Kerko Mesazhet ketu

Thursday 18 October 2012

Një komb Protestant, Britania e Madhe, do të kthehet së shpejti drejt Udhëve të Mia

E Hënë, 17 Shtator 2012, në 21:15

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t’ju zbuloj një mrekulli që Unë e kam planifikuar. Një komb Protestant, Britania e Madhe, do të kthehet së shpejti drejt Udhëve të Mia, Mësimeve të Mia dhe të Vërtetës.

Për shumë kohë ky vend i Krishterë i ka adaptuar dhe ndryshuar Ligjet e Hyjit për t'ia përshtatur mënyrave të tyre krenare. Megjithëse dikur ishte një vënd i madh i Krishterë, ata mëkatuan përgjatë shekujve kundër Ligjeve të Hyjit dhe e bindën veten se ata ndiqnin Ligjet e vendosura prej Kishës Sime në tokë.

Lutjet e besimtarëve mes tyre si dhe dashuria dhe besnikëria e treguar nga udhëheqësit e Krishterë në Britaninë e Madhe, përballë vështirësive, i ka sjellë ata më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ky vënd do të kthehet në besim dhe e Vërteta do të shpëtojë miliona vetë.

Antikrishti dhe ndjekësit e tij të shumtë i kanë influencuar shumë vetë në pushtet në këtë vend, por ata nuk do t’ia arrijnë që t’i vjedhin fëmijët e Hyjit.

Ndjekësit e Mi do të bashkohen ndër të gjitha kishat nëpër Britani dhe Unë do t’i mbështjell ata në Krahët e Mi të Shenjtë.

Ata do të bëhen një forcë e fuqishme në ushtrinë Time dhe plani për t'i bashkuar ata ka filluar.

Këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës për fëmijët e Hyjit në Britani.

Lutja e Kryqëzatës (77) Për Britaninë e Madhe

O Ati Më Qiellor, Hyji Krijues i njeriut, të lutem dëgjoje lutjen time. Unë të lutem Ty ta shpëtosh Britaninë nga kthetrat e të ligut dhe të diktaturës.

Unë kërkoj që Ti të na bashkosh të gjithë neve, të të gjitha feve, besimeve dhe ngjyrave si një familje e vetme në Sytë e Tu. Na jep forcën për t’u bashkuar kundër çdo ligji që futet për të ndaluar Mësimet e Tua.

Na jep forcën dhe kurajën për të mos braktisur Ty kurrë dhe për të ndihmuar në shpëtimin e të gjithë fëmijëve të Tu përmes lutjeve tona. Bashkoji të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia, në unitet, për të nderuar Premtimin Tënd për të na sjellë Jetën e Përjetshme dhe hyrjen në Parajsën Tënde. Amen.


Fëmijë të Britanisë së Madhe dijeni se, së shpejti, kthimi në besim që ka për ta mbështjellë vendin tuaj do t’ju sjellë hire të mëdha.

Më pas ju do të ndihmoni në udhëheqjen e ushtrinë Sime së bashku me kombe të tjera drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme.

Jezusi juaj