpëtoj sa më shumë fëmijë të Zotit që të mundet para Paralajmërimit. Sepse, pas Paralajmërimit, nuk do të mbetet shumë kohë para se të kthehet Biri im.

Unë derdh lotë trishtimi për priftërinjtë brënda Kishës Katolike që vuajnë tmerrësisht në këtë periudhë.

Këta shërbëtorë të pastër, të hutuar dhe të përhumbur kanë ngecur në mes të përçarjes nga e cila nuk mund të çlirohen.

Për shkak të mëkateve të të tjerëve ata vuajnë torturën tek shikojnë se besnikëria ndaj Birit tim të dashur po hidhet mënjanë.

Këto përçarje të liga të shkaktuara nga grupet masonike janë bërë me qëllim. Mëkatet e atyre që janë fajtorë për fyerjet e shkakturara tek shpirtrat e pafajshëm po përdoren si një justifikim për të ndryshuar ligjet që qeverisin Kishën.

Shumë janë mashtruar pasi kanë menduar se janë besnikë ndaj fëmijëve të Zotit.

Sa vuaj kur shikoj muret e Kishës Katolike të bien tullë pas tulle për t'i hapur udhën një Kishe të re.

Kisha e re, e cila do të shfaqet së shpejti, nuk do të jetë e pranueshme për Birin tim.

Por do të heqi praninë e Eukaristisë së Shenjtë dhe Biri im do të vuaj dhimbjet e Kryqëzimit të Tij përsëri.

Sakrifica që Ai bëri, për t'i dhënë botës këtë Dhuratë, do të shpërfillet dhe refuzohet së shpejti.

Dhe në vënd të saj, Kisha e re, nuk do t’i tregoj fëmijëve të Zotit se Eukaristija është Prania e vërtetë e Jesusit, Birit tim.

Ata do të krijojnë një kuptim të ri për Eukaristinë e Shenjtë dhe nuk do të arrijnë të kërkojnë Praninë e Birit tim. Ushqimi i jetës do të zhduket.

Fëmijët e Zotit nuk do të ushqehen me Trupin dhe Gjakun e vërtetë të Birit tim.

Shpirtrat e tyre do të jenë të tharë, të zbrasur me Praninë e Birit tim dhe hiret që Ai dërgon mbi ata që e marrin Atë.

Është detyrë nga ana e priftërinjve të mbrojnë Eukaristinë e Shenjtë. Ata duhet të jenë të fortë dhe kurrë të mos e humbasin këtë Dhuratë të Shenjtë dhe të shtrenjtë.

Biri im e do Kishën Katolike dhe e di se si ajo vuan pikërisht tani. Ai e ndjen dhimbjen e saj.

Zemra Ime e Papërlyme është e copëtuar më dysh, nga dhimbja, duke parë këtë Tempull të Shenjtë që po shkatërrohet me qëllim.

Lutuni, lutuni, lutuni Hyjit Atë në Emër të Birit të Tij të Dashur të tregoj mëshirë mbi ata brënda Selisë së Shënjtë që duan ta ndajnë Kishën dhe të shpërndajnë fëmijët e Zotit në greminën e dëshpërimit.

Ju lutem të recitoni Fushatën e Lutjes (53) për t'u lutur për Kishën Katolike.

Fushata e Lutjes (53) ‘Lutje për Kishën Katolike’

O Hyji Atë
Në emër të Birit Tënd të Dashur
Të lutem të japësh forcën dhe hiret e nevojshme
Për të ndihmuar priftërinjtë t'i bëjnë ballë persekutimit që po durojnë

Ndihmoji ata që t’i përmbahen të vërtetës së Mësimeve
Të Birit Tënd, Jesu Krisht dhe kurrë të mos lëkunden, dobësohen apo nënshtrohen
Ndaj gënjeshtrave për egzistencën e Eukaristisë së Shenjtë. Amen


Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-i-weep-tears-of-sadness-for-priests-within-the-catholic-church-who-suffer-terribly-at-this-time/

Thursday, 17 May 2012

Jesu Krishti: “Tashmë veprat e grupeve masonike në botë janë dobësuar”

E Mërkurë, 9 Maj 2012, ora 21:00

Bija Ime e dashur sa vjen e më tepër nga ata që i njohin Mësimet e Mia, më në fund po e pranojnë se Unë tani po komunikoj me botën përmes këtyre mesazheve që po të jap ty.

Fuqia e Shpirtit të Shenjtë do t'i zgjoj ata që janë të vdekur në dashurinë për Atin Tim për të shpëtuar Fjalën e Birit të Tij të Dashur.

Unë, Jesu Krishti, dëshiroj t'ju jap kurajo në vuajtjet dhe sprovat që po kaloni.

Kjo vuajtje nuk do të zgjasi shumë.

Dashuria Ime për ju është kaq e fortë dhe Mëshira Ime kaq e madhe saqë Unë nuk do t'ju lejoj të vuani torturat e shkaktuara nga ata që dëshirojnë të kontrollojnë vëndet tuaja.

Tashmë veprat e grupeve masonike në botë janë dobësuar.

Lutjet tuaja i kanë dobësuar veprat e tyre djallëzore dhe i kanë bërë ata të pasuksesshëm.

Ata do të përpiqen të shkatërrojnë besimin tuaj por ju, Kisha Ime e Mbetur, do ta mbani të ndezur zjarrin e të vërtetës.

Ju nuk duhet të keni frikë nëse keni besim tek Unë.

Vetëm duke besuar tek Unë, Jesusi juaj, ju mund të ndjeheni në paqe.

Ju lutem qëndroni pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe mos e lejoni frikën të shkatërroj jetën tuaj.

Kur ju të më doni Mua dhe ta jetoni jetën ashtu si ju e dini që Unë e shpresoj nga ju, atëherë ju do të jetoni në dashuri, lutje dhe kënaqësi.

Kur ju vuani, ma dhuroni Mua vuajtjen tuaj dhe vazhdoni më tej.

Mos lejoni asgjë të largoj zemrën tuaj nga Unë.

Qëndroni pranë Meje dhe Unë do t'ju mbroj, drejtoj dhe udhëheq drejt sigurisë.

Jesusi juaj I dashur
Shpëtimtari I njerëzimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/already-the-work-of-the-masonic-groups-in-your-world-is-weakening/

Jesu Krishti: “Kisha Ime e Mbetur e frymëzuar nga Profeti Enoch do të krijoj urrejtje ngado që Fjala Ime e Shenjtë do dëgjohet.”

E Martë, 8 Maj 2012, ora 19:00

Bija Ime e dashur Unë vij këtë mbrëmje për të treguar se një shenjë e Dashurisë dhe Mëshirës Sime do të shfaqet tani brënda zemrave të besimtarëve ngado.

Ata do ta ndjejnë Praninë Time brënda zemrave të tyre në një mënyrë që nuk do të jenë në gjëndje ta shpjegojnë dhe do t'i bashkojnë zemrat e tyre me Timen.

Kjo dhuratë do t'i bëj ata më të fortë në Besimin Tim dhe do të kenë uri për Praninë Time çdo ditë.

Unë I bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Zotit, që e ndjejnë se zjarri i Dashurisë Sime I ka mbështjellë shpirtrat e tyre, të marrin Trupin dhe Gjakun Tim në Eukaristinë e Shenjtë sa më shpesh të munden.

Ju dishepujt e Mi të dashur do të keni nevojë për dhuratën e Trupit Tim përmes Eukaristisë së Shenjtë që t'ju japi forcë.

Sepse ju duhet çdo grimcë e forcës, kur të dëshmoni përçarjen e Kishës Sime Katolike të Shenjtë dhe Apostolike.

Eukaristia Ime e Shenjtë do të poshtërohet ashtu si është thënë kohë më parë.

Justifikime do të bëhen për ta shndërruar këtë Dhuratë më të Shenjtë thjesht ne nje gjest në kujtim të Kryqëzimit Tim.

Shumë shpejt Prania Ime e Vërtetë do të prishet si rezultat i një Kishe Katolike të re moderne e cila do të përfshij edhe Kisha të feve të tjera.

Kur kjo të ndodhi, dashuria dhe përkushtimi ndaj Trinisë së Shenjtë do të pakësohet dhe do të humbasi.

Në vënd të tyre Zota të rremë do të zënë vënd. Ndërsa kjo do të jetë e vështirë, ju duhet të kujtoni se Unë kurrë nuk do ta humbas Kishën Time në tokë.

Besnikëria Ime është ndaj Kishës e themeluar nga Unë para se unë të ngjitesha në Qiell.

Kisha mbi shkëmb e themeluar nga Piteri Im I dashur nuk mund dhe kurrë nuk do të vdesë (Mateu:16-18).

Sepse Unë do ta drejtoj Kishën Time tani në ditët e fundit dhe do t'i ripërtërij profecitë e thëna kohë më parë.

Ungjilli Im do të predikohet nga Kisha Ime e Mbetur në çdo cep të Tokës.

Kisha Ime e Mbetur do të frymëzohet nga Profeti Enoch dhe kjo do të krijoj urrejtje ngado që Fjala Ime e Shenjtë do dëgjohet.

Shpirti i Shenjtë do ta ndezi besimin e Kishës Sime të Mbetur e cila kurrë nuk do të heqi dorë se shpalluri të vërtetën e Ungjillit deri në frymën e fundit.

Shkoni tani dhe pregatiteni Kishën Time të Mbetur duke ndjekur udhëzimet e Mia.

Të keni gjithmonë besim tek Unë se gjithçka do të bëhet mirë.

Jesusi Juaj I Dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-remnant-church-inspired-by-the-prophet-enoch-will-create-hatred-everywhere-my-holy-word-is-heard/