Kerko Mesazhet ketu

Sunday 20 January 2013

Shpërfilli pyetjet apo kërkesat që të bëhen për t’i ndryshuar Fjalët e Mia

E Diel, 13 Janar 2013, në 12:10

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të harrosh se Kush është Zotëria yt. Kur ti të jesh e tërhequr në çdo drejtim dhe kur dishepujt e Mi të vendosin barra të mëdha përmbi supet e tua, ti duhet të rezistosh. Vendose veten tënde në Duart e Mia të Shenjta, qëndro vetëm dhe më kërko Mua që t’i marr në dorë të gjitha gjërat.

Ti duhet t'i përgjigjesh vetëm Zërit Tim. Çdo zë tjetër, që të komandon të bësh Punën Time të Shenjtë, sipas mënyrave të tyre, interpretimeve të tyre, nuk duhet pranuar.

Shumë njerëz, që e ndjekin këtë Mision, duhet ta kuptojnë se Fjala Ime e Shenjtë nuk duhet analizuar, ndryshuar apo rregulluar për t'iu përshtatur të tjerëve. Fjala Ime është e Shenjtë. Pranojeni atë që Unë them, me besim, dhe të jeni të kënaqur. Përpjekjet për të gjetur kuptime të fshehta, sensacion, apo të kërkoni tregimin e fatit, janë fyese për Mua.

Mësoni ta dëgjoni Zërin Tim. Lëreni që t'jua preki shpirtin dhe të jeni mirënjohës që Unë po ju dhuroj këtë Dhuratë të Mësimeve dhe dëshirave të Mia intime. Unë e bëj këtë prej dhembshurisë që kam për ju dhe sepse ju dua. Të vini në pikëpyetje dhe të kërkoni që Unë t'ju jap përgjigjet që ju dëshironi të dëgjoni, është ofenduese për Mua.

Bija Ime, të lutem shpërfilli pyetjet apo kërkesat që të bëhen për t’i ndryshuar Fjalët e Mia apo kuptimin e asaj që Unë të them. Ti nuk e ke autoritetin, siç të kam thënë më parë, për ta bërë këtë. Madje edhe kur ata shpirtra djallëzorë të bëjnë pyetje të vështira, për të cilat ti nuk e ke përgjigjen, qëndro në heshtje.

Për ju që vazhdoni të përpiqeni për të më penguar Mua, duke e sfiduar dhe kritikuar Fjalën Time të Shenjtë, dijeni se jeni veçse mëkatarë të dobët. Nuk është se ju bëni pyetje për të mirën e shpirtit tuaj, që Unë e shoh të papëlqyeshme. Është refuzimi juaj për të pranuar se Unë, Jezu Krishti, mund të komunikoja ndonjëherë me botën ashtu siç po e bëj tani.

Nëse ju e merrni Fjalën Time dhe e manipuloni për t'ia përshtatur mënyrave tuaja, ajo do të bëhet pa kuptim. Nëse ju e copëtoni atë, me qëllimin për ta kundërshtuar këtë, Misionin Tim të Shenjtë për ta shpëtuar këtë brez të fundit, atëherë ju do të hidheni mënjanë.

Plani Im është tani i fuqishëm, ndërsa Unë e udhëheq njerëzimin me shpejtësi drejt Udhës së të Vërtetës. Ata që enden dhe humbasin do të mbeten pas. Ka vetëm kaq kohë të mbetur për të shpëtuar secilin prej jush. Përse e çoni kot? Çdo minutë është e çmuar.

Më lejoni Mua mundësinë që t'ju udhëheq, t'ju mësoj dhe t'ju shpëtoj. Kërkohet bindje ndaj Meje, Jezusit tuaj, nëse doni që Unë t'ju ndihmoj. Ju mund të më bindeni Mua vetëm kur ju ta dorëzoni vullnetin tuaj tek Unë. Kur ju ta bëni këtë, konfuzioni nuk do të jetë më i pranishëm në shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/13/ignore-questions-or-demands-made-of-you-to-change-my-words/