Kerko Mesazhet ketu

Sunday 20 May 2012

Mbretëria Ime e Re: Ju do të keni me bollëk dhe nuk do të keni nevojë për asgjë

E Diel, 13 Maj 2012, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, është koha për ta kuptuar se Mesazhet e Mia nuk janë për të sjellë frikë.

Ato janë për të sjellë dashuri. Ato gjithashtu janë duke u përdorur, për t'iu treguar atyre që kryejnë mëkate apo keqbërje, se ata duhet të shpengohen në Sytë e Mi, ose përndryshe të jenë të humbur për Mua përgjithmonë.

Si mund të mos i tregoja Unë njerëzimit të Vërtetën?

Unë e kuptoj se ti, bija Ime, ndjen një ngarkesë herë pas herë si marrësja e këtyre Mesazheve Hyjnore. Kurrë nuk duhet të lejoni që frika të hyjë në zemrën tuaj, sepse ajo nuk vjen nga Unë.

A nuk ju kam thënë se ka një Epokë të mrekullueshme të Re të Paqes përpara për të gjithë ata që më duan Mua? Çfarë ka për t’u frikësuar?

A është meraku mbi të ardhmen tuaj, familjen tuaj apo të mos-diturit se çfarë vjen përpara? Nëse është kështu, atëherë ju duhet ta dini këtë.

Unë ju dua të gjithëve. Unë dua që gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen si një familje e shenjtë, së bashku me dashuri.

Prandaj dhe Unë po komunikoj tani, prej shumë kohësh, për t'ju tërhequr të gjithëve më pranë Meje.

Për të siguruar që ju të gjithë do të ktheheni dhe do t'i hapni zemrat tuaja ndaj dashurisë që Unë e kam për çdonjërin shpirt të vetëm mbi këtë Tokë, Unë duhet ta paralajmëroj njerëzimin për rreziqet me të cilat përballet.

Nëse nuk do t'ju doja, siç ju dua, Unë nuk do t’ju paralajmëroja.

Dashuria Ime është kaq e fuqishme saqë ajo është një Dashuri e panjohur për çdo qenie njerëzore, sepse asnjëri prej jush nuk mund ta ketë kapacitetin për të ndjerë Dashurinë që Unë e mbaj për ju.

Dashuria Ime do të thotë se Unë nuk dëshiroj që fëmijët e Hyjit të vuajnë.

Unë do t'ju marr të gjithë ju, që do ta shikoni të Vërtetën, pas Paralajmërimit, dhe do t'jua tregoj Dashurinë që Unë kam.

Juve dhe të gjithë atyre që më përkasin Mua në mendje, trup dhe shpirt do t'ju jepet Dhurata më e veçantë, përtej imagjinatës suaj.

Parajsa e Re ju pret, dhe Toka, që ju mund të mendoni se do t’ju mungojë, nuk do të vlejë asgjë, kur ju të shikoni Mbretërinë që ka qenë përgatitur.

Fëmijët e Mi, ka shumë gjëra për t’u pritur. Frika është e panevojshme.

Por mendoni se juve do t’ju jepet Jeta e Përjetshme.

Ju do të keni me bollëk dhe nuk do të keni nevojë për asgjë.

Ngjyrat, aromat, dashuria që ju do ndjeni për të gjithë ata rreth jush, paqja në familjet tuaja, mungesa e frikës, shpirtrat tuaj plot me dashurinë e Hyjit dhe trupat tuaj të përkryer – si mund të mos e dëshironi Mbretërinë Time?

Mbretëria Ime do të bëhet shtëpia juaj e re kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një, dhe të vdekurit, të cilët më pranuan Mua si Shpëtimtarin e tyre, do të ringjallen për t’u bashkuar me familjet e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre në dashuri dhe lumturi.

Lehtësimi që ju do të ndjeni kur bota e mëkatit, në të cilën jetoni tani, të mos jetë më aty, do t'ju sjellë gëzim, qetësi dhe kënaqësi.

Nuk do të ketë më shqetësime, frikë, ankthe apo mëkat.

Ju akoma do të keni vullnet të lirë, por do të jetë ndryshe. Ju do të jeni duke jetuar në bashkim të plotë me Mua, sipas Vullnetit të Shenjtë Hyjnor të Atit Tim. Ai ka pritur me durim për këtë moment.

Unë me durim po i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit që asnjë shpirt të mos humbasë. Prandaj, bija Ime më e dashur, mos ki frikë.

Vuajtja nuk do të zgjasë shumë. Në vend të saj do të jetë shtëpia, së cilës çdo fëmijë i Hyjit i përket. Ky është Premtimi Im për të gjithë ju. Mos u ndjeni të dëshpëruar, të frikësuar apo të shqetësuar sepse është plotësisht e panevojshme. Vetëm mësoni të më doni Mua më tepër. Sa më shumë të më doni Mua, aq më shumë do të keni besim tek Unë.

Vetëm atëherë frika do të largohet nga ju. Vetëm atëherë ju do të jeni me të vërtetë të lirë.

Unë ju dua të gjithëve. Kurrë mos e harroni këtë, sidomos kur ju mund të jeni të shqetësuar për të ardhmen.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti