Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 2 January 2013

Ai, me anë të fuqisë së okultit, do të kryejë ato që do të duket të jenë kurime për njerëzit me sëmundje terminale

E Diel, 30 Dhjetor 2012, ora 17:50

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'ju tregoj se ndryshimet, të cilat do ta përgatisin botën për Ardhjen Time të Dytë, janë gati për t’u parë nga e gjithë bota.

Luftërat në Lindjen e Mesme do të shtohen dhe do të përhapen. Ato do të përfshijnë Perëndimin ashtu si dhe Lindjen. Trazirat do të ndalohen nga njeriu i paqes, bisha, antikrishti. Shumë vetë, me kalimin e kohës, do të besojnë se ai është Hyji, Mesia; kaq shumë fuqi do të duket se ka ai. Fuqitë e tij i janë dhënë atij nga babai i ligësisë, Satani.

Ai, me anë të fuqisë së okultit, do të kryejë ato që do të duket të jenë kurime për njerëzit me sëmundje terminale. Ata do të kurohen nga sëmundja e tyre përkohësisht dhe njerëzit do të besojnë se fuqitë e tij do të kenë ardhur nga Qielli. Se ai është Unë, Jezu Krishti. Ata do të besojnë se ai vjen për ta përgatitur botën për Epokën e Re dhe se Ardhja e Dytë po ndodh para tyre.

Ai do të kryejë mrekulli të tjera, por ato do të jenë thjesht një iluzion. Disa shërbëtorë të Mi të shenjtë do të bien në gjunjë para tij dhe do ta adhurojnë atë. Udhëheqësit politikë do ta duartrokasin atë publikisht. Ai do të duket si mesia i mirë dhe i përulët dhe do të imitojë të gjitha cilësitë e Mia. Për fat të keq ai do të mashtrojë shumë vetë.

Unë ju lutem, dishepujt e Mi, që t'i paralajmëroni njerëzit se Unë, Jezu Krishti, nuk do të vij në mish. Kjo nuk mund të ndodhë. Unë tashmë kam ardhur një herë në tokë në mish dhe kjo nuk mund të ndodhë një herë të dytë. Kur Unë të vij përsëri, do të jetë përmes udhës në të cilën Unë u largova dhe pastaj i ligu do të hiqet tutje dhe Parajsa Ime e Re do ta zëvendësojë tokën.

Mos u mashtroni. Jini vigjilentë. Unë do të vazhdoj t'ju paralajmëroj rreth antikrishtit dhe gënjeshtrave që ai do t'ia paraqesë botës. Në këtë mënyrë, ju mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj ata shpirtra të gjorë që do ta ndjekin atë skllavërisht në gropat e ferrit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/30/he-will-by-the-power-of-the-occult-perform-what-will-be-seen-to-be-cures-for-people-who-are-terminally-ill/