Kerko Mesazhet ketu

Friday 21 September 2012

Ky është Libri Im. Fjala Ime. Premtimi Im

E Mërkurë, 15 Gusht 2012, në 01:00

Bija Ime fort e dashur, Unë flas me ty për këtë, ditën më të rëndësishme, ditën që Unë e zgjodha për t'ia paraqitur botës Librin Tim.

Kjo është dita e Ngritjes në Qiell të Nënës Sime të Dashur, Mbretëreshës së Qiellit, Mbretëreshës së Tokës, Nënës së Shpëtimit.

Nuk është rastësi që Libri i së Vërtetës po bëhet i vlefshëm në këtë datë, sepse Nëna Ime është Nëna e Shpëtimit. Libri është për të ndihmuar të shpëtojë shpirtrat e mbarë njerëzimit.

Nëna Ime luan një rol të rëndësishëm në shpëtimin e shpirtrave.

Ajo është Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse e Hireve dhe Përkrahëse. Kjo do të thotë se Nëna Ime e Bekuar ka qenë zgjedhur prej Hyjit për të më ndihmuar Mua, Birin e saj, në planin final të shpëtimit.

Roli i saj në këtë periudhë kohe të rëndësishme nuk është kuptuar.

Ajo lindi Shpëtimtarin e Njerëzimit dhe solli në botë Dhuratën e Shpëtimit duke pranuar që të bëhej Nëna Ime.

Ajo është Nëna e gjithë fëmijëve të Hyjit tani dhe asaj i është dhënë fuqia për ta shtypur Satanin, ndërsa Unë përgatitem për ta shpëtuar racën njerëzore nga plani i tij i lig për t’i mashtruar fëmijët e Hyjit.

Libri i së Vërtetës nuk është thjesht një libër. Ai është Fjala Ime e Shenjtë, pjesa e parë e shumë zbulesave, për ta konvertuar botën.

Edhe pse mund të jetë dukur shumë i vështirë për t’u krijuar, me kaq shumë pengesa të vëna para teje, bija Ime, kjo punë, të siguroj, është e mbrojtur nga Qielli.

Ky është Libri Im. Fjala Ime. Premtimi Im.

Kur Unë thashë se do të vija përsëri, e kisha me plot kuptim që Unë do të vija përsëri.

Ashtu sikur erdha në botë herën e parë, Hyji Ati Im i Përjetshëm i përgatiti fëmijët e Tij, më përpara, me anë të profetëve.

Shumë dëgjuan. Shumë nuk dëgjuan.

Prapë se prapë, bota ia arriti, më pas, që ta kuptonte të Vërtetën. Ata e njohën dhe e morën vesh kuptimin e Vuajtjes Sime në Kryq dhe lirinë që ajo i dha botës për të marrë Dhuratën e shpëtimit të përjetshëm.

E njëjta gjë po ndodh tani. Bota po përgatitet për Ardhjen Time të Dytë. Tani.

Fjala e Shenjtë e Hyjit po i jepet njerëzimit, përmes këtyre Mesazheve, si një Dhuratë shumë e madhe.

Shumë do të dëgjojnë. Shumë nuk do të dëgjojnë.

Një gjë është e qartë. Fare pak vetë nuk do të dinë gjë rreth saj.

Ata, ose do ta pranojnë Fjalën Time ashtu siç po iu jepet atyre tani, ose nuk do ta pranojnë.

Unë e kam përmbushur premtimin e Atit Tim.

Ati Im i premtoi botës se atyre do t'iu jepej Libri i së Vërtetës në këtë kohë.

Shumë do ta përtypin të Vërtetën dhe do ta pranojnë atë. Të tjerëve do t'iu duket e Vërteta tepër e hidhur për ta shijuar dhe do ta konsiderojnë atë si gënjeshtër.

Le ta dinë ata se Besëlidhja do të përmbushet ashtu siç do të përmbushen këto profeci.

Asnjë njeri, pavarësisht se sa ai argumenton kundër Fjalës Sime të Shenjtë, nuk do ta ndalojë të Vërtetën që t'i zbulohet botës.

Profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës po shpalosen para syve tuaj.

Askush nuk e di kuptimin e plotë të Librit të Zbulesës sepse gjërat e përmbajtura në të nuk iu treguan botës qartësisht pasi ato ishin vetëm vija udhëzuese.

Tani që Unë, Qengji i Hyjit, vij ashtu siç është premtuar për t’i hapur Vulat, pak vetë do ta pranojnë këtë.

Përse?

Nëse ju besoni tek Unë, në këto Mesazhe, përse e mohoni të Vërtetën kur ajo po ju jepet?

Mosarritja për ta pranuar të Vërtetën që po ju jepet rreth Profetit të Rremë, antikrishtit dhe profecive të tjera, do të thotë se ju nuk do të më lejoni Mua që t'ju udhëzoj për shpëtimin e shpirtrave.

Vetëm duke e ndjekur të Vërtetën, ju mund të jeni të sigurt.

Kujtoni se vetëm e Vërteta do t'ju çlirojë nga gënjeshtrat, të cilat e pushtojnë njerëzimin përmes Satanit.

Ju duhet ta thërrisni vazhdimisht Nënën Time për t'ju ndihmuar që t'ju sjelli tek Unë, në mënyrë që të jeni të mbrojtur nga gënjeshtrat, të cilat Satani do t'i përdorë për t’ju bllokuar nga e Vërteta e Fjalëve të Mia përfundimtare të Shenjta, të dhëna botës përpara Ardhjes Sime të Dytë.

Shkoni në paqe dhe në dashuri. Unë ju bashkoj të gjithëve brenda mbrojtjes së Gjakut Tim të Çmuar në këtë kohë.

Unë gëzohem me përgjigjen tuaj, dishepujt e Mi të dashur dhe Unë mbështetem në besimin tuaj për të më ndihmuar Mua në këtë mision të veçantë.

Jezusi juaj