Kerko Mesazhet ketu

Monday 13 August 2012

Është mëkati i abortit ai që do të bëhet rrëzimi i shumë kombeve dhe për këtë ato do të dënohen rreptësisht

E Diel, 29 Korrik 2012, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, braktisja e besimit në botë i ka çorientuar fëmijët e Hyjit rreth ekzistencës së mëkatit.

Shumë shpirtra, kur mendojnë për Mëkatin, menjëherë mendojnë për më të rëndin prej mëkateve të tillë si vrasja.

Mëkati merr shumë forma. Për fat të keq, ngaqë mëkati është i nënvlerësuar si e metë apo veçori individuale, tani mendohet të jetë thjesht një dobësi natyrore. Shumë nuk besojnë më në mëkat tani.

Aborti, pas vrasjes së vëllait tënd, është forma më e madhe e gjenocidit në botë. Megjithatë, jo vetëm që është i toleruar por tani po sillen ligje në shtetet tuaja që e trajtojnë atë si të nevojshëm.

Është mëkati i abortit ai që do të bëhet rrëzimi i shumë kombeve dhe për këtë ato do të dënohen rreptësisht.

Aborti është një vepër e shëmtuar dhe ai fshin breza të tërë të fëmijëve të Hyjit që nuk mund ta mbrojnë veten.

Askush nuk mund të vrasë një fëmijë të Hyjit dhe t'i shmanget dënimit të rreptë.

Zemërimi i Atit Tim do të dëshmohet prej atyre kombeve, që e kanë legalizuar abortin, gjatë Ndëshkimit.

Ato do të fshihen nga faqja e dheut dhe asnjë dhembshuri nuk do të tregohet ndaj tyre ashtu si ata nuk treguan asnjë keqardhje për këtë mëkat mortor kur e aprovuan vrasjen e fëmijëve të Hyjit që në bark.

Unë iu bëj thirrje atyre që me dinakëri përpiqen ta konsiderojnë abortin si diçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e nënës.

Gënjeshtrat janë përdorur për ta kamufluar barbarizmin e abortit i cili e kundërshton Ligjin e Hyjit.

Për këtë mëkat, çdo ligjvënës, doktor apo çdo person që kontribuon në çfarëdo lloj mënyre në këtë vepër të paligjshme, është fajtor në sytë e Hyjit dhe do ta vuajë dënimin që vijon përpara.

Atyre që e lejojnë ekzekutimin, Unë ju them këtë.

Ju, që dënoni një njeri me vdekje, jeni fajtorë për të njëjtin krim që ai mund të jetë fajtor.

Ju jeni fajtorë për vrasje në këtë rast dhe ky është një mëkat mortor. Juve nuk ju është dhënë e drejta që ta merrni jetën. Apo të gjykoni. Vetëm Unë, Jezu Krishti, e kam të drejtën për të gjykuar.

Kushdo që kontribuon në vdekjen e një vrasësi, përmes aktit të ekzekutimit, do të vuajë në zjarrin e Ferrit përjetësisht, nëse nuk pendohet.

Shumë prej jush besojnë në ligjin, nj
ë sy për një sy. Sa shumë në udhë të gabuar jeni. A nuk i pranoni Urdhërimet e Atit Tim? Nuk duhet të vrasësh.

‘Nuk duhet të vrasësh’ i referohet gjithashtu edhe atyre ushtrive agresive që marshojnë në vende që nuk iu përkasin atyre, me qëllimin për t’i kontrolluar.

I referohet ushtrive që gjuajnë dhe vrasin shpirtra të pafajshëm. E gjithë kjo është vrasje. Është kundër ligjit të Atit Tim.

Mëkate të tjera si lakmia, epshi, të folurit keq për të tjerët, mashtrimi i njerëzve mbi atë që u takon, hakmarrja dhe sharja, të gjitha këto çojnë në mëkate të tjera.

Ato bëhen të pranishme në botën tuaj sot sepse dashuria juaj më e madhe është për veten tuaj.

Gënjeshtra e vet-kënaqjes, që ju keni qenë detyruar nga mësuesit e rremë për ta përtypur, është udha juaj drejt mëkatit.

Juve ju është thënë se duhet ta kaloni kohën tuaj duke kënaqur urinë tuaj për pasuri.

Ju është thënë se duhet të kujdeseni për vetveten – se ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën tuaj. Se ju duhet të kërkoni çdo gjë për t’i kënaqur qejfet tuaja. Se kushdo tjetër vjen i dyti.

Kjo çon në lakmi, egoizëm, epsh dhe pastaj ju mund të shtyheni që të kryeni mëkat mortor.

Mëkati do të pranohet tani në vendet tuaja si kurrë më parë.

Do të futen ligje të cilat do ta legalizojnë mëkatin mortor dhe mjerë ata prej jush që kundërshtojnë.

Ata që do ta mbështesin një ligësi të tillë do t'ju thonë se këto ligje janë për të mbrojtur të dobëtit kur, në fakt, gjithçka që ato bëjnë është legalizimi i vrasjes, i abortit, i martesës midis të njëjtit seks dhe i adhurimit të zotave të rremë.

Ata do ta shpërfillin persekutimin e të varfërve dhe do t’i nxjerrin ata nëpër rrugë për t’i bërë kukulla që t’i vënë në lojë.

Ata do të sjellin ligje për t’ju detyruar që t
ë ndaloni ta praktikoni fenë tuaj. Duke vepruar kështu, ju do të thyeni ligjin – një mëkat në sytë e tyre.

Siç ju kam thënë më parë bota juaj është kaq e mbushur me gënjeshtra saqë e mira tregohet si e ligë dhe e liga tregohet si e mirë.

Bota juaj është kthyer përmbys dhe, si rezultat, mëkati lulëzon.

Unë ju bëj thirrje që të ktheheni dhe t’i studioni 10 Urdhërimet. Bindjuni atyre dhe jetoni ashtu siç pritet prej jush në sytë e Atit Tim.

Thyejini Urdhërimet dhe ju mëkatoni. Argumentoni se disa mëkate janë të pranueshme dhe ju e kundërshtoni Atin Tim.

Bindja ndaj Ligjeve të Hyjit është e dobët dhe e brishtë në botë në këtë kohë. Shumë prej fëmijëve të Hyjit nuk iu është treguar me vendosmëri, nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, mbi pasojat e mëkatit.

Toleranca ndaj mëkatit është mëkati më i madh nga të gjithë.

Toleranca është një gënjeshtër dinake e mbjellë në mendjet e njerëzimit prej mbretit të gënjeshtrave, Satanit.

Toleranca është një tjetër mënyrë për ta justifikuar mëkatin, që t’i përshtatet dobësisë së njerëzve për t’iu dorëzuar tundimit të Satanit.

Zgjohuni dhe pranojeni mëkatin për atë çfarë është.

Debatoni mes njëri-tjetrit dhe mbrojeni mëkatin sa të doni, por ai kurrë nuk do të jetë i pranueshëm në sytë e Atit Tim.

Për të hyrë në Parajsë, ju duhet të jeni të çliruar nga mëkati.

Për t’u çliruar nga mëkati, ju duhet të pendoheni.

Për t’u penduar, ju para së gjithash duhet të pranoni 10 Urdhërimet.

Pastaj ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë.

Pendesa e vërtetë mund të ndjehet vetëm prej atyre që e përulin vetveten para Meje.

Vetëm atëherë mëkati mund të falet.

Vetëm atëherë shpirtrat janë të denjë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.