Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 26 September 2012

Ata do të thonë se Unë isha i martuar. Ata do të thonë se Unë isha thjesht një profet

E Enjte, 20 Shtator 2012, në 15:16

Unë jam Bashkëshorti yt Mistik dhe, për këtë, ti do të vazhdosh që të vuash për të shpëtuar shpirtra.

Bija Ime fort e dashur, koha që gënjeshtrat rreth Meje të përhapen në mbarë botën ka filluar.

Ashtu si të kam thënë më parë, ata do të shpikin gënjeshtra dhe do të krijojnë të pavërteta rreth Meje, Jezu Krishtit, që ata të mund ta mohojnë Hyjninë Time.

Hyjnia Ime është e Plotfuqishme.

Unë u mishërova dhe e përula Veten në një mënyrë që njerëzit nuk e prisnin.

Unë nuk erdha i veshur si mbret.

Unë nuk bërtisja apo të mburresha si një mbret që të tjerët të binin në gjunjë para Këmbëve të Mia.

Unë nuk i urdhëroja të tjerët të më shërbenin Mua.

Në të kundërt, Unë erdha për të shërbyer.

Unë erdha që të lypja shpëtimin tuaj. Për ta bërë këtë Unë duhej ta përulja veten duke u bërë njeri, një njeri i varfër, me origjinë të përulët.

Ndërsa Unë erdha si njeri, kjo nuk do të thoshte se Hyjnia Ime ishte komprometuar në ndonjë mënyrë. Unë linda pa mëkat. Ishte e pamundur për Mua që të mëkatoja. Unë mund të kem patur të njëjtat dëshira të trupit si njeri, por Unë kurrë nuk kryeva mëkat sepse kjo ishte e pamundur. Unë isha i pastër në mendje, trup dhe shpirt.

Unë isha si njeriu në shumë aspekte. Por Unë u ngjalla së vdekuri.

Gënjeshtrat, që do të dalin në pah, ku ata do ta mohojnë të Vërtetën e Ekzistencës Sime përmes një vargu të pavërtetash, do të fillojnë ta përmbysin tokën.

Ata do të thonë se Trupi Im akoma mund të gjendet. Ata do të thonë se Unë isha i martuar. Ata do të thonë se Unë isha thjesht një profet. Ata më pas do të përpiqen të vërtetojnë, edhe një herë, se Unë isha një heretik. Se Unë blasfemova kundër Hyjit. Ata do t’i përqeshin Fjalët e Mia që po i jepen botës tani dhe më pas do të më shpërfillin Mua.

Ata e bëjnë këtë për dy arsye. E para është që ta njollosin Hyjninë Time dhe të më paraqesin Mua thjesht si një njeri. E dyta është që të krijojnë dyshime mbi rolin Tim si Mesia.

Sa e fyejnë ata Emrin Tim.

Sa i ngatërrojnë ata ndjekësit e Mi.

Mos i dëgjoni gënjeshtrat.

Mos dëgjoni kur ata përpiqen t'ju bindin se Hyji nuk e krijoi universin.

Sepse të gjitha këto devijime janë krijuar për ta dobësuar besimin tuaj dhe për t’i vjedhur shpirtrat tuaj.

Bllokojini veshët tuaj ndaj ligësive të tilla. Mbyllini sytë tuaj ndaj të pavërtetave pasi çdo përpjekje do të bëhet për t'ju bindur se Unë nuk isha Mesia, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i njerëzimit.

Sa të verbër janë ata.
Sa pak kanë mësuar ata.

Jezusi Juaj