Kerko Mesazhet ketu

Friday 10 August 2012

Profecitë e dhëna Gjonit, dhe që nuk janë zbuluar deri tani, po tregohen në këtë kohë për ta zgjuar botën

E Martë, 24 Korrik 2012, në 17:39

Bija Ime fort e dashur, koha është afër që misteret e fundit t
ë Hyjit Më të Lartit t'i zbulohen mbarë botës.

Zëri yt, bija ime, do ta kompletojë përfundimisht planin e Hyjit në tokë për ta zbuluar të Vërtetën e Ardhjes Sime të Dytë.

Ti, bija Ime, je Engjëlli i 7-të e dërguar për t’i përgatitur fëmijët e Hyjit që ta ripërtërijnë besimin e tyre, me qëllim që të mund të shpëtohen.

Ndërsa ti do t’i zbulosh sekretet brenda shtatë vulave që Unë, Jezusi Qengji i Hyjit tani i hap, do të bësh që shumë të zemërohen.

Gënjeshtrat e liga, të futura prej atyre që pretendojnë se janë shërbëtorë të Kishës Sime, do të ekspozohen nëpërmjet tingullit të zërit tënd.

Çdo vepër e ulët e kryer nga ndjekësit e Satanit që guxojnë ta deklarojnë veten si ndjekës të Mi, do të ekspozohet. Çdo gënjeshtër, do të dalë hapur, që të gjithë ta shohin.

Kisha e re e rreme, e krijuar nga antikrishti, do të tregohet p
ër çfarë është.

Çdo përpjekje e bërë për t’i mashtruar fëmijët e Hyjit do të kthehet përmbys ndërsa beteja për ta shpëtuar njerëzimin intensifikohet.

Blasfemitë e shqiptuara prej atyre që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë do të dëshmohen nga të gjithë, edhe pse shumë vetë nuk do ta pranojnë të Vërtetën e Hyjit ashtu siç po i jepet tani botës.

Fjalët, të fshehura për kaq kohë, dhe të mbyllura deri për në fund, tani po rrjedhin nga buzët e Mia.

Asnjë njeri nuk do të përjashtohet nga e Vërteta. Të gjithëve do t'iu tregohet Fjala e Vërtetë ndërsa Unë përgatitem, përsëri edhe një herë, për ta shpëtuar njerëzimin nga mallkimi i përjetshëm.

Profecitë e dhëna Gjonit, dhe që nuk janë zbuluar deri tani, po tregohen në këtë kohë për ta zgjuar botën.

Ungjilli, akoma edhe një herë, pas kaq kohe, do të përhapet nëpër botë.

Të verbrit do të shikojnë përsëri.

Memecët do të flasin të vërtetën, si mjaltë, që rrjedh prej buzëve të tyre.

Të shurdhët do të dëgjojnë dhe e Vërteta do t'iu sjellë atyre ngushëllimin që iu mungonte për kaq kohë në jetët e tyre.

Braktisja e besimit do të çahet dhe shpirtrat e vrazhdë, që kanë pasur etje për të Vërtetën, më në fund do ta pranojnë atë me krahë hapur.

Fuqia e Hyjit do të shfaqet tani në çdo skaj.

Të jeni të sigurt se pjella e Satanit dhe e ndjekësve të tij do të bëjnë çdo gjë që të munden për të bllokuar që Libri i së Vërtetës t'i jepet botës përmes dashurisë së Hyjit.

Ata do të jenë të pafuqishëm kundër tij, edhe pse nuk do të duket kështu.

Qielli pret tani kohën për ta sjellë së bashku gjithë njerëzimin për Kthimin Tim të Lavdishëm.

Kurrë mos më braktisni Mua. Më mirëprisni ndërsa Unë ju përgatis për Ardhjen Time të Lavdishme të Dytë.

Silleni familjen tuaj me vete dhe ejani në krahët e Mi ndërsa Unë përgatitem që t'ju mbështjell brenda mbrojtjes së hireve të Mia të veçanta nga Qielli.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve prej jush që ta njihni thirrjen e fundit, përmes Lajmëtarit Tim të 7-të, që i është dhënë autoriteti për t’i zbuluar 7 trumbetat, përmbajtjen e vulës së shtatë, ndërsa kori i engjëjve përgatitet që profecitë të shpalosen.