Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 29 August 2012

Mesazh i rëndësishëm nga Hyji Atë: Unë do t’iu jap imunitet nga Portat e Ferrit atyre shpirtrave për të cilët ju luteni

E Enjte, 23 Gusht 2012, në 15:15

Bija Ime më e dashur, rrallë herë ka ndodhur që Trinia e Shenjtë të ketë komunikuar me njerëzimin në këtë mënyrë dhe është hera e parë që Unë, Ati juaj, e kam autorizuar një Mision të këtij lloji.

Fëmijët e Mi, shumë prej të cilëve nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj Ndërhyrjeje Hyjnore, shumë shpejt do ta kuptojnë se përse është e nevojshme.
Nëse Ardhja e Dytë e Birit Tim të Dashur do të ndodhte pa paralajmërim, fëmijët e Mi të shtrenjtë nuk do të hynin kurrë në portat e Parajsës Sime të Re.

Ata kurrë nuk do të kishin qenë në gjendje që t’i përgatisnin shpirtrat tyre dhe nuk do të ishin të denjë që të pranoheshin në Epokën e Re të Paqes.

Ky është një komunikim që bota do ta ketë të vështirë t'i përgjigjet.

Kaq e errët është reja që i mbulon zemrat e njerëzve, saqë fare pak shpirtra do të jenë të aftë për ta parë Dritën e Premtimit Tim Hyjnor.

Forcat djallëzore, kudo të pranishme në botë, i pengojnë fëmijët e Mi që të më afrohen Mua.

Vendosmëria Ime për ta sjellë familjen Time sa më pranë dhe për t'i bashkuar ata në Gjirin Tim është e fuqishme.

Që asnjëri të mos mbesë pa e kuptuar se Unë do ta lehtësoj kthimin sa më të shpejtë në besim të njerëzimit, me çdo kusht.

Duke lejuar që vullneti i lirë i të gjithë fëmijëve të Mi të mbetet i paprekur, mrekullitë që Unë do të urdhëroj, do t'i shndërrojnë zemrat e tyre.

Ky është Premtimi Im ndërsa Unë ju bëj thirrje secilit prej jush, të dashur fëmijë të vegjël të Mi.

Unë, Ati juaj i Dashur, dëshiroj që t’ju marr, t’ju mbledh dhe t’ju mbaj pranë Zemrës Sime dhe t’ju shpie drejt shpëtimit.

Fare pak prej jush e njohin thellësinë e Dashurisë Sime. Kur ju përjetoni dashuri për Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, ju kurrë nuk mund ta shkëpusni më lidhjen nga Unë.

Unë dua t’ju jap ngushëllim.

Unë dëshiroj t’jua bëj të ditur se Dashuria Ime për ju do të thotë se, përmes Birit Tim Jezu Krishtit, një Mëshirë e madhe do t’iu tregohet madje edhe atyre me zemra të ngurtësuara dhe atyre me shpirtra aq të zinj saqë vetëm një mrekulli të mund t'i shpëtojë.

Atyre që më duan Mua, Unë ju them këtë. Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj, do t’ju kthehet me shumicë. Dashuria juaj për Birin Tim të Çmuar do t’ju shpërblehet në atë që Unë do t’iu jap imunitet nga Portat e Ferrit atyre shpirtrave për të cilët ju luteni.

Asgjë nuk është e pamundur.
Dashuria Ime është e pafund.
Kini besim tek Unë.
Kini besim tek Biri Im.

Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ju jap hire të mëdha për Shpëtimin e njerëzimit.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti