Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 October 2012

Virgjëra Mari: Shumë prej udhëheqësve të Kishës së Birit tim nuk thonë asgjë. Ata nuk e mbrojnë më, publikisht, Emrin e Shenjtë të Birit tim

E Martë, 2 Tetor 2012, në 15:30

Fëmija im, lëvizjet për ta fyer Emrin e Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, po shtohen.

Nuk është mjaft ajo që ata e mohojnë Atë, shumë duan ta fyejnë imazhin e Tij në mendjet e atyre që besojnë tek Ai.

Kryqëzimi i Trupit të Birit tim, Kryqëzimi i Kishës së Tij, sa vjen e rritet.

Shumë prej udhëheqësve të Kishës së Birit tim nuk thonë asgjë. Ata nuk e mbrojnë më, publikisht, Emrin e Shenjtë të Birit tim. Atyre iu mungon guximi për ta mbrojtur Trupin e Birit tim, Kishën e Tij në tokë.

Shumë nuk duan të tërheqin vëmendje të padëshiruar për shkak të mëkateve të priftërinjve në të shkuarën. Shumë, thjesht, nuk e kanë atë besim të fortë që kërkohet për të qenë një dëshmitar i vërtetë ndaj të Vërtetës së mësimeve të Birit tim.

Sa shumë vetë në botë nuk besojnë në Ekzistencën e Birit tim dhe kjo e bën Atë të derdhë lot.

Sa shumë vetë që e dinë të Vërtetën, mendojnë se është e pranueshme të tregosh mungesë respekti duke dëgjuar blasfemitë dhe prapë qëndrojnë të heshtur.

Ju duhet, fëmijë, ta pranonin hapur të Vërtetën e Kryqëzimit të Birit tim dhe pa frikë. Njerëzit do të dëgjojnë. Ju do të dëgjoheni. Nëse çdo shërbëtor i Birit tim do të mbetej i heshtur, atëherë kush do të flasë për Birin tim?

Kush do ta përhapë Fjalën e Tij të Shenjtë në këtë kohë kur kaq shumë prej fëmijëve të Hyjit e mohojnë Ekzistencën e Hyjit?

Shumë shpejt ata nuk do të kenë asnjë justifikim. Kur ta shikojnë gjendjen e shpirtrave të tyre, atëherë ata do ta kuptojnë për herë të parë se e kanë një shpirt.

Lutuni që ata të bëhen më të fortë pas kësaj dhe që ata të bëhen ushtarë të vërtetë të Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/10/02/virgin-mary-many-of-my-sons-church-leaders-say-nothing-they-no-longer-defend-publicly-the-holy-name-of-my-son/