Thursday, 29 November 2012

Jesusi: "As për Mua ata nuk do të vendosnin një kurorë me emeralde apo gurë të çmuar"

E Dielë, 25 Nëntor 2012, ora 17:25

Bija Ime e dashur, Unë Jam Krishti, Shpëtimtari i rracës njerëzore dhe së shpejti Unë do të vendos Kurorën Time dhe do të mbretëroj më në fund në tokë.

Kurora e Gjëmbave, megjithatë, akoma mbetet e vendosur në Kokën Time të Shenjtë, deri kur të vij dita e madhe dhe Unë përfundimisht do të ulem në fronin që Ati Im ma ka premtuar Mua.   
Unë Jam I vetmi Mbret I Vërtetë, I vetmi Zot I Vërtetë, dhe prapë mbaj Kurorën e Gjëmbave të vendosur kaq mizorisht nga dora e njeriut mosmirnjohës.

As për Mua ata nuk do të vendosin një kurorë me emeralde apo gurë të çmuar. As edhe sot. Jo, në të kundërt ata akoma më lëndojnë Mua duke e refuzuar me brutalitet shpëtimin që Unë kam fituar për ata kur më kryqëzuan Mua.

Unë kam pritur dhe pritur për njerëzimin t'i ngreh dhe ti hapi sytë me qëllim që të shikojnë të Vërtetën.

Prapë, sa pak Kristjanë i ndjekin Mësimet e Mia.  Ata janë dobësuar nga presionet e jashtme dhe mbeten të heshtur kur bota e mbështet mëkatin si një gjë e mirë.

Kurora Ime është pregatitur dhe Unë do të arrij me Lavdi. Asnjë njeri nuk do të shpëtoj pa më parë Mua kur të vij nga Qielli.

Kjo ngjarje do të ndodhi në një numër orësh dhe do të duhet një njeri me besim të fortë të bërtasi dhe të gëzoj.

Shumë prej tyre do t'ju vij turp dhe do të kenë frikë kur të më shikojnë Mua. Madje dhe atëherë, nëse do të më kërkojnë Mua t'i fal, Unë do ta bëj atë pikërisht në sekondën e fundit.

Kini kujdes nga ata që deklarojnë se jam Unë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Unë do të vij vetëm në një ditë. 

Unë nuk do të eci në tokë si një njeri, sepse kjo nuk është lejuar nga Ati im. Mos lejoni një njeri të tillë t'ju mashtroj.

Mbretërimi Im është pranë dhe le ta dinë të gjithë ata që nuk pranojnë të më njohin Mua, Egzistencën Time, apo profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim se ajo nuk mund të ndalohet.

Satani dhe ata që e ndjekin atë nuk kanë asnjë fuqi mbi Mua. E vetmja fuqi që ka rëndësi është Fuqia e Zotit që i do të gjithë fëmijët e Tij.

Pregatituni për Mbretërinë Time të Re dhe të jeni të gëzuar. Priteni ditën me gëzim sepse ajo do të jetë dita kur gjithë vuajtjet e njerëzimit do të përfundojnë përgjithmonë.

Vetëm ata që i ndjekin Mësimet e Mia do të jetojnë në Parajsën Time të Re.

Dishepujt e Mi duhet të krijojnë një rreth lutjesh për të shpëtuar shpirtrat e atyre që nuk do të vijnë tek Unë madje dhe ditën e fundit.

Ju lutem të bëni Fushatën e Lutjes për Hirin e Imunitetit për ata që nuk e kanë forcën të ndihmojnë veten.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/not-for-me-will-they-place-a-crown-of-emeralds-or-precious-stones/


Wednesday, 28 November 2012

Jesusi: “Priftërinjtë e Mi të dashur dhe shërbëtorët e shenjtë, mos kini frikë nga Fjala Ime”

E Premte, 23 Nëntor 2012, ora 21:45

Bija Ime e dashur, persekutimi kundër profetëve dhe vizionarëve të Mi intensifikohet tani kur kundërshtimi ndaj këtyre mesazheve shtohet.

Unë ju them juve, në veçanti priftërinjve të Mi të dashur dhe shërbëtorëve të shenjtë, të mos kini frikë nga Fjala Ime. Frika dhe pasiguria që po përjetoni nuk vjen nga Unë. Nëse nuk vjen nga Unë, atëherë ju duhet ta pyesni veten se nga vjen?

Fjala Ime e Shenjtë gjithmonë reziztohet.

Gjatë kohës Sime në tokë, priftërinjtë e asaj kohe, Farisenjtë, bënin çfarë të mundeshin për të argumentuar me Mua. Ata u përpoqën me çdo mundësi për të më ngatërruar Mua, duke më bërë pyetje, me qëllim që të më bënin Mua të bija në kundërshtim me Fjalën e Zotit, por ata dështuan.

Unë qëndrova i heshtur kur ata përpiqeshin të më bënin t'ju përgjigjesha pyetjeve të cilat ata e dinin se Unë nuk isha i pregatitur të përgjigjesha.

Ju e shikoni se, edhe pse ata e praktikonin fenë e tyre; mbanin shumë ceremoni të komplikuara, visheshin me rroba të shtrenjta, atyre ju mungonte një gjë. Ata nuk kishin as edhe një grimcë përulësie, sepse ata gabimisht besonin se, për shkak të rolit të tyre si shërbëtorë të shenjtë, ata ishin mbi vëllezërit e tyre.

Ata flisnin, predikonin dhe paraqisnin në vëndet e hapura, si profetët, Fjalën e Shenjtë të Atit Tim. Prapë ata nuk e kuptonin me të vërtetë premtimin e bërë nga Ati Im, as edhe mësimet që Ai ju dha atyre përmes profetëve. Ata nuk arritën ta kuptonin se koha për ardhjen e Mesias së premtuar po ndodhte në kohën e tyre.

Ata besonin se kjo ngjarje do të ndodhte në të ardhmen.

Ata ishin të paqartë nga përgjigjet e Mia, mësimet e Mi dhe jeta e thjeshtë që Unë bëja. Prapë ata ishin të tërhequr ndaj Meje dhe vazhdoni të ktheheshin, herë pas here për të më sfiduar Mua.

Pastaj ata ndjeheshin të kërcënuar për shkak të njohurive të Mia për çështjet shpirtërore, një fakt të cilin ata nuk mund ta mohonin.

Ata më torturuan Mua. Unë ju përgjigja pyetjeve të tyre, sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim. Pataj Unë qëndroja i heshtur kur ata e drejtonin gishtin nga Unë të zemëruar. 

Për gjithë njohuritë e tyre të deklaruara mbi Fjalën e Zotit, ata ranë në kurthin e pregatitur nga mashtruesi. Ata besonin se njohuritë e tyre ishin superiore ndaj njohurive të Mia.

Hierarkia e lartë e kishës që ata krijuan ishte si një monarki mbretërore. Mbreti që ata nderonin nuk ishte Zoti por mbreti i tyre, i zgjedhur prej tyre. Shtresa e lartë kishte fare pak komunikim me shërbëtorët e ulët që drejtonin fiset e tyre. Ndërsa për njeriun e varfër të përulët, ata kishin fare pak kohë për të.

Sa e fyenin Atin Tim. Sa më torturonin Mua. Ata kishin gjakun e shumë vetave në duart e tyre dhe prapë mundoheshin që në sytë e publikut t'i mbanin ato të pastra.

Edukimi i tyre do të thoshte se ata besonin që vetëm ata mund të interpretonin Shkrimet e Shenjta me korrektësi. Fjala Ime u trajtua si Herezi.

E njëjta gjë është e vërtetë sot. Sa pak nga shërbëtorët e Mi të shenjtë janë të pregatitur për Ardhjen Time të Dytë. Njohja e tyre si Ministra të Shenjtë në Kishën Time mund të krijoj përçarje, që Unë nuk e kam autorizuar.

Këta theologë të pregatitur me shumë vite edukimi nuk kanë arritur të kuptojnë Mësimet e Mia; profecitë apo mënyrën se si Unë flas.

Ju që e vini në pyetje Fjalën Time apo përpiqeni të krijoni ndryshime, duke e krahasuar atë me njohuritë tuaja me të meta të Shkrimit të Shenjtë, ju duhet të ndaloni tani.

Asgjë nuk keni mësuar? A nuk e pranoni që koha është afër dhe që Unë po ju pregatis?
Armiqtë e këtij Misioni Tim të Shenjtë për t'ju pregatitur për Ardhjen Time të Dytë, janë të shumtë.

Sulmet janë të ashpra. Çdo kthesë, çdo cep dhe çdo hap që bëni, përmes këtyre mesazheve, do të hasni pengesa.

Nëse nuk e pranoni Premtimin Tim për të ardhur përsëri, atëherë ju duhet ti bëni vetes këtë pyetje. Cili është roli im në Emrin e Zotit? A është thjesht të administroj Sakramentet e Shenjta? Jo ky nuk është roli për të cilin jeni thirrur.

Kur ju i sulmoni Mesazhet e Mia ashtu si po e bëni, ju më bëni të lotoj me dëshpërim dhe trishtim.

A nuk jeni paralajmëruar të jeni në gadishmëri, sepse ju nuk e dini as ditën dhe orën se kur Unë do të kthehem? Është koha që ju ta zgjoni shpirtin tuaj, të lexoni Fjalët e përmbajtura në Librin e Atit Tim dhe pastaj të luteni që Unë t'ju bekoj me dhuratën e dijes.

Ju që më refuzoni Mua, ngaqë jeni të kujdesshëm dhe të shqetësuar se nuk jam Unë, Jesusi juaj, që ju flas, atëherë Unë ju fal. Unë e kuptoj se sa e vështirë është, por me kalimin e kohës ju do ta ndjeni Dashurinë Time t'ju pushtoj.

Ju që refuzoni të më dëgjoni Mua, jeni fajtor për mëkatin e krenarisë.

Ju që publikisht e dënoni Fjalën Time, e copëtoni dhe deklaroni se Mesazhet e Mua vijnë nga i ligu, atëherë jeni të humbur për Mua. Kaq të larguar jeni, pavarësisht nga besimi juaj arrogant se njohuritë tuaja mbi çështjet shpirtërore nga librat, ju bëjnë të vlefshëm të flisni në Emrin Tim, atëherë ju duhet ta dini këtë.

Më sillni Mua një shpirt të thjeshtë, me një zemër të pastër që më do Mua për kush Jam dhe ata do të bashkohen me Mua në Parajsë.

Më sillni Mua një shpirt të mbushur me krenari që bërtet në kup të qiellit Fjalën e Zotit dhe Unë do ta flak atë tutje.


Kini besim tek Unë me një zemër të përulët dhe Unë do të hedh Hiret e Mia mbi ju.


Më doni Mua pa kushte dhe ju do ta njihni Zërin Tim në këtë kohë.  Ju jeni shpirtrat me fat. Por janë shpirtrat ata që e kanë larguar veten nga Unë që dëshiroj dhe pres për shumë.

O ejani tek Unë, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Unë ju jap të Vërtetën sepse Unë dua që ju ta ripërtërini besnikërinë tuaj ndaj meje. Mosbindja ndaj Mësimeve të Mia dhe mosnjohja e dobësisë suaj krijon një hendek mes nesh.

Ata shërbëtorë të shenjtë që kanë kryer mëkate të rënda të mishit, duhet të vijnë tek Unë që të mund t'ju mbaj. Pranojini mëkatet tuaja dhe Unë do ta rilind shpirtin tuaj që të jeni të aftë të ndihmoni për shpëtimin e shpirtrave të tjerë para se Unë të vij përsëri.

Ju duhet të dëgjoni. Nëse keni dyshime, atëherë Unë e pranoj këtë. Po nëse ju provoni të lëndoni profetët e Mi, ju do të vuani për këtë. Do të jetë më mirë për ju të qëndroni të heshtur. Ju duhet të tregoni se dëshironi të dëgjoni dhe ta parulni veten tuaj para Syve të Mi. Vetëm atëherë ju do të jeni të aftë të përfaqësoni Trupin Tim në tokë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-beloved-priests-and-sacred-servants-fear-not-my-word/

Monday, 26 November 2012

Hyji Atë: “Unë ju ofroj të ardhmen më të përkryer”

E Enjte, 22 Nëntor 2012, ora 19:00

Bija Ime më e dashur, Drita e Dashurisë Sime bie mbi tokën sot, me shpresën që zemrat e fëmijve të Mi të trazohen.

Për ata që nuk më njohin Mua dhe ka shumë që kanë frikë të më afrohen Mua, ju duhet ta dini se Unë dëshiroj t'ju marr në Mbretërinë e Birit Tim.

Unë Jam Zoti I Dashurisë dhe Zoti që do ju fali Dhuratën e Shpëtimit.

Ju nuk duhet ta hidhni tutje këtë Dhuratë, sepse ju dha njerëzimit që të mund të bashkoheshin përsëri për të shijuar Parajsën që Unë e krijova për ata në fillim.

Kjo është koha për ditën e Zotit dhe ju, fëmijët e Mi, po pregatiteni për këtë ditë të madhe.

Koha për Ndërhyrjen Time Hyjnore, që ju të mund të shpëtoni për të hyrë në portat e Mbretërisë së Birit Tim, do të ndodhi së shpejti.

Kur profecitë e treguara në Librin Tim të Shenjtë të fillojnë të ndodhin, ju më në fund do ta pranoni të Vërtetën.

Të Vërtetën që I kam premtuar njerëzimit për këto kohë, po ju jepet tani.

Përse, mund të pyesni ju, duhet që fëmijve të Mi t'ju jepet e Vërteta e Fjalës Sime të Shenjtë përsëri?

Kjo është sepse fare pak besojnë në egzistencën Time në botë sot. Ata nuk i ndjekin më 10 Urdhërimet e Mia.

Arroganca e ka zëvendësuar përulësinë mes fëmijve të Mi, përfshi edhe shumë nga shërbëtorët e shenjtë që ishin zgjedhur për të mësuar të Vërtetën. Shumë e shpërfillin të Vërtetën e Fjalës Sime dhe për më tepër, kurrë nuk ju është treguar kuptimi i egzistencës së tyre në tokë.

Sa shumë shpirtra tani  mund të shpengohen prej Dashurisë Sime dhe megjithatë Unë ju kam dhënë udhëzimet përmes Birit Tim të dashur, se çfarë pritet nga ju.

Pushtojeni të Vërtetën. Kujtojini ata që janë pranë jush për Dashurinë Time të Madhe për fëmijët e Mi.

Ashtu si çdo Baba i mirë, Unë do t'i paralajmëroj fëmijët e Mi për rreziqet që ata ndeshin.

Unë kurrë nuk do t'i lejoj ata të ecin verbërisht në rrjetën e mashtrimit, që ka rënë mbi njerëzimin si një rrjet peshkatari mbi turmën e peshqve të pafajshëm.

Unë nuk do t'i lejoj ata që përpiqen të ndalojnë Fjalën Time të Shenjtë të dëgjohet, apo ata që përpiqen të pengojnë Fjalën e Birit Tim. As edhe nuk do të dështoj në detyrën Time të paralajmëroj fëmijët e Mi për ndëshkimin që ata do të hasin, nëse vazhdojnë të më ofendojnë Mua me trajtimin që ju bëjnë të tjerëve.

Unë Jam Ati juaj. Unë Jam përgjegjës për mbledhjen e fëmijve të Mi së bashku përsëri dhe Unë do të përdor çdo gjë të nevojshme për të shpëtuar fëmijët e Mi nga shkatërrimi.

Çdo taktikë, çdo hile do të përdoret nga Satani dhe ndjekësit e tij të dedikuar për t'ju ndaluar të dëgjoni të Vërtetën.

Këtë Unë solemnisht ju premtoj. Ju do të merreni rryfeshëm në Krahët e Mi dhe në mbrojtjen e Mëshirës së Madhe të Birit Tim.

Beteja e shpirtrave ka filluar, edhe pse nuk duket si e tillë tek shumë prej jush.

Me qëllim që të shijoni Parajsën Time të Re në tokë, ju duhet ta pranoni Dorën Time ndërsa shtrihet drejt jush. Mos kini frikë sepse Unë I mbuloj të gjithë ata që më nderojnë Mua, Atin e tyre të Përjetshmë dhe Birin Tim të Shtrenjtë, me Vulën Time.

Dëgjojeni Thirrjen Time. Të jeni të fortë. Mbyllini veshët ndaj përshpërimave të bishës pasi ai i përdor ata shpirtra që janë të njollosur me mëkatin e krenarisë, për t'ju larguar nga Unë.

Unë ju ofroj të ardhmen më të përkryer. Ju nuk duhet ta refuzoni këtë Parajsë, sepse kjo është trashëgimia juaj. Sa prej jush do ta refuzonin një trashëgimi për një pasuri të madhe në botë? Fare pak. Mos bëni gabimin t'i ktheni shpinën kësaj Dhurate.

Çdokush që përpiqet t'ju ndaloj, ka nevojë për lutjet tuaja, sepse Unë I dua të gjithë fëmijët e Mi.

Unë, Ati juaj, do të bëj të sigurtë që plani Im I madh, për të lajmëruar Ardhjen e Dytë të Birit Tim, të mos vonohet.

Ejani tek Unë, përmes Birit Tim dhe ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Unë ju dua. Unë lotoj për shumë prej jush, tepër kokëfortë të shohin se kjo është me të vërtetë thirrja nga Qielli, e premtuar për t'ju pregatitur për Epokën e Re të Paqes.

Ati juaj I Dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-i-offer-you-the-most-perfect-future/

Sunday, 25 November 2012

Jesusi: “Njëra gjysëm nuk do të devijoj nga e Vërteta. Gjysma tjetër do ta shtrëmbëroj të Vërtetën”

E Mërkurë, 21 Nëntor 2012, ora 23:30

Bija Ime e dashur, për çdo Mesazh të ashpër që Unë i jap të gjithë fëmijve të Zotit, gjithmonë dije se Dashuria Ime është përherë e Mëshirshme.

Durimi Im është i gjithi i qëndrueshëm dhe Unë do të shpëtoj çdo person të vetëm që e kërkon Mëshirën Time, pavarësisht nga rëndesa e mëkateve të tyre.

Sa dëshiroj t’i çliroj të gjithë nga mbërthimi i mashtruesit, i cili e ka shtrënguar fort secilin nga shpirtrat që ka joshur, për t'i bërë shumë prej tyre të pafuqishëm ndaj forcës së tij.

Mos lejo asnjë njeri që të mos mbetet pa e kuptuar këtë. Kur ju e keni shitur shpirtin tuaj, vullnetarisht, tek Satani, ai nuk do t'ju lëshoj. Vetëm Unë mund t'ju çliroj.

Kur ata shpirtra që janë të humbur për Mua për shkak të jetës me mëkate që kanë bërë, përpiqen të ndryshojnë mënyrat e tyre, edhe ata gjithashtu do të luftojnë kundër bishës. Sepse kjo është një bishë e acaruar dhe e egër.

Për shumë njerëz, madje edhe ata që janë të përkushtuar ndaj Meje, Jesusit të tyre, bisha do të bëhet si një gjëmb në brinjë për ata herë pas here. Asgjë nuk do ta ngopi atë deri sa ju të jepeni ndaj tundimeve të tij, gjë që ndryshon nga personi në person.

Për shkak se secili prej jush është një mëkatar, dhe do të vazhdoj të jetë i tillë deri sa të jeni pastruar nga mëkati, pranojeni mëkatin si një fakt, por luftojeni atë.

Ju që më njihni Mua nga afër, ju e dini se ju mund të keni besim tek Mëshira Ime, gjithmonë.

Ju e dini rëndësinë e ruajtjes së komunikimit ditor me Mua. Kjo mund të jetë thjeshtë sikur jeni duke biseduar me Mua gjatë ditës suaj të punës. Kjo është një kohë e përkryer për të më ofruar Mua sakrifica të vogla.

Nëse dikush ju lëndon, ofrojeni këtë sprovë tek Unë, me qëllim që Unë të mund të shpëtoj shpirtrat për arsye të saj.

Nëse jeni të shqetësuar për mundimet që hasni, mbi të cilat nuk keni asnjë kontroll, ju duhet të më lejoni Mua t'ja u heq barrën.

Shumë njerëz punojnë orë të gjata dhe të vështira brënda dhe jashtë shtëpisë. Ajo që Unë kërkoj është të ktheheni tek Unë me mendimet tuaja kur keni nevojë për mbështetje dhe ndihmë, sepse Unë do t’ju përgjigjem lutjeve tuaja.

Kurrë mos e bëni gabimin të mendoni se ju mund të komunikoni me Mua vetëm gjatë kohës suaj në Kishë, apo para dhe pasi të merrni Sakramentet e Shenjta. Unë jam aty në çdo moment të ditës. Unë përgjigjem ndaj çdo kërkese, nëse është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Dishepujt e Mi të dashur, ju jeni të gjithë fëmijët e Zotit. Unë ju bashkoj, komb me komb, që të sjell paqen dhe bashkimin mes kaosit që do të vij.

Më lejoni t'ju sjell në Familjen Time të Shenjtë dhe ju do të forcoheni.

Pastaj ju do të ngriheni dhe do të vërshoni përpara, të rilindur dhe me një urdhër të ri të udhëhiqni ushtrinë Time, e cila akoma nuk është formuar në shumë vënde.

Qëndroni besnik ndaj udhëzimeve të Mia.

Ju lutem ta përhapni Vulën e Zotit të Gjallë ngado. Ajo nuk duhet të shitet. Ajo duhet të jetë e disponueshme për të gjithë. Jepini kopje të gjithë atyre që kanë nevojë për t'u mbrojtur.

Ndarja mes ndjekësve besnik, atyre që e pranojnë Librin e Atit Tim, Bibla Më e Shenjtë, dhe atyre që duan të ndryshojnë të Vërtetën, do të bëhet më e gjërë.

Njëra gjysëm nuk do të devijoj nga e Vërteta.
Gjysma tjetër do ta shtrëmbëroj të Vërtetën.

Ata do ta bëjnë këtë për t'ju përshtatur motiveve të tyre politike dhe personale, të cilat do të jenë të fshehura mbrapa një gjuhe të kuptueshme.

E Vërteta shpejt do të deklarohet të jetë një gënjeshtër dhe faji do t'i jepet Zotit.

Ata do të deklarojnë me paturpësi se ligjet e krijuara nga prifti Im I Shenjtë janë të vjetëruara dhe nuk i përshtaten shoqërisë moderne.

Çdo argument dinak do të jetë në konflikt direkt me Ligjet e Zotit, që do të çoj tek kjo.
Këta njerëz duan të fusin ligje që e legalizojnë mëkatin. Ata nuk e duan Zotin. Ata thonë se e duan dhe shumë prej tyre që i reklamojnë ligje të tilla janë ateistë, por që nuk i zbulojnë besimet e tyre të vërteta.

Shumë nga planet e tyre përfshijnë ndalimin e ligjeve Kristjane.

Nga njëra anë ata i tolerojnë ligjet që i lejojnë gratë të abortojnë fëmijët për shkak të mundësive të mirëqënies së tyre. Ata përdorin argumentin e zgjedhjes që ka të bëj me nevojat e nënës dhe jo të fëmijës.

Shumë gra do të torturohen pasi e kanë shkatërruar jetën në këtë mënyrë. Shumë do të ndjejnë një sens humbje, sepse në zemrat e tyre ato do ta kuptojnë se ajo jetë që ato shkatërruan ishte e krijuar nga Zoti.

Çdo argument i fuqishëm dhe bindës do të bëhet për të sjellë legjislaturën e abortit. Çdo dredhi, e përdorur për të fituar mbështetje që çon tek aborti do t'ju tregohet të gjithëve.

Për këtë mëkat, Unë do ti rrënoj vëndet e tyre. 

Mëkati i abortit i shkakton Atit Tim dhimbje të madhe dhe Ai nuk do të lejoj që kjo të vazhdoj.

Shtetet që vazhdimisht përpiqen ta bëjnë atë të mundshme tek sa më shumë gra dhe që e reklamojnë atë të jetë një gjë e mirë, do të zhduken dhe do të pësojnë një ndëshkim nga i cili nuk ka asnjë shërim.

Ata do të jenë fajtor për mëkatin e vrasjes dhe do të jenë një nga grupet e para që do të vuajnë dhimbjen gjatë Paralajmërimit.

Zoti nuk do të lejoj që ju të prekni jetët që Ai krijoi.

Ndëshkimi i Tij do të dërgohet mbi ju në formën e tërmeteve dhe shumë shtete do të vazhdojnë të marrin ndëshkim pas ndëshkimi deri në ditën e Zotit.

Aborti dhe vrasja do të jenë dy mëkatet për të cilat Ati Im do të dërgoj një ndëshkim të rëndë mbi botën.

Mëkati, dishepujt e Mi, është si një njollë, që e deformon shpirtin tuaj çdo ditë. Por kur ju jeni në gjëndjen e hirit, mëkati zvogëlohet. Sa më shumë të merrni Sakramentet e Kungimit të Shenjtë dhe të Rrëfimit, aq më shumë hire ju merrni.

Ju që shkoni në Meshë çdo ditë, hire shumë të veçanta ju jepen. Sepse ju, ndjekësit e Mi të devotshëm, do të kaloni përmes Portave të Parajsës Sime shpejt.

Shkoni tani dhe kaloni pak më tepër kohë me Mua. Bisedoni me Mua. Unë e pëlqej bisedën e lehtë dhe ajo më sjell Mua më pranë jush. Unë ju dua shumë. Unë kam dëshirë për afrimitetin që kërkoj për t'ju sjellë ju më pranë Meje.

Ju mund të ndërtoni një lidhje të mbrekullueshme me Mua thjesht duke u bërë në fillim një mik. Pastaj dashuria jonë do të shtohet deri sa kur zemra do t'ju buças nga dashuria për Mua dhe dashuria Ime për ju.

Nuk është e komplikuar. Për të filluar një fillim të ri për tu pregatitur për Mbretërinë Time, fillo tani. Më thirr Mua.

Nëse më doni Mua, shumë shpejt ju do të keni besim tek Unë dhe kjo do t'ju çoj drejt pastrimit të shpirtit tuaj. Ju do të jeni më të gëzuar, në paqe dhe asgjë nga bota e jashtme nuk do të kenë ndonjë kuptim, përveç dhimbjes së mëkatit që do të dëshmoni.

Unë jam këtu. Unë po ju pres. Unë dua që njerëzimi të jetë në gjëndje të më njohi Mua ashtu si duhet.

Unë ju dua.
Jesusi juaj.

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/one-half-will-not-deviate-from-the-truth-the-other-halve-will-twist-the-truth/

Saturday, 24 November 2012

Virgjëra Mari: “Ju duhet të luteni që ata shpirtra të gjorë, të cilët vazhdojnë ta kryqëzojnë Birin tim, të largohen nga mëkati”

E Mërkurë, 21 Nëntor 2012, ora 18:45

Bija Ime, të gjithë fëmijët e mi që e duan Birin tim të bashkohen në lutje në këtë periudhë vështirësie në botë.

Ju duhet të luteni që ata shpirtra të gjorë, që vazhdojnë ta kryqëzojnë Birin tim, të largohen nga mëkati dhe t'i kërkojnë Birit tim t'i fali.

Koha është e shkurtër dhe vetëm ata në gjëndjen e hirit të Zotit mund të hyjnë në Mbretërinë e Birit tim.

Kur më parë duheshin shumë vite lutjesh, sakrifice dhe devotshmërie ndaj meje, Nënës suaj të Bekuar; tani do të ketë mbetur vetëm pak kohë për ju për të kërkuar shpengim.

Lutuni fort, të vegjlit e mi, për ata që e fyejnë Birin tim dhe turpërojnë Atin Tim, Hyjin Më Të Lartin.

Sa shumë i kanë kthyer shpinën Zotit. I ligu ka arritur t'i kthej zemrat e tyre në gur.

Shumë pak e nderojnë jetën që ju është dhënë fëmijve të Zotit. Jeta juaj është në Duart e Zotit. Çdokush që ngatërrohet me Krijimin e Zotit do të ndërshkohet.

Bija ime, ti duhet t'i bësh thirrje të gjithë atyre që ju është dhënë Libri i të Vërtetës të më luten mua, Nënës së Shpëtimit. Mua më është dhënë detyra të ndihmoj Birin tim në shpengimin e njerëzimit.

Më lejoni t'ju ndihmoj juve fëmij të shikoni udhën tek Biri im me qartësi dhe dashuri në zemrat tuaja.

Unë do t'ju ndihmoj të kapërceni çdo pengesë që e bllokon udhëtimin tuaj drejt Mëshirës së Birit tim.

Ju lutem të kujtoni se Biri im është i gjithë për faljen. Ai i do të gjithë fëmijët e Zotit, pavarësisht se sa e mundojnë Atë.

Ajo që ju duhet të bëni është të ktheheni tek Ai dhe të kërkoni që Mëshira e Tij t'ju sjell më pranë Tij.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që e kanë fyer Birin tim dhe që kanë prishur Kishat e Tij, sepse ata kanë nevojë për ndihmë.

Ata janë shpirtra të humbur dhe duhet të sillen përsëri në Gjirin e Birit tim. Përndryshe kjo do ta thyej Zemrën e Tij.

Faleminderit që i përgjigjeni kësaj thirrje nga Qielli.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-you-must-pray-that-those-poor-souls-who-continue-to-crucify-my-son-turn-away-from-sin/

Friday, 23 November 2012

Jesusi: “Ky grup i të dymbëdhjetëve, që përfaqëson shtetet më të fuqishme, është një fyerje ndaj egzistencës së 12 apostujve të Mi”

E Martë, 20 Nëntor 2012, ora 23:50

Bija Ime e dashur, shumë fyerje janë hedhur kundër Meje, Shpëtimtarit të njerëzimit dhe ato janë të maskuara nën vellon e mashtrimit.

Satani i ka infektuar në veçanti Kristjanët në gjithë botën në këtë kohë. Ai e bën këtë në mënyrën më dinake. Ai i bind ata se duhet të tregojnë besnikëri ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre duke i bërë ata të besojnë në gënjeshtra.

Njerëzit, sipas natyrës së tyre, kanë një anë dashamirëse e lindur kjo nga dashuria e natyrshme për të tjerët. Kjo është një dhuratë nga Zoti. Satani e përdor këtë emocion për të tërhequr njeriun në një rrjet mashtrimi mbi të cilën ai ka fare pak kontroll. Ai arrin t'i bindi ata të besojnë në ligjet që çojnë në mëkate të rënda kundër Zotit.

Duke mbështetur të tjerët në përpjekjet e tyre për të sjellë ligjet që e falin vrasjen, luftën apo blasfeminë kundër Zotit, shumë besojnë se ata janë duke bërë gjënë e duhur.

Kur ju besoni se mëkati është i pranueshëm dhe është i justifikuar, sepse është për të mirën e të tjerëve, atëherë ju keni rënë në një kurth të orkestruar me kujdes.

Nuk është koinçidencë që justifikimet për përçarjen në Kishat Kristjane po shtohen. Nuk është koinçidencë që çdo justifikim për të falur abortin ju është paraqitur  në këtë periudhë.

Çdo shtet është i lidhur dhe çdo thirrje publike për të futur abortin, për të falur luftën dhe për të sjellë ndryshime në Kishat Kristjane po planifikohet nga një grup. Ky grup i ka pregatitur këto ndodhi për shumë vjet. Ata e dinë me saktësi se kush janë dhe çfarë po bëjnë. Ata janë shumë të fuqishëm dhe të rrezikshëm.

Ndaloni, shikoni dhe dëgjoni, sepse tani ju duhet ta pranoni se çfarë Unë ju them është në Emrin e Zotit. Të gjitha këto vepra të llahtarshme dhe të neveritshme, që ju paraqiten si ndryshime të arsyeshme dhe dashamirësë në shoqërinë tuaj, janë planifikuar dhe koordinuar në baza globale nga grupi i të dymbëdhjetëve.

Ky grup i të dymbëdhjetëve, që përfaqësojnë shtetet e fuqishme, është një fyerje ndaj egzistencës së 12 apostujve të Mi.

Ata do të përfaqësojnë dhe mbështesin antikrishtin në botë, ashtu si 12 apostujt e Mi  më përfaqësonin Mua në publik gjatë kohës Sime në tokë.

Fuqia e tyre do të thotë që secili shtet i fuqishëm e mbështet njëri tjetrin për të sjellë ligje mëkatare për të siguruar që ato do të pranohen.

Sa do të vuani ju, dishepujt e Mi të dashut, për shkak të mundësisë tuaj ndaj të Vërtetës. E Vërteta do ti hapi sytë tuaj ndaj të ligut që ju rrethon. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga e Vërteta. Do të jetë vetëm atëherë kur ju do e pranoni atë, që ajo do të mund t'ju mbroj nga ligjet apo veprat djallëzore. 

Dijeni se ato shtete që do të marrin pjesë në futjen e ligjeve djallëzore do të vuajnë më tepër gjatë pastrimit final.

Ata mund të besojnë se janë të paarritshëm, por ata do të arrijnë të fitojnë vetëm një gjë. Dhe ai është ndëshkimi. Kaq i rëndë sa nuk do të jenë në gëjndje të fshihen apo të mbulojnë fytyrat e tyre për t'ju shmangur. Para së gjithash ata duhet të japin llogari tek Unë. Shumë madje edhe atëherë do të mbështyjnë në Fytyrën Time. Dhe pastaj, ata do të bashkohen me antikrishtin, bishën dhe të gjithë ëngjëjt e rënë për një dhimbje të përjetshme.

Unë dua t'ju paralajmëroj. Ju që përpiqeni të sillni abortin në shtetet tuaja; ju që njollosni Kishat e Mia Kristjane dhe ju që nderoni bishën; ditët tuaja janë të pakta.

Për ju nuk do të ketë asnjë të ardhme, as jetë të përjetshme dhe as mundësi në  Mbretërinë Time.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/this-group-of-twelve-representing-powerful-nations-is-an-affront-to-the-existence-of-my-12-apostles/

Thursday, 22 November 2012

Jesusi: “Trazirat do të jenë të dukshme në çdo cep të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrij të shikoj ndryshimet”

E Hënë, 19 Nëntor 2012, ora 09:00

Bija Ime e dashur, ka vetëm një rrugë drejt Jetës së Përjetshme dhe ajo është përmes Meje, Jesu Krishtit. Megjithatë, ka shumë udhë që të çojnë tek Unë.

Shumë nga ata që e ndjekin të Vërtetën do ta kenë më të lehtë, sesa ata që e njohin të Vërtetën por që nuk e nderojnë Zotin.

Ndjekësit e Mi, ju duhet ta kuptoni se ata mes jush që e njohin të Vërtetën, por që rrinë duarkryq dhe e lejojnë Fjalën e Zotit të mendohet si gënjeshtër, se ju keni përgjegjësi ndaj Meje, Jesusit tuaj.

Kurrë mos i pranoni ligjet që nderojnë Satanin. Ju do ti dalloni në zemrat tuaja se për cilat ligje e kam fjalën, kur ato të ekspozohen para jush. Sepse atëherë ato do t'ju shkaktojnë neveri ashtu si më shkaktojnë neveri edhe Mua.

Le të dihet se beteja kundër Fjalës së Zotit ka filluar. Mënyra në të cilën kjo do të ndodhi, do të bëhet e qartë për ju.

Shumë ndryshime në Kishën Time në tokë; shumë sprova mes shërbëtorëve të Mi të shenjtë; grindje mes shteteve; dhe konflikti në Israel të gjitha do të shtohen me intensitet, të gjitha në të njëjtën kohë.

Trazirat do të jenë të dukshme në çdo cep të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrij të shikoj ndryshimet përreth jush. Secili prej jush do të preket në një farë mënyre, por dijeni këtë.

Unë ju kam premtuar se Unë do të jem me ju, duke ju drejtuar në çdo kthesë, duke e lehtësuar dhimbjen tuaj mbi çdo gur që hidhni këmbën në përpjekjet tuaja për paqe, dashuri dhe harmoni.

Qëndroni pranë Meje. Qëndroni pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe më lejoni Mua t'ju mbaj të fortë.

Ecni përmes kësaj xhungle të dhimbjes dhe rrëmujës, me besim në zemër dhe besim tek Unë, Jesusi juaj, dhe ju do të shpëtoni.

Kurrë mos e lejoni ndërgjegjen apo përpjekjet tuaja të lëkunden ndaj të Vërtetës së Zotit, për çdo njeri, pavarësisht se sa bindës mund të tingëllojnë. Pavarësisht se sa shumë të ashtu quajtur ligje tolerante ata ju detyrojnë që ti pranoni.

Ju do ta dini në zemrat tuaja ndryshimin mes të vërtetës dhe trillimit.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/turmoil-will-be-evident-in-every-corner-of-the-earth-and-only-a-blind-man-will-fail-to-see-the-changes/

Tuesday, 20 November 2012

Unë kam një Mesazh, që duhet t’ja jap Popullit Amerikan

E Shtunë, 17 Nëntor 2012, ora 19:00

Bija Ime e dashur, Unë kam një Mesazh që duhet t'ja jap popullit Amerikan.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju duhet t'i kushtoni vëmëndje tani Fjalës Sime të Shenjtë dhe të dëgjoni.

Ju po pësoni shumë persekutim për shkak të mëkateve të bashkqytetarëve tuaj dhe atyre që janë në kontroll të ligjeve tuaja mbi abortin. Ky mëkat më i madhi, prej të cilit ju jeni fajtor mbi miljona herë, e ka copëtuar Zemrën Time sikurse një shpatë e ka shpuar atë disa herë.

Mëkatet tuaja të imoralitetit dhe dashuria juaj për pasurinë materiale më fyen Mua thellësisht. Ju nuk keni asnjë besnikëri ndaj Meje ashtu si pritet prej jush. Ju që jeni larguar nga e Vërteta, duhet të më thërrisni Mua që t'ju hap sytë.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Zotit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kam frikë se mëkati ka krijuar një hendek kaq të gjërë sa shumë prej jush do të bien në një humnerë dëshpërimi, nëse nuk e pranoni Egzistencën e Zotit.

Është e rëndësishme që ju të luteni fortë pasi fuqia e Satanit ka infiltruar shumë nga ligjet tuaja. Ligjet, që shumë prej të cilave do të krijohen nga ata ateistë mes jush, do të jenë një neveritje në Sytë e Atit Tim.

Sa lotoj për shkak të mashtrimit që po ju paraqitet. Shëbëtorët e Mi të shenjtë mes jush do të shtypen si insekte nën këmbët e atyre liderave që më mohojnë Mua, Jesusin tuaj.

Kjo është një kohë kur lutja duhet të jetë qëllimi juaj ditor, që kombi tuaj të shpëtoj dhe të përfshihet mes 12 kombeve të Mia në Parajsën e Re.

Këtu është një Fushatë Lutje (85) për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dora e mashtruesit.

O Jezus i dashur, mbuloje kombin tonë me mbrojtjen Tënde më të shtrenjtë. Na i fal mëkatet tona kundër Urdhërimeve të Zotit. Ndihmoje popullin Amerikan të kthehet tek Zoti. Hape mëndjen e tyre drejt Udhës së Vërtetë të Zotit.

Hapi zemrat e tyre të ngurta, që të mirëpresin Dorën Tënde të Mëshirës. Ndihmoje këtë shtet t’i bëj ballë blasfemive, që do të imponohen mbi ne për të na detyruar të mohojmë Praninë Tënde.

Ne të lutemi, Jesus, të na shpëtosh, të na mbrosh nga të gjitha të këqijat dhe pushtoje popullin tonë në Zemrën Tënde të Shenjtë. Amen.

Shkoni, populli Im, dhe kurrë mos kini frikë të tregoni dashurinë tuaj për Mua; dhe kurrë të mos mohoni Krishtërimin tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/17/i-have-a-message-which-i-must-impart-for-the-american-people/

Jesusi: “Një seri ngjarjesh lidhur me Kishat që Më nderojnë Mua në botë, do të fillojnë të dalin në sipërfaqe”

E Mërkurë, 14 Nëntor  2012, ora 20:30

Partnerja Ime e dashur shpirtërore, bija Ime e dashur, vështirësitë të kanë dhënë ty një forcë të re dhe pasionin që të duhet për të prekur zemrat e shumë njerëzve.

Kjo është një nga mënyrat me të cilën Unë do të prek shpirtrat e atyre që kanë nevojë për Hiret e Mia. Unë do ta kryej këtë përmes punës tënde për Mua, me qëllim që konvertimi të mund të përhapet shpejt.

Gjatë kësaj kohe një seri ngjarjesh në lidhje me Kishat që Më nderojnë Mua në botë, do të fillojnë të dalin në sipërfaqe. Përçarja në Kishën Time Katolike shpejt do të bëhet publike. Kur kjo të ndodhi, do të jetë nën zhurmën e duartrokitjeve të atyre që e kanë ndarë të Vërtetën e Mësimeve të Mia nga Urdhërimet e dhëna nga Ati Im.

Planifikimi dhe koordinimi i këtij projekti të madh kanë marrë shumë kohë, por së shpejti ata do të njoftojnë përçarjen para medias së botës.

Shumë, duke bërtitur me zërat në fund të qiellit paraqesin gënjeshtra, jo vetëm kundër ligjeve të krijuara sipas Mësimeve të Mia. Çfarë ata duan në të vërtetë është të krijojnë një zot të ri. Kreu i ri i Kishës Sime do të reklamohet si në çdo zgjedhje të profilit të lartë për një lider politik.

Ata do t'ju bëjnë të besoni se Fjalët e vjetra janë mashtruese. Pastaj ata do t'ju thonë të mos besoni tek ato. Ata do të ndryshojnë metodat në të cilat i kanë jetuar Mësimet e Mia dhe do të ndryshojnë mënyrën për të më nderuar Mua.

Ata tani do të shtyjnë mënjanë Ligjet e Mia dhe do të adhurojnë ligjet e bëra prej tyre.

Ata do të ndryshojnë betimet e tyre solemne për të justifikuar pjesmarrjen e tyre në ndërtesën e tempullit të ri – tempulli i ri i dedikuar për sundimin e profetit të rremë. Pastaj ata nuk do të jenë më shërbëtorët e Mi, sepse ata do ta ndryshojnë besnikërinë dhe nderimin ndaj profetit të rremë.

Pastaj ata do të adhurojnë një zot të rremë, një koncept fare të ri, që do të lejoj për disa ligje të Zotit të hiqen dhe të zëvendësohen me gjëra të turpshme para Syve të Mi.

Ky është paralajmërimi Im ndaj atyre priftërinjve mes jush që do të largohen nga Kisha Katolike.

Kur ju të ndaloni së besuari plotësisht tek Unë, kokat tuaja do të kthehen për të besuar në gënjeshtra. Kur ju të besoni tek sunduesit mashtrues, ju do të bini në mëkat të tmerrshëm. Ju do të nderoni bishën, e cila do ta njollosi Kishën Time duke e ngulur thellë kurorën e gjëmbave në Kokën e Kishës Sime, Famulltarit Tim të Shenjtë të vërtetë, Papa Benediktit.

Ju do të vuani tmerrësisht kur t'i shërbeni bishës, sepse ju do të largoni Zotin nga fëmijët e Tij. Kthehuni tek rrënjët tuaja të vërteta. Mos lejoni që Kisha Ime të njolloset nga mëkatet e planifikuara nga njerëzit që duan të shkatërrojnë Krishtërimin dhe besimet e tjera fetare që e nderojnë Atin Tim.

Ju, shërbëtorët e Mi të shenjë, që e shkelni Urdhërin tuaj të Shenjtë, do i shkëpusni zemrat tuaja nga Unë, ndërsa këta mashtrues do të vjedhin shpirtrat tuaj.

Mëkati më i madh që ju do të kryeni është të nderoni një zot të rremë. I veshur me xhevahire, ai do të jetë tërheqës, i mprehtë dhe do të duket të ketë njohuri të mira mbi Mësimet e Librit të Atit Tim. Ju do të magjepseni prej tij. Ai do t'i përdredhi Mësimet e Mia që ato të kthehen në heresi.

Kjo fe, që është një alternativë ndaj të Vërtetës së Zotit, është pavlerë. Prapë ajo do të ketë një pamje të jashtme që do të jetë joshëse, e dashur dhe e mbrekullueshme dhe e veshur me ar dhe gurë të çmuar, do të paraqitet si feja e re për një botë të vetme në të gjithë altarët.

Atyre priftërinjve besnik, Unë ju them këtë. Unë do t'ju bekoj me Hiret për të kuptuar të Vërtetën gjatë gjithë kohës.

Idhuj të tillë, që ju paraqiten si e Vërteta, janë thjesht baltë. Ato janë bërë me objekte druri. Ato janë asgjë. Ato nuk kanë asnjë kuptim. Asnjë Hir I Zotit nuk do të jepet prej tyre. Zoti, Një Zot I Vërtetë, thjesht nuk do të jetë i pranishëm në kishat e tyre. Vetëm Zoti I Gjallë do të jetë i pranishëm.

Kur Hyji Atë të dëshmoj fyerjen finale, Ai do t'i dëboj ata që ringjallin këto praktika pagane. Pastaj Ai do të kërkoj një shpjegim prej atyre që shkaktojnë përçarjen në Kishën e Tij të Shenjtë në tokë – ata të njëjtët shërbëtorë që me arrogancë e shpërfillën Fjalën e Zotit me kaq indiferencë.

Kur ata të përballen me Mua, gjatë Paralajmërimit, ata do ta kuptojnë se si e kanë lënduar Atin Tim. Asnjë njeri apo shërbëtor i shenjtë nuk ka kontroll sepse është vetëm një Zotëri. Vetëm një Zot. Ata po fusin një zot të krijuar nga njeriu. Ai nuk egziston, dhe prapë ata do ta vjedhin turmën Time prej Meje. Atyre do t'ju jepet çdo hir dhe do të tregohet shumë durim. Nëse nuk pendohen, ata do të shkatërrohen.

Secili prej jush do të paguhet për çdo shpirt që ju e keni humbur për Mua.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/a-number-of-events-regarding-the-churches-which-honor-me-in-the-world-will-begin-to-surface/

Monday, 19 November 2012

Jesusi: “Kurora e Gjëmbave gjatë Kryqëzimit Tim është simbolike”

E Martë, 13 Nëntor 2012, ora 17:00

Bija Ime e dashur, kurora e gjëmbave gjatë Kryqëzimit Tim është simbolike për ditët e fundit.

Ngaqë Kisha është Trupi Im në tokë, po ashtu ajo do të kurorëzohet me gjëmbat e sulmeve si ishte gjatë udhëtimit Tim për në Kalvari. Kurora e Gjëmbave simbolizon Kreun e Kishës Sime të Shenjtë në tokë. Papa Benedikt do të vuaj shumë pasi do të persekutohet se do të flasi të Vërtetën.

Ai do të shtypet, si Kreu i Kishës Sime dhe asnjë mëshirë nuk do të tregohet ndaj tij. Opozita do të shtohet shpejt kur ai të deklarohet se nuk është më i përshtatshëm.

Ata që do të pohojnë se janë më modern në drejtim të metodave apostolike do ta godasin atë dhe do të përqeshin fjalët e tij. Pastaj Kreu i Kishës Sime do të zëvendësohet nga Koka e Gjarpërit.

Goditjet me kamzhik që Unë durova gjatë Kryqëzimit Tim tani do të rikthehen në Kishën Time Katolike. Gjarpëri po lëviz shpejt tani, pasi do të përpiqet të shkatërroj Trupin Tim- Kishën Time në tokë. Pastaj të gjitha Kishat Kristjane do të gëlltiten dhe do të detyrohen të nderojnë profetin e rremë si dora e djathtë e bishës.

Kur shumë prej jush do të jeni të frikësuar, kujtoni se lutjet tuaja po i vonojnë këto gjëra, dhe në shumë raste po i dobësojnë rrethana të tilla.

Lutjet, dhe mjaft prej tyre, do ta vonojnë dhe dobësojnë punën e të ligut në tokë.

Ajo është antidoda ndaj persekutimit të planifikuar nga grupi djallëzor që po sundohet nga Satani. Me konvertim dhe lutjet tuaja, dishepujt e Mi, shumë mund të përbyset. Lutja mund ta shkatërroj ligësinë. Lutja mund dhe do të konvertoj njerëzimin. Pastaj, nëse mjaft shpirtra më ndjekin Mua, gjithçka do të jetë e lehtë. Pastaj tranzicioni në Parajsën Time të Re do të jetë i lehtë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-crowning-of-thorns-during-my-crucifixion-is-symbolic/

Sunday, 18 November 2012

Jesusi: “Besimtarëve të Kishës Katolike të Rromës do t’ju duhet të mbajnë Meshë nëpër streha apo në Kishat e sigurta”

E Dielë, 11 Nëntor 2012, ora 22:00

Bija Ime e dashur, ju duhet të mblidheni së bashku dhe të kërkoni ata shpirtra që janë të paditur për të Vërtetën.

Shtrihini krahët tuaj. Tregojuni të dëgjojnë të Vërtetën. Jeta dhe shpirti i tyre mund të humbasi, nëse ju nuk i ndihmoni të vijnë tek Unë.

Fushata, Misioni i Kishës së mbetur në tokë, do të jetë po aq sfiduese sa ato në Mesjetë. Ajo nuk do të përfshij luftra fizike, kur një ushtri bën një betejë në një luftë të zakonshme.

Kjo do të jetë një luftë shpirtërore, edhe pse disa luftra do të jenë shkaku, për miljona grupe lutjesh të ngritura për të dobësuar fuqinë e antikrishtit.

Këto lutje janë të shkruajtura në Qiell dhe premtojnë Hire të jashtëzakonshme.

Ato kanë vetëm një qëllim dhe ai është që të shpëtojnë shpirtrat e gjithsecilit; të çdo fëmije, çdo besimi, çdo seksi, çdo besimi fetar dhe ateisti. Kjo është dëshira Ime më e madhe.

Ju, dishepujt e Mi, jeni nën drejtimin Tim. Hiret që Unë kam hedhur tashmë mbi ju po japin fryt. Së shpejti forca që Unë do ta jap, përmes hireve të Fushatës së Lutjeve, do të tërheqi mijra shpirtra të rinj.

Ju mund të mendoni se si një grup i vogël lutjesh mund të arrij konvertime të tilla? Përgjigja është e thjeshtë. Kjo ndodh sepse ju jeni të mbrojtur nga Ati Im dhe të drejtuar direkt nga Unë që të arrini sukses. Ju nuk mund të humbisni. Në një kohë që do të përjetoni shumë shpërqëndrim dhe debate, si dhe luftë të brëndshme shpirtërore, që pritet në këtë punë, Unë do të jetë gjithmonë krahë jush.

Kujtoni se tani ne po pregatitemi për rënien e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që do të jetë si rezultati i përçarjes që do të vij dhe që do të shpërthej në Kishat Kristjane.

Kështu që kur ushtria e mbetur do të udhëhiqet nga priftërinjtë dhe klerikët e tjerë Kristjanë, shumë do të jenë shërbëtorë të thjeshtë, pasi do të jetë një kohë kur nuk do të ketë mjaft priftërinj.

Ju, dishepujt e Mi, duhet të mblidheni dhe të rezervoni Kungimin e Shenjtë sepse do të jetë vështirë të gjenden. Ata mës jush, që janë besimtarë të Kishës Katolike të Rromës, do tj'u duhet të mbani Meshë nëpër streha apo Kisha të sigurta.

Një mision, i ngjajshëm me persekutimin e Nazistëve Gjerman ku Çifutët ndiqeshin, do të krijohet për të zhdukur të ashtuquajturit tradhëtarë të Kishës për një Botë të Re, që do t'ju thonë se është për të gjitha fetë.

Ju do të akuzoheni për njollosjen e Meshës dhe kjo formë e re prezantimi i Meshës, ku Unë nuk do të jem I pranishëm në Eukaristinë e Shenjtë, sepse kjo do të jetë një neveri në Sytë e Atit Tim.

Trupi dhe Gjaku Im do të jetë i pranishëm në Meshat e mbajtura në ato qëndra dhe streha ku ju premtoni besnikëri ndaj Kungimit të Shenjtë për ta bërë Sakramentin e Sakrificës së Shenjtë të Meshës të jetë e vërtetë dhe e pranuar nga Ati Im.

Unë do të vazhdoj t'ju udhëzoj ndërsa vazhdoni të ngrini Grupe Lutjesh ‘Jesusi për Njerëzimin’ nëpër botë.

Shumë janë formuar tashmë çdo ditë. Unë falenderoj ata që i kanë ndjekur udhëzimet e Mia dhe tregojnë bindje.

Të jeni të qetë, ju duhet të jeni më konfident. Lëreni frikën mënjanë sepse nuk vjen nga Unë. Ne tani po rritemi dhe po përhapemi në çdo cep të tokës. Së shpëjti të gjithë do të ndjekin dhe kur kjo të ndodhi, lutjet do të ndryshojnë botën përmes konvertimit.   

Unë ju dua të gjithëve ju. Unë jam mirënjohës dhe i prekur që ju më përgjigjeni Mua menjëherë përmes këtij Misioni të rëndësishëm, më i madhi i orkestruar ndonjëherë për t'i sjellë të gjithë mëkatarët në shtëpi tek Ati dhe të sigurtë nga influenca dhe tundimet e bishës.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/roman-catholics-will-need-to-hold-masses-in-refuges-or-churches-of-safety/

Thursday, 15 November 2012

Jesusi: “Unë solemnisht ju premtoj se tranzicioni do të jetë i shpejtë”

E Dielë, 11 Nëntor 2012, ora 18:00

Pjesa e Parë

Bija Ime e dashur, është gjithmonë e rëndësishme të kujtosh se kur ti vuan, nuk është vetëm dhimbja jote, që ti ndjen. Është dhimbja Ime që ti duron. Dhimbja për të cilën Unë flas, nuk është ajo që Unë durova gjatë Kryqëzimit Tim, por ajo që përballem sot ndërsa shikoj dhe ndjej dhimbjen e njerëzimit.

Njerëzit po vuajnë në botë për shkak të errësirës së shpirtit. Madje edhe ata që bëjnë jetë të thjeshtë dhe përpiqen t'i ndjekin Mësimet e Mi po vuajnë. Ata ndjehen të dërrmuar ndërsa përpiqen të duan njëri tjetrin. Ata gjithashtu vuajnë për shak të dyshimeve, që ata përjetojnë në besimin e tyre.

Sa shumë nuk e kuptojnë kuptimin e jetës së përjetshme apo faktin se jeta nuk mbaron, kur një person vdes në këtë tokë. Prandaj dhe kaq shumë njerëz nuk pregatiten për jetën tjetër.

Shumë njerëz në të kaluarën nuk u pregatitën mjaftueshëm dhe janë ose në Ferr ose në Purgator.

Këtij brezi i është dhënë një Dhuratë, nga e cila asnjë brez tjetër nuk ka përfituar. Shumë njerëz thjesht do ta bëjnë tranzicionin nga kjo jetë menjëherë pa e përjetuar vdekjen, si ju e njihni.

Ardhja Ime e Dytë do të sjelli me vete këtë Dhuratë të jashtëzakonshme. Prandaj mos kini frikë. Gëzoni, sepse Unë vij tek ju për tu sjellë një të ardhme të begatshme.

Mendojeni kështu. Në një kohë që ju do të duroni disa vështirësi, dhe do t'ju duhet të dëshmoni mënyrën me të cilën Egzistenca Ime do të mohohet, kjo nuk do të zgjasi shumë.

Unë e kuptoj se shumë prej jush shqetësohen, por Unë solemnisht ju premtoj se tranzicioni do të jetë i shpejtë. Pastaj, kur të shikoni Jeruzalemin e Ri të ulet në Tokën e Re, Parajsën e Re, ju do të mbusheni me gëzim.

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj këtë Krijim të bukur. Zemra Ime buçet nga Dashuria kur mendoj se si ju dhe të dashurit tuaj do të reagoni të mbrekulluar. Atëherë do të jetë edhe kur misteri i besëlidhjes finale do t'ju bëhet i qartë.

Qartësia e Premtimit Tim për të ardhur përsëri me të vërtetë do të kuptohet më në fund.

Bota do të bëhet një familje e shenjtë dhe do të jetë në egzistencë sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim si dhe në bashkësi me atë.

Kjo do të jetë një periudhë e ri-bashkimit, kur ringjallja e parë e të vdekurve do të ndodhi. Ata që kanë qënë të pastruar në këtë tokë, përmes pastrimit, do të bashkojnë ata që kanë qënë pastruar në Purgator për të jetuar në Parajsën e Re.

Shumë do të ndryshoj por të gjithë ata që më ndjekin Mua dhe bashkohen me Mua në Epokën Time të Re të Paqes, mbi të cilën Unë do të mbretëroj përmes drejtimit Tim shpirtëror, do të gjejnë paqe në shpirt.

Më në fund vuajtja e përjetuar nën sundimin e Satanit në këtë tokë nuk do të jetë më.

Çdo dhimbje, çdo vuajtje, çdo lutje, çdo përpjekje e duruar nga ju për të mbledhur shpirtrat që lëngojnë mbrapa dhe që shkelmojnë dhe luftojnë gjatë gjithë kohës, do t'ja vlejnë.

Parajsa e Re është gati. Ajo që ju duhet të bëni është të pregatisni shpirtrat tuaj dhe të ecni drejt portave. Ju që e shpengoni veten tuaj në Sytë e Mi, do t'ju jepen çelësat për të hapur portat.

Ngulmoni gjatë kësaj vuajtje që po afron sepse është diçka që duhet të ndodhi ashtu si është treguar në Librin e Atit Tim.

Lutjet tuaja do të dobësojnë shumë prej saj dhe Ati Im do të ndërhyj në çdo fazë të mundur për të ndaluar veprat djallëzore të ndikojnë mbi fëmijët e Tij të shtrenjtë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-solemnly-promise-you-that-the-transition-will-be-swift/

Wednesday, 14 November 2012

Jesusi: “Vaksinimi Global: Një nga format më të liga të genocidit të dëshmuara ndonjëherë që nga vrasja e Çifutëve nga Hitleri”

E Shtunë, 10 Nëntor 2012, ora 23:45

Bija Ime e dashur, sa do t’ju trondisi e Vërteta. Edhe pse ju e pranoni Fjalën Time të Shenjtë, do të jetë vetëm kur profecitë që Unë ju tregoj do të ndodhin, atëherë ju do ta kuptoni seriozitetin e këtij Misioni për të shpëtuar njerëzimin.

Futja e një vaksine globale, që ka për qëllim foshnjet dhe fëmijët e vegjël, do të jetë një nga format më të liga të genocidit të dëshmuara ndonjëherë që nga vrasja e Çifutëve nga Hitleri.  

Ky plan djallëzor do të bëhet i mundshëm, sepse shumë nga qeveritë tuaja i detyrojnë njerëzit të pranojnë ndryshimet në ligjet e tyre, të cilat i japin pushtet këtyre qeverive të vënë në zbatim ligjet kundër fëmijve të pafajshëm. 

Dijeni se e vetmja gjë që e ka ndaluar Atin Tim të sjelli fundin e kësaj bote, është për arsye të dashurisë të atyre shërbëtorëve besnikë mes jush.

Ati Im e ka mbajtur Dorën e Tij prej Dashurisë së Tij për çdo fëmij dhe çdo Krijesën e Tij. Tani ka ardhur koha që Ai përfundimisht t'i zbusi kohët dhe që bota, të cilën Ai krijoi prej Dashurisë dhe sipas Vullnetit të Tij Hyjnor të mund të vazhdoj në paqe.

Ai tani do të shkatërroj ata që e kryejnë këtë ligësi mbi fëmijët e Tij. Ai nuk do të duroj më këtë ligësi dhe tani Dora e Tij do të bier në ndëshkim.

Zemërimi I Tij tani do të manifestohet në një botë, e cila do të trëmbet nga madhësia e ndëshkimit, që do të bier mbi tokë.

Ata mes jush, që janë përgjegjës për shkaktimin e një vuajtje të tmerrshme mbi bashkëqytetarët e tyre, ta dinë këtë.

Ju do të goditeni përfundimisht me kamzhikun e sëmundjes dhe pastaj ju, si dhe ata që i bëjnë nderime grupit për një botë të vetme, do të fshiheni nga faqja e dheut para se të filloj Beteja e Armagedonit.

Ju nuk do të toleroheni nga Ati Im dhe Ai nuk do të lejoj që ju të infektoni më fëmijët e Tij. Mjerë ju dhe ata mes jush që e zemërojnë Atë në këtë kohë.

Koha për Atin Tim t'ju tregoj se Fuqia e kujt do të jetë gjithmonë e qëndrueshme, tani do t'ju vërtetohet. Teoritë tuaja mbi krijimin tuaj, të cilat janë me të meta, do t'ju tregohen për çfarë janë, më në fund. E Vërteta, ashtu si ju është premtuar në Librin e Të Vërtetës, e thënë nga profeti Daniel, do të tregohet më në fund.

Sa shumë njerëz janë të paditur ndaj të Vërtetës së Zotit. Shumë shpirtra mirë-dashës nuk kërkojnë asgjë tjetër në jetë përveç kënaqësive. Shumë e harxhojnë kot kohën që ju është dhënë në jetën e tyrë në tokë, pasi ata nuk e dinë të Vërtetën e Egzistencës së Zotit.

Tani e Vërteta po ju tregohet. Koha për vlerësim ka ardhur.

Ati Im do të alarmoj botën përfundimisht ndaj të Vërtetës. Ata që e shpërfillin të Vërtetën do t'i mohojnë vetes mundësinë për Mbretërinë Time të Re në tokë.

Në vënd që të bëjnë një jetë të përjetshme të lavdishme, të mbushur me mbrekulli, gëzim, dashuri dhe prosperiotet, ata do të flaken për tu kalbur në thellësitë e Ferrit.

Unë I bëj thirrje të gjithë fëmijve të Zotit t'i kushtojnë vëmëdje këtij paralajmërimi.

Mund të jetë i ashpër. Shumë mund të thonë: “kjo nuk vjen nga Zoti, sepse Ai është I Mëshirshëm”, mbajeni mënd këtë.

Koha ka ardhur për të ndarë krundet nga drithi. Ajo ditë është shumë afër. Cilado zgjedhje që do të bëhet nga njerëzimi, do të jetë zgjedhja finale.

Vullneti i lirë gjithmonë do të nderohet nga Ati Im deri në ditën e fundit. Ditën e Gjykimit.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/global-vaccination-one-of-the-most-wicked-forms-of-genocides-ever-witnessed-since-the-deaths-of-the-jews-under-hitler/

Tuesday, 13 November 2012

Jesusi: “Ky vaksinim do të jetë një helm dhe do të paraqitet nën një plan global të kujdesit shëndetësor”

E Premte, 9 Nëntor 2012, ora 21:00

Bija Ime e dashur, në vetëm dy vjet, miljona shpirtra janë kthyer dhe shpëtuar prej këtij Misioni. Vetëm vuajtjet tuaja, kanë shpëtuar 10 miljon shpirtra, ashtu si ju kam premtuar. Ndërsa trazirat e botës mund të duken se shtohen, shumë shpirtra po shpëtohen përmes lutjeve tuaja.

Vuajtja në Emrin Tim gjithmonë keqësohet dhe bëhet kaq e dhimbshme sa është e vështirë për tu duruar. Është më intensive kur Satani është i zemëruar. Zemërimi i tij në këtë kohë po shtohet dhe prandaj dhe sulmet e tij mbi ju janë kaq tronditëse. Ai dhe djajtë e tij po ju rrethojnë, por nuk mund t'ju lëndojnë fizikisht, sepse Dora e Atit Tim po ju mbron. Kjo nuk e dobëson goditjen që ju po duroni në këtë kohë, në përvjetorin e dytë të këtij Misioni. Por dijeni këtë.

Vuajtja më e madhe durohet kur një Mision, apo puna e një shpirti të zgjedhur, po ecën me sukses. Sa më shumë shpirtra që shpëtojnë, as më i dhunshëm bëhet sulmi i të ligut. Veprat e tij sa vjen e bëhen më të qarta në botë. Ai, që bën të pamundurën për të fshehur egzistencën e tij, po mundohet të futet në shpirtrat e atyre shpirtrave të mjerë që e lënë veten të ekspozuar ndaj tij, për shkak të joshjeve të tyre ndaj kënaqësive të botës dhe dashurisë për pushtet.

Forca e satanit shtrihet në aftësinë e tij për të mashtruar njerëzimin të besoj se ai është vetëm një simbol iI përdorur nga Kristjanët për të shpjeguar ndryshimin midis të mirës dhe të keqes. Satani e njeh rrezikun e ekspozimit të pranisë së tij. Nëse ai e bën këtë, atëherë më shumë njerëz do ta pranonin se Zoti egziston.

Ai nuk kërkon ta bëj këtë, kështu që ai krijon njohuri mbi egzistencën e tij midis atyre që i bëjnë atij nderime. Ata njerëz që e pranojnë egzistencën e Satanit, e adhurojnë atë ashtu si njerëzit mbajnë Meshë në Kishat Katolike apo kryejnë shërbesë në kishat për të lavdëruar Zotin.

Sa shumë shpirtra janë vjedhur. Hyji, Ati Im I Përjetshëm, ka për qëllim t'i fitoj ata përsëri përmes Paralajmërimit të Tij dhe ndëshkimeve që do të bien mbi ata që kur të mblidhen të nderojnë bishën.

Ati Im do t'i ekspozoj ndjekësit e Satanit, të cilët iI njollosën Kishat e Tij. Ata janë shënjestra për ndëshkimet e Tij dhe, nëse ata nuk ndalojnë atë që po bëjnë, sipas zgjedhjes së tyre të lirë, ata do të goditen nga Dora e Zotit.

Ngritja e këtyre grupeve Satanike që do të paraqiten në botë përmes organizatave të biznesit dhe të shoqatave, është jashtë kontrollit. Ata janë ngado; thurin intriga, mbajnë tubime, komplomentojnë dhe krijojnë plane djallëzore për të shkatërruar miljona njerëz të pafajshëm.

Ata do të krijojnë një formë genocidi, përmes vaksinimeve të detyrueshme kundër fëmijve tuaj me apo pa lejën tuaj. Ky vaksinim do të jetë një helm dhe do të prezantohet nën një plan të kujdesit shëndetsor global. Planet e tyre tani janë konkretizuar dhe tashmë kanë filluar t'i fusin ato. Disa nga planet e tyre në një vënd të Evropës u ndaluan nga Ati Im prej lutjeve të shpirtave të zgjedhur.

Shikoni para dhe mbrapa jush. Shikoni me kujdes ligjet e reja që duken të pafajshme, që futen në vëndet tuaja të krijuara për t'ju bërë të ndjeheni sikur janë për të përmirsuar jetën tuaj.

Shumë prej tyre janë thjesht për t'ju nënshtruar ju, për t'ju bërë të hiqni të drejtat tuaja nën ligjet që shfaqen se janë demokratike.

Demokracia do të zëvendësohet me diktaturë, por ajo nuk do të paraqitet si e tillë nëpër shtete. Kur miljona të kenë dorëzuar të gjitha të drejtat e tyre, në emër të ligjeve të reja toleruese, do të jetë shumë vonë. Ju do të bëheni të burgosur.

Liderat kryesorë në botë po punojnë së bashku për të realizuar planet e tyre. Ata janë pjesë e elitës, qëllimi i të cilës është lakmia, pasuria, kontrolli dhe fuqia. Ata nuk e pranojnë Fuqinë e Zotit. Ata nuk besojnë se Vdekja Ime në Kryq ishte për t'i shpëtuar ata nga flakët e Ferrit.

Unë duhet t'i bëj ata të shikojnë se sa gabim e kanë. Koha ka ardhur për Mua t'ju vërtetoj atyre Mëshirën Time, Dashurinë Time për ata.

Ju lutem të thoni këtë Fushatë Lutje (84) për të ndriçuar shpirtrat e elitës që sundon botën.

O Jesus I dashur, unë të lutem Ty të ndriçosh shpirtrat e elitës që sundon botën.

Tregoju atyre provën e Mëshirës Tënde. Ndihmoji ata të bëhen me zemër të hapur dhe të tregojnë përulësi të vërtetë, në nder të Sakrificës Tënde të madhe me vdekjen tënde në Kryq kur vdiqe për mëkatet e tyre.

Ndihmoji ata të dallojnë se kush është Bërësi  I tyre I Vërtetë, kush është Krijuesi I tyre, dhe mbushi ata me hire për të parë të Vërtetën.

Të lutem ndaloji planet e tyre për të lënduar miljona njerëz përmes vaksinimeve, mungesës së ushqimit, adoptimeve të detyruara të fëmijve të pafajshëm dhe ndarjen e familjeve.

Shëroi ata. Mbuloi me Dritën Tënde dhe merri në gjirin e Zemrës Tënde për t'i shpëtuar nga kurthet e të ligut. Amen.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/this-vaccination-will-be-a-poison-and-will-be-presented-under-a-global-healthcare-plan/

Monday, 12 November 2012

Jesusi: “Unë kam nevoj për ndihmën tuaj. Ashtu si kisha nevojë për apostujt dhe dishepujt e Mi kur Unë ecja në tokë”

E Enjte, 8 Nëntor 2012, ora 15:50

Bija Ime e dashur, dishepujt e Mi, shërbëtorët e shenjtë dhe klerikët tani po mblidhen në mbarë botën në përgjigje të kësaj thirrje nga Qielli.

Unë, Jesu Krishti I tyre I dashur, jam i pranishëm në zemrat e tyre me hiret e Mia të veçanta.

Ata e njohin këtë thirrje Hyjnore, sepse Shpirti I Shenjtë I ka mbuluar ata duke e kuptuar se jam Unë, me të vërtetë, Jesu Krishti, Biri I Njeriut, I Cili po komunikon me ata.

Ju, kongregacioni Im i dashur dhe i shtrenjtë, jeni të ndërthurur me Zemrën Time të Shenjtë në këtë kohë.

Unë po ju çoj drejt udhës që ju të mund të komunikoni të Vërtetën tek shpirtrat e humbur që kanë nevojë për Mëshirën Time të madhe.

Dhurata Ime për ju është kjo. Unë do t'i prek zemrat tuaja në një mënyrë që ju do ta kuptoni menjëherë se ky është Frymëzim Hyjnor.

A nuk e dini se sa shumë Unë ju dua? Sa shumë jeni të mbrojtur nën Fuqinë e Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, që i ka premtuar botës shpëtimin?

Ardhja Ime e Dytë është afër dhe Unë dëshiroj të shpëtoj të gjithë mëkatarët, pa marrë parasysh se sa të nxirë janë shpirtrat e tyre. Kujtoni se duhet të jetë angazhimi tuaj ai që do të më lejoj Mua t'ju drejtoj me qëllim që këta shpirtra të mjerë të shkëputen nga mbërthimi i të ligut.

Mos hezitoni t'i përgjigjeni thirrjes Sime, por dijeni se duhet të jeni të kujdesshëm se si duhet ta bëni këtë. Unë kam nevoj të ndërtoj ushtrinë Time në një mënyrë të tillë që ata të mblidhen privatisht, me qëllim që të bashkohen në një, dhe të paraqesin lutjet e tyre para Meje.

Ju duhet të veproni shpejt dhe ata shpirtra, sa të thoni Fushatën Time të Lutjeve, do të tërhiqen drejt jush.

Unë kam nevoj për ndihmën tuaj. Ashtu si kisha nevojë për apostujt dhe dishepujt e Mi kur Unë ecja në tokë.

Ejani tani. Mos kini frikë. Mos dëgjoni ata që ju sfidojnë, që ju tallin apo që do të hedhin shpifje mbi Fjalën Time të Shenjtë. Koha juaj për të më shërbyer Mua ka ardhur. Ngrihuni me kurajo dhe më ndiqni Mua. Unë do t'ju mbush me dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja. Së shpejti ju nuk do të keni asnjë dyshim se kush po ju bën këtë kërkesë.

Unë ju falenderoj që ju përgjigjët thirrjes Sime. Unë ju bekoj dhe ju drejtoj gjatë gjithë kohës.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-need-your-help-just-as-i-needed-my-apostles-and-disciples-when-i-walked-the-earth-2/

Sunday, 11 November 2012

Shumë nga njerëzimi do të pastrohet dhe atëherë do të jetë gati për Epokën e Paqes të pritur prej kohësh

E Mërkurë, 7 Nëntor 2012, ora 21:28

Bija Ime e dashur, e gjithë bota do t’i ndjej ndryshimet, pasi çdo vënd do të përjetoj një qetësi dhe një gjëndje pritjeje, dhe prapë shumë nuk do ta kuptojnë përse ndodh kjo.

Jeta do të ndryshoj dhe për ata që besojnë tek Unë, do të presin shumë në të ardhmen.

Mendojeni botën si të ishte një person që vuan nga një sëmundje e tmerrshme. Ai duhet të vuaj, të ndjej dhimbjen dhe të duroj periudhën gjatë së cilës sëmundja trajtohet nga doktori i tij.

Shumë njerëz reagojnë shpejt ndaj trajtimit. Të tjerët më ngadalë. Të tjerët nuk reagojnë fare.

Disa pacientë kanë shpresë dhe shpresojnë se trupi i tyre duhet të duroj një trajtim të dhimbshëm disa herë para se të ndjehen mirë dhe të shëndetshëm përsëri.

Bota po vuan nga një infektim i shkaktuar nga influenca e Satanit ku ai dhe djajtë e tij, joshin, tundojnë dhe bindin fëmijët e Zotit se mëkati nuk egziston.

Ata zhyten nga një krizë e shpirtit tek tjetra. Sa e dëshpërojnë Atin Tim të dashur. Sa shumë dhimbje ju duhet të durojnë para se të jetojnë jetën në mënyrën me të cilën e diktojnë Ligjet e Zotit.

Por kur kjo sëmundje është trajtuar dhe dhimbja ka ikur më pas, shumë nga njerëzimi do të jenë pastruar dhe atëherë do të jetë gati për Epokën e Paqes të pritur prej kohësh. Epoka e Paqes, e premtuar tek të gjithë ata që ndjekin Mësimet e Zotit, do të presi ata që e kanë shpenguar veten para Syve të Mi.

Secilit prej jush do t'i tregohet e Vërteta. Pastaj ju do të jeni në gjëndje të dalloni midis shëmtisë së mëkatit dhe pastërtisë që kërkohet për të hyrë në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Kur çdo personi t'i jetë treguar e Vërteta, askush nuk do ta vërë atë në dyshim, por jo të gjithë nuk do ta mbështesin atë.

Është koha për njerëzimin të shikoj se çfarë ka ndodhur në botë për shkak të lakmisë, egoizmit dhe dashurisë për veten. Asnjë konsideratë nuk tregohet për mirëqënien e atyre që janë më fatkeq në jetë. Ka fare pak konsideratë për jetën njerëzore.

Ju duhet ta hidhni poshtë arrogancën tuaj, sepse nëse nuk e bëni, do të zhvisheni nga të gjitha ato që zotëroni.

Liderat e shumtë në kombet e ndryshme së shpejti do të bashkojnë radhët dhe pregatiten për të shkatërruar Krishtërimin në mbarë botën.

Për këtë arsye, kupat e zjarrit dhe të vetëtimave do të derdhen mbi mbarë botën për të ndëshkuar të ligjtë.

Megjithatë, ju duhet ta kuptoni se shumë nga ndëshkimet e planifikuara nga Ati Im janë zbutur prej lutjeve tuaja.

Qëndroni të fortë. Vazhdoni me Fushatën e Lutjeve të Mia dhe kurrë mos e humbni shpresën.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/much-of-humanity-will-be-cleansed-and-will-then-be-ready-for-the-long-awaited-era-of-peace/

Hyji Atë: “Hierarkia e të gjithë ëngjëjve në Qiell po mblidhen në katër cepat e tokës në këtë kohë”

E Martë, 6 Nëntor 2012, ora 22:45

Bija Ime e dashur, hierarkia e të gjithë ëngjëjve në Qiell mblidhen në katër cepat e tokës në këtë kohë. Ata po pregatiten tani për sulmin e ndëshkimeve që do të lëshohen mbi njerëzimin.

Të gjitha këto duhet të ndodhin- stuhitë, luftrat, zia e bukës dhe diktatura – do të bien mbi tokë ndërsa beteja po fillon, ashtu si është parashikuar.

Toka do të tundet në kater cepat e globit dhe shumë do të tronditen, sepse ata kurrë nuk kanë parë të ndodhin trazira të tilla para tyre.

Ju, fëmijët e Mi, jeni në ditët e fundit dhe periudha që shtrihet përpara do të jetë e vështirë. Ju që jeni besnik ndaj Meje dhe e vini gjithë besimin tuaj tek Unë, do t'i rezistoni këtyre trazirave.

Shumë ndryshime do të shpërthejnë tani në botë dhe ju që e dini të Vërtetën do të jeni mirënjohës. Ju do ta kuptoni se, kur kjo do të thotë fundin e ditëve që ju keni njohur deri tani, do të jetë gjithashtu një periudhë, ashtu si është parashikuar, që do të shënoj një fillim të ri. Një fillim I ri. Një parajsë e Re në tokë.

Kjo do të thotë liri, fëmijë. Ju do të merreni rrëmbimthi në Krahët e Mi për të pritur banesën e re që Unë me kujdes e kam krijuar për të gjithë ju.

Për shumë njerëz kohët do të jenë të vështira për tu duruar,  por vetëm ata që e pranojnë të Vërtetën do të rezistojnë dhe përparojnë, sepse ata do të jenë të mbrojtur.

Vula Ime duhet të përhapet. Dashuria Ime duhet të bëhet e njohur tek çdo fëmij I Imi, i çdo feje, besimi dhe sidomos atyre që nuk më njohin Mua, si dhe ata që e refuzojnë Egzistencën Time.

Unë e pregatis ushtrinë Time në Qiell, ashtu si pregatis ushtrinë Time në tokë.

Së bashku ne do të luftojnë të ligun, që do të prezantohet nga çdo shtet mbi njerëzit e tyre të pashpresë.

Nëse ju ngriheni dhe refuzoni të pranoni Vulën e Bishës, Unë do t’ju mbroj.

Qëndrat, e organizuara nga profetët e Mi nëpër vite, do të dalin secila si një oazë në shkretëtirë. Këtu ju do të jeni në gjëndje të deklaroni besmikërinë tuaj ndaj Meje, Atit tuaj. Këtu ju mund të mblidheni për tu lutur për shpirtrat e atyre që do të humbasin nën fuqinë e antikrishtit.

Lutuni, lutuni, lutuni. Koha juaj është shënuar dhe Ardhja e Dytë e Birit Tim do të ndodhi së shpejti.

Vetëm Unë, Ati juaj I dashur, e di këtë datë. Madje dhe Biri Im I shtrenjtë, Jesu Krishti, nuk ka dijeni për atë. Por dijeni këtë.

Ndërsa ju jeni duke u pregatitur përmes kësaj dhe Misioneve të tjera, atëherë do t’ju lajmërohet papritur, por do të jetë tepër vonë për shumë të tjerë të kthehen mbrapsh. Në të kundërt ata do të vrapojnë.

Qëndroni të fortë, bijtë e Mi. Plani Im është të shkatërroj bishën dhe të shpëtoj secilin nga fëmijët e Mi. Lutjet tuaja mund të Më ndihmojnë Mua për të shpëtuar secilin nga shpirtrat e shtrenjtë.

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-the-hierarchy-of-all-the-angels-in-heaven-gather-at-the-four-corners-of-the-earth-at-this-time/

Jesusi: “Toka do të rënkoj nga dhimbja ndërsa antikrishti pregatit hyrjen e tij”

E Hënë, 5 Nëntor 2012, ora 18:50

Bija Ime e dashur, bota tani duhet të pregatitet për ndryshimet e mëdha, që Unë kam lejuar, me qëllim që të pregatis njerëzimin për Ardhjen e Dytë.

Shumë punë është bërë përmes ndjekësve të Mi të dashur, për të shpëtuar miljona shpirtra; përmes lutjeve që Unë ju kam dhënë atyre.

Besnikëria juaj ndaj Meje, Jesusit tuaj, ndjekësit e Mi të dashur, do të thotë se ju i keni dorëzuar shpitrat tek Unë, të cilët janë tani të sigurtë, se në të kundërt do të ishin hedhur në Ferr.

Kaq të fuqishme janë lutjet tuaja, sa me kalimin e kohës aq miljona më shumë do t'i pranojnë Mesazhet e Mia të dashurisë dhe shpresës, saqë biljona shpirtra do të shpëtojnë.

Puna Ime përmes jush, dishepujt e Mi, po shpëton mijra e mijra njerëz çdo ditë. Megjithatë ju kurrë nuk duhet të lejoni dyshimet, që natyrisht herë pas here do t’ju sulmojnë dhe që do t'ju pengojnë të luteni.

Tani ju duhet të dëgjoni

Shumë do të ndodhin tani. Stuhitë do të shtohen në mbarë botën dhe toka do të rënkoj nga dhimbja ndërsa antikrishti pregatit hyrjen e tij. Nuk do të jetë gjatë para se ai të shfaqet.

Përqëndrohu, bija Ime, në përhapjen e Fjalës Sime, edhe pse do të hasësh shumë pengesa. Mos lejo që asgjë të mos i vonojë Mesazhet e Mia t'i jepen çdo njërit.

Nuk do të jetë numri i njerëzve që do të marrin Librin e Të Vërtetës apo Mesazhet e Mia, por numri i njerëzve që thonë Fushatën Time të Lutjeve, ata që do të sjellin ndryshim.

Lutjet do ta dobësojnë fuqinë e antikrishtit.

Do të jenë ndëshkimet që do dërgohen në tokë nga Ati Im, ato që do t'i shkatërroj ata lidera apo grupe që guxojnë të lëndojnë fëmijët e Tij.

Fuqia e Zotit do t'i mbuloj ata që e duan Atë.
Fuqia e Zotit do të mbroj ata që konvertohen.

Hyji, Ati Im I Përjetshëm do të vazhdoj të derdhi Hiret e Tij deri sa Fuqia e Tij të mbuloj dhe të mbroj të gjithë fëmijët e Tij në tokë.

Shkoni në paqe, shpresë dhe dashuri. Besoni tek Unë, dhe çdo gjë do të jetë mirë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: