Monday, 31 December 2012

Jesusi: “Kurrë mos u trëmbni nga Unë, sepse Unë vij në paqe”

E Shtunë, 29 Dhjetor 2012, ora 19:36

Bija Ime e dashur, përsëri Unë ju them të gjithëve ju, dishepujt e Mi, të mos keni frikë. Ndërsa ngjarjet që do të vijne mund të jenë të dhimbshme për t'u parë nga ju, kujtoni këto, Fjalët e Mia të Shenjta, që po ju jepen tani.

Dashuria Ime për njerëzimin është kaq e madhe sa Unë fal lehtë, çdo mëkat, pavarësisht se sa fyes mund të jetë, kur pendesa e vërtetë tregohet nga mëkatari. Kurrë mos u trëmbni nga Unë, nëse më doni Mua me të vërtetë, sepse Unë ju mbroj gjatë gjithë kohës. Po, ju do të vuani në Emrin Tim, kur ju të ecni pas Meje. Por kjo është diçka që ju duhet ta pranoni. Është një çmim i vogël për tu paguar për Lavdinë që ju pret përpara.

Megjithatë ata që ecin para Meje me besimin e gabuar se ata nuk kanë nevojë për Praninë e Zotit në jetën e tyre, duhet të kenë frikë. Këta mëkatarë, që kurrë nuk do të tregojnë pendesë, sepse ata besojnë se janë në kontroll të fatit të tyre, do të bien në humnerë. Ky, kurth i ngritur për ata nga i ligu, mund të duket si një orë me zile. Për çdo minutë që ata vazhdojnë të më braktisin Mua, koha e tyre shkurtohet. Koha për ata të shpengohen në Sytë e Mi është e shkurtër.

Dijeni se të dyja ushtritë për betejën e shpirtrave tani janë vënë në radhë gati për luftë. Koha po ecën prandaj ju lutem të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës.

Kurrë mos u trëmbni nga Unë, sepse Unë vij në paqe. Por, trëmbuni nga bisha, e cila do të duket sikur vjen në paqe, por që vjen për t'ju shkatërruar. Ai, i ligu, dhe ndjekësit e tij në tokë janë ata që ju duhet të keni frikë. Jo Mua.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Sunday, 30 December 2012

Jesusi: “Njohuritë shumë shpesh edhe mund t’ju verbojnë ndaj të Vërtetës”


E Premte, 28 Dhjetor 2012, ora 06:05

Bija Ime e dashur, është vetëm kur zemra jote është me të vërtetë e hapur ndaj Meje, që ti mund të përjetosh Dritën Time dhe të njohësh të Vërtetën.

Shumë thonë se kanë kërkuar për Dhuratën e dijes dhe se i janë lutur Shpirtit të Shenjtë për ta marrë atë. Jo të gjithë që kërkojnë, do t'ju jepet dija që duhet për të marrë këtë Dhuratë të çmuar. Dhe prapë ata do të thonë se e kanë marrë. Pastaj ata do të më fyejnë Mua duke deklaruar se Fjala Ime e Shenjtë i vë ata në siklet. Ata pohojnë se shqetësimet e tyre do të thonë se Mesazhet e Mia të Shenjta po vijnë nga shpirti i keq.

Për ju që me krenari deklaroni interpretimin tuaj të shtrëmbëruar të Fjalës Sime të Shenjtë të jetë e rreme, e dhënë njerëzimit përmes këtyre Mesazheve, Unë kam këtë për t'ju thënë.

Kur erdhët herën e fundit para Meje të zhveshur? Pa mburojën e krenarisë t'ju mbronte? Kur erdhët para Meje, në gjunjë, duke më thirrur Mua me të vërtetë që t'ju drejtoj ju, pa i vënë më parë duart tek veshët duke refuzuar të dëgjoni? A nuk e dini se Unë do t'ju ndriçoj me Dhuratën e dijes, kur ju vini para Meje pa ndonjë opinion tuaj të para-menduar? Ju nuk mund të jeni të lirë nga zinxhirët e krenarisë intelektuale, e cila ju verbon ndaj të vërtetës së njohurisë shpirtërore, deri sa të jeni të zhveshur nga gjithë krenaria njerëzore.

Për ata mes jush që kalojnë vite për të studjuar Shkrimin e Shenjtë dhe që e konsiderojnë veten të pregatitur mirë – dhe prapë më të vlefshëm për të përcaktuar fjalën Time – ju duhet të mendoheni përsëri.

Njohuria e Librit të Atit Tim nuk ju kualifikon më tepër se sa një lypës në rrugë me asnjë lloj edukimi mbi çështjet shpirtërore. Njohuria mund edhe shumë shpesh t'ju verboj ndaj të Vërtetës. Njohuria e bazuar në interpretimin tuaj njerëzor të Librit të Atit Tim nuk do të thotë asgjë, kur vjen puna për të kuptuar Fjalën e Zotit.

Ju që mburreni për metodat tuaja të mësuara duke ndjekur Shkrimin e Shenjtë të Zotit, dhe pastaj e përdorni këtë për ta mohuar Fjalën Time që i jepet sot botës, jeni fajtor të mëkatit. 

Mëkati juaj është mëkati i krenarisë. Ju më fyeni Mua sepse krenaria juaj vlen më shumë për ju sesa dashuria për Mua, në formën e saj më të thjeshtë.

Dashuria për Mua, Jesusin tuaj, vjen nga zemra. Shpirtrat që e meritojnë Mbretërinë Time e njohin Zërin Tim shpejt. Shpirtrat që e kundërshtojnë Fjalën Time dhe i inkurajojnë të tjerët të më refuzojnë Mua plotësisht, janë të influencuar nga shpirti i keq. Ju më shkaktoni Mua neveri. Zërat tuaj të ligj, kur ju bërtisni dhe me krenari deklaroni vlerat tuaja, të bazuar në njohjen tuaj të Shprimit të Shenjtë, do të heshten.

Durimi Im kurrë nuk mbaron, por ju që qëndroni para Meje dhe dëmtoni me qëllim Planin Tim të Shpëtimit, ju do të flakeni në shkretëtirë sa hap e mbyll sytë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Saturday, 29 December 2012

Hyji Atë: “Së shpejti, një Dritë e re, një diell i ri, do të duket”

E Enjte, 27 Dhjetor 2012, ora 18:20

Bija Ime më e dashur, ky është një Mesazh i shpresës së madhe për të gjithë fëmijët e Mi.

Koha për ndryshimet, ashtu si është parashikuar, kur toka do të kthehet; planetet do të ndryshojnë dhe klima nuk do të jetë më e parashikueshme, është tani mbi ju.

Fuqia Ime e Madhe tani po shfaqet në Qiell, ashtu si dhe në tokë, ndërsa Unë udhëheq betejën kundër armiqve të Mi. Satani dhe djajtë e tij po munden, por ata kanë vendosur një mbrojtje të tmerrshme. Së bashku me ta, ata po tërheqin fëmijët e Mi të gjorë, zemrat e të cilëve janë të mbushur me ambicje politike dhe materialiste, të luajnë një rol, kur ata përpiqen të kryqëzojnë fëmijët e Mi.

Njeriu është i dobët. Njeriu joshet lehtë. Për shkak të verbimit të tij ndaj të Vërtetës, që ju është dhënë nga Unë, që nga fillimi i Krijimit, njeriu beson në gënjeshtra. Ai i beson gënjeshtrat të vjella nga i ligu, sepse ai është i joshur nga premtimet për fuqi dhe kënaqësi.

Fëmijët e Mi duhet ta njohin Dritën e lavdishme dhe të mbrekullueshme të Mbretërisë Sime. Ti, bija Ime, e ke parë këtë Dritë dhe ti e di se sa e Fuqishme është ajo. Ti e njeh Fuqinë e Zotit, dhe se si të mbështjell ty. A mund ta imagjinosh se si do të jetë kur Parajsa Ime e Re të zbulohet? Ti, bija Ime, ke parë vetëm një pjesë të vogël të kësaj Drite të lavdishme dhe të shkëlqyeshme.

Është e rëndësishme ta mirëprisni Dritën e Birit Tim në zemrat tuaja. Kur ju e ftoni Atë t'ju shpëtoj, dhe t'ju marri në Zemrën e Tij të Shenjtë, ju do ta ndjeni këtë Dritë.

Drita e Agimit të Ri – Epoka e Re – ngadalë por me siguri të plotë do ta ndriçoj botën. Së shpejti, një Dritë e re, një diell i ri, do të duket. Do të jetë më i madh dhe do të jetë shkaku i shumë mbrekullive.

Kjo është një Shenjë e Fuqisë Sime dhe e Madhështisë Sime. Do të jetë një mbrekulli dhe do të provoj se njeriu nuk e kupton plotësisht sekretin e krijimit.

Vetëm Unë, Zoti Krijuesi I Universit, e komandoj gjithçka që gjendet. Gjithçka që do të jetë. Gjtihçka që mund të jetë. Asnjë njeri, apo shkencëtar nuk mund t'i zgjidhi këto sekrete më të shenjta, sepse nuk është për njeriun të kuptoj në këtë periudhë.

Mbrekullitë e Krijimit Tim, dhe forca e Fuqisë Sime, do t'i tregohen botës. Mos lejo asnjë njeri të bëj gabimin të besoj se Satani dhe ndjekësit e tij të ligj, kanë ndonjë fuqi t'ju sjelli ju mbrekullitë që Unë kam Krijuar për çdo krijesë të vetme. Unë kam premtuar të zbuloj të Vërtetën që ju, fëmijët e Mi, të mund të hiqni perden që ju ka mbuluar sytë.

Kur të vij Dita që e Vërteta të pranohet plotësisht nga ju, Unë do t'ju dhuroj juve pasuritë më të shkëlqyera, hiret dhe një jetë që ju kurrë nuk mund ta parashikoni, sepse ajo ëshë përtej imagjinatës suaj.

Unë jam I lumtur t'ju jap këtë mesazh shprese sot. Unë shpresoj se kjo ju sjell shumë lumturi dhe paqe.

Premtimi Im për t'ju sjellë ju në trashëgiminë tuaj përfundimtare, do të bëhet një realitet, së shpejti.


Ati juaj I Dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Friday, 28 December 2012

Jesusi: “Do të ketë një përmbytje të madhe. Ju gjithashtu do të dëshmoni përmbytje më të vogla nëpër vënde të tjera”


E Martë, 25 Dhjetor 2012, ora 19:20 

Bija Ime e dashur, Plani Im për Shpëtimin e botës filloi në Orën Time, në 22 Dhjetor 2012.

Kjo kohë në botë është e Imja, ndërsa i mbledh së bashku të gjithë fëmijët e Zotit, kur beteja e madhe fillon.

Kjo periudhë e mundimit të madh do të zgjasi për disa kohë. Luftrat do të shtohen deri kur lufta e madhe të deklarohet dhe bota do të ndryshoj.

Të gjitha kombet do t'i vënë re ndryshimet. Ju duhet të jeni të pregatitur për këtë dhe t'i pranoni, sepse të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë.

Do të ketë një përmbytje të madhe. Ju do të dëshmoni përmbytje më të vogla nëpër vënde të tjera.

Klima do të filloj të ndryshoj dhe koha do të jetë ndryshe, në një mënyrë që do t'ju duket e çuditshme.

Kjo është një kohë për të gjithë ata që i kanë hapur sytë tek e Vërteta, të planifikojnë udhën për Mua që të mund t'i mirëpres të gjithë në Krahët e Mi të Shenjtë.

Mos kini frikë sepse Dashuria Ime do të zbusi shumë nga këto gjëra dhe lutjet tuaja mund dhe do të dobësojnë shumë nga ligësitë e planifikuara nga bisha.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Virgjëra Mari: “Ditën që unë i solla botës një Shpëtimtar, ndryshoi fati i njerëzimit”


E Hënë, 24 Dhjetor 2012, ora 18:00

Bija ime, ditën që unë i solla botës një Shpëtimtar, ndryshoi fati i njerëzimit.

Këtë fëmij të vogël unë e desha me një pasion si çdo nënë tjetër. Por ishte edhe një hir i veçantë që mu dha mua nga Ati Im. Ky ishte hiri i mbrojtjes. Unë e mbrojta Birin tim, që nga fillimi në një mënyrë të ndryshme. Unë e dija se Ai ishte Mesia i premtuar dhe prandaj mu dha një përgjegjësi shumë e veçantë, edhe pse unë nuk e kisha idenë e rëndësisë që kjo përgjegjësi do të kërkonte.  

Si fillim nuk mu dha të kuptoja se Biri im, Shpëtimtari, i dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzimin nga flakët e Ferrit, do të vritej. Kjo pjesë e misionit tim erdhi si një tronditje e tmerrshme dhe dhimbja ime nuk mund të përkshkruhej, kaq intensive ishte.

Unë vuajta përmes Birit tim, në Atë dhe me Atë. Madje dhe sot, unë e ndjej dhimbjen dhe trishtimin e Tij në mosbesimin e Egzistencës së Birit tim në botë sotë. Si Nëna e Shpëtimit, përgjegjësia ime është të ndihmoj Birin tim në planin e Tij për të shpëtuar shpirtrat.

Kjo është koha e përmbytjes; këtë herë për ndryshim të shpejt dhe të papritur. Ndërsa luftrat do të shpërthejnë dhe një luftë e madhe do të dali prej gërmadhave, Plani I Zotit do të shtohet për të bërë të njohur Praninë e Tij përmes të gjitha kombeve dhe të gjitha rracave.

Bija ime, unë të lutem që të thuash Rozaren më të Shenjtë ndërsa unë derdh lot sot. Lotët e mi, që ti i ke parë janë për ata shpirtra që nuk do ta njohin Birin tim. Janë ata Kristjanë që e trishtojnë Atë më shumë, të cilët thonë se e pranojnë Jesu Krishtin, si Shpëtimtar, dhe që e fyejnë Atë duke mos u lutur tek Ai.

Përhapja e ateizmit është si një epidemi e tmerrshme që ka përfshirë tokën. Zoti nuk është harruar, në të kundërt, Egzistenca e Tij po shpërfillet me qëllim. Ligjet e Tij janë ndaluar në vëndet tuaja. Kishat e Tij nuk nderohen. Shërbëtorët e Tij janë tepër të ndrojtur dhe jo mjaft të guximshëm të shpallin Fjalën e Tij të Shenjtë.

Toka tani do të ndryshoj fizikisht dhe shpirtërisht. Pastrimi ka filluar. Beteja do të zhvillohet mes atyre që ndjekin të ligun dhe Kishën e Mbetur të Zotit.

Ata që janë besnik ndaj Birit tim duhet që gjithmonë të më thërresin mua, Nënën tuaj të dashur të Shpëtimit, që unë të mund t'ju shenjtëroj tek Biri im I dashur, për t'ju dhënë hiret shumë të nevojshme. Ju duhet të pregatiteni si një ushtar i Jesu Krishtit. Mburoja juaj duhet të bëhet më e fortë, sepse roli juaj është si një luftëtar dhe ju duhet të marshoni kundër mizorisë së madhe dhe padrejtësisë.

Shkoni në paqe fëmijë dhe mbajini lutjet ditore kur ndryshimet të fillojnë, që të mund të arrihet shpëtimi i njerëzimit.

Gjithçka do të bëhet sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, përmes Birit të Tij të vetëm, Jesu Krishtin. Ju, fëmijët e mi, që kërkoni ndihmën time, do t'ju jepet mbrojtja e madhe për vëndet tuaja.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-the-day-i-brought-the-world-a-saviour-it-changed-the-destiny-of-humanity/

Thursday, 27 December 2012

Jesusi: “Familja dhe shkatërrimi i saj, do të jenë fillimi i gjithçkaje”

E Dielë, 23 Dhjetor 2012, ora 15:30

Bija Ime e dashur, shumë nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të përballen me një sfidë të tmerrshme. Kjo do të jetë ajo që do t'i bindi ata të marrin një nga të dyja udhët e ndara. Do të varet nga secili prej tyre, sipas vullnetit të tyre të lirë, se cilën udhë ata duhet të zgjedhin. Sepse paturpësia do të bëhet e njohur së shpejti.

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk do të jenë menjëherë të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Do të jetë vetëm kur ata të lexojnë letra, të dhëna nga ato vëndet e larta, që ata do të gjejnë vështirësi.

Ata që e mbështesin Fjalën Time të Shenjtë, që i është dhënë njerëzimit përmes Dhuratës së Biblës së Shenjtë, do të sfidohen dhe do të nxiten të pranojnë ndryshimet. Këto ndryshime do t'ju jepen atyre dhe ata pritet që t'i përtypin ato dhe t'i pranjnë si e Vërteta. Ato çojnë tek një gjë.

Ata do të nxisin ata shërbëtorët e Mi të Shenjtë të pranojnë tolerancën e mëkatit.

Atyre do t'ju thuhet se Zoti është një Zot përherë e i mëshirshëm dhe se Ai i do gjithsecilin. Pra kjo pjesë është e vërtetë. Por pastaj, ata do të udhëzohen t'i shpërfillin ligjet, të cilat janë një paturpësi në Sytë e Mi. Familja dhe shkatërrimi i saj, do të jenë fillimi i gjithçkaje.

Të tjerët do të kërkohen të pranojnë një lloj të ri ceremonie që do të zëvendësoj Meshën dhe Praninë e Eukaristisë Sime të Shenjtë.

Kjo do të mendohet si një lëvizje e gjithë-përfshirë për të bashkuar të gjithë Kristjanët dhe fetë e tjera  në një të vetme. Ky do të jetë dhe fillimi i këtij fundi.

Dita kur Sakrificat ditore të Meshës të priten, do të jetë fillimi i të gjitha ngjarjeve që do të shpalosen, ashtu si është treguar edhe nga Gjoni Evangjelist. Kjo do të jetë koha e ngritjes së bishës dhe influenca e tij do të jetë e madhe. Ai do të fitoj zemrat dhe shpirtrat e shumë priftërinve. Qëllimi i tij është që të ndaloj të gjitha Meshat dhe të përdhosi Eukaristinë e Shenjtë.

Ai pothuajse e bën këtë përmes meshave të zeza të mbajtura në shumë Kisha Katolike. Bërthama e shërbëtorëve të pabesë po intrigojnë kundër Kishës Sime dhe ata do të çojnë shumë në udhë të gabuar.

Të jeni vigjëlent. Hapini sytë dhe më kërkoni Mua për forcën që do t'ju duhet për të qëndruar kundër këtij plani të turpshëm dhe të lig.

Kjo betejë brënda Kishës Sime në tokë do të jetë e egër. Prifti kundër priftit. Peshkopi kundër Peshkopit. Kardinali kundër Kardinalit.

Lë të dihet nga ata mes jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë, që më njihni dhe më doni Mua. Unë do t'ju udhëheq. Unë do t'ju drejtoj. Unë do t'ju jap forcën për tu marrë me armiqtë e Zotit. Ju nuk jeni vetëm.

Ju kurrë nuk duhet të dëgjoni gënjeshtrat që ju jepen apo ju tregohen në Emrin Tim Të Shenjtë. Vetëm ju e dini të Vërtetën në zemrat tuaja. Dëgjojeni zemrën tuaj. Qëndroni besnik ndaj të gjithë asaj që ju është thënë se është Ligji I Zotit.

Nëse ju tregohet ndonjë gjë që duket se është në kundërshtim me Mësimet e Mia, atëherë ju duhet t'i ktheni shpinën.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-family-unit-and-the-destruction-of-it-will-be-at-the-root-of-everything/

Tuesday, 25 December 2012

Jesusi: “Unë ju mbuloj me këtë Bekim të Veçantë sot”

E Shtunë, 22 Dhjetor 2012, ora 20:36

Bija Ime e dashur, Dita e Krishtlindjes është Dhurata Ime për njerëzimin. Është për shkak të kësaj dite që jeta e përjetshme u bë e mundur për njerëzit e vdekshëm.

Unë, Jesu Krishti, Shpëtimtari I Botës, ju mirëpres të gjithëve ju, fëmijët e Zotit, në Mbretërinë që më është premtuar Mua nga Ati Im.

Unë erdha në botë I njohur vetëm nga pak veta. Lindja Ime e ndryshoi të ardhmen. Premtimi Im u pranua nga ndjekësit e Mi. Ata e dinin se Unë do të vija përsëri, por nuk e kishin idenë se kur. Ata i dëgjuan Mësimet e Mia, edhe pse shumë prej tyre nuk ishin njerëz të mësuar. Ata ishin të varfër dhe bënin një jetë të thjeshtë. Prapë ata ishin që më mirëpritën Mua.

E njëjta do të jetë e vërtetë tani kur Unë ju pregatis për Ardhjen Time të Dytë. Do të jenë ata shpirtra me dashuri të thjeshtë për Mua që do t'i hapin zemrat e tyre ndaj Thirrjes Sime. Dhe do të jenë ata mes jush, të përulët në zemër dhe të pastër në shpirt, që do të bëhen dishepujt e Mi sot. Do të jetë përmes jush, ashtu sikurse ishte kur Unë eca në tokë që Fjala Ime do të dëgjohet dhe besohet.

Unë ju mbuloj me këtë Bekim të Veçantë sot. Unë dëshiroj që ju ta pranoni Bekimin Tim të Mbrojtjes përmes kësaj Fushatë Lutje për të më mirëpritur Mua, Mesian, kur Unë të zbuloj Mbretërinë Time të Re.

Fushata e Lutjes (90) Falenderim për Ardhjen Tënde të Dytë Më Të Lavdishme

O Jesusi Im, unë të ofroj Ty lavdërime dhe falenderime për Ardhjen Tënde të Dytë Më Të Lavdishme.
Ju, Shpëtimtari im, erdhët në jetë për të më dhënë mua Jetën e Përjetshme dhe për të më çliroj mua nga mëkati.
Unë të ofroj Ty dashurinë time, falenderimet dhe adhurimin tim ndërsa e pregatis shpirtin tim për Ardhjen Tënde të Madhe. Amen


Shkoni tani dhe pregatituni. Sepse koha është e shkurtër dhe shumë është për tu bërë për të shpëtuar çdo shpirt.

Unë ju sjell Paqe, Dashuri dhe Gëzim në këtë ditë të veçantë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-shower-you-with-this-special-blessing-today/

Jesusi: “Fjala Ime do të jetë si një shpatë që do të copëtoj përtej rrëmujës dhe gënjeshtrave”

E Premte, 21 Dhjetor 2012, ora 22:50

Bija Ime e dashur, koha për Mësimet e Mia dhe Mesazhet e Mia të Shenjta të përhapen në çdo cep të botës, është tani.

Unë do të bëj të sigurtë që Libri I të Vërtetës, i premtuar botës, të jetë gati në çdo komb dhe në çdo gjuhë.

Dishepujt e Mi dhe Shërbëtorët e Mi të Shenjtë do të predikojnë nga të katër cepat e tokës.

Biljona do ta ndjekin Fjalën Time dhe shumë më në fund do të lexojnë Ungjillin e Shenjtë.

Libri I Atit Tim, Bibla e Shenjtë, do të rikthehet dhe Fjala Ime do të lexohet përsëri.

Tani, Mesazhet e Mia sot, e përmbajtura në Librin e Të Vërtetës do të jenë ushqim që do t'i jepet fëmijve të Zotit kur të bëhet e paligjshme të lexohet Fjala e Shenjtë e Zotit në të ardhmen.

Ju, dishepujt e Mi, duhet të konvertoni ata që nuk më njohin Mua. Nëse ata nuk e dinë se Kush Jam Unë, ata nuk mund të pregatiten ashtu si duhet për Mbretërinë Time të Re.

Fjala Ime do të jetë si një shpatë që do të copëtoj përmes rrëmujës dhe gënjeshtrave. Ajo do të preki mëndjet, zemrat dhe shpirtrat e të gjithëve.

Disa do të marrin pak kohë për ta përtypur Fjalën Time, por pjesa më e madhe e popullsisë do ta pranojë të Vërtetën, menjëherë sa t'ju jepet.

Ju lutem të luteni për kurajon, forcën dhe vullnetin për të bërë atë që Unë kërkoj nga ju.

Kujtohini ata se Unë dhashë jetën për ata. Tregoji atyre se koha që Unë të vij përsëri është afër. Ngushëllojini ata duke ju zbuluar atyre Dhuratën e madhe të Parajsës së Re që Unë do t'ju tregoj.

Tregojini atyre se Unë Jam duke ardhur për t'i shpëtuar ata dhe për t'ju dhënë fund vuajtjeve të tyre.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-word-will-be-like-a-sword-which-will-cut-through-confusion-and-lies/

Jesusi: “Dashuria Ime për njerëzim ndjehet nga shumë. Për fat të keq, ata që nuk e kërkojnë, nuk do ta gjejnë atë”

E Premte, 21 Dhjetor 2012, ora 22:20

Bija Ime e dashur, të më doni Mua është e thjeshtë. Nuk është e nevojshme të jeni të mësuar në Shkrimin e Shenjtë. Ajo që duhet të bëni është kjo.

Më thërrisni Mua, madhe dhe kur jeni në dyshim mbi Egzistencën Time. Unë do t'ju mbush me Praninë Time papritur. Ju do të ndjeni një Dashuri si kurrë nonjëherë më parë. Dha pastaj ju do ta dini të Vërtetën.

Unë Jam I vërtetë. Unë Jam atje dhe Unë e dua secilin prej jush. Dashuria e vërtetë e çpon zemrën tuaj me një emocion të fuqishëm të bashkimit. Kjo është një dhuratë e dyanshme. Ju do të më doni Mua dhe ju do të mbrekulloheni se si kjo do të ndodhi?

Dashuria Ime për njerëzimin ndjehet nga shumë. Për fat të keq, ata që nuk e kërkojnë, nuk do ta gjejnë atë. Ata që akoma e gjejnë veten të enden të larguar nga Unë, ajo që duhet të bëni është të më tërrisni Mua, që Unë ta ndriçoj shpirtin tuaj. 

Lindja Ime lajmëroi provën e Dashurisë së Atit Tim për rracën njerëzore. Ai më dërgoi Mua, Shpëtimtarin tuaj, për shkak të Dashurisë së Tij për ju.

Dashuria nuk është diçka që ju duhet ta shpërfillni, sepse ajo është Dhurata më e madhe nga Zoti. Ajo e kapëcen çdo ndjenjë tjetër dhe mund të mposhti të ligun nëse e mbështesni atë.

Shpirti Im I Dashurisë, Mbrojtja Ime ju mbulon në këtë kohë të veçantë. Ju jeni të Mitë. Unë Jam në zemrën tuaj. Ajo që ju duhet të bëni është të lejoni Dashurinë Time t'ju mbushi, sepse kur e bëni këtë, do të ndjeni paqe të vërtetë.

Unë ju bekoj të gjithëve ju.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-love-for-humanity-is-felt-by-many-sadly-those-who-do-not-look-for-it-will-not-find-it/

Sunday, 23 December 2012

Hyji Atë: “Koha për ndryshim të madh, për të mirën e të gjithëve, është mbi ju”

E Enjte, 20 Dhjetor 2012, ora 19:15

Bija Ime e dashur, Unë ju bëj thirrje të gjithë fëmijve të Mi ta mbështesin Emrin e Birit Tim të vetëm, Jesu Krishtin, dhe t'i tregojnë Atij nderin që I është akorduar mes njerëzimit.

Ëngjëjt e Mi në Mbretërinë Time të Shenjtë, mblidhen dhe gëzojnë për Mëshirën që do t'ju dhurohet të gjithëve përmes Birit Tim.

Kjo Dhuratë e madhe Hyjnore do të përdoret për të mposhtur errësirën që ka mbuluar botën. Do të jetë përmes Ndërhyrjes Sime Hyjnore që Unë do të jem në gjëndje të shpëtoj shumë nga fëmijët e Mi.

Kjo Krishtëlindje, një kohë e gëzimit të madh ndërsa festoni lindjen e Shpëtimtarit që Unë I dhashë botës, është pika e kthimit në historinë e rracës njerëzore.

Si Ati juaj, Unë ju bekoj të gjithëve dhe hedh, me një dhembshuri të thellë, këtë Dhuratë të madhe të Mëshirës. Unë ju mbledh ju, të gjithë Krijimin Tim, me qëllim që t'ju pastroj nga çdo dyshim, çdo mëkat dhe çdo blasfemi kundër Ligjeve të Mbretërisë Sime.

Ky pastrim i madh i tokës do të marri pak kohë, por Unë do t'i nxitoj këto kohët e persekutimit.

Vuajtjet tuaja, nga duart e qeverive të korruptuara, që nuk i pranojnë Ligjet e Mia, do të jenë të vështira por nuk do të zgjasin shumë gjatë.

Unë do t'i jap gjithë armiqve të Mi kohë për t'i hapur sytë ndaj të Vërtetës së Parajsës së lavdishme që pres t'ja tregoj botës.

Gëzoni. Lavdërojeni Birin Tim, sepse do të jetë për shkak të Tij që Unë do prezantoj Parajsën e Re, ku Mbretërimi, i premtuar Atij nga Unë, do të kryhet.

Koha për ndryshim të madh, për të mirën e të gjithëve, është mbi ju.
Fuqia Ime do të tregohet me gjithë forcën dhe lavdinë e saj që bota ta dëshmoj.

Unë Jam Fillimi. Unë Jam Fundi. Mbretëria Ime e Re, Parajsa e Re, përfundimisht do të zëvendësoj të vjetrën. Toka ishte e njollosur nga mëkati i Adamit dhe Evës.

Krijimi i përkryer i njeriut u shkatërrua kur mëkati i solli fundin Dhuratës së pavdekësisë. Së shpejti Unë do të ndryshoj gjithçka që u  shkatarrua nga ndotja e shkaktuar nga Satani dhe djajtë e tij. Ata nuk do të jenë më zotërinjtë e tundimit.

Unë tani do të dërgoj Birin Tim për të deklaruar Fronin që u krijua për Atë.

Beteja për këtë Fron është e ashpër, por Fuqia Ime triumfon dhe çdo mbrekulli do të përdoret për të sjellë Familjen Time të sigurtë në Zemrën e Shenjtë Hyjnore të Birit Tim. 

Ju, fëmijët e Mi, jeni të humbur dhe në dhimbje. Tani Unë dërgoj Birin Tim për të filluar procesin për t'ju sjellë ju në shtëpinë që ju takon.

Unë ju dua ju, fëmijët e Mi të dashur. Unë kurrë nuk ju kam praktisur, dhe mund të faleni që e besoni këtë.

Tani ju po thirreni. Asnjë njeri nuk do të përjashtohet nga ky lajmërim nga Qielli.

Lutuni, fëmijë, që të gjithë t’i përgjigjen Mëshirës së Biri Tim.

Ati juaj I dashur
Hyji Më I Larti


Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-the-time-for-great-change-for-the-good-of-all-is-upon-you/

Jesusi: “Unë dhashë jetën për ju. Për këtë arsye ju duhet të besoni tek Unë tani”

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2012, ora 21:00

Bija Ime e dashur, Unë duhet t’ju paralajmëroj se kritika do të shtohet kundër teje dhe Fjalës Sime, që po të jepet në këtë kohë.

Ju nuk duhet të lejoni shpërqëndrimet apo dyshimet t'ju ndalojnë së përhapuri çdo Fjalë të vetme që Unë ju jap. Njerëzit kurrë nuk duhet t'i vënë në dyshim profecitë e dhëna që nga dita e Moisiut. As edhe një profeci nuk përmban gënjeshtra.

Tani kur Unë i zbuloj botës sekretet dhe planet e Mia për njerëzimin, që deri tani nuk janë treguar, mos u largoni. Sepse Unë ju tregoj tani shumë gjëra që akoma kanë për të ardhur, për të cilat ju dishepujt e Mi, duhet të informoheni, që të mos dështoni në pregatitjen për Kthimin Tim të Lavdishëm

Asnjë njeri të mos i mohoj vetes dhuratën që Unë sjell për jetën e përjetshme. Ata mes jush, mjaft me fat për të hyrë në Epokën e Re kur Qielli dhe Toka të bëhen një, duhet të ndjekin Udhën e Të Vërtetës.

Tani është koha për besimin tuaj tek Unë, Shpëtimtarin tuaj, të sfidohet me të vërtetë dhe të testohet. Së shpejti ju do të detyroheni t'i refuzoni Mesazhet e Mia. Çdo përpjekje do të bëhet për t'ju detyruar të refuzoni Fjalën Time dhe ta deklaroni të Vërtetën të jetë herezi.

Ktheheni mëndjen tuaj tani tek Ditëlindja Ime. Tek Mësimet që Unë I dhashë njerëzimit, që ata të mund të mësojnë se si ti pregatisin shpirtrat e tyre. Tek Sakrifica e bërë nga Vdekja Ime në Kryq për të shpëtuar shpirtrat.

Unë dhashë jetën për ju. Për këtë arsye ju duhet të më besoni Mua tani.

Unë Jam Drita, që ndriçon mbi udhën ku ju duhet të ecni. Në secilën anë të kësaj udhe, shpirtrat e ligj do t'ju tërheqin, torturojnë, dhe përpiqen që t'ju bëjnë të ecni mbrapsh nga e njëjta udhë që erdhët dhe drejt errësirës. Ata do ta bëjnë këtë përmes ngacmimeve të të tjerëve që do t'ju torturojnë për shkak të besnikërisë suaj ndaj këtyre Mesazheve.

Ju duhet të qëndroni në meditim të heshtur, të lexoni Fjalën Time dhe të ndjeni Praninë Time. Lejoni Shpirtin Tim të Shenjtë t'ju qetësoj zemrën dhe të ndjeni Dashurinë Time t'ju pushtoj. Kur dhimbja juaj të intensifikohet për shkak të këtij Misioni, dijeni se ju jeni në bashkim të plotë me Mua, Jesusin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni. Mos e refuzoni Dorën Time të Mëshirës. Më lejoni Mua t'ju përqafoj për t'ju dhënë kurajon që ju duhet për të vazhduar në këtë udhëtim me Mua deri në ditën që Unë vij për t'ju shpërblyer.

Jesusi juaj I dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-died-for-you-because-of-this-you-must-trust-me-now/

Friday, 21 December 2012

Jesusi: “Satani do të lidhet gjatë Mbretërimit Tim dhe nuk do të mashtroj më fëmijët e Zotit”

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2012, ora 12:30

Bija Ime e dashur, bota duhet ta dijë se Epoka e Paqes do të jetë pika kulminante e Premtimit Tim, ku Unë do të Mbretëroj mbi Qiellin e Ri dhe Tokën e Re. Ky do të jetë një Mbretërim Shpirtëror dhe Kisha Ime, Jerusalemi I Ri, do të jetë në paqe dhe Fjala Ime do të dëgjohet mes të gjitha kombeve.

Satani do të lidhet gjatë Mbretërimit Tim dhe nuk do të mashtroj më fëmijët e Zotit. Ky Mbretërim, nuk do të jetë simbolik, por ku Pema e Jetës do të frymëzoj Dashuri dhe Paqe që të gjithë ata që janë të bekuar të shijojnë Parajsën Time të Re, nuk do të pësojnë vdekje edhe kur Satani të jetë çliruar, për një kohë të shkurtër, në fund të kësaj periudhe.

Plani Im është sipas Vullnetit të Atit Tim dhe asnjë njeri nuk ka të drejtë të mohoj Vullnetin e Zotit.

Mos bëni asnjë ganim, ju duhet ta pranoni Fjalën e Zotit që përmbahet në Librin e Atit Tim, sepse nëse nuk e bëni, ju do të mashtroheni ashtu si profecitë i janë dhënë njerëzimit që nga fillimi i kohës.

Ndiqni vetëm Udhën Time. Pranojini Premtimet e Mia. Mos kini asnjë dyshim mbi Mua, sepse ju do të më fyeni Mua. Ju, ose më pranoni Mua si Shpëtimtarin tuaj dhe të besoni tek Unë plotësisht, ose aspak.

Fjala Ime është e Vërteta. E Vërteta, kur tër pranohet nga çdo shpirt i gjallë, do të jetë çelësi drejt lirisë dhe drejt Portave të Parajsës Sime të Re.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/satan-will-be-bound-during-my-reign-and-will-no-longer-deceive-gods-children-2/

Jesusi: “Flakët e Mëshirës Sime, si Gjuhët e Zjarrit, do të bien mbi çdo shpirt së shpejti”

E Martë, 18 Dhjetor 2012, ora 19:30

Bija Ime e dashur, është koha për secilin nga ndjekësit e Mi ta kuptoj se Mëshira Ime duhet të pranohet pa frikë.

Unë nuk po vij për të lënduar apo gjykuar fëmijët e Zotit gjatë Paralajmërimit. Unë vij vetëm për ti pregatitur ata duke ju zbuluar të vërtetën në zemrat e tyre.

Vetëm duke besuar në Dashurinë dhe Hyjninë Time ata mund të ndjejnë gëzim dhe paqe të vërtetë. Nëse e lejoni frikën t'ju mbërthej zemrën, nuk do të jeni në gjëndje të pranoni Dhuratën Time. Gëzoni, sepse Unë ju dua të gjithëve ju.

Koha për të festuar Lindjen Time është e rëndësishme, pasi pak e më pak kombe e tolerojnë Emrin Tim. Kur ju festoni Lindjen Time, ju pranoni shpëtimin tuaj.

Unë ju kam dhënë juve Dhuratën e Lirisë. Tani ndajeni të Vërtetën me të tjerët pa frikë në zemrat tuaja.

Kur të vij koha për gjithë botën të dëshmoj ngjarjen publike të Ardhjes Sime të Dytë, ju do të pendoheni që nuk e keni përhapur Fjalën Time tek shpirtrat e humbur.

Ju lutem t'i pregatisni zemrat dhe shpirtrat tuaj që ato të mund të pastrohen me shpresën e Premtimit Tim për të ardhur përsëri.

Përdoreni këtë kohë në lutje. Kaloheni kohën me familjen dhe ata që janë pranë jush. Ndihmojini ata që janë të shqetësuar në trup dhe në shpirt.

Flakët e Mëshirës Sime, si Gjuhët e Zjarrit, do të zbresin mbi çdo shpirt së shpejti. Ju nuk duhet të ndaloni nga frika apo të shqetësoheni. Ajo që ju kërkoj Unë është që të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/my-flames-of-mercy-like-tongues-of-fire-will-descend-on-every-soul-soon/


Virgjëra Mari: “Të gjithë ata që reklamojnë abortin dhe janë përgjegjës për futjen e saj, janë fajtor për mëkatin mortor”

E Martë, 18 Dhjetor 2012, ora 18:45

Bija ime e dashur, Krijimi më i shenjtë i Atit Tim të dashur, jeta e atyre foshnjeve në bark, po shkatërrohet milljona herë në mbarë botën.

I ligu ka influencuar qeveritë në të gjitha pjesët e botës për të bërë të sigurtë që aborti jo vetëm të pranohet, por edhe të shikohet si një gjë e mirë.

Sa shumë lotë tani po derdhen në Qiell! Të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët ulin kokat të trishtuar.

Fëmijët e Zotit do të shkatërrohen në numër të madh ndërsa fillon koha për Vuajtjen e Madhe.

Luftrat, uria, vrasjet dhe vetvrasjet do të shtohen. Megjithatë, është mëkati i abortit ai që e shkakton Zemërimin e Atit Tim më shumë se pothuajse çdo mëkat tjetër.

Vëndet që e tolerojnë abortin do të vuajnë shumë nga Dora e Zotit. Vëndet e tyre do të lotojnë kur të dëshmojnë ndëshkimin e tyre. Të gjithë ata përgjegjës për futjen e një vepre kaq të ndyrë do të kenë nevojë për shumë lutje.

Bija ime, është e rëndësishme që gjithkush të thotë Rozaren Time të Shenjtë çdo të Premte deri në javën e fundit të Janarit 2013 për të ndaluar abortin.

Çdo fëmij i vrarë në bark kthehet në një ëngjëll në Mbretërinë e Atit Tim. Ata luten, çdo ditë, për çdo nënë që ndërhyri me dijeni dhe pa hezitim për të përfunduar jetën e fëmijës brënda saj.
Lutjet e tyre janë përdorur për shpëtimin e shpirtrave të Nënave të tyre.

Të gjithë ata që reklamojnë dhe që janë përgjegjës për futjen e saj, janë fajtorë për mëkatin mortor.

Lutuni, lutuni, lutuni për këta mëkatarë, sepse ata janë në nevojë të madhe për Mëshirën e Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-all-those-who-promote-abortion-and-who-are-responsible-for-it-being-introduced-are-guilty-of-mortal-sin/

Jesusi: “Fuqia e vdekjes mbi njerëzimin do të mposhtet përfundimisht”

E Hënë, 17 Dhjetor 2012, ora 12:15

Bija Ime e dashur, dita që Unë të vij për të deklaruar Trashëgiminë Time, që më është premtuar Mua nga Ati Im do të jetë e papritur.

Ndërsa Unë pregatis gjithë njerëzimin për këtë ngjarje të madhe, ajo ditë do të vij papritur. Koha për bishën të hidhet në greminë është afër, dhe pastaj 12 kombet do të gëzojnë në paqe dhe bashkësi.

Gjatë kësaj kohe shenjtorët në Qiell dhe të gjithë ata që vdiqën në Favorin Tim, do të ngrihen me të drejtët që do t'i shpëtojnë Vuajtjes së madhe. Të gjithë do të ringjallen dhe do t'ju jepet Dhurata e trupit të përkryer, që do ta mposhti vdekjen e njohur nga njerëzimi që nga mëkati i Adamit. Ata do të gëzojnë paqe dhe prosperitet nën Mbretërimin Tim Shpirtëror deri kur Mbretëria Ime t'i dorëzohet Atit Tim.  

Kjo do të jetë ringjallja e parë dhe do të pasohet nga një mbretërim 1000 vjeçar me harmoni të përkryer sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim.

Gjatë kësaj kohe, mëkatarët që më mohuan Mua do të vuajnë. Ringjallja e Dytë nuk dihet nga njerëzimi, as edhe detajet nuk i janë zbuluar ndonjërit përveç profetëve Daniel dhe Gjon Evangjelistit.

Këto sekrete do të zbulohen në kohë, sepse ato nuk janë për t'ju treguar juve tani.

Fuqia e Zotit do të shfaqet kur beteja për të shpëtuar shpirtrat do të arrij sukses. Fuqia e vdekjes mbi njerëzimin do të mposhtet përfundimisht. Ky është Premtimi Im. Unë do t'i përmbush profecitë e krijuara nga Ati Im

Ata mes jush që janë të çorientuar, të mos kenë frikë. Gjithçka tani është në Duart e Mia të Shenjta, por të jeni të sigurtë se gjithçka që ka rëndësi është falja e mëkatit. Kjo do të jetë kur të gjithë ju më kërkoni Mua Dhuratën e Shpengimit. Kaq e thjeshtë është.

Dashuria juaj për Mua do të japi Dhuratën e Jetës. Vdekja, si ju e njihni, nuk do të ketë asnjë kontroll apo t'ju mbërthej përsëri. E ardhmja juaj është diçka për tu mirëpritur me gëzim në zemrat tuaja, sepse është Dhurata më e madhe e Zotit dhe vetëm ata shpirtra që e meritojnë do të marrin pasuri të tillë. Të jeni të qetë. Besoni tek Unë. Më doni Mua. Kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-power-of-death-over-humanity-will-be-defeated-finally/

Wednesday, 19 December 2012

Jesusi: “Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtimin”

E Dielë, 16 Dhjetor 2012, ora 23:20

Bija Ime e dashur, është e rëndësishme që dishepujt e Mi të mos shkaktojnë frikë në zemrat e miqve the familjeve të tyre për shkak të Mesazheve të Mia për ju në këtë kohë.

Unë vij tek ju të gjithë në këtë kohë të flas me ju nga Qielli për t’ju pregatitur. Unë e bëj këtë me dashuri dhe gëzim në Zemrën Time.

Unë vij për të ndihmuar ata që besojnë tek Unë që të jenë gati për të më pranuar Mua në gjëndjen e hirit që duhet për të mbretëruar me Mua në Mbretërinë Time.

Unë gjithashtu vij për t'i bërë thirrje atyre që nuk mund ta kuptojnë kuptimin e Krijesës së Zotit, sidomos ata shpirtra që përdorin arsyen njerëzore për të përcaktuar çdo gjë në jetën e tyre. Ata besojnë vetëm në ato që mund t'i shohin apo prekin. Të njëjtët shpirtra do të pranojnë gënjeshtra nga ata që besojnë se janë të respektuar në shoqërinë dhe vëndet e tyre. Sa lehtë do të gënjehen ata nga gënjeshtrat e njeriut dhe sa të dobët janë sa e refuzojnë të Vërtetën e Krijimit të tyre.

Detyra Ime është t'ju ndihmoj ju të gjithëve. Jo t'ju kërcënoj, por t'ju sjell më pranë Meje që të merrni ngushëllim.

Mbretëria Ime është shtëpia juaj. Ju nuk duhet të ndjeni ndonjë presion të refuzoni familjen tuaj, me qëllim që të bashkoni zemrën tuaj me Time. Por sillini tek Unë familjen tuaj përmes lutejve tuaja. Shumë do t'ju lëndojnë kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime. Por kjo është në rregull. Mos i sfidoni ata apo të përpiqeni t'i detyroni kundër vullnetit të tyre. Unë do t'i marr ata në Dritën Time të Mbrojtjes kur ju të thoni Fushatën e Lutjes së Hirit Tim të Imunitetit.

Unë Jam plot me dashuri për ju. Ata që besojnë tek Unë do të ngushëllohen shumë nga Ardhja Ime e Dytë. Ata shpirtra të tjerë mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Prandaj dhe Unë po ju pregatis tani. Është për të shpëtuar të gjithëve ju që të mund të shijoni Qiellin dhe Tokën e Re.

Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtimin. Unë përfundoj marrëveshjen finale, etapën e fundit, e cila do të jetë dhe përmbushja e Vullnetit të Atit Tim.

Kurrë mos kini frikë nga Unë, sepse Unë Jam familja juaj, I bashkuar në Mish e në Gjak, prej Humanizmit Tim, si dhe Hyjnisë Sime.

Të jeni në paqe, ndjekësit e Mi të dashur. Pushoni në Supet e Mia sepse Dashuria dhe Mëshira Ime është më e madhe se çdo gjë që ju njihni. Kjo është një kohë për tu gëzuar dhe jo për tu hidhëruar, sepse Unë ju kam dhënë Dhuratën e Shpëtimit. Kjo Dhuratë është për ju si dhe për ata që janë të humbur. Është për gjithsecilin.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-bring-hope-i-bring-mercy-i-bring-salvation/

Tuesday, 18 December 2012

Jesusi: Unë Jam një Zot që i fal të gjitha, gati për t’ju dhënë lirinë nga mëkatet që ju kanë zaptuar”

E Shtunë, 15 Dhjetor 2012, ora 21:45

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj të arrij ata që janë të trazuar në jetën e tyre në këtë kohë.

Unë ju bëj thirrje juve që jeni në mëkat të thellë dhe që jeni të dëshpëruar të gjeni ngushëllim për shkak të dhimbjes në të cilën jeni. Ju mund të jeni fajtor për mëkate të rënda, përfshi vrasjen, abortin, dhunën, shturjen seksuale apo mund të jeni futur në kulte, por a nuk e dini se ajo që ju duhet të bëni është vetëm të ktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua t'ju ndihmoj?

Unë Jam një Zot që i fal të gjitha, gati për t'ju dhënë lirinë nga mëkatet që ju kanë zaptuar. Këto mëkate mund të zhduken nga jeta juaj. Ajo që duhet është kurajo. Kujtoni se nuk ka asnjë mëkat, përveç mëkatit të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë, që Unë nuk do ta pastroja prej jush.

Nuk është fakti që mëkatarët nuk mund të mbeten në gjëndjen e hirit të Zotit për një kohë të gjatë, ajo që ju pengon të kërkoni Faljen Time. Është mendimi se Unë kurrë nuk mund t'ju falja, ajo që ju mban ju larg Meje.

Mëshira Ime është kaq e madhe sa do t'ju jepet atyre që e kërkojnë.

Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurtë për Egzistencën Time. Unë ju kërkoj që të më besoni Mua. Duke patur besim tek Unë, duke komunikuar me Mua dhe duke më kërkuar Mua t'ju fal, ju do të merrni përgjigjen që kaq shumë e dëshironi.

Unë do të përgjigjem dhe ju do ta ndjeni këtë në zemrën tuaj kur të thoni Fushatën e Lutjes për Hirin e Mëshirës Sime për mëkatërët fatkeq.

Fushata e Lutjes (89) Për Mëkatarët Fatkeq

I dashur Jesus, më ndihmo mua një mëkatar fatkeq, të vij tek Ty me pendesë në shpirtin tim.
Më pastro nga mëkatet që më kanë shkatërruar jetën.
Më jep dhuratën e një jete të re të çliruar nga prangat e mëkatit dhe lirinë që mëkatet e mia ma mohojnë.
Më përtërij në Dritën e Mëshirës Tënde.
Më pushto në Zemrën Tënde.
Më lër të ndjej Dashurinë Tënde që të mund të jem më pranë Teje dhe që të ndizet dashuria ime për ty.
Ki Mëshirë për mua, Jesus, dhe më çliro nga mëkati.
Më bëj të jem e denjë të hyj në Parajsën Tënde të Re. Amen.

Kujtoni se nuk është për arsyen se shpirtrat janë të denjë të hyjnë në Mbretërinë Time, që ata marrin shpengimin. Por është për arsyen se Mëshira Ime është kaq e madhe, sa Unë mund të shpëtoj çdo mëkatar të vetëm sikur vetëm të merrnin kurajon që ju duhej për të më kërkuar Mua ndihmë.

Unë ju dua të gjithëve ju me një pasion të pafund. Kurrë mos e refuzoni Dashurinë apo Mëshirën Time, sepse pa ato ju do të fundoseni më thellë në mëkat dhe do të mbeteni të humbur për Mua.

Kur ta thoni këtë lutje, Unë do të përgjigjem në një mënyrë të tillë sa ju do ta keni të vështirë të largoheni nga Unë përsëri.

Jesusi juaj I dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-am-an-all-forgiving-god-ready-to-grant-you-freedom-from-the-sins-which-entrap-you/

Monday, 17 December 2012

Jesusi: “Përulësia është më tepër se thjeshtë pranimi i vuajtjes. Ajo është një mjet i fuqishëm për të mposhtur të ligun”

E Enjte, 13 Dhjetor 2012, ora 18:11

Bija Ime e dashur, dhurata e përulësisë duhet të fitohet. Ajo kurrë nuk duhet të ngatërrohet me frikën.

Ishte për shkak të përulësisë Sime që Satani u gënjye dhe prej kësaj, humbi të drejtën të fitoj të gjithë shpirtrat dhe t’i mallkoj ata me ndëshkimin e përjetshëm.

Satani është arrogant, mëndjemadh, mashtrues dhe i mbushur me dashurinë për vetveten dhe urrejtje. Beteja për shpirtrat u fitua me anë të veprës së përulësisë, kur Unë, Mbreti I Njerëzimit, e lejova veten të poshtërohem, të torturohem, të përbuzem, të tallem dhe të mundohem nga mëkatarët e infektuar me urrejtjen e Satanit.

Është e pamundur për bishën të ndjejë përulësi. Ai e njihte Fuqinë e Zotit dhe se sa e ashpër do të ishte beteja e tij kundër fëmijve të Zotit. Ai pristë që Unë, jo vetëm të shpallja Fjalën e Zotit, por edhe të tregoja Autoritetin Tim mes njerëzve duke e deklaruar veten Time para tyre, në një gjëndje të lartë madhështore. Madje edhe atëherë, ai ishte i bindur se do ta shkatërronte Misionin Tim.

Ajo që ai nuk e priste ishte refuzimi Im për të dënuar egzekutuesit e Mi, apo përulësinë që Unë tregova. Mos angazhimi Im me torturuesit e Mi do të thoshte se ata nuk kishin asnjë fuqi mbi Mua. Toleranca Ime ndaj goditjeve, talljeve dhe persekutimit e dobësoj më tepër fuqinë e të ligut. Ai kurrë nuk e priste këtë dhe provoi gjithçka, përfshi edhe torturën fizike, për të më bërë Mua të heq dorë nga rraca njerëzore.

Ishte pranimi Im për vdekjen Time, sakrifica e bërë nga Ati Im, për të lejuar Kryqëzimin Tim, ajo që e çliroi njeriun nga mëkati.

Kjo ishte beteja e parë e kryer dhe e fituar. Kështu do të bëhet edhe beteja e dytë, për t'i kthyer njerëzit në Mbretërinë Time, që të mund të shijojnë jetën e përjetshme.

Ai, bisha dhe të gjithë ëngjëjt e tij të rënë, tundojnë shumë shpirtra me qëllim që shumë të mund të mashtrohen dhe të mos e pranojnë egzistencën Time. Shumë prej tyre që besojnë, po luftojnë fortë përmes tundimeve të vendosura para tyre për ta shpërfillur Thirrjen Time nga Qielli në këtë kohë.

Pastaj vijnë ata që pozojnë si shërbëtorë në Kishën Time, të cilët po planifikojnë së bashku me grupin e elitës të shkatërrojnë miljona. Ata do ta bëjnë këtë duke e bllokuar Fjalën Time dhe pastaj me persekutim fizik. Tradhëtia e tyre finale kundër fëmijve të Zotit do të dëshmohet nga të gjithë.

Shpirtrat për të cilët Unë jam më shumë në merak, janë ata të ateistëve dhe të rinjve të cilëve nuk ju është treguar e Vërteta. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju që më njihni Mua, Jesusin tuaj, t'i sillni ata tek Unë. Unë do t'i rrethoj ata me Dritën e Mbrojtjen Time dhe Unë do të luftoj të ligun deri në sekondën e fundit për këta shpirtra.

Ju duhet të marshoni përpara, dishepujt e Mi trima, dhe të përpiqeni të bllokoni të ligun që ju rrethon. Nëse merreni me ata që bëjnë çmos për të ndaluar këtë mision, ju do të më humbisni Mua.

Përse, mund të pyesini ju, janë këta njerëz kaq të dëshpëruar të bllokojnë Fjalën Time? Përgjigja është se kështu ka qënë gjithmonë ku Unë eci, ku Unë flas dhe ku Unë Jam I pranishëm.

Lëvizni dhe afrohuni më pranë Meje. Fuqia Ime do t'ju mbuloj dhe ju do të jeni të mbrojtur. Por mos i hiqni sytë nga Unë, sepse do të ketë shumë nga ata që do t'ju kërcënojnë, fyejnë dhe përpiqen për t'ju penguar. Kur t'i dëgjoni thirrjet arrogante por të rrëmujshme, ju do ta dini se çfarë të bëni.

Sa më të vendosur të jenë kundërshtarët tuaj, në përpjekjet për t'ju bindur se nuk jam Unë, Jesu Krishti, Mbreti I njerëzimit, që flas me ju tani, atëherë ju do të kuptoni se Unë Jam me të vërtetë I pranishëm mes jush.

Unë eci me ju ndërsa ju qëndroni pranë Meje. Heshtja dhe refuzimi juaj të angazhoheni me ata që ju tallin, do t'ju bëj më të fortë. Lërini atë që ju abuzojnë dhe e tallin Fjalën Time me zë të lartë, të bëjnë çfarë të duan. Lutuni fort për ata, sepse kanë nevojë për ndihmën tuaj. Mendojeni si diçka të tillë.

Shikojini të gjithë këta njerëz sikur janë mbledhur së bashku në një dhomë dhe se janë vetëm fëmijë të vegjël. Kur ju shikoni fëmijë të vegjël, ndjeni një dashuri të thellë për shkak të dobësisë së tyre. Ju e shikoni besimin që ata e kanë për prindërit dhe kujdestarët e tyre dhe ndjeheni të prekur nga dashuria që keni në zemrat tuaja për ata.

Disa nga këta fëmijë do të sillen sipas asaj që ju është thënë se është mënyra e duhur për tu sjellë. Të tjerët do të tregojnë mizori ndaj fëmijve të tjerë. Edhe pse jeni të tronditur nga sjellja e tyre, ju e dini se duhet t'i korrigjoni ata dhe pastaj t'i ndëshkoni, nëse vazhdojnë të refuzojnë të sillen ashtu si duhet. Por mbi të gjitha, ju prapë i doni ata, pavarësisht se çfarë bëjnë, sepse ata janë fëmijët e shtrenjtë të prindërve të dashur.

Po në këtë mënyrë ndjehet edhe Ati Im për të gjithë fëmijët e Tij. Nuk ka rëndësi se çfarë ata bëjnë, sepse Ai prapë i do ata. Por Ai nuk do të lejoj disa nga fëmijët e Tij të shkatërrojnë fëmijët e Tij të tjerë dhe Ai do t'i ndëshkoj ata, por vetëm që të mund të ribashkoj Familjen e Tij.

Kur ju luteni për ata që e fyejnë Zotin dhe që i lëndojnë fëmijët e Tij, ju shkaktoni vuajtje të tmerrshme Satanit, që e lëshon shtrëngimin që mban mbi ata njerëz për të cilët ju luteni.

Përulësia është më tepër se thjesht pranimi i vuajtjes. Ajo është një mjet i fuqishëm për të mposhtur të ligun. Duke u lutur për ata që ju torturojnë ju, ju më sillni Mua një dhuratë të madhe të dashurisë së vërtetë. Një dashuri të veçantë për Mua, Jesusin tuaj.

Unë do të vazhdoj t'ju udhëzoj ju, dishepujt e Mi, që ju të mbeteni të fortë dhe besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Do të jetë në këto kohë të përçarjes së madhe, që Ungjilli Im I Shenjtë dhe mesazhet e Mia, që po ju jepen tani për t'ju pregatitur, duhet të përhapen nëpër botë në fushatën Time për të shpëtuar shpirtrat.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/humility-is-more-than-just-the-acceptance-of-suffering-it-is-a-powerful-means-of-defeating-evil/

Sunday, 16 December 2012

Jesusi: “Tradhëtarët e Fjalës Sime të Shenjtë, e dërguar përmes profetëve të Zotit, Unë solemnisht ju premtoj se do të çojnë në Zemërimin e Atit Tim”

E Mërkurë, 12 Dhjetor 2012, ora 23:54

Bija Ime e dashur, sa trishtohem kur Unë shikoj kaq shumë përçarje, që Fjala Ime e Shenjtë e dhënë përmes këtyre Mesazheve, ka shkaktuar.

Kur Fjala Ime, e dhënë vizionarëve dhe profetëve të vërtetë, bëhet e njohur në botë, ajo tërheq kritikë të menjëhershme. Përse është kjo? Kjo është sepse jam Unë, Jesusi juaj, Fjala e Shenjtë e Të Cilit gjithmonë do të vihet në dyshim dhe kritikohet, para se të deklarohet si herezi nga mëkatarët.

Arsyeja njerëzore, edhe pse e rëndësishme në rolin e gjykimit, luan një pjesë shumë të vogël në njohjen e Fjalës Sime.

Dashuria, që Fjala Ime e ndez në një shpirt, i cili nuk ka ligësi dhe është i pastër dhe i përulët, nuk mund dhe nuk do të mohohet. Do të jetë përmes këtyre shpirtrave që Unë do t'ju jap dhuratën që të jenë të aftë të më njohin Mua. Këta shpirtra, së bashku me profetin që Unë zgjedh për të përhapur Fjalën Time, do t'ju duhet ta pranojnë Kupën Time të vuajtjes.

Unë ju kërkoj ta shkëpusni veten nga joshjet e botës dhe të përqëndroheni tek Unë, sepse kjo do të jetë një udhë shumë e ashpër dhe e vetmuar kur të më ndiqni Mua.

Kur ju të sfidoheni në Emrin Tim, apo kur zërat e profetëve të Mi të vërtetë të tallen dhe të deklarohen se nuk vijnë nga Zoti, Unë ju them këtë.

Mos i nderoni sulme të tilla me asnjë lloj përgjigje. Qëndroni të heshtur në vuajtjen tuaj.

Zëri I Zotit do të Mbretëroj mbi botë tani dhe mos lejoni askënd t'ju largoj nga e Vërteta, e cila është shumë e rëndësishme, me qëllim që t'ju sjell ju mëkatarët e pashpresë në Krahët e Mi të Shenjtë për t'ju qetësuar.

Unë ju sjell Paqe. Argumentat, kritikat dhe shfaqjet publike me autoritet nga ata që e shpallin Fjalën Time nga njëra anë dhe i dënojnë të tjerët në Emrin Tim nga ana tjetër, nuk duhet të pranohen. Kjo lloj sjellje nuk është nga Zoti. Ajo vjen nga shpirtrat e ligj.

Kujtoni se nuk janë profetët e Mi ata që ju lëndoni. Do të jem Unë Ai që ju fyeni.

Ju jeni fajtor për kohën e harxhuar dhe për largimin nga Puna e Shpirtit të Shenjtë. Ju nuk do të lejoheni të sakrifikoni shpirtrat e atyre që ju guxoni t'i çoni në udhë të gabuar në Emrin Tim.

Ju, që mëkatoni kundër Meje duke e penguar Fjalën e Zotit të dëgjohet në këto kohë, do të flaken tutje. Durimi Im po dobësohet. Shqetësimet e Mia po intensifikohen. Dhimbja Ime po më torturon. Ju po përpiqeni t'i mashtroni ndjekësit e Mi, roli i të cilëve në udhëheqjen e ushtrisë Sime të mbetur është supreme.

Unë ju lutem të më kërkoni Mua të vij tek ju që të mund t'ju jap ngushëllim, sepse mos u gënjeni, ju jeni shpirtra të turbulluar dhe mëkatet tuaja janë të njohura për Mua.

Arroganca juaj po e fyen dhe e ofendon Atin Tim. Dëshira juaj për të sakrifikuar shpirtrat tuaj, për shkak të ambicjes suaj të dukeni si zëdhënësa inteligjent dhe autoritative për Mua, është e neveritshme në Sytë e Mi.

Tradhëtarët e Fjalës Sime të Shenjtë, e dërguar përmes profetëve të Zotit, Unë solemnisht ju premtoj se do të çojnë në Zemërimin e Atit Tim. Ndëshkimi juaj do të jetë i shpejtë. Koha juaj është e kufizuar. Ju keni vetëm një kohë të shkurtët të zgjidhni se kujt zotërie me të vërtetë do t'i shërbeni.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/traitors-of-my-holy-word-sent-through-gods-prophets-will-i-solemnly-promise-result-in-the-wrath-of-my-father/

Friday, 14 December 2012

Jesusi: “Arsyeja njerëzore është e pakuptimtë kur ju përpiqeni të shpjegoni Jetën e Përjetshme”

E Martë, 11 Dhjetor 2012, ora 23:16

Bija Ime e dashur, ndërsa Lindja e Krishtit festohet, Unë I bëj thirrje dishepujve të Mi besnikë të kujtojnë të tjerët për rëndësinë e lindjes Sime në tokë.

Lindja Ime përfaqëson Dashurinë e thellë që Ati Im ka për fëmijët e Tij. Ai me dëshirë më sakrifikoi Mua, Qengjin e Zotit, që secili prej jush të mund të ketë jetën e përjetshme. Kjo Dhuratë, që shkaktoi dhimbje të tmerrshme dhe vuajtje për të gjithë ata që ishin pranë Meje, ju dha njerëzimit me Gëzim.

Kjo ishte e vetmja mënyrë për të shpenguar njerëzimin nga dëshpërimi që i priste. Emri Im, Prania Ime dihet nga të gjithë, por fare pak me të vërtetë besojnë në Egzistencën Time në botë. Vdekja Ime në Kryq, një Kryqëzim i dhunshëm dhe mizor, madje dhe sipas standarteve të njohura nga kriminelët e asaj kohe, ju sjell ju lirinë – madje edhe sot.

Secilit prej jush, sipas virtytit të lindjes suaj, ju është dhënë çelësi i lirisë, për Jetën e Përjetshme në Parajsën Time të Lavdishme. Shumë nga ju nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo. Kjo është për shkak të presionit në të cilin jeni për të më mohuar Mua në publik. Sa prej jush kanë frikë të thonë se besojnë tek Unë? Nëse do t'ju kërkohet ta deklaroni besimin tuaj hapur, a do të qëndronit me Mua dhe të me tregonit Mua besnikërinë tuaj?

Shumë nga ju thonë se nuk më njohin Mua, por që ju besoni se Unë Egzistoj. Ju besoni se ka jetë pas kohës në tokë, e cila ju është akorduar nga Ati Im. A nuk e dini se nëse ju më keni kthyer Mua shpinën, ju i mohoni vetes tuaj të drejtën e Mbretërisë Sime?

Arsyeja njerëzore është e pakuptimtë kur ju përpiqeni të shpjegoni Jetën e Përjetshme, sepse nuk ju është dhënë njohuria e nevojshme për të ditur Misteret e Krijimit të Atit Tim.  Por ju është dhënë Fjala Ime përmes Mësimeve të Mia, e cila është gjithçka që ju duhet për tu pranuar nga Unë në një jetë të paqes së përjetshme, dashurisë dhe lumturisë. Kjo jetë e re është e juaja dhe për arsye të Dashurisë së Zotit ajo është atje për ju, duke pritur, vetëm nëse do t'i përgjigjeshit Thirrjes Sime.

Unë, Jesusi juaj I dashur, Shpëtimtari dhe Mbreti juaj, po pregatitem tani për ta prezantuar Veten Time tek ju kur të vij për t'ju shpëtuar të gjithëve ju.

Dashuria Ime është e pranishme tek secili prej jush. Shikoni brënda vetes dhe më kërkoni Mua ta ndez zjarrin e dashurisë, që ju nevojitet, ashtu si oksigjeni, për të jetuar në këtë Parajsë të Re. Nuk është për tu patur frikë. Ju duhet të më mirëprisni Mua, sepse Unë Jam duke ardhur për t'ju sjellë lumturinë tuaj të përjetshme. Unë ju bëj thirrje ta pranoni Ardhjen Time të Dytë me gëzim në zemrat tuaja.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/human-reasoning-is-meaningless-when-you-try-to-define-eternal-life/

Virgjëra Mari: “Ai, kaq I përulur, do të vij në madhështinë e lavdishme dhe Mëshira e Tij e Madhe do të vërshoj tokën”

E Martë, 11 Dhjetor 2012, ora 17:00

Të vegjëlit e mi të dashur, Zemra ime gëzon sepse Mbretërimi i Birit tim është shumë afër.

Për të gjitha vuajtjet e Tij, refuzimet e Tij nga njerëz mosmirnjohës dhe braktisja që e mbulon tokën, Ai do të sjelli lavdi të madhe tek njerëzit.

Ai do të vij mbi një re të madhe dhe Madhështia e Tij do të mbuloj çdo shpirt që do të bier nga gëzimi në Këmbët e Tij.

Ai, kaq I përulur, do të vij në madhështinë e lavdishme dhe Mëshira e Tij e Madhe do të vërshoj tokën.

Fëmijë, ju duhet të pregatiteni sepse do t'ju duhet forcë e madhë për tu dorëzuar para Tij. Do t'ju kërkohet të tregoni përulësi dhe t'i luteni Atij për ta shpenguar shpirtin tuaj që të mund të shikoni Dritën e të Vërtetës.

Mëshira e Tij e Madhe do të rrëmbehet nga shumë prej jush. Por, të tjerët do ta shpërfillin Praninë e Tij si dhe Dhuratën e Madhe që Ai do të sjelli.

Lutuni, lutuni, lutuni për ata që refuzojnë ta pranojnë egzistencën e jetës së përjetshme, sepse ata njerëz kanë nevojë për ndihmën tuaj. Do të sjelli shumë kënaqësi nëse ju mund ta gjeni në zemrat tuaja t'i kërkoni Birit tim t'i shpëtoj këta shpirtra.

Ju, fëmijët e mi, shpejt do të shikoni fundin e vuajtjeve tuaja sepse Biri im, në Mëshirën e Tij, ka plane të mëdha për çdo person të gjallë në tokë sot.

Të jeni mirënjohës për Dhuratën e jetës që ju është dhënë kur keni lindur.

Të jeni mirënjohës për Dhuratën e Jetës së Përjetshme, që Biri im së shpejti do t'i dhuroj botës. Kjo Dhuratë është për çdo mëkatar të vetëm. Do të jetë sipas vullnetit tuaj të lirë, nëse ju do ta pranoni atë apo jo.

Ejani tek unë, fëmijë, sepse unë do t'ju marr nën strehën e Zemrës sime të Papërlyme dhe t'ju pregatis që t'ju çoj tek Biri im gati për Ardhjen e Tij të Dytë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-he-so-humble-will-come-in-great-glorious-splendour-and-his-great-mercy-will-flood-the-earth/

Wednesday, 12 December 2012

Jesusi: “Unë do të Gjykoj të Gjallë e të Vdekur dhe vetëm ata që janë të denjë mund të hyjnë në Mbretërinë Time”

E Hënë, 10 Dhjetor 2012, ora 22:22

Bija Ime e dashur, të lutem tregoju të gjithë atyre që i ndjekin Mësimet e Mia të kujtohen për Premtimin Tim.

Unë e kam bërë të qartë se Unë do të vij përsëri për të shpëtuar Mbretërinë Time.

Ardhja Ime e Dytë po pritet dhe ata që pohojnë se e njohin të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, do ta dinë se ajo nuk përmban gënjeshtra.

Unë do të vij përsëri, ashtu si është parashikuar, dhe këtë herë varet pothuajse nga ju.

Unë do të gjykoj të Gjallë e të Vdekur dhe vetëm ata që janë të denjë mund të hyjnë në Mbretërinë Time.

Gjithashtu është parashikuar se i ligu do të pregatisi një luftë në tokë për të luftuar Atin Tim për shpirtrat.

Kjo është një luftë që ai nuk mund ta fitoj dhe prapë, shumë nga ata që e jetojnë jetën e tyre të bazuar në premtime boshe, besojnë se jeta e tyre në tokë është gjithçka që ka rëndësi. Mashtrimi, që i ka zaptuar shumë njerëz, do të jetë rrënimi i tyre.

Oh sa dëshiroj Unë që ata shpirtra t'i hapin sytë drejt të Vërtetës në kohën e duhur, para se të jetë tepër vonë për ata.

Dhimbja dhe ankthi Im tani, ndërsa i shikoj ata shpirtra të gënjyer që do të jenë të humbur për Mua, kurrë nuk kanë qënë kaq intensive. Prandaj dhe shpirtrat e ofruar, shpirtrat e zgjedhur dhe ata që janë pranë Zemrës Sime të Shenjtë, ndjejnë dhimbje të tillë pikërisht tani. Unë vuaj përmes tyre ndërsa koha po afron.

Të gjitha planet e Atit Tim, për të mbështjellë fëmijët e Tij dhe t'i mbuloj ata me Vulën e Tij të Mbrojtjes, janë gati.

Çdo shpirt po kërkohet prej Tij. Shpirti I Shenjtë po mbulon kaq shumë shpirtra në këtë moment në histori, për t'i tërhequr ata drejt Krahëve të Mi të Shenjtë.

Ju lutëm të mos e mohoni Premtimin Tim. Pranojeni që Ardhja ime e Dytë do të dëshmohet prej jush, të këtij brezi.

Ky është lajm i mirë. Kthimi Im do të jetë momenti i Lavdisë Sime, e cila do të rilindi të gjithë ata që më duan Mua dhe ata do të fillojnë një jetë të re, një kohë e lavdisë së madhe, ku ata do të gëzojnë në Dritë dhe Dashuri.

Ju lutem të mos trëmbeni.
Unë vij me Dashuri të Madhe.
Unë vij me një Dhuratë të Madhe.

Ju do të çoheni në shtëpinë tuaj të vërtetë dhe do të bashkoheni me familjen tuaj.

Të gjithë fëmijët e Zotit, të favorizuar për të hyrë në këtë Egzistencë të re të Lavdishme, do të bëhen si një trup i vetëm.

Dashuria do të jetë kudo. Paqja, gëzimi, qeshja, shoqëria, mbrekullitë dhe Adhurimi I Zotit, do të jenë pjesë e çdo momenti.

Vdekja nuk do të egzistoj. Urrejtjes do t'i vij fundi.
I ligu do të zhduket.

I gjithë njerëzimi nuk do të vuaj më apo të përjetoj dhimbje apo pakënaqësira të ndonjë lloji.

Kjo është Parajsa Ime e Re. Koha për lotë nuk do të vij më.

Besoni tek Unë, ndjekësit e Mi, sepse dhimbja dhe vuajtja që po kaloni është pothuajse drejt fundit. Unë e di se si ju vuani për shkak të regjimeve të padrejta nën të cilat ju duhet të jetoni.

Kjo është periudha finale, sepse Dora e Atit Tim do të ndërhyj tani.

Bota do të ndryshoj. E vjetra do të hidhet tutje dhe një Agim I Ri do të dali me gjithë Lavdinë e Zotit kur Fuqia e Tij të Mbretëroj, ashtu si duhej të ishtë që nga Krijimi i botës.

Jesusi juaj I Dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-will-judge-the-living-and-the-dead-and-only-those-who-are-worthy-can-enter-my-kingdom/

Tuesday, 11 December 2012

Jesusi: “Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet në zemrat e gjithsecilit”

E Dielë, 9 Dhjetor 2012, ora 19:00

Bija Ime e dashur, është dëshira Ime, jo t'i trëmb ndjekësit e Mi por të tregoj Dashurinë dhe Dhembshurinë që Unë mbaj në Zemrën Time për çdo burrë, grua dhe fëmij.

Do të jetë prej Dashurisë Sime për secilin nga fëmijët e Zotit, përfshi edhe ata që e refuzojnë Fjalën e Zotit, që Unë dëshiroj t'i mbuloj ata me Flakën e Mëshirës Sime.

Të jeni të pregatitur të gjithë ju, sepse së shpejti ju do të dëshmoni Fuqinë e Zotit dhe Ndërhyrjen e Tij Hyjnore në botë, kur Ai do të ndaloj gjithçka që egziston për një periudhë prej 15 minutash.

Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet në zemrat e gjithsecilit.

Për ata që janë në gjëndjen e hirit të Zotit, do të jetë një ndjenjë gëzimi, dashurie dhe dhembshurie për Mua, Jesusin tuaj.

Për ata në gjëndjen e mëkatit të falshëm, ju do të ndjeni dhimbjen e Purgatorit, por ju shpejt do të pastroheni dhe pastaj do të ndjeni një paqe të thellë dhe dashuri brënda zemrave tuaja për Mua.

Për ata që janë në mëkat mortor, ju do të përjetoni mizorinë dhe dhimbjen sikur jeni fundosur në flakët e Ferrit.

Disa prej jush, në këtë gjëndje mëkati, do të luten për faljen Time dhe favoret për të ndaluar vuajtjet tuaja të brëndshme. Këtë Unë do t'ja u jap nëse ju mund të gjeni keqardhje të vërtetë në zemrat tuaja dhe të pranoni se mëkatet tuaja më shkaktojnë Mua lëndim dhe dhimbje të thellë, sepse ato e fyejnë Zotin.

Pastaj vijnë ata shpirtrat e pafatë që do të mbështyjnë tek Unë, do të luftojnë me Mua dhe pastaj do të më kthejnë shpinën. Terrori, që ata do të ndjejnë, do të jetë, sepse shpirtrat e tyre janë të infektuar nga Satani.

Ata nuk do të jenë në gjëndje të durojnë dhimbjen kur të dëshmojnë Dritën Time dhe ata do të vrapojnë në krahët e të ligut ku errësira e të cilit ju sjell atyre ngushëllim.

Më në fund do të jenë ata që do të vdesin në çast për shkak të tronditjes që do të përjetojnë. Ju lutem të luteni për këta shpirtra çdo ditë, sepse lutjet tuaja do të fitojnë për ata futjen në Mbretërinë Time.

Kjo është një nga mbrekullitë më të mëdha të dhëna fëmijve të Zotit ndonjëherë.

Shfaqja Ime tek ju, gjatë kësaj ngjarje, do t'ju zgjoji nga gjumi për faktin se Premtimi Im, të vij për të shpëtuar njerëzimin që ata të mund të trashëgojnë Jetën e Lavdishme që vjen, shpejt do të realizohet.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-fire-of-the-holy-spirit-will-be-felt-in-the-hearts-of-everyone/


Lutjet e meposhtme mund t'ju ndihmojne:

Fushata e Lutjes (24): Ndjesia e Plotë për Faljen Absolute  
Lutja 33: Ngrihuni tani dhe pranoni Vulën Time, Vulën e Zotit të Gjallë
Lutja 43: Lutje per shpetimin e shpirtrave gjate Paralajmerimit
Lutja 55: Lutje per t'u pregatitur per Paralajmerimin
Lutja 60: Lutje per kthimin ne besim te familjeve gjate Paralajmerimit
Lutja 62: Per Mekataret e Humbur dhe Pashprese
Lutja 65: Per ata ne mekat mortor
Lutja 79: Per 2 biljon shpirtrat e humbur  

Lutja 80: Per shpirtrat e atyre qe kryejne vrasje