Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 23 May 2012

Vula e Dytë: Lufta e III-të Botërore

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 03:10

Bija Ime tejet e dashur, Unë duhet të të informoj se një Luftë e Tretë Botërore është gati për t'u shpalosur në botë. 
Lotët e mi rrjedhin këtë mëngjes siç ti mund ta shikosh.*

Vula e Dytë është gati për t'u shpalosur ashtu siç i është parathënë Gjon Ungjilltarit në Librin e Zbulesës. 

Do të fillojë në Evropë.

Sistemi juaj bankar do të jetë shkaku dhe Gjermania, akoma edhe një herë, do të jetë e përfshirë në këtë tragjedi ashtu siç ishte në dy rastet e shkuara.

Kur ajo të fillojë, rrënimi do të përshijë ekonominë dhe katastrofa do të përfshijë Greqinë, me shumë reperkusione në Francë. 

Lindja e Mesme do të përfshihet gjithashtu, me Izraelin dhe Iranin në luftë dhe Siria do të luajë një rol serioz në rënien e Egjiptit.

Bija Ime Unë të zgjoj për ta treguar këtë, jo për të trembur ty, por për të kërkuar shumë lutje për Evropën në këtë kohë.

Për shkak të luftës dhe mungesës së parave, shumë prej të mbjellave do të humbasin dhe kjo do të çojë në hapjen e Vulës së Tretë, e cila do të thotë zi buke.

Ja përse Unë tani iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit që të përpiqen për të grumbulluar rezerva ushqimesh të thata ose që nuk prishen për të ushqyer familjet e tyre. Është e rëndësishme që t'i rrisni vetë prodhimet tuaja nëse është e mundur.

Mbajeni mend, sidoqoftë, se lutja mund të shmangë shumë nga kjo vuajtje.

Efekti i kësaj lufte do të jetë se Kisha Ime Katolike në Tokë do të zhytet brenda një kishe të vetme botërore, në emër të bashkimit.

Ky bashkim, apo paqe e rreme, do të bëhet një realitet pasi që antikrishti të shfaqet për të krijuar një paqe të rreme dhe të ashtuquajturin fund të luftës. 

Ky pakt paqeje do të përfshijë botën Perëndimore, derisa Kina dhe Rusia të përfshihen në çështjet botërore.

Ato do të paraqesin një kërcënim ndaj ‘Bishës me Dhjetë Brirë’, Evropës, dhe do t'i mposhtin ata duke futur komunizmin.

‘Dragoi i Kuq’, Kina, ka fituar tashmë një pozicion të rëndësishëm në botë për shkak të kontrollit të tyre mbi financat botërore.

Dragoi i Kuq dhe ‘Ariu’, që është Rusia, nuk e duan Hyjin.

Ato janë duke u drejtuar nga antikrishti, i cili është nga Lindja, dhe që fshihet prapa dyerve të mbyllura. 

Kur këto profeci të shpalosen, e gjithë bota do të besojë në këto Mesazhe. Atëherë nuk do të ketë më dyshime.

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, sepse do të ndihmojë në dobësimin e ndikimit që këto ngjarje do të kenë. 

Lutja e Kryqëzatës (54) Lutje drejtuar Atit për të dobësuar ndikimin e Luftës së Tretë Botërore

O Ati Qiellor, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, i Cili vuajti aq shumë për mëkatet e njerëzimit, të lutemi na ndihmo në këto kohë të vështira që po kalojmë.

Na ndihmo t'i shpëtojmë persekutimit që po planifikohet nga udhëheqës lakmitarë dhe nga ata që duan të shkatërrojnë Kishat e Tua dhe fëmijët e Tu.

Atë i Dashur, ne të lutemi Ty të na ndihmosh të ushqejmë familjet tona dhe të shpëtosh jetët e atyre që do të jenë të detyruar në një luftë kundër vullnetit të tyre.

Ne të duam Ty, Atë i dashur.
Ne të lutemi Ty të na ndihmosh në kohën kur do të kemi nevojë. 
Na shpëto nga mbërthimi i antikrishtit.
Na ndihmo t'i shpëtojmë shenjës së tij, shenjës së bishës, duke refuzuar që ta pranojmë atë.

Ndihmoji ata që të duan Ty të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë, që Ti të mund të hedhësh mbi ne Hiret për të mbijetuar me trup dhe me shpirt. Amen.

Bija Ime, Unë e kuptoj se ky lajm mund të vijë si një tronditje por kujto që lutjet dhe Lutja e Kryqëzatës (33) e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'i mbrojë ndjekësit e Mi, Kisha Ime e Mbetur. Ju, bijtë e Mi, do të mbijetoni edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Ju do të ngacmoheni sepse jeni t
ë Krishterë, por ju kurrë nuk do të më mohoni apo të më refuzoni Mua. 

Për këtë juve do t'ju jepen Dhurata. Dhurata Ime e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'ju bëjë të padukshëm ndaj armiqve tuaj.

Recitojeni atë çdo ditë që tani e tutje. Mbajeni atë përpara jush në shtëpitë tuaja dhe bekojeni atë nga një prift. 

Fillojini përgatitjet tuaja sa më parë sepse dita e goditjes në Evropë nuk është larg.

Jezusi juaj

*Shënim: Kur Maria po e shkruante këtë Mesazh, një lot i lagur rrodhi nga fotoja e Jezusit përballë saj.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/16/second-seal-world-war-3/