Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 October 2012

Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore

E Mërkurë, 3 Tetor 2012, në 13:30

Unë jam partneri yt i dashur mistik, Biri i Njeriut, i lindur prej Virgjërës Mari të Papërlyer.

Bija Ime fort e dashur, çdo tmerr që Unë e dëshmova ne Kopshtin e Gjetsemanit, kur Unë u sulmova, nga i ligu, po shpaloset në botë tani, drejt para Syve të Mi.

Njerëzit, kudo, e kanë humbur besimin e tyre. Ata enden në një det konfuzioni, dhe në një gjendje me fe të braktisur, të padëshmuar në botë në një shkallë kaq të madhe më përpara.

Dashuria për njëri-tjetrin ka vdekur.

Respekti për nevojat e tjetrit nuk konsiderohet më të jetë një sjellje e admirueshme.

Lakmia, epshi dhe zilia i kontrollojnë mendjet e shumë njerëzve në botë tani. Të ftohtë në zemrat e tyre, ata nuk e vlerësojnë më jetën, në vetvete, dhe nuk mendojnë asgjë rreth vrasjes. Ajo merret si e mirëqenë.

Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore. Ajo është për të lejuar që ligjet, të cilat e pranojnë mëkatin, të futen me lehtësi brenda vendeve tuaja.

Fiksimi pas feve të rreme dhe idhujve të rremë është jashtë kontrollit.

Kisha Ime po rrëzohet dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, në pjesën më të madhe, nuk janë duke e theksuar rrezikun e mëkatit dhe të vërtetën e jetës së përjetshme.

Urrejtja, lufta, lakmia, epshet, zilia dhe dashuria për vetveten janë të gjitha të lidhura në një gjendje të rreme, një gjendje, e cila nuk ka asnjë ngjashmëri me të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Unë e kuptova atëherë, në Kopshtin e Gjetsemanit, se Vdekja Ime në Kryq, nuk do të ishte parë për çfarë ajo ishte, prej këtij brezi sot. Kjo ishte dhimbja, që e copëtoi Zemrën Time si një shpatë.

Sakrifica që Unë bëra për njeriun, për ta shpenguar atë në Sytë e Atit Tim, nuk është e mirënjohur sot. Sa shumë kanë harruar ata. Sa shumë gjëra nuk u janë thënë atyre. E gjithë kjo ka të bëjë me mëkatin e tolerancës, të paraqitur botës si një gjë e mirë.

Luftërat dhe urrejtja përhapen si një virus, sepse ato janë planifikuar nga i ligu. Dhimbja e ndjekësve të Mi do të bashkohet me dhimbjen Time për të dëshmuar turpet e kobshme, që do të nxirren prej gojëve të atyre udhëheqësve të Qeverive, të cilët ndjekin gënjeshtrat e futura në shpirtrat e tyre nga Satani.

Satani dhe djajtë e tij janë shumë të fuqishëm. Kurrë mos mendoni për as edhe një minutë se është e lehtë të lirohet mbërthimi që ata kanë mbi një person që i ka lejuar ata të depërtojnë në shpirtin e tij. Ata nuk do heqin dorë lehtë dhe do t’i pengojnë shpirtrat që duan të kthehen tek Unë, Jezusi i tyre, për ndihmë, duke i bërë ata të ndjehen të pashpresë.

Këta shpirtra do ta ndjejnë shumë të vështirë që të luten. Fjalët nuk do t'iu dalin nga goja. Ata do të ndjejnë një pakënaqësi të plotë ndaj të menduarit për Mua. Sado që ata të mundohen, ajo do të jetë një detyrë e vështirë.

Ata që thonë se janë njerëz të mirë, që nuk i lëndojnë të tjerët, por, që nuk më pranojnë Mua, Jezusin, në jetët e tyre, le ta dinë këtë. Ju nuk jeni një ndjekës i Krishtit. Nëse ju nuk vini tek Unë, ju nuk mund të pranoheni në Mbretërinë e Atit Tim.

Për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim kërkohet përgatitje. Satani mund të lëvizë aq shpejt për t’i shpërqendruar shpirtrat sa shumë vetë kapen të pavetëdijshëm.

Këto kohë të trazirave të mëdha në botë, dhe mungesa e dijenisë për Atin Tim, Hyjin Krijues të të gjitha gjërave, mund të çojnë vetëm në një gjë.

Në katastrofë. Ndëshkimet do të derdhen përmbi mbarë botën me qëllim për ta shpëtuar njerëzimin, për ta pastruar njerëzimin.

Nëse njerëzit refuzojnë të dëgjojnë, ata nuk do ta ndjejnë të Vërtetën.

E Vërteta do të shpëtojë, jo vetëm jetët e tyre në tokë, por do t'iu japë atyre Jetën e Përjetshme.

Mos-arritja për ta pranuar të Vërtetën çon në vdekje, si të trupit ashtu dhe të shpirtit.

Koha ka ardhur për njerëzimin që të bëjë një zgjidhje. Unë nuk mund t'i detyroj ata të më ndjekin Mua. Me gjithë dhuratat, hiret dhe mrekullitë që do t’iu jepen atyre, ata prapë do ta kthejnë shpinën.

Me gjithë Mëshirën Time të Madhe, disa përsëri do të zgjedhin vdekjen, përmbi jetën.

Jezusi juaj