Wednesday, 31 October 2012

Jesusi: “Ata që kryjnë vrasje me gjakftohtësi, mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja”

E Dielë, 14 Tetor 2012, ora 18:10

Bija Ime e dashur, kurrë mos beso, as edhe për një moment, se ata që kryejnë mëkate të rënda dhe që veprat djallëzore të të cilëve shkaktojnë mizori në botë, nuk mund të shpëtohen.

Ata që kryejnë vrasje me gjakftohtësi, egzekutojnë qytetërët e tyre apo vrasin fëmijët e tyre që janë akoma në bark, mund të shpëtojnë përmes lutjeve tuaja.

Shumë shpirtra të tillë nuk do të kërkojnë falje në Sytë e Mi, sepse ata nuk shohin ndonjë gabim në atë që bëjnë. Shpëtimi i tyre varet nga lutjet tuaja.

Këta janë shpirtrat për të cilët Unë këmbngul më shumë.

Këta shpirtra të humbur janë kaq të larguar nga Unë, sa do të jetë vetëm me ndihmën e vuajtjeve të shpirtrave të zgjedhur dhe lutjet e dishepujve të Mi, që ata mund të shpëtojnë.

Madje dhe ata që, me dijeni e adhurojnë Satanin dhe që e dinë se Unë egzistoj, por që vazhdojnë të më tallin Mua, mund të shpëtojnë nga ndëshkimi i përjetshëm.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të më thërrisni Mua, përmes kësaj Fushatë Lutje, për të kërkuar falje për ata shpirtra në mëkat mortor që kryejnë vrasje.

Fushata e Lutjes (80) Për shpirtrat e atyre që kryejnë vrasje.

O Jesus I dashur,
Unë të lutem për Mëshirë për ata që kryejnë vrasje.
Unë të kërkoj falje për ata në mëkat mortor.
Unë të ofroj Ty vuajtjet dhe vështirësitë e Mia,
që Ti të hapësh Zemrën Tënde dhe t’i falësh mëkatet e tyre.
Unë të kërkoj që Ti të mbulosh me Gjakun Tënd të Shtrenjtë të gjithë ata me qëllime djallëzore në shpirtrat e tyre,
që edhe ata të mund të pastrohen nga ligësitë e tyre. 
Amen.

Mbaheni mënd se, edhe pse mëkatet e tyre ju bëjnë të ndjeheni keq, ndjekësit e Mi, këta shpirtra kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Ata janë infektuar nga i ligu dhe shumë prej tyre nuk e dinë ndryshimin midis të mirës dhe të keqes.

Këta janë shpirtrat që më shkaktojnë Mua dhimbjen dhe trishtimin më të madh. Vuajtja Ime është shtuar, me qëllim që secili prej tyre të mund të shpengohet.

Shkoni, dishepujt e Mi, dhe lejoheni Dashurinë Time dhe Përuljen të vërshoj zemrat tuaja që edhe ju, përmes bujarisë suaj të vuajtjes, mund të shpëtoni këta fëmijë të humbur të Zotit.

Jesusi juaj.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/those-who-carry-out-cold-blooded-murder-can-be-saved-through-your-prayers/

Jesusi: “Pastaj do të jetë futja e vaksinimit global, që do t’ju vrasi, nëse e pranoni”

E Shtunë, 13 Tetor 2012, ora 16:10

Bija Ime e dashur, profecitë e treguara në Fatima, tani po fillojnë të shfaqen në botë.

Qeveritë për një botë, të krijuara në ato shtete që po punojnë pa u lodhur së bashku, tashmë e kanë përfunduar punën e tyre, e cila do të shfaqet në botë së shpejti.

Kur ajo të shfaqet, do të krijohet edhe feja e re për një botë të vetme, e cila është një turp në Sytë e Atit Tim.

Kisha Ime është e infektuar nga armiqtë brënda saj, të cilët janë ujqër të veshur me lëkurën e deles. Ata mashtrojnë të gjithë ata me të cilët bien në kontakt.

Pastaj do të jetë futja e një vaksinimi global që do t'ju vrasi, nëse e panoni.

Kjo është një periudhë kur vetëm lutja dhe shumë prej saj mund ta zbusi efektin e kësaj ligësie të tmerrshme, e krijuar nga një grup elite e njerëzve në fuqi.

Ata punojnë në çdo pjesë të qeverive tuaja; dhe ata që punojnë krah për krah me ata çdo ditë, e dinë se çfarë janë ata duke bërë.

Kaq dinak janë ata sa do të tregojnë çdo vepër të keqe të tyre si një gjë të mirë, një shërbim i madh ndaj njerëzimit. Ata do të bëjnë çfarë të munden për të shkatërruar çdo gjë që ka të bëj me Zotin.

Ata do të përhapin dhe deklarojnë paganizmin. Fëmijët e Zotit, që i pranojnë ligjet e tyre dhe mësimet e tyre do të infektohen me metodat e tyre djalllëzore.

Ju duhet të luteni për mbrojtje, por mbi të gjitha, ju duhet të luteni për këta shpirtra. Sepse Ati Im ka si qëllim t'i ndëshkoj ata. Ai do të njohi secilin prej tyre dhe do t'i shkatërroj ata. Pa lutjet tuaja ata do të humbasin dhe do të hidhen në liqenin e zjarrit.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/then-there-will-be-the-introduction-of-a-global-vaccination-which-will-kill-you-if-you-accept-it/

Tuesday, 30 October 2012

Jesusi: “Do të ketë nivele të ndryshme në Parajsën e Re të 12 shteteve”

E Premte, 12 Tetor 2012, ora 23:15

Bija Ime e dashur, Dashuria Ime është kaq e fuqishme, sa po ndjehet tani edhe nga ata që nuk e njohin Zotin.

Pavarësisht nga prania e të ligut në botë, njerëzit tani ndjejnë një dashuri për të tjerët në zemrat e tyre, gjë që nuk përputhet me korrupsionin që gjendet tek shpirtrat dhe që do t'i çudisi ata.

Kaq papritur do të përshkoj zemrat e tyre kjo dashuri, sa shumë prej tyre do të shpërthejnë në lotë. Këto lotë dashurie, kaq të pastër në zemrat e tyre, do t'i copëtoj ata më dysh. Ata nuk do ta dinë përse ndjehen kështu ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre. Ata, gjithashtu, do ta ndjejnë këtë dashuri të vërtetë dhe të veçantë për Krijuesin e tyre, Hyjin Atë. Prapë ata nuk do ta pranojnë se Ai egziston. Në të kundërt, shumë do të habiten dhe pyesin veten.

Çfarë është kjo dashuri e pabesueshme, por e fuqishme që unë e ndjej në zemrën time? Si mund të ndodhi kjo, nëse nuk ka Zot? Si mund ta ndjej këtë dashuri, kur jam thjesht një krijesë e zhvillimit; një produkt i copëzave që janë krijuar nga toka?

E Vërteta, bijtë e Mi, është kjo. Ju nuk jeni një copëz e tokës, një relikë e kohës. Ju jeni një qënie e gjallë, një shpirt i gjallë që e ka kapacitetin për jetën e përjetshme, pa fund.

Ju vuani për shkak të mëkateve të Adamit dhe Evës, prindërve tuaj origjinal. Ju mund të vini buzën në gaz, të tallni apo të vini në lojë atë që ju besoni se është një histori e imagjinuar, por e Vërteta është se ju po bëni jetën jo të përkryer. Kjo jetë e vuajtjes është për shkak të mëkateve të prindërve tuaj origjinal. Të njollosur me mëkatin e tyre, ju jeni të verbuar ndaj të Vërtetës së Zotit, nga i njëjti gjarpër që i mashtroi ata.

Ju besoni se jetoni në një botë të vërtetë, një botë e materies që ka qëndrueshmëri të kufizuar. Jeta juaj në tokë është e shkurtër. Trupi juaj plaket. Shëndeti juaj keqësohet. Me kalimin e kohës trupi vdes. Neglizhoni shpirtin tuaj dhe ju mbeteni asgjë.

Pranojeni se ju jeni një fëmij i Zotit dhe jeta juaj në tokë do të bëhet më e rëndësishme, kur ju bëni jetën sipas Ligejve të Zotit. Jeta juaj do të zgjatet dhe do t'ju jepet një Dhuratë e madhe, Jeta e Përjetshme.

Po t'ju tregohej një grimcë e kësaj jete, për vetëm një orë, ju kurrë nuk do ta fyenit Atin Tim. Ju duhet ta dini se do t'i merrni këto Dhurata.

Ju do të jetoni me tërë familjen tuaj, ata që kanë vdekur në gjëndjen e hirit të Zotit dhe ata që do të formojnë ushtrinë Time të mbetur në tokë.

Trupi juaj do të pastrohet dhe do të ri-krijohet në gjëndjen e përsosur, e bazuar në moshën që ju pranuat Dashurinë e Zotit.

Ju do të jetoni në dashuri dhe paqe me të dashurit tuaj dhe fqinjët tuaj. Askush nuk do të ketë nevojë për asgjë tjetër.

Do të ketë nivele të ndryshme në Parajsën e Re të 12 shteteve. Në nivelin e fundit do të jenë qytetet dhe fshatrat, të gjithë duke punuar në një vënd paqe, dashuri, lumturi dhe kënaqësi. Askush nuk do të dojë gjë tjetër. Unë do të jem Mbreti I tyre, Zotëria e tyre dhe Unë do të mbretëroj mes tyre, në Bashkim Shpirtëror.

Pastaj do të jenë nivelet më të larta. Ato do t'i mbajnë të gjitha shtetet së bashku, të bashkuara me Mësimet e Mia, dhe të gjithë njerëzit do të rrinë në harmoni të plotë me njëri tjetrin dhe me kafshët e tokës, të mëdha dhe të vogla.

Të gjithë do të jetojnë duke ngrënë nga Pema e Jetës. Askujt nuk do t'i mungoj ushqimi.

Pastaj do të jenë qeveritë e shteteve. Ato do të sigurojnë që çdo gjë do të jetë sipas Mësimeve të Mia. Qeveritë e Mia do të udhëhiqen nga shenjtorët dhe apostujt e Mi.

Kjo do të vashdoj deri në fund, kur ringjallja e dytë e të vdekurve të ndodhi, për konfrontimin final.

Satani do të lëshohet i lirë, së bashku me djajtë e tij, për një periudhë të shkurtër. Pastaj gjithë e liga do të shkatërrohet. Mëshira Ime, më në fund do t'i paraqitet botës në Qiellin dhe Tokën e Re të bashkuar

Pataj gjithçka do të zbulohet, pasi misteri I Zotit do t'i tregohet të gjithëve në Lavdinë e vet të plotë dhe finale.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/there-will-be-different-levels-in-the-new-paradise-of-12-nations/

Jesusi: “ Shumë nga ju do të më mohojnë Mua duke pranuar këto ligje të reja djallëzore”

E Enjte, 11 Tetor 2012, ora 10:03

Bija Ime e dashur, vështirësitë e hasura nga dishepujt e Mi në këtë periudhë janë të dyfishta.

Në fillim atyre do t’ju duhet të dëshmojnë gënjeshtrat që po shfaqen para tyre nga qeveritë e botës, të cilave ju janë imponuar këto gënjeshtra. Këto gënjeshtra, në formën e ligjeve të reja të propozuara, ideve të reja dhe rregullave të reja, bëjnë vetëm një gjë. Ato thyejnë Ligjet e Zotit. Ato janë ligjet e tolerancës, që lejojnë lirshëm veprat e mëkatit të lartësohen në kushtetutat dhe kishat e tyre.

Tortura e dytë do të jetë në sajë të presionit që do të vihet mbi ju, po te guxoni të flisni të Vërtetën, Fjalën e Zotit. Guxoni të flisni të Vërtetën, bija ime, dhe ju do të sfidoheni ashpër. Pastaj do të akuzoheni se jeni antikristjan dhe që ju mungon toleranca.

A e shikoni se si punon Satani? Ai i mashtron shpirtrat e dobët duke iI bërë të besojnë gënjeshtra dhe të pranojnë mëkatin, duke e nënvlerësuar atë sikur nuk egziston fare.

Këta njerëz, të lidhur ngushtë nëpër të gjitha kombet, po e shtojnë presionin me qëllim që të shkatërrojnë Kishat e Mia Kristjane dhe ta bëjnë mëkatin të pranueshëm. Ata kanë për qëllim të heshtin ndjekësit e Mi dhe aftësitë e tyre për të shprehur hapur të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë.

Ju do të vuani për shkak të këtyre neverive. Kur ju të ndjeheni kështu, dijeni se Unë bashkohem ngushtë me zemrat tuaja.

Ju lutem të jeni të fortë, për hatrin Tim. Ju duhet të luteni për këta shpirtra të shkretë të zhgënjyer, sepse ata janë gurë shahu në një lojë djallëzore të komplomentuar nga ata që nderojnë Satanin.

Mos u mashtroni, sepse kur ju mendoni se ligësia e tyre, e maskuar si tolerancë dhe dashuri për të drejtat e të tjerëve e ka mundur njerëzimin, beteja do të intensifikohet.

Dora e Atit Tim do të godasi me një forcë të tillë sa ata, autorët e krimit, do të fshihen nga faqja e dheut. Ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni dhe të mendoni se ky grup do t'i mposhti dishepujt e Mi. Ata kurrë nuk do të jenë në gjëndje ta bëjnë këtë, edhe pse do të duket disa herë sikur do të jetë kështu.

Zgjohuni, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ju nuk duhet t'ja lejoni vetes të ngacmoheni apo të ngatërroheni me këtë plan djallëzor, të krijuar për të dëmtuar Fjalën e Zotit.

Ju duhet t'i mbroni Mësimet për Mua, Shpëtimtarin tuaj dhe kurrë mos më mohoni Mua. Prapë, ju do të tundoheni ta bëni këtë. Shumë nga ju do të më mohojnë Mua duke pranuar këto ligje të reja djallëzore.

Nëse bëni kështu, Unë do të jem duke pritur, sepse nëse më tërrisni Mua, Unë do t'ju mbaj lart. Me Ndërhyrjen Time Hyjnore, Unë do t'ju mbështes.

Ju lutem, recitoni këtë Litani (3) Mbroje Fjalën e Zotit

O Jesus i dashur, na mbro nga gënjeshtrat, që e fyejnë Zotin.
Na mbro nga Satani dhe ushtria e tij
Na ndihmo të duam Ty më shumë.
Na mbështet në betejën tonë.
Na mbro në besimin tonë.
Na ço drejt strehës Tënde të shpëtimit.
Na ndihmo të ngrihemi  dhe të mbrojmë Vullnetin Tënd të Shenjtë.
Forcoje qëllimin tonë të bëhemi dishepujt e Tu të vërtetë.
Na jep kurajo.
Na jep besim.
Na udhëhiq në udhën e të Vërtetës.
Na mbro kundër armikut.
Hidhi Hiret e Tua të Mbrojtjes mbi ne.
Na ndihmo të shmangim tundimin.
Na sill më pranë Zemrës Tënde të Shenjtë.
Na ndihmo të mbetemi besnik ndaj Teje gjatë gjithë kohës.
Amen.

Shkoni, ushtria Ime, me qetësi dhe paqe, duke e ditur se Unë jam pranë zemrave tuaja në këto kohë të frikshme. Kur të jeni të vetmuar, të ndjeheni të humbur dhe të braktisur, dijeni këtë. Atëherë Unë do të jem më pranë jush. Do të jetë atëherë kur dobësia juaj do të kthehet në forcë, atëherë kur forca e dukshme e armikut tuaj të dobësohet plotësisht.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/many-of-you-will-deny-me-by-accepting-these-wicked-new-laws/

Monday, 29 October 2012

Jesusi: “Unë dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjithë fëmijve të Zotit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

E Martë, 23 Tetor 2012, ora 20:30

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t'ju bëj thirrje të gjithë fëmijve të Zotit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luten për besimin e tyre.

Ashtu si do të ndodhi në vëndjet e tjera Kristjane, besimi juaj do të sulmohet dhe çdo përpjekje do të bëhet për të fshirë të gjitha gjurmët e Mia, Jesusit tuaj.

Ju duhet të formoni sa më shumë Grupe Lutjesh që të mundeni, sepse të bashkuar përmes Zemrës Sime të Shenjtë, ju do të merrni hiret për t'i bërë ballë persekutimit të tillë.

Besimi Kristjan do të ndalohet, me kalimin e kohës, së bashku me fetë e tjera që nderojnë Atin Tim.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të mbroheni nga Qielli, por ju duhet të luteni për forcë, sepse demokracia do të kthehet përmbys, me kokën poshtë.

Si kombi më i madh në botë të deklaroj lirinë me anë të demokracisë, ju shumë shpejt do t'ju mohohet e drejta të jeni Kristjan.

Kjo e drejtë, edhe pse e mohuar për ju, do të shikohet si një manovër demokratike. Këto ligjet e reja, që shpëjt do të futen në shtetin tuaj, do të duken si ligje inkluzive, ku gjithkush është i mbrojtur nën fenë për një bote të vetme.

Këto ligje do ta fyejnë Emrin Tim të Shenjtë, por Unë nuk do t'ju braktis. Unë do t'ju jap gjithë ndihmën që ju duhet. Ajo që duhet të bëni është të më kërkoni Mua.

Unë ju shikoj dhe ju mbroj pasi koha për përmbysjen e Kishave Kristjane është afër.

Ato mund të mbyllen, fëmijët e Mi, ata mund të ndryshojnë Sakramentet e Mi që ato të bëhen të pavlefshme, të dekurajojnë shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe t'ju ngacmojnë ju, por kjo nuk do të ketë vlerë. Fuqia e tyre as nuk do t'i afrohet thjeshtësisë së besimit, përuljes së shpirtit dhe dashurisë për Mua, Jesusin tuaj.  

Shpëtimtari juaj I dashur
Jesu Krisht

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-wish-to-call-upon-all-of-gods-children-in-the-united-states-of-america/

Jesusi: “Paganizmi do të imponohet mbi të gjitha Kishat e Zotit”

E Mërkurë, 10 Tetor 2012, ora 21:50

Bija Ime e dashur, thuaji botës se ata duhet të zgjohen nga gjumi. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata nuk do të mundin të shikojnë planet e liga, që Unë kam treguar kohë më parë, të shpalosen.

Unë po flas për dominimin global, që po orkestrohet për të shkatërruar Krishtërimin.
Kisha Ime po shkaktërrohet gur pas guri. Shërbëtorët e Mi të shenjtë po shtyhen qëllimisht përtej durimit të tyre.

Kisha Ime gjithashtu po poshtërohet nga ata që praktikojnë adhurimin ndaj bishës.
Këta mashtrues të rremë nuk janë Kristjanë. Ata praktikojnë në kulte dhe infiltrojnë të gjitha organizatat, përfshi edhe kishat dhe fetë e ndryshme. Ata në veçanti, vënë në shënjestër Kishën Katolike.

Kjo është Kisha që ata e urrejnë më shumë. Gënjeshtrat e tyre do të thonë se Katolikëve ju vjen turp të ngrihen dhe të mbrojnë Kishën e tyre.

Gënjeshtrat e tyre e kanë bërë të vështirë për të gjitha Kishat Kristjane për të mbrojtur Sakramentet e Shenjta ashtu si janë thënë nga Zoti.

Paganizmi do të imponohet mbi të gjitha Kishat e Zotit dhe mjer ai njeri që ngrihet për të mbrojtur të Vërtetën e Zotit.

Koha ka ardhur për ndarjen e njerëzimit. Unë do të vij dhe do të ndaj tokën.

Ata që janë besnik ndaj Mësimeve të Mia do të mbështeten në Gjirin Tim. Ata që nuk i binden Zotit dhe blasfemojën kundër të Vërtetës, do të flaken tutje.

Beteja tashmë ka filluar. Evidenca po ju paraqitet.

Ka akoma kohë për të zgjedhur midis gënjeshtrave të këtij grupi satanik që vijnë të veshur si qengja, apo të Vërtetës, që do të tregohet se është gënjeshtër.

Ju duhet të jeni vigjëlent gjatë gjithë kohës. Mbajini sytë hapur. Ktheni shpinën kur Emri Im, Trupi Im, Fjala Ime janë fyer.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/paganism-will-be-enforced-on-all-of-gods-churches/

Jesusi: “Kjo fe e një bote të vetme do t’i bëj nderime bishës”

E Martë, 9 Tetor 2012, ora 21:31

Bija Ime e dashur, shumë shpirtra janë vigjëlentë në këtë kohë, pasi do të dëshmojnë ndryshimet e shpejta në Kishën Time Katolike, që kanë filluar tani të shfaqen.

Shenjat po fillojnë të tregojnë të gjitha ato që Unë kam profetizuar përmes teje. Mungesa e Meshave të mundshme tani mund të shihet. Eukaristija e Shenjtë nuk është më e vlefshme lehtësisht. Sakramenti I Rrëfimit është i kufizuar në shumë nga Kishat e Mia.

Shumë nga kishat e Mia nuk kanë më priftërinj që t'i manazhojnë ato. Shumë njerëz po i braktisin kishat e Mia në këtë kohë rrëmuje, saqë shumë shpejt këto kisha do t'ju dorëzohen pronarëve të biznesit.

Në një kohë kur besimi i Kristjanëve po vihet në prove, prapë, është e rëndësishm që të vazhdoni të thoni Fushatën Time të Lutjeve. Së shpejti, shërbëtorë të rinj do të futen në Kishat Katolike dhe në Kishat e tjera Kristjane.

Ndryshimet fetare do të fillojnë të zbehen si fillim pak e nga pak. Pastaj, brënda një kohe të shkurtër, ju nuk do t'i njihni më Mësimet e Mia, sepse ato do të zhduken pa u vënë re. Në vënd të tyre do të vihen shprehje të paqarta por poetike, që deklarojnë tolerancën mbi mëkatin.

Gënjeshtrat, e paraqitura në mënyrë të padyshimtë ndaj atyre që shkojnë në kishë, nuk do të vihen re në fillim. Pastaj, një ndjenjë e thellë shqetësuese se diçka nuk po shkon si duhet, do të filloj t'i ngacmoj ndjekësit e Mi. 

Mashtrimi final do të jetë kur Sakramentet e Shenjta do të zëvendësohen me gjëra pagane.

Gjithçka do të vihet nën kontrollin e profetit të rremë, që do të deklaroj se është prifti i lartë mbi të gjitha fetë, të kombinuara në një. Kjo fe e një bote të vetme do t'i bëj nderime bishës.

Të gjithë ata që do e ndjekin atë verbërisht do të përlahen nga bisha dhe do të jenë të humbur për Mua përgjithmonë.

Shpejtësia me të cilën kjo do të ndodhi do t'i çudisi ndjekësit e Mi. Plani është kurdisur me kujdes. Fushata për të kthyer mospranimin e Kristjanëve në pranimin e ligjeve të botës, është planifikuar me profesionalizëm.

Po planifikohet mes shumë shtetesh, nga një grup që përdor personalitete, njerëz të famshëm dhe koka drejtuese, të gjithë këta janë të respektuar nga shumica, për të mbështetur gënjeshtrat e tyre djallëzore.
Po ju paralajmëroj. Mos i pranoni gënjeshtrat. Mos u përzjeni në planin për të shkatërruar Emrin Tim të Shenjtë.

Jesusi juaj
Mbreti dhe Shpëtimtari i gjithë njerëzimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/this-new-one-world-religion-will-pay-homage-to-the-beast/

Sunday, 28 October 2012

Jesusi: “Njoftimi për të lajmëruar Ardhjen Time Të Dytë, do të jetë i befasishëm”

E Hënë, 8 Tetor 2012, ora 19:00

Bija Ime e dashur, Unë I këshilloj të gjithë ndjekësit e Mi të bëhen të fortë në këtë kohë.
Fjala Ime e Shenjtë, Dhurata Ime për njerëzimin, që të jepet ty përmes këtyre Mesazheve, do të jetë subjekti i shumë kritike. 

Ju duhet të qëndroni të fortë kur Fjala Ime të copëtohet dhe të nënvlerësohet. Kjo do të jetë shumë e vështirë, por ju duhet ta duroni këtë torturë, sepse ky është vetëm fillimi.
Armiku do të ngrihet dhe do t'i copëtoj Mesazhet e Mia, e dhëna secilit prej jush që të shpëtojnë shpirtrat.

Ai numëron çdo shpirt që e josh dhe pastaj iI largon ata nga Mesazhet e Mia. Ai e bën këtë duke tunduar besimtarët në fillim, me qëllim që ata të mos punojnë me Mua për të shpëtuar vëllezrit dhe motrat tuaja. Ai nuk do që ju të luteni për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Çdo shërbëtor I Kishës Sime që ju ndalon të thoni Fushatën e Lutjeve të Mia ka nevojë për shpirtrat tuaja. Ata nuk mund të ndalojnë përhapjen e lutjeve të Mia. Kur ata e bëjnë këtë, ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Për fat të keq, shumë shpirtra do të largohen nga Misioni Im, i fundit i këtij lloji në tokë.  

Këto kohë do të shohin ndarjen në Kishën Time të bëhet më e madhe; njëra anë që vuan të mbroj Ungjillin Tim, dhe tjetra që përpiqet të rinovoj Kishën Time, të modernizoj Mësimet e Mia dhe të sjellë ligje të turpshme në Kishën Time.

Qëndroni me kurajo dhe të bëshkuar, sepse kjo kohë pothuajse do të bier mbi ju dhe ju do të dëgjoni për këto praktika të reja, ku asnjëra prej tyre nuk përshtatet me Ungjillin Tim të vërtetë, Mësimet e Mia apo Të Vërtetën.

Këto sprova do të shfaqen si barrikada të mëdha. Ju, dishepujt e Mi do të ndjeheni të bllokuar. Ju do të ndjeheni pashpresë dhe lotët do t'ju vërshojnë.

Dobësia juaj do të jetë forca juaj. Do të jetë përmes vuajtjes suaj, kur ta dëshmoni këtë goditje të tmerrshme, që ju do të bëheni të fortë.

Për çdo sprovë që e duroni në Emrin Tim, Unë do t'ju bëj akoma më të fortë. Këmbëngulni dhe Unë do t'ju bekoj me hiret e forcës, kurajos dhe konfidencës.

Ju jeni ushtria Ime, rrezja Ime e dritës në botë. Çdo përpjekje do të bëhet për ta shuar këtë dritë, por do të jetë pavlerë.

Rrezja e dritës suaj, dashurisë suaj për Mua, do të ndriçoj saqë do të bëhet një burim drite dhe pastaj një zjarr i madh. Ky Zjarr I Shpirtit të Shenjtë, që do të mbërthej secilin prej jush, do t'i përhapi flakët e tij në çdo cep të botës.

Do të jeni ju, ushtria Ime e shtrenjtë, ata që do ta bëni këtë. Ju do të udhëhiqeni nga Qielli. Ju do të marshoni përpara. Ju do të shkelni mbi ushtrinë djallëzore të shpirtrave të shkretë që janë të komanduar nga Satani dhe ata do të jenë të pafuqishëm kundër jush.

Menjëherë pas kësaj Lavdia e njoftimit Tim të madhe do të shfaqet në botë.

Njoftimi për të lajmëruar Ardhjen Time të Dytë do të jetë i befasishëm. Do të jetë gjithashtu i papritur, edhe pse ju keni qënë të pregatitur mirë. Atëherë ju do të keni marrë Dhuratën e madhe  të Jetës së Përjetshme.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-announcement-to-herald-my-second-coming-will-be-sudden/

Virgjëra Mari: “Unë derdh lotë gjaku për ata dhe Zemra ime është e rënduar”

E Dielë, 7 Tetor 2012, ora 11:00

Të lutem, Bija ime, lutu për fëmijët e mi të humbur të cilët shtohen në numër çdo ditë. Ata nuk munden dhe nuk do të besojnë tek Biri im dhe do të kthehen në anën tjetër.

Unë derdh lotë gjaku për ata dhe Zemra ime është e rënduar. Sa të humbur janë dhe sa bosh ndjehen.

Unë lutem që Zoti, në Mëshirën e Tij, t'ja u hapi zemrat e tyre të ngurtësuara shumë shpejt.

Paralajmërimi është afër, bija ime. Fëmijët e mi kanë nevojë të pregatiten. Ata qëiI refuzojnë këto Mesazhe të Shenjtë, nga Biri im dhe Ati im I Përjetshëm, do të duhet të përgjigjen tek Zoti.

Shumë e kanë dëmtuar këtë Mision dhe kanë inkurajuar shpirtrat të largohen. Shumë shpirtra të tillë kanë vdekur në mëkat mortor. Nëse ata do t'i pranonin lutjet e dhëna njerëzimit, përmes Fushatës së Lutjeve, ata mund të kishin shpëtuar.

Ata që nuk do t'i pranojnë këto Mesazhe, nuk duhet të punojnë me të ligun për të nënvlerësuar Fjalën e Zotit. Ju duhet të luteni për ndihmën që ju duhet për të gjetur paqe brënda vetes.

Është profetizuar se profeti i ditëve të fundit nuk do të pranohet, edhe pse shumë konvertim do të arrihet përmes përhapjes së Fjalët të Zotit.

Do të jetë në dëmin tuaj të refuzoni ndihmën, që po ju dërgohet nga Qielli në këtë kohë për t'ju ndihmuar të shpëtoni shpirtrat tuaj.

Mos e fyeni Birin tim duke refuzuar të dëgjoni. Ju mund të bëni një vesh shurdhë pasi t'i keni lexuar këto Mesazhe nga Qielli, por ju duhet të dëgjoni në fillim.

Vullneti juaj i lirë do të thotë se ju mund të zgjidhni se cilën udhë dëshironi të ecni.
Vullneti juaj I lirë nuk do të thotë se e keni të drejtën të blasfemoni me qëllim kundër Shpirtit të Shenjtë.

Kur të ndodhi Paralajmërimi, ju do të mbusheni me Dritën e të Vërtetës.

Shpirti juaj do të ndriçohet dhe ju do të shikoni se çfarë punë të mira dhe punë të këqija ju keni kryer gjatë gjithë jëtës suaj. Në atë fazë, shumë nga ju do ta mbështesni Dashurinë e Zotit. Për fat të keq, shumë do të jenë tepër kokfortë për të pranuar keqbërjet e tyre. Ata do të hidhen tutje dhe do të vuajnë tmerrësisht.

Të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës. Koha është e shkurtër.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-i-cry-tears-of-blood-for-them-and-my-heart-is-heavy/

Drita e Zotit është e pranishme tek secili prej jush

E Shtunë, 6 Tetor 2012, ora 23:05

Bija Ime e dashur, për të më dashur Mua me të vërtetë, ju duhet t'i shikoni të tjerët përmes Syve të Mi.

Kur ju e shikoni një person tjetër, vështrojeni me kujdes dhe përpiquni të shikoni Praninë Time, sepse Unë jam i pranishëm tek të gjithë shpirtrat, madje edhe tek shpirtrat e nxirë.

Unë jam atje. Vështroni dhe ju do të më shikoni Mua. Kjo është një nga hiret më të jashtëzakonshme e dhëna nga Ati Im i Përjetshëm tek çdo fëmij i Tij.

Drita e Zotit është e pranishme tek secili prej jush.

Kjo është dashuri dhe çdo shpirt e ka kapacitetin për dashuri.

Kur ju i shikoni të tjerët, përmes Syve të Mi, ju do të ndjeni dashuri dhe kjo do ta preki shpirtin tuaj në një mënyrë që ju nuk mund ta mohoni. Kjo dashuri është e vërtetë, dhe prapë ju as nuk mund ta shikoni apo ta prekni. Ju gjithashtu do ta keni të vështirë t'ja u shpjegoni këtë të tjerëve. Prapë ajo është e pranishme.

Nëse të gjithë fëmijët e Zotit do ta nderonin Praninë Hyjnore të Atit Tim në botë, tek fëmijët e Tij, atëherë paqja do të mbretëronte në tokë. Kërkoni dashuri dhe ju do ta gjeni.

Kaloni pak kohë për të reflektuar për ato që ju them tani. 

Drita e Dashurisë së Zotit është si një yll i shndritshëm i pranishëm në çdo shpirt. Tek disa, ajo ndriçon shkëlqyeshëm dhe ju mund ta ndjeni dashurinë nga ai person t'ju rrethoj ju. Tek të tjerët, ajo është, por është një dritëz e zbehtë, e vështirë për tu gjetur, por prapë është atje sidoqoftë.

Kur ju e shikoni njëri tjetrin, mendojeni atë kështu. Zoti e krijoi secilin nga ju. Ju jeni vëllezër dhe motra në Sytë e Tij. I sjell Atij kaq shumë gëzim kur Ai i shikon fëmijët e Tij të tregojnë dashuri dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

Kur ata zihen me njëri tjetrin, shkaktojnë vështirësi dhe vuajtje ndaj të tjerëve, Ai ndjen një dhimbje të tmerrshme. Ashtu si çdo prind, Ai ndjen dhimbje kur fëmijët e Tij nuk e ndajnë Dashurinë e Tij, Dashuri prej të cilës ata u krijuan.

Kujtoni gjithashtu se kur ju e lëndoni njëri tjetrin, ju lëndoni Atin Tim. Ai e ndjen dhimbjen që ju shkaktoni mbi fëmijët e Tij.

Mendoni dy herë para se të gjykoni rëndë dikë tjetër apo të tregoni urrejtje  kundrejt një tjetri. Kur ju i bëni këto gjëra, ato janë të papëlqyera tek Ati Im.

Nëse dikush ju lëndon, lutuni për ata. Sepse kur ka tension dhe dashuria mungon mes dy njerëzve, kjo është e shkaktuar nga shpirtrat e ligj.

Ngrihuni mbi këtë tundim. T'i doni të tjerët. T'i trajtoni ata me respekt. T'i vështroni ata sikur përmes Syve të Zotit. Kur e bëni këtë, ju do të gjeni dashuri. Ju do ta keni më të lehtë të jetoni me njëri tjetrin dhe të pranoni gabimet e të tjerëve.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/06/the-light-of-god-is-present-in-each-and-every-one-of-you/

Saturday, 27 October 2012

Hyji Atë: “Dora Ime e Drejtësisë po pret të ndëshkoj ato qeveri që komplomentojnë të lëndojnë fëmijët e Mi”

E Enjte, 4 Tetor 2012, ora 14:55

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj që ti ta dish se, kur bota do të duroj një pastrim të madh që nuk do të jetë e këndshme, Mëshira Ime është e madhe.

Unë jam një oqean I Mëshirës dhe do të kryej ndryshime të mëdha për të siguruar që të gjithë fëmijët e Mi shpëtojnë nga katastrofa. Katastrofa për të cilën flas Unë ka të bëj me punën e një force djallëzore sekrete në botë, që po përpiqet të kontrolloj çdo shtet për fitimin e tyre vetjak dhe keqdashës.

Sa shumë shpirtra të tillë e refuzojnë Mëshirën e Birit Tim të dashur. Sa shumë nuk do ta pranojnë Atë. Ata vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të kota mbi ata që kontollojnë dhe nuk arrijnë të pranojnë se mëkatet e tyre nuk do të kalojnë pa u vënë re. Ata mund të luftojnë kundër Fuqisë së Dorës Sime, por Dora Ime do të bier mbi ta dhe do t'i shkatërroj.

Ata do ta njohin Fuqinë e Zotit, në kohë, por për shumë prej tyre do të jetë tepër vonë.

Çdo vepër e Imja, përfshi këtu mbrekulli të mëdha, do ti tregohen gjithë njerëzimit së shpejti. Unë do të bëj gjithçka mundem, në Mëshirën Time të Madhe e cila do ta përfshij njerëzimin si një oqean i madh për të shpëtuar njerëzimin. Asnjë njeri nuk do të mbetet pa u prekur nga Dhuratat e Mia.

Kur kjo të ndodhi, Unë do të ndjek ata njerëz që do të më shtyjnë Mua tutje, edhe pse ata do të më njohin se kush Jam Unë.

Pastaj, ata lidera në botë që dështuan të praktikonin Ligjet e Mia Hyjnore dhe që e terrorizuan tokën me mizorinë e tyre ndaj fëmijve të Mi, do të goditen. Deri atëherë, Unë nuk do t'i lejoj ata t'i shpëtojnë Drejtësisë Sime Hyjnore.

Ata janë paralajmëruar, në këtë Mesazh, për të ndaluar tani. Ata duhet të luten për udhëzime, nëse ndjehen të parehatshëm apo nën presion për të futur ligje që do të shkaktojnë vështirësi mbi shtetet.

Unë ju jap atyre këtë kohë tani për të ndaluar atë që po bëjnë dhe të më luten Mua për t'i ndihmuar t'i bëjnë ballë regjimeve djallëzore që po planifikohen kundër shtetasve të tyre.

Ata e dinë se për çfarë po flas Unë.

Unë jam Krijuesi I racës njerëzore. Unë e njoh çdo fëmijën Tim. Çfarë ata shohin. Çfarë ata ndjejnë. Si mendojnë. Unë gjithashtu i njoh ata që janë betuar për besnikëri ndaj veprave që do të shkaktojnë vuajtje të tmerrshme mbi njerëzit në mbarë botën. 

Dora Ime e Mëshirës po pret ti kthej ata drejt strehës së Mbretërisë Sime.

Dora Ime e Drejtësisë po pret ti ndëshkoj ato qeveri që komplomentojnë të lëndojnë fëmijët e Mi. Ju nuk do të lejoheni të shkaktoni vuajtje të tillë.

Sepse, menjëherë sa ju të fusni ligje të krijuara për të kontrolluar ata që ju u shërbeni, të cilat janë të neveritshme për Mua, unë do t'ju dërgoj një ndëshkim të tillë saqë asnjë njeri nuk do të dyshoj se çfarë e shkaktoi një ndëshkim të tillë.

Ju jeni fëmijët e Mi dhe tek Unë ju duhet të ktheheni për mbrojtje. Pa mbrojtjen Time ju do të mbeteni tek mëshira e Satanit.

Mos e harroni se ai, Satani, ju urren ju të gjithëve. Prapë, për shkak të mënyrave të tij të fuqishme dhe joshëse, ju ndiqni kënaqësinë e tij për fuqi si skllevër.

Zgjidhni fuqinë në këtë tokë, e cila mund t'ju lartësoj dhe t'ju bëj të njohur mbi mënyrat e Zotit, dhe ju do të hidheni tutje.

Ky paralajëmrim po ju jepet për të siguruar se e kuptoni se është vetëm një Krijues. Vetëm një, I cili e krijoi njerëzimin. Vetëm  një, I cili e ka fuqinë ti sjelli fundin gjithçkaje që egziston në tokë.

Zoti Më I Larti
Krijuesi i gjithçkaje që shihet dhe që nuk shihet. 

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-my-hand-of-justice-is-waiting-to-chastise-those-governments-who-plot-to-hurt-my-children/

Jesusi: “Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore”

E Mërkurë, 3 Tetor 2012, ora 13:30

Unë jam partneri yt I dashur shpirtëror, Biri I Njeriut, I lindur prej Virgjërës Mari të Papërlyer.

Bija Ime e dashur, çdo tmerr që Unë dëshmona ne Kopshtin e Gethsemanit, kur Unë po sulmohesha nga i ligu, po shfalosen tani në botë para Syve të Mi.

Njerëzit ngado e kanë humbur besimin e tyre. Ata enden vërdallë të çoroditur dhe të braktisur që nuk është parë në botë në një shkallë kaq të madhe më parë.

Dashuria për njëri tjetrin ka vdekur.

Respekti për nevojat e tjetrit nuk konsiderohet më një sjellje e admirueshme.

Lakmia, joshja dhe zilia kontrollojnë mëndjet e shumë njerëzve në botë tani. Të ftohtë në zemrat e tyre, ata nuk e vlerësojnë më jetën dhe nuk mendojnë gjë tjetër veç vrasjes. Ajo nuk vlerësohet më.

Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore. E gjithë kjo është për të lejuar ligjet, që e shpërfillin mëkatin, të futen me lehtësi në vëndet tuaja. 

Fiksimi me fetë dhe idhujt e rremë është jashtë kontrollit.

Kisha Ime po rrëzohet dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, në pjesën më të madhe, nuk e theksojnë rrezikun e mëkatit dhe të vërtetën e jetës së përjetshme.

Urrejtja, lufta, lakmia, joshja, zilia dhe dashuria për veten janë të gjitha të lidhura në një gjëndje të rreme, një gjëndje e cila nuk ka asnjë ngjashmëri me të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Unë e dija atëherë, në Kopshtin e Gethsemanit, se Vdekja Ime në Kryq nuk do të shihej për atë që ishte, nga brezi i sotëm. Kjo ishte dhimbja që ma copëtonte Zemrën Time si një shpatë.

Sakrifica që Unë bëra për njeriun, për ta shpenguar atë në Sytë e Atit Tim, nuk njihet sot. Sa shumë kanë harruar ata. Sa shumë gjëra nuk ju janë thënë. E gjithë kjo ka të bëj me mëkatin e tolerancës, e paraqitur botës si një gjë e mirë.

Luftrat dhe urrejtja përhapet si një virus, sepse ato janë të mbjella nga i ligu. Dhimbja e ndjekësve të Mi do të bashkohet me dhimbjen Time duke dëshmuar turpet që do të kryhen nga ata lidera të Qeverive që ndjekin gënjeshtrat e futura në shpirtrat e tyre nga Satani.

Satani dhe djajtë e tij janë shumë të fuqishëm. Kurrë mos mendoni për asnjë minutë se është e lehtë të lëshojnë mbërthimin që ata kanë mbi një përson që i ka lejuar ata të futen në shpirtrat e tyre. Ata nuk do heqin dorë lehtë dhe do të pengojnë shpirtrat që duan të kthehen tek Unë, Jesusi i tyre, për ndihmë, duke i bërë ata të ndjehen pashpresë.

Këta shpirtra do ta kenë torturë të luten. Fjalët nuk do t'ju dalin nga goja. Ata do të ndjejnë një pakënaqësi të plotë kur mendojnë për Mua. Sido që ta provojnë, ajo do të bëhet një detyrë e vështirë.

Ata që thonë se janë njerëz të mirë, që nuk i lëndojnë të tjerët, por që nuk më pranojnë Mua, Jesusin, në jetën e tyre, ta dinë këtë. Ju nuk jeni një ndjekës I Krishtit. Nëse nuk vini tek unë, ju nuk mund të pranoheni në Mbretërinë e Atit Tim.

Për tu futur në Mbretërinë e Atit Tim kërkohet pregatitje. Satani mund të lëviz aq shpejt për të tërhequr vëmëndjen e shpirtrave, saqë shumë do të jenë të papregatitur.

Këto kohë të trazirave të mëdha në botë dhe mungesa e njohjes së Atit Tim, Zotit Krijues të gjitha gjërave, mund të çoj vetëm në një gjë.

Katastrofë. Ndëshkimet do të hidhen mbi mbarë botën për të shpëtuar njerëzimin, për ta pastruar njerëzimin.

Nëse njerëzit refuzojnë të dëgjojnë, ata nuk do ta dëgjojnë të Vërtetën.

E Vërteta do të shpëtoj, jo vetëm jetën e tyre në tokë, por do t'ju japi atyre Jetën e Përjetëshme.

Mos pranimi i të Vërtetës do të çoj në vdekjen e trupit dhe të shpirtit.

Koha ka ardhur për njerëzimin të bëj një zgjidhje. Unë nuk mund t'i detyroj ata të më ndjekin Mua. Për të gjitha dhuratat, hiret dhe mbrekullitë që do t'ju jepen atyre, ata prapë do të kthejnë shpinën.

Për gjithë Mëshirën Time të Madhe, disa prapë do të zgjedhin vdekjen mbi jetën.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/christianity-is-being-attacked-for-one-main-reason/

Virgjëra Mari: “Shumë nga drejtuesit e Kishës së Birit Tim nuk thonë asgjë. Ata nuk e mbrojnë më, publikisht, Emrin e Shenjtë të Birit tim”

E Martë, 2 Tetor 2012, ora 15:30

Bija ime, përpjekjet për të fyer Emrin e Birit tim të dashur, Jesu Krisht, po shtohen.

Nuk është mjaft ajo që ata e mohojnë Atë, shumë duan ta fyejnë imazhin e Tij në mëndjet e atyre që besojnë tek Ai.

Kryqëzimi i Trupit të Birit tim, Kryqëzimi i Kishës së Tij, sa vjen e rritet.

Shumë nga drejtuesit e Kishës së Birit tim nuk thonë asgjë. Ata nuk e mbrojnë më, publikisht, Emrin e Shenjtë të Birit tim. Atyre ju mungon guximi të mbrojnë Trupin e Birit tim, Kishës së Tij në tokë.

Shumë nuk duan të tërheqin vëmëndje të padëshiruar për shkak të mëkateve të priftërinjve në të shkuarën. Shumë, thjesht, nuk e kanë besimin e fortë që ju duhet për të qënë një dëshmitar i vërtetë ndaj Të Vërtetës së mësimeve të Birit tim.

Sa shumë në botë nuk besojnë në Egzistencën e Birit tim dhe kjo e bën Atë të derdhi lot.

Sa shumë që e dinë të Vërtetën, mendojnë se është e pranueshme të tregosh mungesë respekti duke dëgjuar balsfemitë dhe prapë qëndrojnë të heshtur.

Ju duhet, bijtë e mi, ta pranonin hapur të Vërtetën e Kryqëzimit të Birit tim dhe pa frikë. Njerëzit do të dëgjojnë. Ju do të dëgjoheni. Nëse çdo shërbëtor i Birit tim do të mbetej i heshtur, atëherë kush do të flasi për Birin tim?

Kush do ta përhapi Fjalën e Tij të Shenjtë në këtë kohë kur kaq shumë fëmijë të Zotit e mohojnë Egzistencës e Zotit?

Shumë shpejt ata nuk do të kenë asnjë justifikim. Kur të shikojnë gjëndjen e shpirtrave të tyre, ata do ta kuptojnë për herë të parë se e kanë një shpirt.

Lutuni që ata të bëhen më të fortë pas kësaj dhe që ata të bëhen ushtarët e vërtetë të Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-many-of-my-sons-church-leaders-say-nothing-they-no-longer-defend-publicly-the-holy-name-of-my-son/

Friday, 26 October 2012

Jesusi: “Dashuria e Zotit, sa ndjehet nga njeriu, është diçka që askush nuk mund të jetoj pa të”

E Hënë, 1 Tetor 2012, ora 16:30

Bija Ime e dashur, ti duhet ta pranosh se kur ndjekësit e Mi besojnë në këto Mesazhe, ajo ju sjell atyre një mundim në shpirt herë pas here.

Shumë do të gëzojnë kur lexojnë Fjalën Time të Shenjtë dhe do e pranojnë atë si një mbrekulli.

Edhe të tjerët do t'i pranojnë Mesazhet e Mia, por në disa ditë ata do të ndahen më dysh nga dyshimet që do t'ju krijohen atyre. Këto dyshime janë të natyrshme.

Sepse disa do të pyesin dhe do të vazhdojnë të pyesin nëse ato me të vërtetë vijnë nga Qielli. Pastaj ata do të jenë të mbushur me trishtim, sepse e dinë se jeta e tyre do të ndryshoj dhe se Ardhja e Dytë do të dëshmohet prej tyre.

Kjo do të thotë se jetën që ata kanë bërë deri tani do të ndyshoj përtej njohjes.

Kjo është e frikshme për shumë veta, sepse ata duan të ngjiten pas jetës së tyre të vjetër të rehatshme, sado të pakënaqur mund të kenë qënë.

Frika e të ardhmes, frika e Dorës së Zotit dhe frika e ushtrisë së Satanit i torturon ata. Prapë, në një kohë kur Mesazhet e Mia mund të shkaktojnë frikë në zemrat e tyre, në të njëjtën kohë ato sjellin ngushëllim.

Sepse një gjë është e sigurtë. Ata do ta ndjejnë Shpirtin Tim të Shenjtë në shpirtrat e tyre dhe sa të ndodhi kjo ata do të njihen më mirë me Dashurinë e Zotit.

Dashuria e Zotit, sa ndjehet nga njeriu, është diçka që askush nuk mund të jetoj pa të. Ajo sjell paqe. Prandaj, pavarësisht se sa të firkësuar ju, ndjekësit e Mi, mund të jeni, ju duhet ta mbani mënd se Unë, Jesusi juaj, kurrë nuk do t’ju braktis.

Ju jeni të Mitë.

Unë jam Jeta në shpirtrat tuaj. Përmes Meje, ju do të shpëtoni. Unë jam plot me Mëshirë për shpirtrat që kthehen tek Unë për ndihmë. Unë nuk do t'ju lë të vuani në duart e ndjekësve të Satanit. Unë do t'ju mbuloj me Gjakun Tim të Shtrenjtë. Ju nuk keni frikë nga asgjë.

Në vënd të saj ju po merrni hiret për të pregatitur veten tuaj. Tani ju duhet të jeni të fortë, mos lejoni dyshimet të zbehin dashurinë tuaj për Mua apo t'ju verboj ndaj të Vërtetës së këtyre Mesazheve.

Ato janë Dhurata Ime për ju. Ato po ju jepen që të jeni të mbrojtur dhe t'ju ruajnë nga lëndimi.

Gjithmonë më kërkoni Mua t'ja u largoj frikën, sepse ato janë mbjellë si fara e pakënaqësisë në mëndjen tuaj nga i ligu me qëllim që t'ju çorjentoj.

Unë ju bekoj. Unë ju jap paqe. Unë ju jap Mbrojtjen Time. Besoni gjithmonë tek Unë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/gods-love-once-felt-by-man-is-something-no-man-can-live-without/

Jesusi: “Sa shumë njerëz sot janë të fiksuar pas ndjekjes së famës dhe lavdisë për veten”

E Shtunë, 29 Shtator 2012, ora 23:00

Bija Ime e dashur, përse kaq shumë njerëz në botë besojnë se mortaliteti i tyre është i pafund?

Kaq shumë njerës sot janë të fiksuar me ndjekjen e famës dhe lavdisë për veten. Kaq shumë prej tyre që kërkojnë dhe arrijnë njohje dhe sukses të madh, adhurohen nga ata që besojnë se kjo është lavdia që duhet të arrijnë dhe që do t’i kënaqi.

Fare pak kohë shpenzohet në ato që kanë me të vërtetë rëndësi. Ata shkelin mbi të tjerët për të arritur atë që duan për arsye të dëshirës së pangopur për të shkëlqyer me lavdi para botës.

Kotësia e tyre ushqehet nga bota e argëtimit, medias, dhe ndjekja e tyre për përsosmëri vetjake është e mirëpritur.

Për këtë përpiqen njerëzit e zakonshëm sot. Ata i admirojnë hapur ambicje të tilla dhe kjo krijohet në një besim më vete. Ata i adhurojnë ata që arrijnë maja të larta dhe pastaj fillojnë të imitojnë jetën e tyre.

As edhe një moment ata nuk konsiderojnë se gjëra të tilla nuk kanë asnjë pasojë të vërtetë. Ata kurrë nuk ndalojnë dhe të pyesin veten: “A do të jetë jeta ime e përbërë nga kjo?”

Ata nuk besojnë në Zot, në shumë raste, sepse po të besonin, ata do ta dinin se sa fyese është në Sytë e Zotit, të kërkosh adhurimin në këtë mënyrë.

Kur një person kërkon vazhdimisht vëmëndje, adhurim dhe është i fiksuar me imazhin që duhet t'i tregoj botës, ai nuk e kupton se sa e shkurtër është kjo rrugë. Ajo do të zhduket me kalimin e kohës dhe ata do të gjejnë veten bosh dhe pa dashuri të mbetur për ta ndarë me të tjerët.

Ata kalojnë kaq shumë kohë duke e dashur veten e tyre saqë nuk do të kenë vënd për ndonjë dashuri tjetër. Ata i vënë nevojat e veta para të tjerëve. Ata do të bëjnë çdo gjë, përfshi këtu edhe kryerje te veprave që e fyejnë Zotin, për të arritur lavdi për veten e tyre.

Këtij brezi i janë thënë shumë gënjeshtra mbi mënyrën se si duhet ta bëjnë jetën e tyre. Ata janë të inkurajuar nga një botë, e cila beson se fitimi material, fama, kultura dhe një ambicje që do t'ju sjelli admirim të madh, janë gjërat më të rëndësishme për të cilat duhet të përpiqen.  

Sa pak dinë ata. Sa të tronditur do të jenë kur të zbulojnë se sa gabim e kishin.

Njerëzit që bëjnë jetë të tillë do të pësojnë zhgënjime kur joshjet e tyre nuk do të plotësohen. Çdo përpjekje për tu sjellë atyre kënaqësi, përmes ambicjes së fiksimit që kanë për vetveten, nuk do të arrij t'ju sjelli atyre paqe.

Lutuni që shumë shpejt njerëzit ta kuptojnë se ndjekja e famës dhe e lavdisë për vetveten ju jep kënaqësi për një kohë të shkurtër. Ka vetëm një qëllim për të cilin duhet të përpiqeni dhe ky është që të ndiqni Mësimet e Zotit.

Kur e bëni këtë, ju do të jeni në paqe.

Ju prapë mund të shijoni shumë kënaqësi në botë, por do ta kuptoni se çfarë ka me të vërtetë rëndësi.

Sa shumë të rinj vlerësojnë atë që se si ju paraqiten të tjerëve. Presioni mbi ta për ta bërë jetën e tyre duke ndjekur të njëjtat qëllime si të atyre të njerëzve të famshëm që ata admirojnë, po e shkatërron shpirtin e tyre.

Ajo po e bllokon realitetin e asaj që e kënaq Zotin.
Ajo po e bllokon të Vërtetën.

Vetëm e Vërteta do t'i bëj ata të ndjehen të kënaqur dhe t'ju sjelli paqe, dashuri, gëzim dhe lumturi.

Unë Jam Jeta që ata kërkojnë.
Tek Unë ata do të gjejnë jetën e Lavdisë.
Kjo është Lavdia që ata duhet të kërkojnë.

Sepse ata do të bëjnë një jetë të Lavdisë së Madhe në Parajsën e Re nëse kthehen tek Unë.

Kjo është e vetmja lavdi që do t'ju sjelli atyre gëzim të patreguar më parë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/so-many-people-today-are-obsessed-with-the-pursuit-of-fame-and-self-glory/

Thursday, 25 October 2012

Jesusi: “Besimtarët kurrë nuk duhet të ndjehen të sigurtë me mendimin se e njohin të Vërtetën”

E Shtunë, 29 Shtator 2012, ora 19:15

Bija Ime e dashur, Unë duhet t'ju tregoj të gjithëve atyre që besojnë tek Unë, Jesu Krishti, të zgjohen dhe ta jetojnë jetën me Mua tani.

Këto Mesazhe nuk po jepen vetëm për të paralajmëruar ata që nuk besojnë tek Krishti, Shpenguesi I Njerëzimit, por ato janë edhe për besimtarët e Zotit.

Besimtarët kurrë nuk duhet të ndjehen të sigurtë me mendimin se e njohin të Vërtetën.

Ju që thoni se e njihni të Vërtetën e Mësimeve të Mia, kurrë nuk duhet të ndjeheni i vetkënaqur. Nëse ju ndjeheni kështu, kjo do të thotë se ju do të neglizhoni punën që ju duhet për të pastruar shpirtin tuaj.

Besimtarët mund të jenë të paqartë rreth Mësimeve të Mia. Sa shumë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë.

Shumë nga ndjekësit e Mi mendojnë se gjithë njerëzimi, sidoqoftë, do ta dijë dhe se përmes Mëshirës Sime, ata do të shpëtojnë. O sa do të dëshiroja që kjo të ishte e vërtetë. Sa do të më sillte kjo Mua lehtësimin përfundimtar. Për fat të keq shumë nuk do të jenë të pregatitur. Shumë do të refuzojnë të dëgjojnë paralajmërimet dhe udhëzimet e Mia. Dhe kështu ata nuk do të arrijnë të pregatiten mjaftueshëm.

Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi. Ata besimtarë, që thonë se besojnë në të Vërtetën që ndodhet në Biblën e Shenjtë, ta dinë këtë. Është e lehtë për ju të pranoni atë që është profetizuar në të dhe që tashmë ka ndodhur. Nuk është aq e lehtë të pranoni profecitë e të ardhmes që do të dëshmohen nga njerëzimi.

Pranojeni gjithashtu faktin se Mesazhet Hyjnore do të dërgohen për t'ju pregatitur. Pranojeni se kjo pregatitje po ndodh pikërisht tani.

Të jeni vigjëlent gjatë gjithë kohës. Mos më refuzoni Mua këtë herë, sepse kjo është koha e pregatitjeve.

Të jeni mirenjohës që po ju jepet kjo dhuratë e madhe.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/believers-must-never-feel-secure-in-the-knowledge-that-they-know-the-truth/

Jesusi: “Ky njeri do t’i tregoj botës se ai është Mesia dhe ai do të duartrokitet nga shumë koka udhëheqëse të botës”

E Premte, 28 Shtator 2012, ora 22:15

Bija Ime e dashur, ndryshimet e mëdha në botë, të parashikuara përpara Ardhjes Sime të Dytë, do të fillojnë në shpalosen fletë për fletë.

Koha për mashtruesit, që do të shpallin se vijnë në Emrin Tim dhe t’i paraqiten botës, është shumë afër.

Sa shumë njerëz do të mashtrohen duke i besuar këta profetë të rremë, sepse ata do ta shpallin veten me një shfaqje madhështore.

Por njëri mes tyre do të mashtrojë më shumë, sepse ai do ta prezantoj veten si mbreti, në një mënyrë të përulët, për t’i bindur njerëzit se ai jam Unë, Jesu Krishti.

Ky njeri do t'i tregoj botës se ai është Mesia dhe ai do të duartrokitet nga shumë koka udhëheqëse të botës.

Ata do ta paraqesin atë në fillim si një lider politik i veçantë dhe i mëshirshëm.

Ai do të shikohet si një paqedhënës i talentuar ashtu si ju kam treguar Unë.
Mënyrat dhe hiret e tij do të paraqesin një imazh të magjishëm, që do të duket sikur ka origjinë hyjnore.

Paraqitja e tij tërheqëse dhe personaliteti i tij joshës do ta tërheqi masën e njerëzve.

Ai do t'i paraqitet botës së shpejti dhe shfaqja e tij do të jetë e papritur.

Ata lidera, që do ta paraqesin atë si një shpëtimtar, njeriu i cili do të sjelli fundin e luftës në Lindjen e Mesme, janë të respektuar në shumë pjesë të botës. Kjo është arsyeja përse ky mesia i rremë do të pranohet me kaq lehtësi.

Pas një farë kohe thirrja e tij do të përhapet. Media do të lavdëroj aftësitë e tij diplomatike dhe numri i ndjekësve të tij do të jetë i madh.

Ky është njeriu që do të thotë se është Mesia. Ai do t'i thotë të gjithëve se ai është Jesu Krishti, që ka ardhur përsëri të lajmëroj ardhjen e tij të dytë.

Ai është antikrishti.

Mos u mashtroni as edhe për një moment. Unë, Jesu Krishti, erdha me trup herën e parë për të shpëtuar njerëzimin. Por dijeni këtë. Unë nuk do të vij me trup këtë herë. Unë do të vij si një hajdut natën. Unë do ta pregatis botën, përmes këtyre Mesazheve, por Unë nuk do t'ju tregoj as ditën dhe as orën, sepse Unë nuk e di atë. Vetëm Ati Im e di kohën.

Unë do ta lajmëroj Ardhjen Time të Dytë para shenjës së arritjes Sime, e cila do të shfaqet në qiell në mbarë botën.


Çdo njeri që deklaron të jetë Jesu Krishti dhe ecën në tokë si njeri është një gënjeshtar.

Vraponi sepse ai do t'ju sjelli mizori dhe vuajtje të patreguara më parë.

Mashtrimi i tij do t'i çoj shpirtrat drejt një dashurie të rreme të Zotit. Ai do ta përdredhi të Vërtetën. Ata që e ndjekin atë janë në rrezik të madh.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/this-man-will-tell-the-world-he-is-the-messiah-and-he-will-be-applauded-by-many-leading-world-figureheads/

Wednesday, 24 October 2012

Jesusi: “Dy Biljonë shpirtra, që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës”

E Enjte, 27 Shtator 2012, ora 09:00

Bija Ime e dashur, Misioni për të shpëtuar ata 2 biljonë shpirtra, që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës, duhet të formojë pjesë të lutjes ditore për të gjithë ata që e quajnë veten Përkrahës i Zotit.

Sa shumë mbrekulli do të jenë si rezultat ndaj shumë njerëzve që po ju jepet Dhurata e Shpëtimit dhe futja në Parajsën e Re.

Dhimbja në Zemrën Time të Shenjtë është e dhimbshme për shkak të këtyre shpirtrave të humbur. Kjo është edhe arsyeja që dishepujt e Mi duhet të luten fort të gjithë të bashkohen si një familje e vetme në Epokën e Re, sepse nëse familja Ime është e përçarë, do të më sjelli Mua agoni të tmerrshme.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve për të shpëtuar këta shpirtra, që me kokfortësi do të refuzojnë të pranojnë Zotin, duke recituar këtë Fushatë Lutje (79) për 2 biljonë shpirtrat e humbur.

O Jesus I Dashur unë të lutem të hedhësh Mëshirën Tënde mbi shpirtrat e humbur.
Falju atyre refuzimin Tënd dhe përdore lutjen dhe vuajtjen time që Ti, përmes Mëshirës Tënde, të mund të hedhësh mbi ta Hiret që kanë nevojë për të pastruar shpirtrat e tyre nga mëkatet.
Unë të kërkoj Ty dhuratën e mëshirës për shpirtrat e tyre.
Unë të kërkoj Ty t'i hapësh zemrat e tyre, që ata të shkojnë tek Ty dhe të kërkojnë Ty t'i mbushësh me Shpirtin e Shenjtë, me qëllim që të pranojnë të Vërtetën e Dashurisë Tënde dhe të jetojnë me Ty dhe të gjithë familjen e Zotit përgjithmonë.  
Amen.

Është e vëshirë për shumë njerëz të pranojnë Mëshirën e Zotit. Kjo është për shkak të fuqisë që Satani mban mbi ata; vetëm se ata nuk e dinë këtë në shumë raste.

Megjithatë, në disa raste, ata nuk kanë asnjë dyshim mbi Egzistencën e Zotit, dhe prapë ata zgjedhin Satanin me dijen e plotë se Zoti egziston dhe se Ai I krijoi ata. Ata i kthejnë shpinën Mbretërisë së Zotit.

Mbretëria që ata zgjedhin është ajo e premtuar nga Satani. Ata besojnë se kjo mbretëri, në ditët e fundit, ofron pasuri të madhe, mbrekulli të mëdha dhe se do të jetë një botë me shkëlqime, perveç se nuk është ashtu. Ajo që do të gjejnë është një liqen i madh zjarri ku do të vuajnë nga dora e të ligut. Ai do t'i mundoj ata përjetësisht dhe ata do të vuajnë çdo sekondë të kësaj dhimbje sepse ajo kurrë nuk mbaron.

Tani ju e dini përse Unë vuaj agoni të tillë, sepse vetëm mendimi i vuajtjes që do të vij për shpirtra të tillë , është e vështirë për t'u duruar.

Vetëm lutjet tuaja, ndjekësit e Mi, dhe Mëshira Ime mund t'ju ofroj atyre ndonjë shpresë.

Më ndihmoni Mua t'i shpëtoj ata.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/two-billion-souls-who-will-refuse-my-hand-of-mercy/

Tuesday, 23 October 2012

Jesusi: “Mëkati mund të falet sa jeni gjallë. Jo pas vdekjes”

E Mërkurë, 26 Shtator 2012, ora 22:12

Bija Ime e dashur, Unë ta lejoj ty këtë vuajtje fizike intensive për të shpëtuar sot më shumë shpirtra. Ofroje këtë dhimbje për ata shpirtra të zgjedhur që duhet të më ndihmosh Mua t'i shpëtoj. Kjo dhimbje nuk do të zgjasi shumë, por kur ti të lehtësohesh, dije se shumë shpirtra kanë shpëtuar nga flakët e Ferrit dhe janë tani në Purgator duke pritur për pastrimin.

Si një shpirt sakrifice ti duhet ta pranosh se Unë mund t'i lejoj momentet e tua të vuajtjes për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të fëmijve të Zotit. Një ditë, ti do t'i takosh këta shpirtra dhe do ta kuptosh sa shumë gëzim i sjell kjo Atit Tim. Dije se kur ti vuan, Unë vuaj me ty për të lehtësuar dhimbjen tënde. Ti nuk je e vetme. Kur e ndjen se nuk mund të marrësh frymë, kjo është e njëjta ndjesi e mbytjes e ndjerë nga shpirtra që, pas vdekjes, do të ndeshen me flakët e Ferrit.

A sikur njerëzit ta dinin të Vërtetën e jetës pas vdekjes. Pasi shpirti e lë trupin, nëse është në gjëndjen e Hirit të Zotit ose jo, Satani e torturon përmes fuqisë së joshjes. Ai përpiqet, madje dhe më pas për të tërhequr shpirtin drejt tij. Lutja për shpirtra të tillë është shumë e rëndësishme.

Unë I tërheq shpirtrat drejt Dritës Sime. Por vetëm ata që janë në Gjëndjen e Hirit të Zotit mund ta durojnë Fuqinë e Dritës së Mëshirës Sime. Nëse shpirti i tyre nuk është i pastër, ata duhet të pastrohen në Purgator.

Gjenden shumë nivele në Purgator, bija Ime dhe varet nga mëkatet e kryera nga shpirti që ata do të mbushen me Zjarrin pastrues të Shpirtit të Shenjtë.

Purgatori është i dhimbshëm për shpirtrat dhe ata që duhet të kalojnë kohën atje e ndjejnë atë si një dhimbje fizike sikur janë akoma gjallë.

Mos lejo asnjë njeri të nënvlerësoj sakrificat që nevojiten për t'i mbajtur shpirtrat e tyre një një gjëndje të vlefshme për Mbretërinë e Atit Tim.

Ati Im I do të gjithë fëmijët e Tij por disa shpirtra duhet të fitojnë të drejtën të jenë të aftë të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim. Për tu bërë të vlefshëm ata duhet ta shpengojnë veten në Sytë e Mi kur janë akoma gjallë. Ata duhet të pendohen për mëkatet e tyre me një zemër të sinqertë.

Madje dhe në momentin e vdekjes, një mëkatar mund të përfitoj nga Mëshira Ime e Madhe duke më kërkuar Mua t'i fal mëkatet e tij. Unë do ta rrëbej atë dhe do ta marr në Krahët e Mi. Unë pastaj do të hedh mbi të Mëshirën Time dhe pastaj ta marr atë për dore drejt Portave të Parajsës.

Mëkati mund të falet kur ju jeni gjallë. Jo pas vdekjes.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/sin-can-be-forgiven-when-you-are-alive-not-after-death/

 

Sunday, 21 October 2012

Virgjëra Mari: “Ndryshime të mëdha do të fillojnë në botë shumë shpejt”

E Mërkurë, 26 Shtator 2012, ora 16:40

Bija ime, ndryshime të mëdha do të fillojnë në botë shumë shpejt.

Është koha për planin e Shpëtimit të paraqitet nëpër të gjitha kombet në zemrat e njerëzve.

Sa shumë njerëz do të tronditen me të Vërtetën se nga vijnë dhe se si duhet ta shpengojnë veten në Sytë e Zotit.

Sa të papregatitur janë fëmijët e Zotit për këto ngjarje të mëdha. Është prej Dashurisë së Zotit për të gjithë fëmijët e Tij, që ju po paralajmëroheni.

Nëse i shpërfillni këto shenja paralajmëruese, do të jetë në dëmin tuaj.
Qeshni apo tallni këto Ndërhyrje Hyjnore, që do të ndodhin për t'i futur zemrat e njerëzve në Zemrën e Zotit, dhe ju do të vuani.

Fëmijë ju duhet të jeni në gadishmëri gjatë gjithë kohës. Shenjat nga Qielli dhe mbrekullitë e Ndërhyrjes Hyjnore po afrohen dita ditës.

Lutuni që t'ju jepen Hiret për ta hapur zemrën tuaj ndaj Mëshirës së Madhe të Birit tim të dashur, Jesu Krisht.

Të gjitha rrugët po hapen për të tërhequr fëmijët e Zotit në strehën e Zemrës së Tij të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-great-changes-will-commence-in-the-world-very-soon/

Jesusi: “Janë vetëm tre mënyra për t’u mbrojtur nga i ligu”

E Martë, 25 Shtator 2012, ora 12:50

Bija Ime e dashur, ti kurrë nuk duhet të bëhesh e kënaqur dhe të ndjehesh se kjo punë, kur duket se po shkon mirë, nuk do t'i shpëtoj goditjes nga i ligu. Ai është i tërbuar. Ai kapet pas çdo detyre që ti ndërmerr, krijon probleme dhe pengesa, të cilat të lënë të shqetësuar dhe pashpresë.

Sa shumë njerëz janë të verbër ndaj dëmit që ai shkakton mbi njerëzimin. Për shkakun se ai nuk mund të shihet nga ata, ata nuk besojnë se ai egziston.

Ata që i hapin udhën atij, përmes mëkatit, dhe që e lejojnë ate në shpirtrat e tyre, do ta kenë të vështirë të çlirojnë veten nga lëndimi i tmerrshëm dhe pakënaqësia që ai sjell në jetën e tyre.

Janë vetëm tre mënyra për t'u mbrojtur nga i ligu.

1. E para është Sakramenti I Rrëfimit që e pastron shpirtin tuaj nëse jeni me të vërtetë të penduar. Për jo-Katolikët, ju lutem të pranoni Dhuratën e Faljes Absolute në Fushatën e Lutjes (24), që i është dhënë botës përmes këtij Misioni.

2. Mënyra e dytë është përmes devotshmërisë ditore ndaj Nënës Sime, së cilës i është dhënë fuqia ta shtypi Satanin. Rozarja e saj e Shenjtë është një mburojë e rëndësimshme, që do t'ju mbuloj ju dhe familjen tuaj nga syri i të ligut.

3. E fundit është përmes Gjëndjes së Hirit, e cila mund të arrihet përmes
komunikimeve të rregullta me Mua duke Më marrë Mua në Eukaristinë e Shenjtë.

Sa shumë njerëz që duan të shpëtojnë nga kthetrat e Satanit dhe që në zemrat e tyre e dinë se janë të zhytur në pellgun e të ligut, duhet të kthehen tek Unë dhe të më kërkojnë Mua t'i ndihmoj përmes kësaj Fushate Lutje (78) të veçantë ‘Më Shpëto nga I Ligu’

O Jesus më mbro nga fuqia e Satanit.
Më merr në Zemrën Tënde pasi heq dorë nga gjithë besnikëria ime ndaj tij dhe mënyrave të tij të liga.
Unë e dorëzoj vullnetin tim dhe vij para Teje në gjunjë me një zemër të përulët dhe të penduar.
Unë e lëshoj jetën time në Krahët e Tu të Shenjtë.
Më shpëto nga i ligu. Më çliro dhe më merr në strehën tëndë të mbrojtjes tani e përgjithmonë. Amen

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/there-are-only-three-ways-to-protect-yourselves-from-the-evil-one/

Jesusi: “Çdo njeri që e urren një tjetër, për arsye të fesë së tij, nuk e do Zotin me të vërtetë”

E Hënë, 24 Shtator 2012, ora 15:55

Bija Ime e dashur, çdo njeri që e urren një tjetër, për arsye të fesë së tij nuk e do me të vërtetë Zotin.

Sa e neveritshme është për Mua të dëshmoj hipokrizinë e atyre që deklarojnë se janë ndjekësit e devotshëm të Zotit.

Këta njerëz kërcënojnë të vrasin ata që nuk bien dakord me ta si dhe vrasin ata që i fyejnë zotat e tyre.

Është mëkat të urresh një tjetër. Është mëkat mortor kur ju vrisni një tjetër apo përpiqeni të plagosni dikë për vdekje në emër të fesë.

A nuk e dini se, nëse ju jeni të shpejtë të dënoni një tjetër për vdekje sepse ata e fyejnë Zotin, ju nuk i ndiqni Ligjet e Zotit?

Unë ju bëj thirrje të gjitha feve dhe besimeve që thonë se besojnë në Zot.

Nëse ju besoni në Zot, atëherë ju duhet t'i tregoni dashuri të tjerëve, madje edhe kur ju mundojnë apo ju fyejnë.

Shumë udhë ju çojnë tek Ati Im por gjendet vetëm një Zot. Zoti i Vërtetë është Krijuesi i botës dhe ju mund të pranoheni në Mbretërinë e Tij vetëm kur ju e doni fqinjin tuaj dhe kjo përfshin edhe armikun tuaj.

Është e lehtë të urresh një tjetër, sepse shpirti i keq po i infekton dhe i torturon fëmijët e Zotit çdo sekondë. Sa gëzon i ligu kur një njeri fetar, që e shpall hapur se e do Zotin, nxit urrejtjen dhe që nuk mendon dy herë për të vrarë ata që ai beson se janë armiqtë e tij.

Asnjë njeri nuk do t'i shpëtoj ndëshkimit nëse ai vret një tjetër. Asnjë njeri
nuk do të pranohet në Parajsën e Re nëse ai vret një tjetër në Emër të Atit Tim.

Mund të jetë e vështirë dhe mund t'ju lëndoj kur një njeri e fyen besimin tuaj, por ju duhet të luteni për atë dhe ju kurrë nuk duhet të harroni Urdhërimin “Ju nuk duhet të vrisni”.

Urdhërtimet e Atit Tim janë shumë të thjeshta. Ato janë të qarta. Ato nuk kanë nevojë të shpjegohen, por mjer ai njeri që i thyen Ligjet e Atit Tim.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 20 October 2012

Jesusi: “Pregatituni të dëshmoni shenjat që do t’ju shfaqen nga Qielli së shpejti”

E Dielë, 23 Shtator 2012, ora 20:00

Bija Ime e dashur, me dashuri Unë ju kërkoj të gjithë fëmijve të Zotit të pregatiten të dëshmojnë shenjat që do të shfaqen së shpejti nga Qielli.

Shenjat do t'i tregohen botës në mënyra të ndryshme, me qëllim që t'i zgjoj fëmijët e Zotit. Shumë do të përpiqen t'i mohojnë këto shenja dhe t'i shpërfillin si supersticioze dhe në imagjinatën e besimtarëve.

Ju që do t'i dëshmoni shenjat, duhet ta dini se ato do t'ju ndihmojnë të pregatisni shpirtin tuaj. Sepse kur ju e keni ushqyer shpirtin dhe keni kërkuar falje për mëkatet tuaja, vuajtja juaj, pas Paralajmërimit, do të jetë minimale.

Pranojini këto shenja, këto mbrekulli, si një Dhuratë nga Qielli.

Mos i luftoni ato apo t'i shpërfillini, sepse ato janë provë e Premtimit Tim për t'ju pregatitur ju të gjithëve para Ardhjes Sime të Dytë.

Shkoni tani dhe kini besim.

Besimi është vepra më e rëndësishme e besnikërisë për Mua, Jesusin tuaj.

Besoni tek Unë dhe gjithçka do të jetë mirë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/prepare-to-witness-signs-soon-to-be-revealed-from-heaven/