Kerko Mesazhet ketu

Thursday 9 August 2012

Virgjëra Mari: Si Nëna e Shpëtimit, titulli im i fundit nga Qielli, më lejoni t’ju ndihmoj

E Hënë, 23 Korrik 2012, në 16:36

Fëmija im, lugina e lotëve që e përmbyt çdo komb në aq shumë mënyra, ka qenë parathënë shumë herë.

Prapë ata nuk i kanë dëgjuar paralajmërimet që Unë iu dhashë vizionarëve ndër shekuj.

Disa prej atyre që i njohin premtimet e Zotit, që tha se Ai do të vinte përsëri për të sunduar në një botë pa fund, mund t'i njohin shenjat.

Shumë njerëz nuk do t'i njohin, sepse ata nuk e njohin Ungjillin.

Fëmijë, këto kohë janë shumë të vështira dhe ngatërruese. Unë, Nëna juaj e dashur, ju ofroj mbrojtjen kundër Satanit, mjafton vetëm që ju të ma kërkoni.

Mua më është dhënë fuqia për ta shtypur atë. Nëse e kërkoni ndihmën time, unë mund t’jua lehtësoj mundimet tuaja.

Fëmija im, ndikimi i tij po bëhet më i qartë për shumë prej jush që i mbajnë sytë hapur.

Ligësia e tij është manifestuar në shumë prej fëmijëve të Hyjit.

Vrasjet, vrasjet pa kuptim, luftërat, lakmia, persekutimi, imoraliteti dhe mëkatet e shfrenuara që e thyejnë çdonjërin prej Urdhërimeve të Hyjit, të dhëna Moisiut, janë në dukje për t’u parë nga të gjithë ju.

Për ata që kanë pak besim dhe thonë se çfarë rëndësie ka për ju që duhet ta njihni dëmin që Satani shkakton në shpirtin tuaj.

Ai është si një sëmundje që është e vështirë për t'u kuruar. Nëse ju kap, ju çon në sëmundje të tjera akoma më të këqija se e para, kështu që një kurë nuk mjafton.

Ai e helmon shpirtin, mendjen dhe trupin kaq shpejt saqë është shumë e vështirë për t’iu shkëputur.

Fëmijë, ju nuk e kuptoni se sa i fuqishëm dhe hakmarrës është ai. Sapo ta infektojë një shpirt, ai nuk do ta lërë atë të vetëm derisa shpirti në fjalë pothuajse e humb mendjen.

Në disa raste, këta shpirtra nuk i kontrollojnë më impulset e tyre.

Si Nëna e gjithë fëmijëve të Hyjit, unë e kam fuqinë për të ndihmuar që ta shpëtoj shpirtin tuaj.

Si Nëna e Shpëtimit, titulli im i fundit nga Qielli, më lejoni t’ju ndihmoj.

Ju duhet ta thoni Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë për mbrojtje dhe Satani do t’ju lërë ju dhe të dashurit tuaj të qetë.

Kurrë mos e nënvlerësoni këtë lutje sepse fuqia e Satanit zvogëlohet sapo që ju ta thoni atë.

Fëmijë, fuqia e Hyjit iu jepet atyre që e thërrasin Birin tim, Jezusin, për t'iu dhënë forcën për të jetuar përgjatë këtyre kohëve. Ajo mund t’ju jepet vetëm po ta kërkoni atë.

Këtu është Lutja tjetër e Kryqëzatës që ju duhet ta recitoni për të kërkuar mbrojtje nga Satani.

Lutja e Kryqëzatës (68) Më mbro nga ndikimi i Satanit

O Nëna e Hyjit, Nëna e Shpëtimit, 
më mbulo me Mantelin tënd Më të Shenjtë 
dhe mbroje familjen time nga ndikimi i Satanit 
dhe i engjëjve të tij të rënë.

Më ndihmo të kem besim në Mëshirën Hyjnore të Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, në çdo kohë.

Më mbështet në dashurinë time për Të 
dhe kurrë mos më lejo të largohem nga e Vërteta e Mësimeve të Tij, pavarësisht se sa shumë tundime vendosen para meje. Amen.

Lutuni, lutuni, lutuni gjithmonë për mbrojtje kundër të ligut sepse ai shkakton lëndim, dëmtim dhe mjerim të tmerrshëm në jetët tuaja.

Nëse nuk i kërkoni, ju nuk mund t'i merrni këto hire.

Kini besim tek unë, Nëna juaj, gjatë gjithë kohës sepse roli im është që ta ndihmoj Birin tim për të shpëtuar shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Hyjit.