E
Shtunë, 26 Maj 2012, në 16:00
Unë
jam i kënaqur që të kam përsëri me Mua. Është e rëndësishme që të qëndrosh
pranë Meje tani, bija Ime. Koha është e shkurtër dhe ti ke shumë punë për të
bërë.
Sot
Unë iu kërkoj ndjekësve të Mi, bija Ime më e dashur, që të luten fort për Zëdhënësin Tim të dashur
Papa Benediktin XVI. Ai, Shërbëtori Im i Shenjtë është nën persekutim të
tmerrshëm prapa dyerve të mbyllura në Selinë e Shenjtë.
Unë të
kam thënë më parë se Grupet Masonike të cilat kanë një mbërthim të fortë brenda
Vatikanit, e duan Papën Tim të Dashur të larguar.
Dhe ata
kanë për qëllim që ta largojnë atë nga Froni i Pjetrit duke përdorur metoda
djallëzore.
Ashtu
si të kam thënë në të kaluarën, ai do të duhet të largohet sepse nuk do të ketë
zgjedhje tjetër.
Kjo
kohë është e shkurtër. Ju duhet të luteni fort që ai të mund të
qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur sepse sapo ai të largohet, Profeti i Rremë, do të zërë vendin e tij.
Sa
rrjedhin lotët e Mi për Kishën Time të Dashur mbi tokë në këtë periudhë. Të gjithë atyre shërbëtorëve të Mi të
shenjtë, që e pranojnë Fjalën Time të Shenjtë, që po ju jepet në këtë kohë, më
dëgjoni Mua tani.
Ju duhet
të qëndroni besnikë ndaj Meshës së Shenjtë dhe t’i kryeni Sakrificat ditore.
Sepse shumë shpejt ju do të detyroheni që të përtypni një gënjeshtër.
Sakrificat
ditore, në nder të Kryqëzimit Tim dhe ndryshimi i verës në Gjakun Tim dhe
i Bukës në Trupin Tim, do të ndryshohen, manipulohen dhe Unë do të poshtërohem
përmes ligjeve të reja, të paraqitura nga Profeti i Rremë.
Ju
kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë gjë që nuk është e Vërteta.
Ju
kurrë nuk duhet ta pranoni herezinë nga brenda mureve të Selisë Sime të
Shenjtë. Nëse e bëni, atëherë ju do ta largoni veten nga Unë.
Shumë
prej jush do të duhet që ta ofrojnë Meshën e Shenjtë fshehurazi dhe do të keni
nevojë për gjithë kurajon që ju mund të merrni duke m’u lutur Mua dhe duke më
kërkuar Mua që t'ju bëj të fortë.
Ndryshimet
do të fillojnë në vetë Eukaristinë e Shenjtë. Shumë shpejt juve do t'ju thonë se Kungimi i Shenjtë, Prania Ime e
Vërtetë, në fakt, është diçka tjetër.
Do t'ju
thonë se ajo nënkupton gjëra të tjera. Por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme.
Eukaristia
e Shenjtë është Trupi dhe Gjaku Im i dhënë për ju, për të më lejuar Mua që
t'ju mbush me Shpirtin Tim të Shenjtë, për t'ju dhënë ushqimin që ju duhet për
shpirtrat tuaj.
Kur të
vijë koha dhe ju, Shërbëtorët e Mi të Shenjtë, të prezantoheni me interpretimin
e ri modern, atëherë ju do ta kuptoni se infektimi tashmë ka filluar.
Kjo
është koha kur ju do të duhet të përgatiteni. Bashkohuni së bashku dhe mbrojeni
të Vërtetën e Kryqëzimit Tim. Mos i pranoni gënjeshtrat, ndryshimet në
Meshën e Shenjtë dhe Eukaristinë e Shenjtë. Sepse nëse e bëni, atëherë Prania
Ime do të humbasë për të gjithë fëmijët e Hyjit.
Më ndiqni Mua. Kjo është sfida
më e madhe që ju do të duhet të përballni ndonjëherë, por Unë do t'ju jap Hiret
për ta dalluar të vërtetën nga trillimi sakrilegj që do t’ju kërkohet ta
pranoni në Emrin Tim të Shenjtë.
Ju duhet të kërkoni Ndihmën Time
përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës (56).
Është për Priftërinjtë që kërkojnë
Mbrojtje për Eukaristinë e Shenjtë.
O Atë i dashur, në Emër të Birit
Tënd të Shtrenjtë, i Cili e sakrifikoi Veten në Kryq për të gjithë njerëzimin,
më ndihmo të qëndroj besnik ndaj të Vërtetës.
Më mbulo me Gjakun e Çmuar të
Birit Tënd dhe më jep Hiret për të vazhduar të të shërbej Ty në besim, shpresë
dhe nder, gjatë gjithë shërbimit tim.
Kurrë mos më lër të largohem nga
kuptimi i Vërtetë i Sakrificës së Meshës së Shenjtë apo i Prezantimit të
Eukaristisë së Shenjtë tek fëmijët e Tu.
Më jep forcën për të të
përfaqësuar Ty dhe për të ushqyer grigjën Tënde ashtu si ata duhet të ushqehen
me Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd, Jezu Krishtit,
Shpëtimtarit të njerëzimit. Amen.
Ju
lutem ta dini se Unë eci me secilin prej jush, Shërbëtorët e Mi të Dashur të
Shenjtë, çdo ditë.
Unë ju
mbaj lart. Mbështetuni tek Unë dhe Unë do t'ju mbaj pranë Zemrës Sime të
Shenjtë në këto kohë të mundimit të tmerrshëm brenda Kishës Katolike.
Jezusi
juaj i dashur