Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 28 August 2012

Disidentëve në Kishën Katolike: Shkatërrojini Ligjet e kishës Sime dhe ju do të ndëshkoheni

E Premte, 3 Gusht 2012, në 16:45

Bija Ime fort e dashur, toka do të tundet kur zemërimi i Atit Tim do të bjerë mbi ato kombe që i kanë thyer Ligjet e Atit Tim.

Aspak mëshirë nuk do të tregohet pasi durimi i Tij është vënë në provë përtej mase.

Mëkatet e tyre përfshijnë abortin, vrasjen, ligjet që përpiqen ta zhvlerësojnë Krishtërimin, martesa midis njëjtit seks dhe adhurimi i zotave të rremë.

Pastaj janë ata disidentë brenda Kishës Sime që kërcënojnë të më mohojnë Mua.

Kur ata përpiqen që ta distancojnë veten nga Kisha Ime, dhe përpiqen të krijojnë ligje të reja duke mos iu bindur Vullnetit Tim Hyjnor, ata më mohojnë Mua.

Unë i flak tutje ata tani, për tradhëtin e tyre. Përpjekjet e tyre për të futur ligje, të bazuara mbi mëkatin e krenarisë, epshit dhe ambicjes së botës, nuk do të tolerohen.

A mendonin ata se do të lejoheshin që t’i distanconin fëmijët e Hyjit nga Kisha Ime në tokë dhe t'i shmangeshin Dorës së Atit Tim?

A menduan se ata ishin mbi Ligjet e Hyjit?

Ata nuk e duan Hyjin, ata duan vetveten.

Duke mos pasur përulësi, refuzimi i tyre publik i Ligjeve të Kishës Katolike më shkakton Mua neveri.

Kërkesat e tyre të turpshme kur ata përpiqen ta detyrojnë Kishën Time për të lejuar ligje, të cilat më fyejnë Mua, do të thotë se ata kanë rënë në errësirë.

Betimet e tyre fetare janë të pakuptimta.

Përkushtimi i tyre për ta nderuar dhe për t’iu bindur Kishës Sime ka qenë thyer.

Nëse nuk pendohen dhe të kthehen tek Trupi Im, Kisha Ime në tokë, ata nuk kanë asnjë të drejtë ta quajnë veten shërbëtorë në Kishën Time.

Ju jeni të paralajmëruar. Unë do t'ju flak në shkretëtirë.

Shkatërrojini Ligjet e kishës Sime dhe ju do të ndëshkoheni.