Kerko Mesazhet ketu

Saturday 5 May 2012

Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë Unë iu them këtë. Mos bëni gabimin e pararendësve tuaj të cilët më refuzuan Mua kur erdha herën e parë

E Martë, 24 Prill 2012, në 19:45

Bija Ime fort e dashur, dije se kur një mision si ky që Unë tani po i dhuroj botës, ka një rëndësi të tillë si ky, atëherë shumë njerëz do të përpiqen ta ndalojnë atë.

Ata do të mundohen të të sulmojnë ty dhe t’i përbuzin ata që e njohin Zërin Tim, ndërsa Unë përpiqem t'i jap mbarë botës Mesazhet e Mia.

Shkalla e urrejtjes së treguar ndaj këtyre Mesazheve, të shpërndara nga ti, profeti i ditëve të fundit, do të vazhdojë të përshkallëzohet.

Më dëgjoni Mua tani të gjithë ju që thoni se më njihni Mua. Unë po e përgatis njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Nëse ju besoni tek Unë, tek Mësimet e Mia dhe thoni se më njihni Mua, atëherë dijeni se Unë po e dërgoj profetin Tim të kohës së mbarimit, së bashku me profetë të tjerë, për t'ju bërë të denjë që të hyni në Mbretërinë Time.

Shërbëtorëve të Mi të shenjtë Unë ju them këtë. Mos bëni gabimin e pararendësve tuaj të cilët më refuzuan Mua kur Unë edha herën e parë.

Bëni kujdes dhe dëgjojeni Thirrjen Time sepse Unë kam nevojë që ju të më ndihmoni t’i përgatis shpirtrat e grigjës Sime, përpara se të ndodhë Mrekullia e Madhe.

A menduat se Unë nuk do t’i dërgoja profetët e Mi për t’ju paralajmëruar?

A menduat se Unë thjesht do të lajmëroja kthimin Tim pa ju përgatitur dhe të lejoja që shpirtrat të përhumbeshin?

Për ju që e mohoni Ardhjen Time të Dytë, dhe akoma pohoni se e kuptoni Premtimin Tim ndaj njerëzimit, të keni turp.

Mungesa juaj e përulësisë do të thotë se ju nuk mund të pastroheni me Shpirtin e Shenjtë.

Ju duhet të më thërrisni Mua për këtë Dhuratë të dijes ose të largoheni nga Unë.

Ju më keni zhgënjyer Mua. Ju më bëni të derdh lot trishtimi, sepse ju jeni shërbëtorët e Mi që ju është dhënë përgjegjësia për shpëtimin e shpirtrave, që përbën edhe detyrën tuaj.

Tani që ju thërras nga Qielli, Unë ju lutem t'i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Unë kam shumë shpirtra të zgjedhur që punojnë me Mua për të sjellë tek Unë shpirtrat, për të cilët kam etje.

Është detyra juaj të ngriheni nga dremitja dhe të qëndroni gati ndaj Thirrjes Sime.

Vetëm ata prej jush që me të vërtetë më duan Mua, do ta njohin zërin Tim.

Ashtu si një foshnje do ta njohë nënën e vet, po kështu ju, shërbëtorët e Mi të dashur, duhet të më thërrisni Mua si një foshnje, për t’u siguruar se jam Unë, Jezusi juaj i dashur, që ju jap shenj
ë për ta shtrënguar Dorën Time.

Unë do t'ju udhëheq përmes një xhungle gjembash mbi të cilën do t'ju duhet të shkelni për të arritur tek Portat e Parajsës Sime të Re.

A nuk ju kam treguar se Unë do të vija përsëri për të Gjykuar të gjallët e të vdekurit?

E pra, Unë do të vij së shpejti dhe kam nevojë që ju të më ndihmoni t’i bashkoj të gjithë fëmijët e Hyjit, si një.

Fare pak më njohin Mua tani për shkak të vellos së mashtrimit që ka rënë mbi mbarë botën. Shumë nuk besojnë në Hyjin Atë.

Fare pak e pranojnë se Unë, Jezu Krishti, Biri i Tij i vetëm, vdiqa për t'i shpëtuar ata. Megjithatë ata pranojnë të besojnë, dhe të adhurojnë zota të rremë, të cilët nuk ekzistojnë.

Sa lotoj me një pikëllim të tmerrshëm kur shikoj të rinj që qeshin kur Emri Im përmendet dhe kur ata i nënqeshin të tjerët që e pranojnë publikisht se Unë Ekzistoj.

Sa e vuaj Un
ë Dhimbjen e Kryqëzimit Tim kur i shoh ata, që deklarojnë të jenë të Krishterë, të refuzojnë për t’i shpallur Mësimet e Mia publikisht, nga frika se mos tallen.

Bota është mashtruar nga mbreti i gënjeshtrave. Vetëm Unë mund të sjell tani shpresë dhe t’i shpëtoj fëmijët e Hyjit nga një fat i tmerrshëm, që po planifikohet për të shkaktuar terror mbi çdo komb, nga ato ushtri grupesh të fuqishme globale, duke përfshirë ata që janë nën kontrollin e profetit të rremë dhe të antikrishtit.

Të gjitha paralajmërimet e Mia, të dhëna profetit Tim të kohëve të mbarimit, Maria e Mëshirës Hyjnore (Maria Divine Mercy), do të ndodhin.

Derisa kjo të ndodhë kurrë mos harroni se besnikëria juaj është ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj Jezu Krishtit.

Pa Dashurinë dhe drejtimin Tim, ju do ta keni të pamundur për ta drejtuar anijen, që është Kisha Ime e Shenjtë mbi Tokë.

Zgjohuni. Mos i refuzoni profetët e Hyjit. Shumë tani pohojnë se vijnë në Emrin Tim, ashtu si Shkrimet e Shenjta e kanë parathënë, por që nuk e ofrojnë ushqimin shpirtëror, i cili mund të vijë vetëm nga Unë.

Shumë po vijnë tani me qëllimin që Zëri Im kryesor publik ndaj botës, i përmbajtur në këto Mesazhe, në këto kohë të mbarimit, të shpërfillet.

Lutja është rruga juaj për t'u kthyer në Krahët e Mi.

Lutuni, lutuni, lutuni për Hiret për t'jua hapur sytë, që të më dalloni Mua përpara se të jetë tepër vonë.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj, dashurinë tuaj dhe besnikërinë tuaj.

Mbajeni mend se ishte për shkakun Tim që ju i morët urdhrat tuaja të shenjta. Tani që Unë ju thërras, mos më refuzoni Mua.

Më përqafoni Mua dhe më lejoni Mua t'ju udhëheq, që ju të mund ta drejtoni Kishën Time të Mbetur dhe t’i shpëtoni shpirtrat.

Unë ju jap bekimin Tim të veçantë dhe pres që ju t'i përgjigjeni Thirrjes Sime, siç vijon në këtë Lutje të Kryqëzatës (49) Premtim besnikërie për Klerikët e Krishterë

O Jezus, unë jam shërbëtori Yt i përulët dhe të premtoj Ty dashurinë dhe besnikërinë time. Unë të lutem Ty që të më japësh një shenjë të thirrjes Tënde. Më ndihmo që t’i hap sytë dhe ta dëshmoj Premtimin Tënd.

Më beko me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, që të mos mashtrohem nga ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tënd, por që nuk flasin të Vërtetën. Më trego të Vërtetën.

Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde, që ta përmbush Vullnetin Tënd Më të Shenjtë. Unë të kërkoj Ty, me një zemër të përulur, të më tregosh mënyrën se si mund të ndihmoj Ty për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit. Amen.

Mos e shpërfillni Thirrjen Time. Mos më refuzoni Mua kur të vij edhe një herë.

Këtë herë Unë vij jo vetëm për ta shpëtuar njerëzimin përsëri por edhe për ta përmbushur Vullnetin Hyjnor të Atit Tim të dashur, Hyjit Më të Lartit.

Shkoni në paqe.