Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 3 October 2012

E mira kundër të ligës është një betejë ndërmjet Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm dhe Satanit. Kaq e thjeshtë është

E Mërkurë, 29 Gusht 2012, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, beteja fillon tani.

Për çdo ligj të rëndë të aprovuar prej shteteve, të cilat i kundërshtojnë Ligjet e Hyjit, forcat e ndëshkimit do të bien mbi ta prej Dorës së Atit Tim.

Çdo ofendim i lig, i kryer në kundërshtim me Ligjet e Hyjit, do të sulmohet dhe kombet do të vuajnë për mëkatet e tyre.

Ashtu si Mëshira e Hyjit është e madhe dhe do të mbulojë pjesën më të madhe që do të jetë e mundur për t’i shpëtuar shpirtrat, po ashtu, edhe ndëshkimi i Hyjit do të lëshohet për të ndaluar përhapjen e ligësisë.

E mira kundër të ligës është një betejë ndërmjet Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm dhe Satanit. Kaq e thjeshtë është.

Ata që ndjekin Ligjet e Hyjit do të jenë të mbrojtur.

Ata, për të cilët ata luten dhe ofrojnë sakrifica personale në shpërblim për mëkatet e tyre, do të trajtohen me butësi.

Ata që refuzojnë të ndjekin Hyjin, edhe pse e dinë të Vërtetën, dhe që infektojnë shpirtra të tjerë përmes ligjeve të liga që ata i vendosin mes kombeve të tyre, do të ndëshkohen.

Do të ketë shumë stuhi, përmbytje dhe tërmete përpara.

Sepse çdo fyerje kundër Hyjit do të ndeshet me rezistencë të ashpër, në mënyrë që, me kalimin e kohës, pastrimi të arrihet dhe të përmbushet.

Kurrë mos e harroni se dashuria për Hyjin duhet të dalë nga zemra.

Mohojeni Fjalën e Hyjit dhe ju do të vuani për këtë.

Dashuria për Hyjin duhet të jetë e pastër. Frika ndaj Hyjit është një pjesë e natyrshme e afinitetit për Madhështinë e Krijuesit të të gjitha gjërave dhe është pjesë e kësaj dashurie.

Duhet të tregohet respekt për Ligjet e Hyjit.

Kur respekti mungon dhe kur njeriu i përçmon Ligjet e Hyjit, duke e korruptuar njerëzimin, Zemërimi i Atit Tim do të lëshohet.

Jezusi juaj