Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 October 2012

Hyji Atë: Koha e Birit Tim është duke u ndërthurur me kohën tuaj, fëmijë, dhe së shpejti të gjitha do të bëhen një

E Enjte, 20 Shtator 2012, në 18:25

Bija Ime më e dashur sa dëshiroj t'i mbaj fëmijët e Mi të dashur pranë Meje që të mund t'iu tregoj atyre se sa shumë janë të dashur.


Sa shumë fëmijë ka që janë të Mitë, të shpërndarë nëpër botë, dhe prapë sa pak e njohin Atin e tyre. Krijuesin e tyre.

Për ata që nuk më njohin Mua atyre duhet t'iu tregohet se Unë nuk do t'i braktis ata.

Unë do të ngrihem kundër forcave djallëzore dhe mbretit të gënjeshtrave, bishës, dhe do ta zhduk nga ekzistenca këtë fshikullim të tmerrshëm.

Vetëm kur shkallët e ligësisë të jenë hequr, atëherë fëmijët e Mi do mund ta shikojnë të Vërtetën.

Fëmijë mos u shqetësoni se lutjet tuaja po e prekin Zemrën Time dhe përmes kërkesave tuaja, Unë do të shpëtoj shumë nga fëmijët e Mi që janë në errësirë.

Misioni Im për ta dërguar Birin Tim të Dashur, që të deklarojë Mbretërinë Time, është i mirë vendosur tani, edhe pse shumë vetë mund të mos jenë të vetëdijshëm për këtë.

Koha e Birit Tim është duke u ndërthurur me kohën tuaj, fëmijë, dhe së shpejti të gjitha do të bëhen një.

Koha për Parajsën e Re është vendosur dhe gjithçka është përgatitur për shtëpinë e re të fëmijëve të Mi, botën e re.

Unë ju bëj thirrje nga Qielli për t'ju nxitur që të besoni në Birin Tim, në Mëshirën e Tij të madhe dhe në premtimin e Tij për ta përmbushur këtë besëlidhje.

Dorëzojini të gjitha dyshimet që mund t'ju kenë mbetur, sepse ato po ju bllokojnë që ta kërkoni paqen e vërtetë.

Ato i bllokojnë Hiret e Mia që Unë dëshiroj t’i derdh mbi ju për t'ju mbrojtur nga periudha e fundit e mbetur kur Satani e kontrollon tokën. Koha e tij është gati në përfundim. Pastaj fillimi i ri do të përparojë.

Unë e pres, me dashuri, kthimin e fëmijëve të Mi brenda Mbretërisë Sime, Mbretërisë së Parajsës së Re. Ajo është ashtu si ishte parashikuar për të qenë.

Unë ju dua. Kini besim tek Biri Im dhe priteni Thirrjen Time.

Ati juaj
Hyji Më i Larti