Kerko Mesazhet ketu

Sunday 23 September 2012

Paganizmi është jashtë kontrollit dhe po inkurajohet një magjepsje për okultizmin

E Enjte, 16 Gusht 2012, në 03:15

Bija Ime fort e dashur, Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit por, në këtë kohë, niveli i errësirës që e ka përfshirë botën është i tillë sa Unë lotoj me shqetësim për shkak të gjendjes së shpirtrave të tyre.

Kaq pak vetë e kuptojnë të Vërtetën e jetës së tyre të ardhme që i pret ata në Epokën e Re të Paqes, në botën që do të vijë. Botën pa mbarim.

Sikur vetëm ata ta shikonin atë, ta preknin atë, ta shijonin atë dhe të dëshmonin dashurinë dhe paqen që shtrihet përpara, ata do të më luteshin Mua çdo sekondë të ditës duke më kërkuar Mua të drejtën për të hyrë në këtë Botë të Re, në Epokën e Re, Fillimin e Ri.

Ajo është gjendja e përkryer e bashkimit për familjet e tyre dhe të gjithë vëllezërit dhe motrat e tyre. Nuk është një premtim bosh. Është Parajsa e krijuar për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Engjëjt e rënë, që e kanë përfshirë botën, po kërkojnë shpirtra ngado për t'i joshur.

Ata përdorin dhunën, urrejtjen dhe tundime të tjera për ta inkurajuar mëkatin e shumë përhapur që është i dukshëm ngado.

Pornografia tani po përhapet në mënyrat më djallëzore për të joshur dhe inkurajuar mëkatin.

Ligje po aprovohen për të siguruar që mëkati të jetë i pranuar kudo.

Madje dhe Kisha Ime po mbështet ligje, të cilat e fyejnë Hyjin.

Kjo do të vazhdojë kështu derisa njerëzimi të sillet si kafshë që nuk e kanë fare kuptimin e mirësisë.

Paganizmi është jashtë kontrolli dhe po inkurajohet një magjepsje për okultizmin, me qëllim që përmes botës së argëtimit të mund t’i tërheqë të rinjtë.

Zgjohuni tani përpara se të jetë tepër vonë për të shpëtuar shpirtrat tuaj.

Prindërit duhet të ngrihen në unison në përputhje me dëshirën e Zemrës Sime për t'i mbrojtur të rinjtë, shpirtrat e të cilëve janë shënjestra numër një e të ligut.

Ai e di se sa të çmuar janë shpirtrat e rinj për Mua dhe ai do t'i kërkojë ata pa pushim.

Unë ju kërkoj që të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës (73) për shpirtrat e Rinj, Fëmijët e Rinj.

O Jezus, më ndihmo të shpëtoj shpirtrat e të rinjve në mbarë botën. 

Përmes Hirit Tënd ndihmoji ata të shohin të Vërtetën e Ekzistencës Tënde.

Silli ata pranë Zemrës Tënde të Shenjtë dhe hapi sytë e tyre ndaj Dashurisë dhe Mëshirës Tënde.

Shpëtoji ata nga flakët e Ferrit dhe përmes lutjeve të mia ki Mëshirë për shpirtrat e tyre. Amen.

Jezusi juaj