Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 18 December 2012

Unë Jam Hyj gjithë-falës, gati për t’ju dhënë lirinë nga mëkatet që ju kanë zaptuar

E Shtunë, 15 Dhjetor 2012, në 21:45

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të arrij tek ata prej jush që janë të trazuar në jetët tuaja në këtë kohë.

Unë ju bëj thirrje juve që jeni në mëkat të thellë dhe që jeni të dëshpëruar për të gjetur ndonjëherë ngushëllim për shkak të dhimbjes në të cilën ju jeni. Ju mund të jeni fajtorë për mëkate të rënda, përfshirë vrasjen, abortin, dhunën, shthurjen seksuale, ose mund të jeni futur në okultizëm, por a nuk e dini se gjithçka që ju duhet të bëni është të ktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj?

Unë Jam Hyj gjithë-falës, gati për t'ju dhënë lirinë nga mëkatet, që ju kanë zaptuar. Këto mëkate mund të hiqen nga jeta juaj. Ajo që kërkohet është kurajo. Mbajeni mend se nuk ka as edhe një mëkat, me përjashtim të mëkatit të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë, që Unë nuk do t’jua falja.

Nuk është fakti që mëkatarët nuk mund të mbeten në gjendjen e hirit të Zotit për një kohë të gjatë, ajo që ju pengon të kërkoni Faljen Time. Është mendimi se Unë kurrë nuk mund t'ju falja, ajo që ju mban ju larg Meje.

Mëshira Ime është kaq e madhe saqë do t'iu jepet atyre që e kërkojnë.

Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurt për Ekzistencën Time. Unë ju kërkoj që të keni besim tek Unë. Duke patur besim tek Unë, duke komunikuar me Mua dhe duke më kërkuar Mua t'ju fal, ju do të merrni përgjigjen që kaq shumë e dëshironi.

Unë do të përgjigjem dhe ju do ta ndjeni këtë në zemrën tuaj kur ju të recitoni Lutjen e Kryqëzatës për Hirin e Mëshirës Sime për mëkatarët fatkeqë.

Lutja e Kryqëzatës (89) Për Mëkatarët fatkeqë

I dashur Jezus, më ndihmo mua, një mëkatar të shkretë fatkeq, të vij tek Ti me keqardhje në shpirtin tim. 

Më pastro nga mëkatet, të cilat e kanë shkatërruar jetën time.

Më jep Dhuratën e një jete të re, pa prangat e mëkatit, dhe lirinë që mëkatet e mia ma mohojnë.

Më rikthe në Dritën e Mëshirës Tënde. Më pushto në Zemrën Tënde. 

Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde, që të mund të afrohem pranë Teje dhe që dashuria ime për Ty të ndizet.

Ki Mëshirë për mua, Jezus, dhe më pastro nga mëkati. Më bëj të denjë për të hyrë në Parajsën Tënde të Re. Amen.


Kujtoni se nuk është për shkak se shpirtrat janë të denjë të hyjnë në Mbretërinë Time, që ata marrin faljen. Por është sepse Mëshira Ime është kaq e madhe, saqë Unë mund ta shpëtoj çdo mëkatar të vetëm sikur vetëm ta merrnin kurajon që iu duhet për të më kërkuar Mua ndihmë.

Unë ju dua të gjithëve ju me një pasion të pafund. Kurrë mos e refuzoni Dashurinë apo Mëshirën Time, sepse pa ato ju do të fundoseni më thellë në mëkat dhe do të mbeteni të humbur për Mua.

Kur ju ta recitoni këtë lutje, Unë do të përgjigjem në një mënyrë të tillë që ju do ta keni shumë të vështirë për t’u larguar nga Unë përsëri.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/15/i-am-an-all-forgiving-god-ready-to-grant-you-freedom-from-the-sins-which-entrap-you/