Kerko Mesazhet ketu

Saturday 11 August 2012

Dashuria është një shenjë nga Hyji. Pavarësisht se cilën fe apo besim ju ndiqni, dashuria mund të vijë vetëm nga Hyji

E Mërkurë, 25 Korrik 2012, në 23:30

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të diskutoj rëndësinë e dashurisë dhe se si, pa dashuri, bota nuk do të mbijetonte.

Hyji është dashuri. Dashuria vjen nga Hyji.

Aty ku ju gjeni dashuri, ju menjëherë e ndjeni praninë e Hyjit.

Pothuajse çdo njeri në botë ndjen dashuri në njëfarë periudhe. Dashuria e çliron shpirtin dhe pastërtia e saj ju jep një tregues për thellësinë e dashurisë që Hyji e ka për secilin nga fëmijët e Tij.

Dashuria e mposht vdekjen. Dashuria e mposht ligësinë. Dashuria është e përhershme. Ajo kurrë nuk mund të vdesë sepse ajo vjen nga Hyji dhe do të zgjasë përjetësisht.

Kur dashuria sulmohet në këtë jetë nga i ligu, i cili vepron përmes shpirtrave, ajo vuan, dobësohet dhe mund të zëvendësohet nga indiferenca ose, nganjëherë, edhe nga urrejtja.

Është vetëm përmes dashurisë, veçanërisht për njëri-tjetrin, që paqja në botë mund të përparojë.

Pa dashuri njerëzit do të vdisnin dhe do të bëheshin të shterpë.

Kur ju e doni një fëmijë, ju ndjeni të njëjtin lloj dashurie që Ati Im e mban në Zemrën e Tij për çdo fëmijë të lindur në botë, përmes krijimit të Tij.

Imagjinoni ankthin e një prindi kur një fëmijë humbet.

Pikëllimi, shqetësimi dhe meraku janë identike me atë që ndjen Ati Im kur fëmijët e Tij enden dhe bëhen të humbur ndaj të Vërtetës së ekzistencës së Tij.

Pastaj imagjinoni tmerrin që një prind duhet të durojë nëse fëmija e tij nuk mund të gjendet.

Po sikur ata të humbasin përgjithmonë? Kjo është edhe brenga që duron Ati Im kur Ai i humbet fëmijët e Tij.

Asgjë nuk e ngushëllon Atë derisa Ai të mund t'i gjejë ata përsëri ose kur ata të kthehen dhe të vijnë duke vrapuar në shtëpi drejt Tij përsëri.

I gjithë krijimi ishte themeluar prej dashurisë së Atit Tim.

Dashuria e Tij e vërshon Qiellin dhe tokën dhe është shumë e fuqishme.

Gjithçka u krijua prej Dashurisë Hyjnore të Tij dhe bujarisë së zemrës së Tij me qëllim që t’i ndante të gjitha mrekullitë e krijimit me fëmijët e Tij.

Dashuria e Tij për fëmijët e Tij nuk do të vdesë kurrë.

Tradhtimi i Tij prej Luciferit, të cilit Ai i dha gjithçka, do të thotë se dashuria e Tij për njerëzimin nuk ka qenë kthyer nga shumë prej njerëzimit.

Por si një Atë përherë i dashur, dashuria e Tij është kaq e fuqishme saqë asgjë nuk mund ta vrasë ndonjëherë dashurinë e Tij për fëmijët e Tij.

Dashuria e Tij do të thotë se çdo njeriu i ka qenë dhënë një mundësi e dytë.

Paralajmërimi, një Dhuratë e madhe e aprovuar nga Ati Im, është një thirrje e veçantë nga Qielli.

Kjo thirrje, një mrekulli e madhe e mbinatyrshme, do t'i japë secilit prej jush mundësinë që të shpëtoheni; që të thirreni dhe t'ju jepet çelësi për të hapur derën e Parajsës së Re në tokë.

Për ata prej jush që e pranojnë Çelësin drejt Parajsës, ju në fakt, do ta mundni bishën.

Bota më në fund do ta heqë qafe të ligun, mëkatin, vuajtjen dhe çdo dhimbje. 
Paqja do të mbretërojë.

Dashuria për Atin Tim do të lulëzojë më në fund dhe ju të gjithë do të jetoni sipas Vullnetit të Tij Hyjnor.

Dashuria është një shenjë nga Hyji. Pavarësisht se cilën fe apo besim ju ndiqni, dashuria mund të vijë vetëm nga Hyji.

Ajo është drita e pranishme në çdo shpirt, madje edhe tek ata që janë mëkatarë të ngurtë, sepse Hyji kurrë nuk e shuan dritën e Tij ndonjëherë.

Kapeni atë. Përqafojeni atë. Kapuni pas dashurisë sepse ajo do t'ju çojë drejt Tij.

Dashuria do t'ju mbrojë nga errësira.