Wednesday, 29 August 2012

Mesazh i rëndësishëm nga Hyji Atë: ‘Unë do t’ju fal imunitet nga Portat e Ferrit atyre shpirtrave për të cilët ju luteni’

E Enjte, 23 Gusht 2012, ora 15:15

Bija Ime e dashur, rrallë herë ka ndodhur që Trinia e Shenjtë ka komunikuar me njerëzimin në këtë mënyrë dhe hera e parë që Unë, Ati juaj, kam autorizuar një mision të këtij lloji.

Fëmijët e Mi, shumë prej të cilëve nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj Ndërhyrje Hyjnore, shumë shpejt do ta kuptojnë se përse është e nevojshme.

Nëse Ardhja e Dytë e Birit Tim të Dashur do të ndodhte pa paralajmërim, fëmijët e Mi të shtrenjtë kurrë nuk do të hynin në portat e Parajsës Sime të Re.

Ata kurrë nuk do të kishin qënë në gjëndje të pregatisnin shpirtrat  tyre dhe nuk do të ishin të aftë të pranoheshin në Epokën e Re të Paqes.

Ky është një komunikim të cilën bota do të ketë të vështirë t'i përgjigjet.

Kaq e errët është reja që i ka mbuluar zemrat e njerëzve, saqë fare pak do të jenë të aftë të shikojnë Dritën e Premtimit Tim Hyjnor.
Forcat djallëzore, të pranishme tani në botë, i pengojnë fëmijët e Mi të më afrohen Mua.

Vendosmëria Ime për ta sjellë familjen Time sa më afër dhe t'i bashkoj ata në Gjirin Tim është e fuqishme.


Mos lejoni askënd që të shpëtoj pa e kuptuar se Unë do të kryej kthimin më të shpejtë të njerëzimit me çdo kusht.

Duke e lejuar që vullneti i lirë i të gjithë fëmijve të Mi të mbetet i paprekur, mbrekullitë që Unë do të urdhëroj, do t'i shndërrojnë zemrat e tyre.

Ky është Premtimi Im kur Unë I bëj thirrje secilit prej jush, fëmijve të Mi të dashur.

Unë, Ati juaj I Dashur, dëshiroj t’ju marr, t’ju mbledh dhe t’ju mbaj pranë Zemrës Sime dhe t’ju shpëtoj.

Fare pak prej jush e dinë thellësinë e Dashurisë Sime. Kur ju ta përjetoni dashurinë që keni për Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, ju kurrë më nuk do t'i shkëpusni lidhjet nga Unë.


Unë dua t’ju jap ngushëllim.

Unë dëshiroj t’ju informoj se Dashuria Ime për ju do të thotë se, përmes Birit Tim Jesu Krishtit, Mëshira e madhe do të shfaqet madje dhe tek ata me zemrën gur dhe tek ata me shpirtrat kaq të zinj saqë vetëm një mbrekulli mund t'i shpëtoj ata.

Atyre që më duan Mua, Unë ju them këtë. Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj, do t’ju kthehet me shumicë.

Dashuria juaj për Birin Tim të Çmuar do t’ju shpërblehet në atë që Unë do t’ju fal imunitet nga Portat e Ferrit atyre shpirtrave për të cilët ju luteni.


Asgjë nuk është e pamundur.
Dashuria Ime është e pafund.
Kini besim tek Unë.
Kini besim tek Biri Im.

Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ju fal hiret më të mëdha për Shpëtimin e njerëzimit.

Ati juaj I dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht
http://www.thewarningsecondcoming.com/important-message-god-the-father-i-will-grant-immunity-from-the-gates-of-hell-to-those-souls-for-whom-you-pray/

Tuesday, 28 August 2012

Jesusi ‘Drejtuar disidentëve në Kishën Katolike – Shkatërrojini Ligjet e kishës Sime dhe ju do të ndëshkoheni’

E Premte, 3 Gusht 2012, ora 16.45

Bija Ime e dashur, toka do të tundet kur zemërimi I Atit Tim do të bier mbi ato kombe që i kanë thyer Ligjet e Atit Tim.

Aspak mëshirë nuk do të tregohet në një kohë që durimi I Tij po vihet në provë përtej mase.

Mëkatet e tyre përfshijnë abortin, vrasjen, ligjet që përpiqen ta çvlerësojnë Kristjanizmin, martesa me të njëjtin seks dhe adhurimi i zotave të rremë.

Pastaj vijnë ata disidentë brënda Kishës Sime që kërcënojnë të më mohojnë Mua.

Kur ata përpiqen të distancojnë veten nga Kisha Ime dhe përpiqen të krijojnë ligje të reja duke mos ju bindur Vullnetit Tim Hyjnor, ata më mohojnë Mua.

Unë i flak ata tutje tani për pabesinë e tyre. Përpjekjet e tyre për të futur ligje, të bazuara në mëkatin e krenarisë, epshi dhe ambicjen e botës, nuk do të tolerohen.  

A mendonin ata se do të lejoheshin të distanconin fëmijët e Zotit nga Kisha Ime në tokë dhe t'i shmangen Dorës së Atit Tim?

A mendonin ata se do të ishin mbi Ligjet e Zotit?

Ata nuk e duan Zotin, ata duan vetveten.

Duke mos patur përulësi, refuzimi i tyre i hapur i Ligjeve të Kishës Katolike më shkakton Mua neveri.

Kërkesat e tyre të turpshme kur pëpriqen ta detyrojnë Kishën Time të lejoj ligjet që më fyejnë Mua, do të thotë se ata po bien në errësirë.

Betimet e tyre fetare nuk kanë kuptim.

Besa e tyre për të nderuar dhe bindur Kishës Sime është thyer.

Nëse nuk pendohen dhe të kthehen tek Trupi Im, Kisha Ime në tokë, ata nuk kanë asnjë të drejtë ta quajnë veten shërbëtorë në Kishën Time.

Ju jeni paralajmëruar. Unë do t'ju flak në shkretëtirë.

Shkatërrojini Ligjet e kishës Sime dhe ju do të ndëshkoheni.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht
http://www.thewarningsecondcoming.com/to-dissidents-in-the-catholic-church-desecrate-the-laws-of-my-church-and-you-will-be-punished/

Sunday, 26 August 2012

Hyji Atë: ‘Ashtu si u kryqëzua Biri Im, po ashtu do të kryqëzohet edhe Kisha e Tij në tokë”

E Enjte, 2 Gusht 2012, ora 22.06

Bija Ime e dashur mundimet e Kishës së Birit Tim në tokë tashmë ka filluar.

Rrahjet me kamzhik, persekutimi gati ka filluar.

Ashtu si u kryqëzua Biri Im, po ashtu do të kryqëzohet edhe Kisha e Tij në tokë.

Sprova tashmë po ndodh.

Biri Im u dërgua për të shpëtuar njerëzimin nga flakët e Ferrit.

Vdekja e Tij në Kryq, një vrasje mizore e tmerrshme, u lejua prej Meje me qëllim që t’ju ofronte fëmijëve të Mi një të ardhme.

Trupi I Birit Tim u bë Kisha e Tij në tokë. Priftërinjtë dhe shërbëtorët e Tij besnik zunë vëndin e apostujve të Tij.


Tani, kur të vij përsëri për të shpëtuar njerëzimin dhe t'i kërkoj fëmijët e Mi të çmuar, që ata të mund të hyjnë në Parajsën Time, historia do të përsëritet.

Biri Im e predikoi të Vërtetën dhe ai mblodhi shumë njerëz që ndoqën mësimet e Tij dhe që nuk e vunë në dyshim Fjalën e Tij.

Pastaj Ai u tradhëtua nga ata që ishin afër Atij dhe që i ishin përkushtuar Atij brënda radhëve të Tij.

Kisha e Tij, Kisha Katolike, gjithashtu u tradhëtua nga brënda korridoreve të veta.

Tundimet nga Satani e shkaktuan këtë dhe ligësia e madhe ishte përgjegjëse për largimin nga Biri Im.

Në Kishën e Tij sot largimi filloi kohë më parë. Ashtu si me Birin Tim, shumë ndjekës besnik ndaj Fjalës Së Shenjtë të dhënë prej Meje, e tradhëtuan Atë.

Pastaj filloi gjykimi ku Biri Im u akuzua për herezi. Po ashtu edhe Kisha e Birit Tim në tokë po pëson të njëjtin fat.

Përmes të ligjve mes tyre, që kryenin fyerje të rënda kundër njerëzimit, shumë ndjekës besnik e braktisën Kishën.

Dhe si pasojë ata braktisën Birin Tim dhe i shpërfillën mësimet e Tij.

Sprova e Kishës së Birit Tim në tokë i ka bërë priftërinjtë e saj të heshtin kur vjen koha për të mbrojtur mësimet e Birit Tim.

Ata kanë frikë se mos fyejnë ata që e mohojnë Birin Tim për shkak të mëkateve të atyre që kane mes tyre.

Kisha e Birit Tim tani përballet me sprovën më të madhe nga të gjitha që nuk është parë që nga Kryqëzimi I Birit Tim të Dashur.


Kisha e Tij po tallet pa mëshirë, jo vetëm nga armiqtë e saj nga jashtë por edhe nga armiqtë e brëndshëm.

Kurora e Gjëmbave tani do të vendoset në Kokën e Kishës së Birit Tim dhe pak nga ndjekësit e Tij do të qëndrojnë më Atë.

Ashtu si apostujt e Birit Tim, me përjashtim të Gjonit, e braktisën Atë gjatë mundimeve dhe egzekutimit të Tij, po ashtu edhe ata në vëndet e larta brënda Vatikanit do ta braktisin Priftin e Tij të Shenjtë.

Ai, si Kreu I Kishës Katolike do të detyrohet të eci në udhën e tmerrshme të turpit edhe pse nuk është faji i tij.

Edhe pse do ta godasin, do ta tallin dhe do ta bëjnë të duket si budalla, nuk është ai ndaj të cilit vjellin vrer. Ata e hedhin urrejtjen e tyre kundër të Vërtetës së Kishës, Kishës Kristjane e formuar prej Sakrificës së Birit Tim.

Kristjanizmi do të goditet në çdo cep, në çdo komb, në çdo vënd adhurimi deri sa të dobësohet nga lodhja.

Ndërsa do të çohet drejt udhës së Kalvarit, ashtu si u çua Biri Im, ajo do të lidhet dhe do të sigurohet me litarë që të jetë e pamundur t'i shpëtoj mundimit.

Pastaj, ndërsa i ngjitet kodrës, do të goditet me gurë, do ta mbështyjnë dhe tallin gjatë gjithë rrugës deri në majë.

Pastaj do të gozhdohet në Kryq.

Pak simpati do të tregohet për të nga ata që e fajësojnë Kishën për mëkatet kundër të pafajshmëve, kur ta dënojnë Kreun e Kishës, Birin Tim.

Ata do ta bëjnë Atë me faj për mëkatete e të tjerëve të shkaktuara nga tundimet e Satanit.

Kur ta kenë gozhduar Kishën e Birit Tim në Kryq, ata do të dërgojnë qindra roje, ashtu si 600 ushtarët që qëndruan në Kalvar për të bërë të sigurtë që asnjë pjesë e Mishit të mos i shpëtonte ndëshkimit.

As edhe një shërbëtor i Kishës së Tij, që deklaron besnikëri ndaj saj, nuk do të lejohet të shpëtoj.

Kur Kisha të jetë kryqëzuar, ata do të bëjnë të sigurtë që ajo të vuaj për bukë dhe ujë deri në frymën e fundit.

Të gjithë dishepujt e saj, ashtu si ishte me apostujt e Birit Tim, nuk do të duken gjëkundi.


Ata do të shkojnë të fshihen nga frika se mos ndëshkohen.

Kur të duket sikur është në frymën e fundit, të gjithë do të heshtin deri sa brohoritjet e atyre që e kryqëzuan Kishën do të shurdhojnë mbarë botën me doktrinën e tyre falso.

Zëri i kreut të ri të kishës, mashtruesit, Profeti I Rremë, do të tingëlloj fort.

Të gjithë do të bien në gjunjë duke më falenderuar Mua, Zotin Më të Lartin, me kënaqësi. Sepse do të duket se përfaqëson një fillim të ri.

Do të jetë në atë kohë kur Prania e Birit Tim nuk do t'i hijeshoj më altarët brënda kësaj kishe sepse kjo nuk mund të bëhet.

Do të jetë atëherë kur Dora Ime, do të bier si ndëshkim.

Kjo do të jetë edhe koha kur të filloj Beteja e Armagedonit.

Atëherë Unë do të vij, përmes Birit Tim, për të shpëtuar shpirtrat.

Mos e mohoni këtë profeci.

Mos u fshihni pas sigurive të rreme sepse kjo ditë duhet të vij.

Kryqëzimi i Kishës së Birit Tim duhet të ndodhi për shkak të Premtimit Final.

Por atëherë, Ringjallja e Lavdishme e Kishës, Jeruzalemi I Ri, do t'i fshij të gjitha lotët, të gjitha vuajtjet dhe pastaj do të filloj Epoka e Re.

Besoni tek Biri Im gjatë gjithë kohës.

Kurrë mos kini frikë sepse Unë jam Ati juaj dhe Unë do të vij për ta rilindur tokën dhe të mbledh të gjithë fëmijët e Mi në mbrekullinë finale që është treguar në Librin e Danielit.

Libri I të Vërtetës tani po ju zbulohet, fëmij, ashtu si ju është premtuar.

Mos e refuzoni ndërhyrjen Time Hyjnore sepse Unë flas të Vërtetën.

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-just-as-my-son-was-crucified-so-too-will-his-church-on-earth-be-crucified/

Thursday, 16 August 2012

Jesu Krishti: “Më lejoni Mua t’ju ngre lart, nga çdo e keqe, drejt shpëtimit larg nga Antikrishti.”

E Martë, 31 Korrik 2012, ora 20:00

Bija Ime e dashur, më dëgjo Mua tani kur Unë të informoj se Ora Ime ka ardhur pothuajse mbi botën.

Koha juaj është e shkurtër kur ditët e errësirës zbehen dhe një agim i ri, një fillim i ri do të dali.

Të gjitha lotët tuaja të frikës dhe vuajtjes pothuajse po ju vjen fundi ku pak kohë ka ngelur për shfaqjen e Epokës së Lavdishme të Paqes.

Rilindja e Mbretërisë së Tokës do të ndodhi së shpejti dhe Autoriteti Im mbi të gjithë fëmijët e Zotit do të zëvendësoj vëndin e Satanit.

Çoroditja juaj, ndjekësit e Mi, mbi autorsinë e Thirrjes Sime që ju jap tani, do të zhduket.

Gjithçka do të bëhet e qartë, si uji i pastër kristal i burimit nga Trupi Im Qiellor, kur të vërshoj përpara dhe të konsumoj zemrat e të gjithë fëmijve të Zotit.

Drita e të Vërtetës do të ndriçoj botën, pavarësisht nga errësira e thellë që është vendosur si një sëmundje e keqe mbi çdo cep të tokës.

Shumë shpejt e Vërteta do t’ju çliroj, do të qartësoj të gjitha dyshimet dhe frikën tuaj dhe do të çliroj brënda jush një qartësi të mëndjes dhe të shpirtit. Pastaj, të mbushur me Shpirtin Tim të Shenjtë, një kthim global do të ndodhi.

Ata me besim të dobët do të rilindin dhe e Vërteta e Ushtrisë së re Kristjane do të shfaqet.

Shpresa, dashuria dhe lutja do t'ju mbaj kur Unë ju drejtoj drejt Trashëgimisë së Re të premtuar për kaq kohë.

Ju që jeni të frikësuar nga mesazhet e Mia, kujtoni vetëm këtë.

Bota që ju pret është një Dhuratë e madhe për ju dhe familjet tuaja. Është një Parajsë që ju mezi e keni pritur dhe asgjë në tokën që ju e njihni, nuk mund të krahasohet.

Nëse më doni Mua, atëherë kini besim në Mirësinë Time, Dashurinë Time, premtimin Tim për tu sjellë ju në trashëgiminë e Lavdishme për të cilën keni lindur.

Dorëzojini të gjitha shqetësimet dhe frikën tuaj tani.
Më lejoni Mua t'ju ngre, nga çdo e keqe, drejt shpëtimit larg nga Antikrishti.

Recitoni Fushatën e Lutjes (71) ‘Lutje per të na shpëtuar nga persekutimi (i Antikrishtit)’

O  Jesus, shpëtoji fëmijët e Zotit nga Antikrishti.
Na mbro nga planet për të kontrolluar tokën.
Zot, na shpëto nga persekutimi.
Mbroji shpirtrat e errët nga antikrishti,
që ata të mund të shpengohen në Sytë e Tu.
Na ndihmo në dobësinë tonë.
Forcoje shpirtin tonë për tu ngritur dhe drejtuar njëri tjetrin,
Ndërsa marshojmë në ushtrinë Tënde drejt Portave të Parajsës.

Unë kam nevoj për ty, Jesus I Dashur.
Unë të dua, Jesus I Dashur.
Unë e Lavdëroj Praninë Tënde në tokë.
Unë e shmang errësirën.
Unë të adhuroj Ty dhe ta dorëzoj veten në trup dhe shpirt
që Ti të mund të më zbulosh të Vërtetën e Pranisë Tënde
Dhe unë do të besoj gjithmonë në Mëshirën Tënde gjatë gjithë kohës.
Amen.

Shkoni tani dhe pragatiteni shpirtin tuaj që të mbeteni të fortë dhe besnikë ndaj Meje kur Unë t'ju drejtoj drejt Jetës së Përjetshme.

Jesusi Juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/allow-me-to-lift-you-from-all-harm-to-safety-away-from-the-antichrist/

Virgjëra Mari: “Ndalimi i shpalljes të së Vërtetës së Mësimeve të Birit tim do të thotë se Zoti po harrohet”

E Martë, 31 Korrik 2012, ora 18:10

Bija ime, persekutimi që ti po duron është për arsye të publikimit të Librit të Vërtetës.

I ligu po vendos pengesa gjatë udhës tënde dhe nuk do të ndaloj tek asgjë për të të dobësuar ty.

Është e rëndësishme që t'i shpërfillësh gënjeshtrat e liga të vazhdueshme që po paraqiten nga ata që pohojnë se janë të ditur rreth Fjalës së Zotit.

Mospërfillja e tyre ndaj këtyre mesazheve nuk është e rëndësishme. Vetëm Fjala e Birit tim është ajo që ti duhet t'i përgjigjesh dhe asgjëje tjetër.

Ti duhet të kesh besim tek Biri im dhe të qëndrosh e heshtur kur ata që janë të verbuar nga gënjeshtrat përpiqen të ngatërrohen me ty për të të rrëzuar. Mos i dëgjo. Mos u përgjigj. Në të kundërt, thjesht shpalle Fjalën e Zotit.

Bija ime sa shumë nga ndjekësit e Krishtit po vuajnë në këtë kohë. Zërat e tyre janë veçse përshpërima në një botë e cila bërtet për lavdinë e mbrekullive të tokës.

Fjala e vërtetë e Zotit nuk deklarohet më hapur madje dhe nga shërbëtorët e Zotit në Kishë.

Të turpëruar kur shihen se e deklarojnë hapur të Vërtetën, ata enden pa shpresë duke u përpjekur të gjejnë udhën e tyre mes rrëmujës të shkaktuar nga indiferenca.

Fyerja që shkaktohet kur Zoti, apo Biri im I dashur, Jesu Krishti, përmënden, po përhapet. Fare pak shpirtra janë mjaft të guximshëm të ngrihen dhe ta deklarojnë veten ushtarë të Krishtit.

Madje dhe shpirtrat e shenjtë kanë frikë ta bëjnë këtë nga frika se mos shkaktojnë zemërim mes të pafeve.

Ndalimi i shpalljes të së Vërtetës së Mësimeve të Birit tim do të thotë se Zoti po harrohet.

Sa lotoj kur shikoj fëmijët e vegjël të gjorë që po shpërfillen nga kujdestarët e tyre për zhvillimin e shpirtrave të tyre.

Atyre ju mungon ushqimi i Shpirtit të Shenjtë sepse nuk janë mësuar se si ta shpallin dashurinë e tyre për Zotin. Shumë prej tyre nuk besojnë në Hyjin Atë. Kjo e trishton Atë.

Ty, bija ime, të është dhënë një detyrë e vështirë. Kur ti i deklaron botës përmbajtjen e këtyre mesazheve nga Qielli, ti po sulmohesh nga tre burime.

1. Ata që besojnë në Zot por që refuzojnë të dëgjojnë Fjalën e Zotit që po i jepet tani botës.

2. Ata që deklarojnë se janë drejtues në Kishën e Birit tim në tokë që refuzojnë të dëgjojnë sepse ata nuk e pranojnë profecinë.

3. Dhe pastaj ata që nuk besojnë fare në Zot.

Zëri yt do të vazhdoj të bier në vesh të shurthët, por ti nuk duhet ta lejosh këtë të dekurajoj ty.

Ajo që ti duhet të bësh është t'i bindesh Birit tim në të gjitha gjërat dhe lëre çdo gjë në Duart e Tij të Shenjta.

Me kalimin e kohës ata do të dëgjojnë. Kur ata ta bëjnë këtë, shumë shpirtra do të kthehen tek Biri im me dashuri dhe gëzim në zemrat e tyre.

Ti kurrë nuk duhet të hezitosh apo të vonohesh t'i përgjigjesh kërkesës së Birit tim për të bërë të sigurtë se gjithkujt në botë i jepet Fjala e Zotit në këtë kohë.

Unë i kërkoj të gjithë fëmijve të Zotit t'i përgjigjen thirrjes sime për të qëndruar besnik ndaj Fjalës së Shenjtë të Birit tim tani. Ai i do të gjithë fëmijët e Zotit dhe dëshiron të pregatisi çdo shpirt për Ardhjen e Tij të Dytë të shumë pritur prej kohësh.

Mos e mohoni Atë. Pranojeni Dorën e Tij të Mëshirës para se të jetë shumë vonë.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-failure-to-proclaim-the-truth-of-my-sons-teachings-means-that-god-is-being-forgotten/

Wednesday, 15 August 2012

Jesusi: “Kisha Ime Katolike është bërë copë copë, por shpirti i Kishës Sime kurrë nuk do të merret apo konsumohet nga Satani.”

E Hënë, 30 Korrik 2012, ora 01:00

Bija Ime e dashur kur Unë e durova agoninë në kopësht (ne malin e ullinjve:Luka 22: 39-46), fyerja më e madhe, që mu tregua Mua nga Satani, ishte pabesia e Kishës Katolike dhe Apostolike në ditët e fundit.

Këtu Satani, që më torturoi me vizionet e të ardhmes, më tregoi Mua shërbëtorët e vakët të Kishës në këto ditët tuaja.

Ata e kanë lejuar krenarinë dhe të vërtetën fallso, të dominuar nga toleranca e tyre ndaj mëkatit, t'i verboj ata ndaj të Vërtetës së Zotit.

Angazhimi i tyre ndaj kënaqësive të botës do të thotë se shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk e kanë konsideratën apo përulësinë në shpirtrat e tyre për t'i udhëhequr ndjekësit e Mi drejt shenjtërisë që kërkohet për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Sa shumë janë kthyer kundër Meje edhe pse ata thonë se i duan fëmijët e Zotit.

Duke e reklamuar tolerancën në Emër të Zotit, ata prezantojnë një doktrinë fallso e cila e maskon të Vërtetën.

Ata disidentë në Kishën Time në tokë që thonë se po krijojnë një lloj të ri dedikimi në emër të Kishës Katolike, por që i mohojnë mësimet e Mia, po tundohen nga Satani i cili kërkon të shkatërroj Kishën Time.

Ai, i ligu, tashmë ka shkaktuar mëkat të tmerrshëm për të korruptuar Kishën Time dhe tani kërkon të nguli gozhdën e fundit kur ta kryqëzoj Kishën Time dhe, si pasoj, do të hedhi në Ferr ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që e thyejnë Fjalën e Zotit duke e bërë të mundur pranimin e mëkatit mes fëmijve të Zotit.

Mëkati i tyre që po më godet Mua në Fytyrë, duke i reklamuar turpet e tyre para Meje, që thonë se janë të pranueshme dhe të toleruara nga Zoti, do të ndëshkohen rëndë.

Ata guxojnë, përmes mëkatit të krenarisë dhe mashtrimit, t'i çojnë shpirtrat në udhën e gabuar dhe t'i drejtojnë ata në gropën e errësirës, pa e kuptuar se po i dënojnë shpirtrat në liqenin e zjarrit.

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë po udhëhiqen gabimisht dhe nuk e kuptojnë. Por shumë shërbëtorë të tillë, nëse janë të ndershëm me vetvetën, janë të paqartë.

Pastaj vijnë ata që hiqen sikur janë shërbëtorët e Mi të shenjtë por që vijnë nga ana tjetër. Shërbëtorë të bishës, ata qëllimisht e paraqesin veten si priftërinjtë e Mi të vajosur.

Ata më shkaktojnë Mua kaq vuajtje të tmerrshme. Jo vetëm që ata i korruptojnë shpirtrat , por me vetëdije kanë krijuar një pakt me Satanin i cili do t'i gëlltiti ata.

Ata kryejnë akte të shëmtuara në altarët e Mi, para Eukaristisë së Shenjtë, por fare pak e dinë se ata po i kryëjnë vepra të tilla.
Unë prapë kam dhimbje për këta shpirtra.

Kisha Ime Katolike është bërë copë copë, por shpirti i Kishës Sime kurrë nuk do të merret apo konsumohet nga Satani. Por shërbëtorët e Kishës Sime mund të joshen dhe të shkatërrohen nga bisha.

Ky është momenti për Mua të ndërhyj për t'i ndihmuar ata të ngrihen mbi këto vuajtje të tmerrshme.  

Unë kërkoj që ju, ndjekësit e Mi, dhe ata shërbëtorët e shenjtë mes jush që e kuptojnë se çfarë po ndodh mes jush, të thoni këtë Fushatë Lutje (70) ‘Lutje për Klerikët për të mbetur të fortë dhe të vërtetë ndaj Fjalës së Shenjtë të Zotit.

O Jesus I Dashur, ndihmoi shërbëtorët e Tu të shenjtë
të njohin përçarjen brënda Kishës Tënde kur ajo të zbulohet.
Ndihmoji shërbëtorët e Tu të shenjtë të mbeten të fortë dhe të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë.
Kurrë mos lejo ambicjet e botës ta turbulloj dashurinë e tyre të pastër për Ty.
Jepu atyre hiret për të mbetur të pastër dhe të përulur para Teje
Dhe të nderojnë Praninë Tënde Më Të Shenjtë në Eukaristi.

Ndihmoi dhe drejtoi të gjithë ata  shërbëtorë të shenjtë që mund të jenë të vakët,
Në dashurinë e tyre për Ty dhe rindize zjarrin e Shpirtit të Shenjtë në shpirtrat e tyre.
Ndihmoi ata të njohin tundimet e vendosura para tyre për t'ju tërhequr vëmëndjen.
Hapi sytë e tyre që të mund të shohin të Vërtetën gjatë gjithë kohës.
Bekoi ata, I Dashur Jesus, në këtë përiudhë dhe mbuloi ata me Gjakun Tënd të Çmuar për t'i mbrojtur nga e keqja.

Jepu atyre forcën të rezistojnë joshjen e Satanit, kur hutohen prej joshjes për të mohuar egzistencën e mëkatit.
Amen.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë shtylla e Kishës Sime.

Ata janë të parët në radhë për t'u përballur me një mori të tmerrshme sulmesh nga Satani në këtë kohë.

Më ndihmoni t'i çoj ata drejt udhës për të shpëtuar Kishën Time të mbetur kur ajo po shkon drejt përçarjes që do të krijohet së shpejti nga Profeti I Rremë.

Mblidhuni së bashku dhe lutuni për bashkimin e shërbëtorëve të Mi të shenjtë që nevojiten për të mbajtur Kishën Time të fortë në ditët që do të vijnë.

Jesusi Juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-catholic-church-has-been-torn-into-shreds-yet-the-soul-of-my-church-will-never-be-taken-or-consumed-by-satan-2/

Monday, 13 August 2012

Jesusi: “Është mëkati i abortit ai që do të sjellë shkatërrimin e shumë kombeve dhe për këtë ato do të dënohen rëndë.”

E Dielë, 29 Korrik 2012, ora 20:10

Bija Ime e dashur, braktisja në botë i ka çorientuar fëmijët e Zotit rreth egzistencës së mëkatit.

Shumë shpirtra, kur mendojnë për Mëkatin, menjëherë mendojnë për më të rëndin mëkat të tillë si vrasja.

Mëkati merr shumë forma. Për fat të keq, ngaqë mëkati është nënvlerësuar si e metë apo veçori individuale, tani besohet të jetë thjesht një dobësi natyrore. Shumë nuk besojnë më në mëkat tani.

Aborti, pas vrasjes së vëllait tënd, është forma më e madhe e genocidit në botë. Prapë, jo vetëm që është toleruar por ligjet tani në shumë vënde besojnë të jetë e nevojshme.

Është mëkati i abortit ai që do të sjellë shkatërrimin e shumë kombeve dhe për këtë ato do të dënohen rëndë.

Aborti është një vepër e shëmtuar dhe që zhduk breza të tërë të fëmijve të Zotit që nuk mund të mbrojnë veten.

Askush nuk do të vrasi një fëmijë të Zotit dhe t'i shmanget ndëshkimit të rëndë.

Zemërimi I Atit Tim do të dëshmohet nga këto kombe, që e kanë legalizuar abortin, gjatë Ndëshkimit.

Ato do të fshihen nga faqja e dheut dhe asnjë ngushëllim nuk do të tregohet ndaj tyre ashtu si ata nuk treguan asnjë keqardhej për këtë mëkat mortor kur e aprovuan vrasjen e fëmijve të Zotit që në bark.

Unë ju bëj thirrje atyre që me dinakëri përpiqen ta konsiderojnë abortin si diçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e nënës.

Gënjeshtarët janë mësuar ta mbulojnë barbarizmin e abortit i cili e kundërshton Ligjin e Zotit.

Për këtë mëkat, çdo ligjvënës, doktor apo çdo person që kontribon në çfarëdo mënyre në këtë vepër të paligjshme, është fajtor në sytë e Zotit dhe do të vuaj ndëshkimin që do të vijoj.

Atyre që e falin egzekutimin, Unë ju them këtë.

Ju, që e dënoni një njeri me vdekje, jeni po aq fajtor me të njëjtin krim që ai është.

Ju jeni fajtor për vrasje në këtë moment dhe ky është një mëkat mortor. Juve nuk ju është dhënë e drejta të merrni një jetë. Apo të gjykoni. Vetëm Unë, Jesu Krishti, e kam të drejtën të gjykoj.

Kushdo që kontribon në vdekjen e një vrasësi, përmes aktit të egzekutimit do të vuaj në zjarrin e Ferrit përjetësisht, vetëm nëse pendohen.

Sa shumë prej jush besojnë në ligjin, një jetë për një jetë. Sa në udhë të gabuar jeni. A nuk i pranoni Urdhërimet e Atit Tim? Ju nuk duhet të vrisni.

Ju nuk duhet të vrisni’ i referohet gjithashtu edhe atyre ushtrive agresive që marshojnë në vënde që nuk ju takojnë me qëllim për ti kontrolluar.

I referohet ushtrive që gjuajnë dhe vrasin shpirtra të pafajshëm. E gjithë kjo është vrasje. Është kundër ligjit të Atit Tim.

Mëkate të tjera si lakmia, joshja, të folurit keq për të tjerët, mashtrimi i njerëzve mbi atë që u takon, hakmarrja dhe sharja, të gjitha këto cojnë në mëkate të tjera.

Ato bëhen të pranishme në botën tuaj sot sepse dashuria juaj më e madhe është për veten tuaj.

Gënjeshtra e vet-kënaqjes, që jeni detyruar nga mësuesit e rremë ta përtypni, është udha juaj drejt mëkatit.

Ju kanë thënë se ju duhet ta kaloni kohën duke kënaqur dëshirën tuaj për pasuri.

Ju kanë thënë se duhet të kujdeseni për veten – se ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën tuaj. Ju duhet të kërkoni çdo gjë për të kënaqur qefet tuaja. Kushdo tjëtër vjen i dyti.

Kjo çon në lakmi, egoizëm, joshje dhe pastaj ju mund të shtyheni të kryeni mëkat mortor.

Mëkati tani do të pranohet në vëndet tuaja si kurrë më parë.
Ligje do të krijohen të cilat do ta legalizojnë mëkatin mortor dhe mjerë ata që do ta kundërshtojnë.

Ata që do ta mbështesin një ligësi të tillë do t'ju thonë se këto ligje janë për të mbrojtur të dobëtit kur, në fakt, ajo që ato bëjnë është legalizimi i vrasjes, abortit, martesës me të njëjtin seks dhe adhurimin e zotave falso.

Ata do ta shpërfillin persekutimin e të varfërve dhe do ti flakin ata në rrugë për ti bërë kuklla për ti vënë në lojë.

Ata do të sjellin ligje për tu detyruar ju të ndaloni së praktikuari fenë tuaj. Sepse duke e bërë këtë, ju do të thyeni ligjin – një mëkat në sytë e tyre.

Si ju kam thënë më parë bota juaj është e mbushur me gënjeshtra ku e mira tregohet si e ligë dhe e liga tregohet si e mirë.

Bota juaj është kthyer përmbys dhe, si rezultat, mëkati lulëzon.

Unë ju bëj thirrje të ktheheni dhe të studjoni 10 Urdhërimet. Bindjuni atyre dhe jetoni ashtu si duhet në sytë e Atit Tim.

Thyeni Urdhërimet dhe ju mëkatoni. Argumentoni se disa mëkate janë ok dhe ju kundërshtoni Atin Tim.

Bindja ndaj Ligjeve të Zotit është e dobët dhe e brishtë në botë në këtë kohë. Shumë nga fëmijve të Zotit nuk ju është treguar me vendosmëri, nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, mbi pasojat e mëkatit.

Toleranca e mëkatit është mëkati më i madh nga të gjitha.
Toleranca është një gënjeshtër dinake e mbjellë në mëndjet e njerëzve nga mbreti i gënjeshtrave, Satani.

Toleranca është një tjetër mënyrë për të justifikuar mëkatin për t'ju përshtatur dobësisë së njerëzve për tu dorëzuar drejt tundimeve të Satanit.

Zgjohuni dhe pranojeni mëkatin për atë që është.

Grinduni mes njëri tjetrit dhe mbrojeni mëkatin sa të doni, por kurrë nuk do të pranohet në sytë e Atit Tim.

Për të hyrë në Parajsë, ju duhet të jeni të lirë nga mëkati.
Për tu çliruar nga mëkati, ju duhet të pendoheni.
Për tu penduar, para së gjithash ju duhet të pranoni 10 Urdhërimet.
Pastaj ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë.
Pendesa e vërtetë mund të ndjehet vetëm nga ata që e përulin veten e tyre para Meje.

Vetëm atëherë mëkati mund të falet.

Vetëm atëherë shpirtrat janë të aftë të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Shpëtimtari juaj
Jesu Krishti
Mesazhi origjinal ne anglisht: 

Sunday, 12 August 2012

Jesusi: “Kur 20 milioni në ushtrinë Time të ketë arritur, Unë do ta shumfishoj këtë numër në biliona.”

E Premte, 27 Korrik 2012, ora 18:30

Bija Ime e dashur, dëshira Ime për të bashkuar ndjekësit e Mi si një ushtri e vetme tashmë po jep fryt përmes këtyre mesazheve.

Ushtria Ime tashmë është formuar dhe është e bashkuar përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë që po përhapet si një flakë nëpër botë.

Sepse ju që tani i pranoni udhëzimet e Mia, edhe pse ju mund të mendoni se po punoni së bashku në grupe të vogla, duhet ta dini se ushtria Ime tani përbëhet me më tepër se 25,000 ushtarë të dedikuar, që i marrin Fushatat e Lutjes çdo ditë.

Dedikimi juaj ndaj Meje, Jesusit tuaj të dashur, më sjell Mua kaq shumë ngushëllim dhe gëzim, sepse lutjet tuaja po shpëtojnë miliona e miliona shpirta çdo sekondë të ditës.

Sikur të shikonit mirënjohjen e tyre, ju kurrë nuk do të ndalonit së luturi, e tillë është fuqia e saj.

Satani po vuan për shkak të këtij misioni dhe do të bëj çdo gjë të mundur për ta sabotuar atë.

Kjo është edhe arsyeja që ju nuk duhet të lejoni ngacmime të jashtme nga ata që ju akuzojnë për herezi për t’ju vonuar në shpërndarjen e mesazheve të Mia.

Nëse i lejoni të tjerët t’ju ngatërrojnë, ata që përpiqen t'ju turpërojnë apo që qeshin me besimin tuaj, atëherë fare pak shpirtra do të shpëtohen.

Mendojeni këtë mision në të njëjtën mënyrë sikur po punonit për një agjenci bamirësie jashtë vëndit, ato grupe njerëzish që shkojnë në vëndet e shkatërruara për të shpëtuar jetët e atyre që po vuajnë urie.

Është e rëndësishme që ju t'i kapërceni të gjitha pengesat për të çuar ndihmat tek viktimat. Një orë vonesë mund të thotë ndryshimin mes jetës apo vdekjes. E njëjta qëndron edhe për këtë mision.

Shikoni përpara, mos i vini veshin ndërhyrjeve të atyre që do të përpiqen t'ju tërheqin mbrapsh dhe pastaj marshoni përpara.

Mblidhni të tjerët gjatë udhës suaj dhe çojini ata drejt fitores. Fitores së shpëtimit.

Ushtria juaj shtohet çdo ditë. Mbahuni pas Dorës Sime deri sa ne të arrijmë ushtrinë e dëshiruar prej 20 milionë e cila do të udhëheqi betejën kundër antikrishtit.

Kur 20 milioni në ushtrinë Time të ketë arritur, Unë do të shumfishoj këtë numër në biliona. Dhe kur kjo të ndodhi, bisha përfundimisht do të shkatërrohet.

Ky është premtimi Im. Sepse në numër të madh fëmijët e Zotit, të mbushur me Dashurinë e Tij Hyjnore do ta shkatërrojnë të ligun.

Dashuria, mbajeni mënd, është më e fortë se urrejtja. Vetëm dashuria, me bollëk, mund ta fshij të ligun.

Jesusi juaj.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/when-the-20-million-in-my-army-has-been-reached-i-will-multiply-this-number-into-billions/

Saturday, 11 August 2012

Jesusi: “Dashuria është një shenjë nga Zoti. Pavarësisht se çfarë feje apo besimi ndiqni, dashuria mund të vij vetëm nga Zoti.”

E Mërkurë, 25 Korrik 2012, ora 23:30

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj të diskutoj rëndësinë e dashurisë dhe se si, pa dashuri, bota nuk do të mbijetonte.

Zoti është dashuri. Dashuria vjen nga Zoti.
Ku ju gjeni dashuri, ju menjëherë e ndjeni praninë e Zotit.

Pothuajse çdo njeri në botë ndjen dashuri në një farë periudhe. Dashuria e lehtëson shpirtin dhe pastërtia e saj ju jep veçse një tregues se sa e thellë është dashuria që Zoti ka për secilin nga fëmijët e Tij.

Dashuria e mposht vdekjen.
Dashuria e mposht mëkatin.

Dashuria është e përhershme. Ajo kurrë nuk mund të vdesi sepse vjen nga Zoti dhe do të jetoj përjetësisht.

Kur dashuria sulmohet në këtë jetë nga i ligu, i cili vepron me anë të shpirtrave, ajo vuan, dobësohet dhe mund të zëvendësohet nga mospërfillja ose, disa herë edhe urrehet.

Vetëm me anë të dashurisë, sidomos për njëri tjetrin, paqja ne botë mund të zhvillohet.

Pa dashuri njerëzit do të vdisnin dhe do të bëheshin shterp.

Kur ju e doni një fëmij, ju ndjeni të njëjtën lloj dashurie që Ati im mban në Zemrën e Tij për çdo fëmij të lindur në botë përmes krijimit të Tij.

Imagjinoni ankthin e një prindi kur një fëmij zhduket.
Pikëllimi, shqetësimi dhe meraku janë identike me atë që ndjen Ati Im kur fëmijët e Tij enden dhe e humbasin të Vërtetën e egzistencës së Tij.

Pastaj imagjinoni tmerrin që një prind duhet të duroj nëse fëmija e tij nuk mund të gjendet.
Po sikur të ketë humbur përgjithmonë? Kjo është edhe brenga që duron Ati Im kur Ai i humbet fëmijët e Tij.

Asgjë nuk e ngushëllon Atë deri sa Ai mund t'i gjej ata përsëri ose kur ata kthehen dhe vrapojnë në shtëpi drej Tij përsëri.

I gjithë krijimi u themelua prej dashurisë së Atit Tim.
Dashuria e Tij vërshon Qiellin dhe tokën dhe është shumë e fuqishme.

Gjithçka u krijua prej Dashurisë Hyjnore të Tij dhe bujarisë së zemrës së Tij me qëllim që të ndante të gjitha mbrekullitë e krijimit me fëmijët e Tij.

Dashuria e Tij për fëmijët e Tij nuk do të vdesi kurrë.

Tradhëtia e Luciferit, të cilit Ai i dha gjithçka, do të thotë se dashuria e Tij për njerëzimin nuk është kthyer nga shumë njerëz.

Por si një Atë përherë i dashur, dashuria e Tij është kaq e fuqishme saqë asgjë nuk mund ta vrasi dashurinë e Tij për fëmijët e Tij.

Dashuria e Tij do të thotë se çdo njeriu i është dhënë një mundësi e dytë.

Paralajmërimi, një Dhuratë e madhe e aprovuar nga Ati Im, është një thirrje e veçantë nga Qielli.

Kjo thirrje, një mbrekulli e madhe supernatyrale, do t'ju japi secilit prej jush shancin për tu shpëtuar; për tu thirrur dhe t'ju jepet çelësi për të hapur derën e Parajsës së Re në tokë.

Sepse ju që do e pranoni Çelësin e Parajsës, në fakt do ta mundni bishën.

Bota më në fund do ta heqi qafe të ligun, mëkatin, vuajtjen dhe çdo dhimbje.

Paqja do të mbizotëroj.

Dashuria për Atin Tim do të lulëzoj më në fund dhe ju të gjithë do të jetoni sipas Vullnetit të Tij Hyjnor. 

Dashuria është një shenjë nga Zoti. Pavarësisht se çfarë feje apo besimi ndiqni, dashuria mund të vij vetëm nga Zoti.

Është drita e pranishme në çdo shpirt, madje dhe ata që janë mëkatarë të ngurtë, sepse Zoti kurrë nuk e shuan dritën e Tij ndonjëherë.

Kapeni atë. Përqafojeni atë. Kapuni pas dashurisë sepse ajo do t'ju çoj drejt Tij.

Dashuria do t'ju mbroj nga errësira.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/love-is-a-sign-from-god-no-matter-what-religion-or-creed-you-follow-love-can-only-come-from-god/

Friday, 10 August 2012

Jesusi: “Profecitë e dhëna Gjonit, dhe që nuk janë zbuluar deri tani, po tregohen në këtë kohë për të zgjuar botën.”

E Martë, 24 Korrik 2012, ora 17:39

Bija Ime e dashur, koha është afër për misteret e Hyjit Më të Lartë t'i zbulohen mbarë botës.

Zëri yt, bija ime, përfundimisht do të plotësoj planin e Zotit në tokë për të zbuluar të Vërtetën e Ardhjes Sime të Dytë.

Ti, bija Ime, je Ëngjëlli i 7 e dërguar për të pregatitur fëmijët e Zotit për të rinovuar fenë e tyre me qëllim që të mund të shpëtojnë.

Kur ti të zbulosh sekretet brënda vulës së shtatë të cilën Unë, Jesusi Gjengji I Zotit e hap tani, do të zemërosh shumë veta.

Gënjeshtrat e ndyra të kryera nga ata që pretendojnë se janë shërbëtorët e Kishës Sime do të zbulohen me anë të tingullit të zërit tënd.

Çdo vepër e ulët e kryer nga ndjekësit e Satanit që guxojnë ta deklarojnë veten ndjekësit e Mi do të ekspozohen. Çdo gënjeshtër, do të dali hapur që të gjithë ta shohin.

Kisha e re falso, e krijuar nga antikrishti, do të tregohet për atë që është.

Çdo përpjekje e bërë për të mashtruar fëmijët e Zotit do të kthehet përmbys pasi beteja për të shpëtuar njerëzimin intensifikohet.

Blasfemitë e shqiptuara nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë do të dëshmohen nga të gjithë, edhe pse shumë nuk do ta pranojnë të Vërtetën e Zotit që po i jepet tani botës.

Fjalët, e fshehura për kaq kohë, dhe të mbyllura deri në fund, tani po rrjedhin nga buzët e Mia.

Asnjë njeri nuk do të përjashtohet nga e Vërteta. Të gjithëve do t'ju tregohet Fjala e Vërtetë kur Unë, edhe njëherë, pregatitem për të shpëtuar njerëzimin nga mallkimi i përjetshëm.

Profecitë e dhëna Gjonit, dhe që nuk janë zbuluar deri tani, po tregohen në këtë kohë për të zgjuar botën.

Ungjilli, edhe një herë pas kaq kohe, do të përhapet nëpër botë.

I verbri do të shikoj përsëri.
Memeci do të flasi me të vërtëtën, si mjalti që rrjedh prej buzëve të tyre.
Shurdhi do të dëgjoj dhe e Vërteta do t'i sjelli atyre qetësinë që ka munguar kaq kohë në jetën e tyre.

Braktisja do të thyhet dhe shpirtrat e pamësuar, që kanë patur etje për të Vërtetën, më në fund do ta pranojnë atë me krahët e hapur.

Fuqia e Zotit do të shfaqet tani në çdo cep.

Të jeni të sigurtë se pjella e Satanit dhe e ndjekësve të tij do të bëjnë çdo gjë të munden për të bllokuar Librin e të Vërtetës që t'i jepet botës përmes dashurisë së Zotit.

Ata do të jenë të pafuqishëm kundër saj, edhe pse nuk do të duket kështu.

Qielli pret tani për orën për të sjellë së bashku gjithë njerëzimin për Kthimin Tim të Lavdishëm.

Kurrë mos më braktisni Mua. Më mirëprisni Mua kur Unë ju pregatis për Ardhjen Time të Dytë të Lavdishme.

Sillni familjen tuaj me vete dhe ejani në krahët e Mi kur Unë pregatitem t'ju mbështjell në mbrojtjen e hireve të Mia të veçanta prej Qiellit.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju për ta njohur thirrjen e fundit, përmes Lajmëtares Sime të 7, që i është dhënë autoriteti të zbuloj trumpetën e 7, përmbajtjen e vulës së shtatë, kur kori i ëngjëjve pregatiten për zbulimin e profecive.

Jesusi juaj.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-prophecies-given-to-john-and-not-revealed-up-to-now-are-being-presented-at-this-time-to-wake-up-the-world/

Thursday, 9 August 2012

Virgjëra Mari: “Si Nëna e Shpëtimit, titulli im i fundit prej Qiellit, më lejoni t’ju ndihmoj.”

E Hënë, 23 Korrik 2012, ora 16:36

Bija ime, lugina e lotëve që do të vërshoj në çdo shtet në mënyra të ndryshme është parashikuar shumë herë.

Prapë ata nuk i kanë dëgjuar paralajmërimet që Unë ju kam dhënë vizionarëve nëpër shekuj.

Disa prej atyre që i njohin premtimet e Zotit, që tha se Ai do të vij përsëri për të sunduar në një botë pa fund, mund t'i njohin shenjat.

Shumë njerëz nuk do t'i njohin, sepse ata nuk e njohin Ungjillin.

Fëmijë, këto kohë janë shumë të vështira dhe të ngatërruara. Unë, Nëna juaj e dashur, ju ofroj mbrojtjen kundër Satanit, vetëm po të më thërrisni mua.

Më është dhënë fuqia ta shtyp atë. Nëse e kërkoni ndihmën time, unë mund t’ja u lehtësoj mundimet.

Bija ime, influenca e tij po bëhet shumë e qartë tek shumë prej jush që i mbani sytë hapur.

Ligësia e tij është treguar në shumë nga fëmijët e Zotit.

Vrasje, vrasje pa kuptim, luftra, lakmi, persekutim, imoralitet dhe mëkate të shfrenuara që e thyejnë çdo njërën nga Urdhërimet e Zotit, që ju dhanë Moisiut, duken që të gjithë mund t'i shohin.

Ju që keni pak besim dhe thoni se ç’rëndësi ka, ju duhet ta kuptoni dëmin që Satani shkakton në shpirtin tuaj.

Ai është si një sëmundje që është e vështirë për t'u kuruar. Po të kapi, të çon në sëmundje të tjera akoma më të këqija se e para, kështu që një kurë nuk mjafton.

Ai e helmon shpirtin, mëndjen dhe trupin kaq shpejt saqë është shumë e vështirë të shkëputesh.

Fëmijë, ju nuk e kuptoni se sa i fuqishëm dhe hakmarrës është ai. Sa ta infektoj një shpirt, ai nuk do ta lër të qetë deri sa shpirti në fjalë gati sa e humb mëndjen.

Në disa raste, këta shpirtra nuk kanë më kontrol mbi ndjenjat e tyre.

Si Nëna e të gjithë fëmijve të Zotit, unë kam fuqinë të ndihmoj për shpëtimin e shpirtrave tuaj.

Si Nëna e Shpëtimit, titulli im i fundit prej Qiellit, më lejoni t’ju ndihmoj.

Ju duhet të thoni Rosaren time të Shenjtë çdo ditë për mbrojtje dhe Satani do t’ju lër ju dhe të dashurit tuaj të qetë.

Kurrë mos e nënvlerësoni këtë lutje për dobësimin e fuqisë së Satanit menjëherë sa e thoni.

Fëmijë, fuqia e Zotit i jepet atyre që e thërresin Birin tim, Jesusin, për t'ju dhënë forcën për të jetuar në këto kohë. Mund t’ju jepet vetëm po ta kërkoni atë.

Këtu është një Fushatë Lutje tjetër që duhet ta thoni për të kërkuar mbrojtje nga Satani.

Fushata e Lutjes (68): 'Më mbro nga influenca e Satanit'

Nëna e Zotit, Nëna e Shpëtimit,
Më mbulo me mantelin tënd më të shenjtë dhe mbroje
Familjen time nga influenca e Satanit dhe e ëngjëjve të tij të rënë,
Më ndihmo të besoj në Mëshirën Hyjnore të Birit tënd të dashur, Jesu Krishtin, gjatë gjithë kohës.

Më bëj ta ruaj dashurinë time për Atë dhe kurrë mos më lejo të shkëputem prej të Vërtetës së mësimeve të Tij,
pavarësisht se sa shumë tundime vendosen para meje.
Amen.

Lutuni, lutuni, lutuni gjithmonë për mbrojtje kundër të ligut sepse ai shkakton dëm të tmerrshëm dhe mizori në jetën tuaj.

Nëse nuk kërkoni, ju nuk mund t'i merrni këto hire.

Kini besim tek unë, Nëna juaj, gjatë gjithë kohës sepse është roli im për të ndihmuar Birin tim për shpëtimin e shpirtrave të gjithë fëmijve të Zotit.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-as-the-mother-of-salvation-my-last-title-from-heaven-let-me-help-you/

 

Wednesday, 8 August 2012

Jesusi: “Ju do ta fitoni këtë luftë për shpirtrat dhe nuk do të zgjasi shumë para se Bota e Re, e pafund, do të shfaqet.”

E Dielë, 22 Korrik 2012, ora 19:00

Bija Ime e dashur, shumë njerëz të zgjedhur po durojnë një vuajtje të madhe në këtë kohë kur zemrat e tyre janë të ndërthurura me Timen për shkak të goditjes së mëkatit.

Ky bashkim vuajtjesh, që tani po përjetohet nga shumë vizionarë, profetë dhe shpirtra të munduar është për shpëtimin e shpirtrave të atyre që do të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit.

Është një vuajtje si jo të tjerat dhe do të ndihmoj për të mundur armikun gjatë Paralajmërimit.

Bija Ime ti duhet të vazhdosh ti publikosh mesazhet e Mia edhe pse kjo është e dhimbshme për ty në këtë kohë.

Trazirat në botë do të rriten shpejt dhe jo vetëm që do të dalin luftra por banka globale do të përpiqet të marrin kontrollin mbi shumë nga monedhat e botës.

Kaosi do të mbizotëroj dhe katastrofa ekologjike do të ngrihen kur Dora e Atit Tim bie për të ndëshkuar njerëzimin për dobësinë dhe skllavërinë e tyre ndaj mëkatit.

Ndjekësit e Mi, lutjet tuaja kanë larguar shumë fatkeqësi që do të kishin shkatërruar qytete dhe kombe.

Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga lutja. Qëndresa dhe besnikëria ndaj Meje, Jesusit tuaj, do ta lehtësojnë situatën.

Ju duhet të qëndroni të fortë gjatë kësaj periudhe konflikti, sepse shumë shpejt çdo gjë do të ndryshoj.

Pavarësisht nga ligësia e ushtrisë së Satanit, besimi në rritje i Ushtrisë Sime do të qëndroj para tyre dhe do t'i ndaloj ata në përpjekjet për të shkatërruar Kishën Time.

Kurrë mos u ndjeni të zhgënjyer me këtë punë madje dhe kur disa herë duket e pashpresë.  Mëshira Ime është e madhe. Dashuria Ime mbulon të gjithë fëmijët e Zotit.

Ju do ta fitoni këtë betejë për shpirtrat dhe nuk do të zgjasi shumë para se Bota e Re, e pafund, do të shfaqet.

Kjo është e ardhmja juaj, e ardhmja e botës për të cilën duhet të përpiqeni. Ditët e Satanit pothuajse kanë marrë fund.

Gëzoni sepse shumë shpejt vuajtja do të harrohet.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/you-will-win-this-battle-for-souls-and-it-will-not-take-long-before-the-new-world-without-end-will-emerge/

Tuesday, 7 August 2012

Jesusi: “Dashuria e Zotit do të ndriçoj mbi ata që i kërkojnë Atit Tim ta ndaloj antikrishtin të shkaktoj vuajtje të tmerrshme mbi njerëzimin”

E Shtunë, 21 Korrik 2012, ora 15:15

Bija Ime e dashur, për ata mes jush, ndjekësve të Mi, që shqetësohen për kohët që do të vijnë, duhet ta dini se gjithë fuqia shtrihet në Duart e Atit Tim të Përjetshëm.

Ai vetëm dëshiron që të shpëtoj të gjithë fëmijët e Tij prej kthetrave të Bishës.

Për fat të keq Bisha, Satani, shpërfillet nga ata mosbesues sikur është pjellë e imagjinatës.

Ai dhe ushtria e tij e demonëve janë ngado, duke i nxitur fëmijët e Zotit të mëkatojnë në mendime, vepra dhe punë në çdo sekondë të ditës.

Ati Im jo vetëm që dëshiron të shpëtoj shpirtrat e secilit prej fëmijve të Tij, por gjithashtu Ai dëshiron ti mbroj ata nga persekutimi i antikrishtit.

Forca për t'i shmangur, dobësuar dhe zbutur këto sprova ndodhet në duart tuaja, ndjekësit e Mi.

Lutjet tuaja mund të evitojnë shumë nga kjo vuajtje që po planifikohet nga ushtria e Satanit në vitet që vijojnë.

Ata që kthehen në udhët e Zotit, Hyjit Më Të Lartë, do t'ju jepen hiret për të ndihmuar në ndalimin e shumë nga ky plan djallëzor dhe i shëmtuar, që po pregatitet nga ky grup i lig kundër vëllezërve dhe motrave të tyre.

Dashuria e Zotit do të ndriçoj mbi ata që i kërkojnë Atit Tim të ndaloj antikrishtin të shkaktoj vuajtje të tmerrshme mbi njerëzimin.

Ju duhet të luteni fort me qëllim që ai të ndalohet së bashku me Profetin e Rremë sa më shpejt.

Ju, ndjekësit e Mi, do të merrni Fushata lutje të veçanta (litani) për të thyer dhe dobësuar forcën e tij.

Këto duhet të thuhen çdo ditë pas Paralajmërimit dhe, më mirë akoma, gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.

Këto lutje të veçanta (litani), të krijuara për të shkatërruar antikrishtin dhe ushtrinë e tij, do të jenë një forcë e fuqishme dhe nëse mjaft shpirtra bashkohen në këto lutje, ato do të ndihmojnë në prishjen e shumë nga planet e pregatitura nga antikrishti dhe Profeti I Rremë. 

Litania (lutja) e parë do t’ju jepet së shpejti.

Qëndroni të fortë dhe kini besim në dashurinë Time për ju, sepse nuk është dëshira Ime t'ju shikoj ju të vuani.

Gjithçka që Unë dëshiroj është bashkimi i gjithë njerëzimit në Epokën e Re të Paqes që do të vijoj.

Kjo është ajo që ju duhet të përqëndroheni tani. E gjithë vuajtja do të fshihet dhe harrohet kur kjo Epokë e Re të shfaqet.

Kini durim. Besoni tek Unë dhe dijeni se dashuria që Ati Im I Përjetshëm ka për fëmijët e Tij, është e pakapërcyeshme dhe e pakuptueshme nga ju.

Të doni dhe të besoni në dashurinë e Tij të madhe dhe dijeni se fuqia e Mëshirës Sime Hyjnore është aq e fortë sa kur ajo të mbështjellë gjithë njerëzimin, biliona njerëz do të kthehen.

Kjo do të jetë kur fuqia e Shpirtit të Shenjtë, që do të bier mbi shumicën e shpirtrave të fëmijve të Zotit, do të bëhet një barrë e patolerueshme për antikrishtin.

Ai do ta ketë të vështirë të depërtoj mburojën e ushtrisë së Zotit.

Prandaj ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresën. Beteja për shpirtrat mund të shkurtohet dhe të dobësohet nëse mjaft shpirtra kthehehen dhe bëjnë ata që Unë I udhëzoj.

Unë ju dua ju të gjithëve dhe Unë shpresoj se ju besoni gjithmonë tek Unë.

Jesusi Juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-love-of-god-will-shine-down-on-all-those-who-ask-my-father-to-stop-the-antichrist-from-inflicting-terrible-suffering-on-humanity/

Monday, 6 August 2012

Jesusi: “Botës shumë shpejt do t’i tregohet gënjeshtra më mashtruese, që do të jetë e pamundur për njerëzimin ta kuptoj në këtë fazë.”

E Premte, 20 Korrik 2012, ora 17:46

Bija Ime e dashur 3 vjet e gjysëm që kanë mbetur në periudhën e Vuajtjeve fillojnë në Dhjetor 2012.

Kjo është periudha kur antikrishti do të dali si një hero ushtarak.

Shpirti i tij i është dorëzuar Satanit, i cili ka zaptuar çdo pjesë të tij.

Fuqinë që ai zotëron do të thotë se, në këtë kohë ai jo vetëm që do të shikohet si njeriu i paqes, por njerëzit do të mendojnë se ai jam Unë, Jesu Krishti, Shpëtimtari i Njerëzimit.

Gjithashtu me kalimin e kohës ata do të besojnë se antikrishti është dërguar për të lajmëruar Ardhjen e Dytë.

Sa shumë shpirtra të shkretë do ta pranojnë vullnetarisht shenjën e tij, Shenjën e Bishës. Sepse ai është bisha në shumë drejtime, prej mënyrës se si Satani e paraqet veten në trupin e tij.

Ai do të kryej mbrekulli në qiell.
Ai do të shëroj njerëz.

Ai do të jetë kreu i Fesë për Botën e Re dhe ai, së bashku me Profetin e Rremë, që do të drejtoj guaskën e Kishës Katolike në tokë, do të punojnë nga afër për të mashtruar të gjithë fëmijët e Zotit.

Botës shumë shpejt do t’i tregohet gënjeshtra më mashtruese, që do të jetë e pamundur për njerëzimin ta kuptoj në këtë fazë.

Sepse juve që ju është dhënë Libri I të Vërtetës, këto mesazhe të Mia të Shenjta, për të paralajmëruar njerëzimin për këto gjëra, dijeni këtë.

Kaq të sofistikuara do të jenë planet e tyre, saqë shumë do të gënjehen prej paraqitjes së jashtme njerëzore e të dashur që ata do ti paraqesin botës për planin e tyre djallëzor.

Antikrishti dhe Profeti I Rremë, mes tyre, pothuajse e kanë përfunduar planin e sundimit të tyre djallëzor dhe gjëja e parë që ata duan të sjellin do të jetë rritja e luftës në Lindjen e Mesme.

Antikrishti do të jetë personi kryesor që do të influencoj në prapaskenë. Pastaj do të shfaqet dhe do të duket si krijuesi i planit të paqes.

Do të jetë në atë kohë kur bota do të magjepset prej tij.

Ndërkohë, Profeti I Rremë do të marri fuqinë brënda Kishës Katolike.

Shumë shpejt ajo do të përpihet në një Fe për një Botë të Re, një front për adhurimin e satanit. Adhurimi i vetvetes do të jetë qëllimi themelor i këtij veprimi të neveritshëm si dhe futja e ligjeve, që çon në dy gjëra.

Heqjen e sakramenteve dhe zhdukjen e mëkatit.

Sakramentet do të jenë me të vërtetë të vlefshme nga ata priftërinj dhe Klerikë të tjerë Kristjanë që mbeten besnik ndaj meje. Ata do t'i ofrojnë këto Sakramente në kisha të veçanta strehimi.

Zhdukja e mëkatit do të kryhet përmes futjes së ligjeve të cilat do të duket sikur e përkrahin tolerancën.

Ato përfshijnë abortin, vdekjen e vullnetshme dhe martesat me të njëjtin seks. Kishat do të detyrohen të lejojnë martesat me të njëjtin seks dhe proftërinjtë do të detyrohen t'i bekojnë para Syve të Mi.

Gjatë kësaj kohe ata do të vashdojnë të thonë versionin e tyre të Meshës së Shenjtë. Oferta e tyre e e Eukaristisë së Shenjtë, pasi ta kenë përdhosur Trupin e Krishtit (buka), do të kryhet në kishat Katolike.

Prania Ime jo vetëm që do të mungoj në Mesha të tilla, por do të mungoj në çdo kishë ku Unë çnderohem.

Të gjitha këto çështje do të jenë të frikshme për ndjekësit e Mi. Ju nuk do të jeni më në gjëndje të përfitoni nga Sakramentet, përveç se nga priftërinjtë në Kishën Time të Mbetur në tokë.

Kjo është edhe përse Unë ju jap Dhurata tani, si ajo e Faljes Absolute, për faljen e mëkateve tuaja. Ajo nuk është dhënë për të zëvendësuar Sakramentin e Rrëfimit për Katolikët.

Ajo do të jetë një mënyrë me anë të së cilës ju mund të mbeteni në gjëndjen e hirit të Zotit.

Edhe pse biliona njerëz do të kthehen gjatë Paralajmërimit, këto profeci prapë do të ndodhin. Por shumë prej tyre mund të zbuten përmes lutjeve për të pakësuar vuajtjen dhe persekutimin.

Ju, ndjekësit e Mi, mbajeni mënd se jeni të mbrojtur gjatë gjithë kohës prej Vulës së Zotit të Gjallë.

Ju duhet ta përhapni Vulën dhe t'ja u jepni sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.

Ju lutem ta kuptoni se Unë ju them këto gjëra për t'ju pregatitur që ju të pengoni sa më shumë shpirtra të jetë e mundur që do të pranojnë Shenjën e Bishës.

Satani do të përdori fuqinë e zaptimit tek ata shpirtra që e marrin Shenjën dhe do të jetë shumë e vështirë për t'i shpëtuar ata.

Ju do të drejtoheni në çdo hap të udhës, ndjekësit e Mi, përmes këtij misioni. Ju nuk duhet të lejoni frikën të hyj në zemrat tuaja, sepse Unë do t'ju mbush me kurajo, forcë, qëndresë dhe konfidencë për tu ngritur me kokën e mbajtur lart kur të marshoni në Ushtrinë Time.

Kujtoni se Satani nuk mund ta fitoj këtë betejë sepse është e pamundur.

Vetëm ata me Vulën e Zotit të Gjallë dhe ata që mbeten besnik dhe të palëkundur ndaj Zotit mund të fitojnë.

Jesusi Juaj.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-world-will-soon-be-presented-with-the-most-deceitful-lie-which-is-impossible-for-mankind-to-grasp-at-this-stage/

Sunday, 5 August 2012

Virgjëra Mari: “Unë i kërkoj të gjithë fëmijve të Zotit, që edhe njëherë ta dedikojnë muajin e Gushtit për të shpëtuar shpirtrat.”

E Mërkurë, 1 Gusht, 2012, ora 16:45

Bija ime do të ketë shumë ndryshime që do të dëshmohen në botë, ku shumë prej të cilave të janë treguar në të kaluarën.

Do të ketë shumë shkatërrime, shumë trazira dhe ndëshkime, të gjitha këto do të ndodhin për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Unë i kërkoj të gjithë fëmijve të Zotit, që edhe një herë ta dedikojnë muajin e Gushtit për të shpëtuar shpirtrat.

Këtë duhet të bëni. Shkoni në Meshë çdo ditë dhe merrni Eukaristinë e Shenjtë.

Pastaj çdo ditë në orën 3 thoni Lutjen e Mëshirës Hyjnore.

Ju që keni mundësi, duhet të argjëroni një ditë në javë.

Fëmijët e mi do të tronditen kur të ndodhin këto ndryshime, por kurrë nuk duhet të kenë frikë nga Dora e Atit tim, nëse janë besnik ndaj mësimeve të Birit të Tij të Dashur, Jesu Krishtit.

Ju lutem mbajeni Vulën e Zotit të Gjallë pranë vetes në shtëpitë tuaja në muajt që do të vijnë se shumë do të ndodhin.

Trupi I Birit tim, Jesu Krisht, I pranishëm në Kishën e Tij në tokë do të dhunohet dhe do të vuaj tmerrësisht.

Shumë plane për të rrëzuar Kishën e Birit tim janë pothuajse gati dhe shumë shpejt ajo do të rrëzohet.

Ngjarje të tjera të parashikuara do të shihen tani përmes shkatërrimeve ekologjike kur Dora e Atit tim do të bier si ndëshkim mbi ato kombe ku ligjet mëkatare e të cilave nuk mund të tolerohen më.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat në këtë kohë që mund të vuajnë gjatë këtyre ngjarjeve.

Përdoreni këtë muaj për tu lutur për të gjithë shpirtrat që mund të vdesin në luftra, tërmete apo në Rrëfimin që do të vij Paralaljmërimi.

Zemra ime është e lidhur me ju bijtë e mi dhe së bashku ne duhet të punojnë fort për të shpëtuar shpirtrat.

Duke u lutur për shpëtimin e shpirtrave ju kryeni Vullnetin Hyjnore të Atit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-ask-of-all-gods-children-to-once-again-dedicate-the-month-of-august-to-save-souls/