Kerko Mesazhet ketu

Friday 4 January 2013

Tempulli i Hyjit do të përdhoset përtej njohjes

E Martë, 1 Janar 2013, në 19:20

Bija Ime fort e dashur, agimi i ri ka dalë dhe ndryshimet kanë filluar në përgatitje për Ardhjen Time të Dytë.

Luftërat në Lindjen e Mesme tani do të përshkallëzohen dhe shumë vetë do të vdesin prej duarve të grupit të lig. Megjithatë, ata, grupi i lig, kanë për t’u ndaluar prej Dorës së Atit Tim. Secili prej tyre do të goditet, meqenëse ata përbëjnë një rrezik të madh për fëmijët e Hyjit.

Planet e Mia po shfaqen dhe ata midis jush, të zgjedhur nga Unë për të udhëhequr Kishën e mbetur do të krijojnë me shpejtësi baza nëpër botë. Këto vënde do të jenë ato ku ju do të shkoni për të më nderuar Mua, në paqe, kur kishat tuaja nuk do t'ju mirëpresin më në mënyrën që duhet të jetë.

Kishat tuaja do të bëhen jo më tepër se vende argëtimi, ku ritet pagane dhe muzika do të vihen në skenë në ceremoni të sofistikuara. Supozohet se këto ngjarje do të jenë për të nderuar Hyjin. Në të kundërt, ato do të adhurojnë veprimet mëkatare dhe ata do t'i deklarojnë ato të jenë në përputhje me Mësimet e Mia.

Së shpejti, shumë vetë do ta paraqesin veten si shërbëtorët e rinj të Hyjit. Shumë prej tyre nuk do të kenë qenë përgatitur kurrë në Kishat e Krishtera dhe, për këtë, nuk do të jenë të denjë për t’i paraqitur Sakramentet e Shenjta tek fëmijët e Hyjit. Ata do të jenë mashtrues. Ata do t'iu diktojnë të gjithëve, të vërtetën e atyre që ata thonë, se janë mësimet e Hyjit në botën e sotshme. Gënjeshtrat e tyre do të arrijnë në veshët e njerëzimit në mbarë botën.

Shumë vetë do të tërhiqen ndaj asaj që ata do ta perceptojnë si një përqasje të re, e të freskët, ndaj Mësimeve të Mia dhe Dashurisë së Hyjit. E gjitha do të jetë një gënjeshtër e tmerrshme. Shumë vetë do të mashtrohen në pranimin e Fesë së re Mbarë Botërore.

Ndërsa kisha e rreme të shtohet dhe të tërheqë shumë njerëz të famshëm, media-t dhe udhëheqësit politikë, Kisha Ime e Mbetur do të rritet. Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të jenë të pabesë ndaj Meje dhe do të bashkohen me Fenë e re Mbarë-Botërore, ku ata do të priten me krahë hapur.

Këta mashtrues do të shkaktojnë vështirësi të tmerrshme për të Krishterët ngado, nëse nuk e pranojnë këtë organizatë të re kulturore të aprovuar politikisht, që do ta quajë veten kishë e Hyjit.

Ndërsa t
ë Krishterët do të jenë shënjestra kryesore e urrejtjes, Shtëpia e Izraelit do të përndiqet gjithashtu dhe Hebrenjtë do të bëhen kurbani në këtë luftë për shpirtrat.

Në ditët e para asgjë që ju shikoni nuk do të duket e ndryshme nga pamja e jashtme. Së shpejti, do të duket një godinë e pasur dhe e fuqishme në Romë që do të bëhet një vend takimi. Të gjitha fetë do të jenë të mirëpritura atje, derisa ata të detyrohen të kapërdijnë gënjeshtrat e paraqitura atyre nga Rendi i Ri Botëror.

Me kalimin e kohës, do të bëhet e papranueshme për disa praktika të Krishtera që të mbahen në publik.

Këto do të përfshijnë Sakramentet e Pagëzimit dhe Kungimit të Shenjtë. Ato do të konsiderohen si të papranueshme në një botë moderne dhe jofetare dhe ju do ta keni të pamundur që t'i merrni ato. Sakramenti i Martesës do të ndryshojë dhe martesa do të bëhet e vlefshme në një formë të ndryshme. E vetmja mënyrë për të marrë Sakramentet e Vërteta në atë fazë do të jetë përmes Kishës së Mbetur.

Për shërbëtorët e Mi të shenjtë që do të vuajnë në Emrin Tim, duke u përpjekur për të ruajtur Sakramentet dhe Meshën e Shenjtë, dijeni këtë. Detyra juaj është ndaj Meje, përmes Kushteve tuaja të Shenjta, dhe ju kurrë nuk duhet të tundoheni që të devijoni nga e Vërteta. Presion do të vihet mbi ju për t’i braktisur udhët e Zotit. Zëri juaj do të bëhet si një pëshpëritje kur armiku të përpiqet për ta mbytur Fjalën e Vërtetë të Zotit.

Mblidhuni së bashku. Bashkohuni. Sepse shumë shpejt Tempulli i Hyjit do të përdhoset përtej njohjes. Ajo që duhet të bëni është të më ndiqni Mua, të dëgjoni zemrën tuaj dhe ndërgjegjen tuaj. Të jeni gati në çdo kohë, për këtë udhëtim të vështirë përpara. Ju do të keni nevojë për gjithë kurajon, forcën dhe këmbënguljen tuaj. 

Dijeni se në fund të udhëtimit tuaj, Unë do të jem duke pritur t'ju rrëmbej në Krahët e Mi të Shenjtë dhe në strehën e sigurt të Parajsës Sime të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/01/the-temple-of-god-will-be-desecrated-beyond-recognition/