Kerko Mesazhet ketu

Saturday 15 September 2012

Jepini Atit Tim falënderime për Dhuratën e Hirit të Tij të Imunitetit nga Zjarret e Ferrit

E Premte, 24 Gusht 2012, në 03:15

Bija Ime fort e dashur, Unë dua që ti t’iu kërkosh dishepujve të Mi që të fillojnë recitimin ditor të Litanive të Mia ‘Jezusi për Njerëzimin’ që tani e tutje.

Këto lutje do të sjellin Hire të mëdha dhe do t’i shpëtojnë të gjithë ata që ju i vendosni brenda qëllimeve tuaja të veçanta për shpëtimin e shpirtrave të tyre. 

Litania e dytë, është në nder të Atit Tim të Përjetshëm, i Cili e do çdo njërin prej fëmijëve të Tij të dashur.

Unë e vendos Kokën Time mbi Supin e Tij, Krahët e Mi mblidhen rreth Tij çdo ditë, për t'i dhënë Atij ngushëllim ndërsa Ai shqetësohet për të gjithë ata shpirtra të gjorë që janë të humbur për Atë.

Ejani tek Ai, dishepujt e Mi të dashur, dhe jepini Atit Tim falënderim për Dhuratën e Hirit të Tij të Imunitetit nga Zjarret e Ferrit për ata që i përgjigjen Thirrjes së Tij.

Lutja Litani (2) e Jezusit për Njerëzimin: Për Hirin e Imunitetit

O Ati Qiellor Më i Larti, unë të dua Ty. 
Unë të nderoj Ty.
Zot, ki Mëshirë. Zot, na i fal mëkatet tona. 
Unë të adhuroj Ty. 
Unë të lavdëroj Ty.
Unë të falënderoj Ty për të gjitha Hiret e Tua të veçanta.

Unë të lutem Ty për Hirin e Imunitetit për të dashurit e mi (Vendosni të gjithë emrat e tyre në një listë për Shpëtimin e shpirtrave)
Unë të ofroj Ty besnikërinë time në çdo kohë.

O Ati Më Qiellor, Krijuesi i të gjitha gjërave, Krijuesi i universit, Krijuesi i njerëzimit,
Ti je burimi i të gjitha gjërave.
Ti je burimi i Dashurisë. Ti je Dashuria.
Unë të dua Ty. Unë të nderoj Ty dhe dorëzohem para Teje. 
Unë lyp Mëshirë për të gjithë shpirtrat që nuk të njohin Ty, që nuk të nderojnë Ty, që e refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës.
Unë e dhuroj veten tek Ti në mendje, trup dhe shpirt që Ti të mund t'i marrësh ata në Krahët e Tu, të mbrojtur nga i ligu.
Unë të kërkoj Ty ta hapësh Portën e Parajsës që të gjithë fëmijët e Tu të mund të bashkohen, më në fund, në Trashëgiminë që Ti ke krijuar për të gjithë ne.
Amen.

Unë dua që të gjithë ju ta dini këtë.
Dashuria që Ati Im i Përjetshëm e ka për secilin prej fëmijëve të Tij, është përtej mundësisë së njohjes suaj.

Ajo është 100 herë, apo më tepër, më e fortë nga ajo që një prind e mban në zemrën e tij për fëmijën e tij në tokë.

Kaq e fortë është dashuria që Ati Im e ka për fëmijët e Tij, saqë Ai ka bërë shumë sakrifica për të cilat ju nuk jeni në dijeni.

Dora e Tij ka qenë tërhequr nga shkaktimi i shumë ndëshkimeve që Ai i kishte planifikuar për t’i ndëshkuar fëmijët e Tij.

Durimi i Tij është vënë në provë përtej kufirit.

Fyerjet që i janë hedhur Atij, kanë qenë shpërfillur prej Tij.

Në të kundërt, Ai dëshiron t'i kthejë fëmijët e Tij tek Ai, jo përmes frikës, por përmes dashurisë së atyre fëmijëve të Tij që e duan Atë më shumë.

Ai mbështetet tek ata prej jush që keni një dashuri të thellë për Atë dhe Mua, Birin e Tij, për të ndihmuar në mbledhjen e fëmijëve të Tij të humbur që Ai të mund ti marrë me vete.

Sillini të gjithë ata shpirtra që janë të afërt në zemrën tuaj dhe vendosini ata tani para Fronit të Atit Tim dhe, në Mëshirën e Tij, Ai do t'ju japë Dhuratën më të madhe nga të gjitha.

Ai do të sigurojë shpëtimin e tyre.

Sillini emrat e shpirtrave të errët, duke përfshirë një listë të atyre që nuk njihen prej jush, dhe lutuni për mëshirë për shpirtrat e tyre.

Ati Im po pret, me dashuri në Zemrën e Tij, për përgjigjen tuaj bujare.

Ejani. Mos hezitoni, sepse kjo është Dhurata më e jashtëzakonshme e këtij lloji nga Qielli.

Ju të këtij brezi jeni, me të vërtetë, të bekuar.

Jezusi juaj