Kerko Mesazhet ketu

Friday 2 November 2012

Vala e ndryshimit ka për të filluar shumë shpejt

E Mërkurë, 17 Tetor 2012, në 12:30

Bija Ime fort e dashur, vala e ndryshimit ka për të filluar shumë shpejt.

Shumë njerëz në botë do ta kuptojnë, më në fund, kuptimin e jetëve të tyre dhe çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është.

Kjo kohë që është para duhet të trajtohet si periudha e përgatitjes për Parajsën e Re në tokë. Ajo nuk duhet patur frikë.

Për ju që më njihni Mua, Unë ju kam thënë se ju duhet të keni besim të plotë tek Unë. Për ata që nuk më njohin Mua, e Vërteta do t'iu tregohet atyre për herë të parë.

Dishepujt e Mi duhet tani të fillojnë të recitojnë Lutjet e Mia të Kryqëzatës, duke përfshirë lutjen 43 ‘Për të shpëtuar shpirtrat gjatë Paralajmërimit’, në mënyrë që ripërtëritja e tokës të kryhet sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë.

Menjëherë sapo e Vërteta të zbulohet, Mesazhet e Mia të Shenjta duhet të përhapen kudo. Kur kjo të ndodhë, shumë vetë do të jenë vigjilentë ndaj mashtrimeve me të cilat do t’ju duhet të përballen në vendet e tyre. Ata do të mësojnë se si ta dallojnë antikrishtin dhe do të jenë në gjendje që ta mbrojnë veten kundër torturës së tij.

Koha për ta bashkuar veten tuaj me Zemrën Time të Shenjtë është tani.

Kur ju të jeni të bashkuar me Mua, ju do të jeni të mbrojtur në çdo kohë.

Jezusi juaj