Thursday, 28 February 2013

Jesusi: “Ju po jetoni në kohën kur shumë nga fëmijët e Zotit janë bërë paganë”


E Premte, 22 Shkurt 2013, ora 23:00

Bija Ime e dashur, ju po jetoni në kohën kur shumë nga fëmijët e Zotit janë bërë paganë. Madje edhe ata që kanë lindur si Çifutë dhe Kristjanë tani janë drejtuar drejt llojeve të ndryshme idhujsh, ashtu si është treguar më parë.

Sa fyem Unë kur shikoj respektin, që fëmijët e Zotit mbajnë në zemrat e tyre për vetë-kënaqje dhe një besim në zotat e rremë, të cilët egzistojnë vetëm në mëndjen e tyre.

Vërshimi i spiritualizmit i epokës së re dhe një pasion për të gjitha gjërat, që kanë lidhje me qetësimin e mëndjes, çojnë në një gjë. Këta njerëz janë në errësirë, sepse ata refuzojnë të më njohin Mua, Jesu Krishtin. Duke e bllokuar Dritën e Zotit, ata, qëllimisht, e lënë veten të hapur ndaj errësirës së djallit. Satani dhe djajtë e tij i gjëmojnë shpirtra të tillë dhe shkaktojnë, brënda tyre, një boshllëk tepër të tmerrshëm, I cili pavarësisht se çfarë trajtimi spiritual të epokës së re ata kërkojnë, ata kurrë nuk do të gjejnë ngushëllim, sepse kjo nuk është banesa në të cilën ata lindën.

Paganizmi, i cili ka mbërthyer njerëzimin në këtë kohë, është në kulmin e vet që nga koha që Unë, Jesu Krishti, linda në tokë. Edhe pse botës i është dhënë e Vërteta e Egzistencës së Zotit, dhe Unë, përmes vdekjes Sime në Kryq, i shpëtova ata nga mallkimi, ata prapë kthejnë shpinën.

Egoizmi, adhurimi dhe një dashuri për gjërat ekstreme të botës, janë mallkimi i njerëzimit dhe kjo vjen nga një ndjenjë dëshpëruese e shqetësimit, turbullimit dhe boshllëkut. Idhujtaria – një dashuri për njerëzit e famshëm, zotat e rremë dhe vendosja e objekteve pagane – sjellin një re të zezë mbi të gjithë ata që janë të pasionuar rreth kënaqësive të tilla. Kristjanët pësojnë përbuzje nga duart e këtyre njerëzve, por përmes vuajtjeve dhe lutjeve të tyre, ata mund të ndihmojnë në shpëtimin e njerëzimit nga flakët e Ferrit.

Kur ju flirtoni me idhuj të tillë të rremë, ju luani me djajtë nga Ferri, të dërguar për t'u tërhequr ju në humnerë përjetësisht. Kurrë mos besoni se praktika të tilla pagane janë të padëmshme, sepse ato nuk janë. Kur ju e kaloni kohën dhe mëndjen tuaj në argëtime të tilla, ju e mbyllni veten ndaj Zotit dhe jetës së përjetshme.

Zgjohuni ndaj të Vërtetës. Unë Jam e Vërteta. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër drejt lumturisë, vetëm përmes Meje, Jesu Krishtit, Biri i Njeriut. Unë vij tani për të zbuluar të Vërtetën, që të mund t'ju shpëtoj përsëri dhe t'ju sjell jetën e përjetshme duke ju ndihmuar të shpëtoni shpirtrat tuaj.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Wednesday, 27 February 2013

Jesusi: “Ky Ndriçim i Madh i Ndërgjegjes do të ndodhi pasi Famulltari Im i Shenjtë është larguar nga Rroma”


E Mërkurë, 20 Shkurt 2013, 19:30

Bija Ime e dashur, kur mund të duket e padrejtë që fëmijët e Zotit duhet të vuajnë nën sundimin e profetit të rremë dhe antikrishtit, dije këtë. Të gjithë shpirtrat në botë duhet të durojnë dhimbjen e refuzimit dhe të vuajtjes, që Unë I durova, në një farë mase, me qëllim që të pastrohesha.

Unë, përmes Mëshirës Time të Madhe, do të bëj të sigurtë që ky pastrim të ndodhi së shpejti. Pastaj, ndjekësit e Mi do të shtohen në numër, gati për Ardhjen Time të Dytë. Ati Im do t'i vëzhgoj të gjitha sprovat, që do të ndjehen nga të gjithë fëmijët e Tij, me butësinë e madhe të Zemrës. Ai do të ndërhyj kur veprimet e liga të persekutimit, të shkaktuara mbi Kristjanët, ta tejkalojnë masën e lejuar dhe Ai do t'i shkatërroj njerëz të tillë djallëzorë.

Ju duhet të prisni tani Veprën e Mëshirës Sime Hyjnore, sepse ajo do të nxjerri të mirët nga të liqtë. Ky Ndriçim i madh i Ndërgjegjes do të ndodhi pasi Famulltari Im i Shenjtë është larguar nga Rroma.

Pregatituni për shpëtimin e shpirtrave tuaj. Atyre shpirtrave kokëfortë mes jush do t'ju jepet një kohë shumë e shkurtër për t'u ulur në gjunjë, me përulësi, për të kërkuar Mëshirën Time. Dhe pastaj trumpetat do të nxirren, dhe profecitë, që çojnë drejt fundit do të zbulohen, ashtu si është treguar.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Monday, 25 February 2013

Jesusi: “Ata do të thonë se ai ishte fajtor për një krim për të cilin ai është plotësisht i pafajshëm”


E Martë, 19 Shkurt 2013, ora 14:30

Bija Ime e dashur, të lutem informoji dishepujt e Mi se Mbretërimi Im është afër.

Ata nuk duhet të shqetësohen, sepse, edhe pse Kurora e Gjëmbave ka rënë mbi Famulltarin Tim, të zgjedhur nga Unë, Jesu Krishti, për të drejtuar Kishën Time të Shenjtë Katolike dhe Apostolike, është hequr ligësisht – Unë tani vij, më në fund, për t'ju sjellë paqe. 

Viti tjetër do të jetë tepër i ashpër dhe shumë i hidhur për ju, dishepujt e Mi të dashur, dhe Papën Tim të Vërtetë të fundit. Ai, kundër të cilit u komplotua me djallëzi dhe qëllimisht, po trajtohet ashtu si Unë, Jesu Krishti, u rraha dhe u godita. Tani ata do të përpiqen ta vrasin atë, ashtu si më vranë Mua. Ata do të thonë se ai ishte fajtor për një krim për të cilin ai është plotësisht i pafajshëm.

Unë, Shpëtimtari juaj i dashur do t'ju shpëtoj të gjithëve ju nga ligësia, që do të mendohet nga shumë se ka ardhur nga Unë, nga Dora e Komandës Sime.

Unë e udhëzoj Kishën Time ashtu si më parë, por vetëm përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Çelësat e Rromës janë nën komandën e Atit Tim të dashur. Unë, Jesu Krishti, jam gati për të ardhur përsëri me Ardhjen Time të Dytë dhe Unë dëshiroj ta bëj të ditur se ju, dishepujt e mi, do të vuani ashtu si vuajtën dishepujt e mi gjatë kohës Sime në tokë. Ju, të dashurit e Mi, jeni me Mua, të kyçur brënda Zemrës Sime të Shenjtë, që të mund të bashkoheni me Mua në vuajtje. Unë derdh lotë për Papën Tim të dashur të pafajshëm, Papa i fundit në tokë, Benedikti XVI, të zgjedhur nga Unë për të drejtuar Kishën Time gjatë ditëve të fundit. 

Do të duhet kurajo e madhe, për ata shpirtra që janë të gatshëm të vuajnë, të cilët do të vazhdojnë të deklarojnë Fjalën Time të Shenjtë, pasi ata do të mbushen me dyshime të tmerrshme. Ata e dinë, në zemrat e tyre, se Jam Unë që ju flas atyre tani dhe prapë ata do të sulmohen nga dyshimet, që do të shkaktohen nga ata që do të refuzojnë të pranojnë Mesazhet e Mia për njerëzimin dhe që, gjithashtu, akoma do të jenë të përkushtuar ndaj Meje.

Unë tani ju jap këtë Fushatë Lutje të shkurtër të Veçantë. Ajo është një Lutje Mbrekullie për të bërë të mundur që të gjithë ata që e thonë atë, të ndjejnë Praninë Time në shpirtrat e tyre. Ajo gjithashtu do t'i ndihmoj ata të shohin të Vërtetën, të cilën Unë ju premtoj atyre, dhe që gjithmonë do t'ju jepet atyre gjatë ditëve të fundit.

Fushata e Lutjes (101) Lutja e Mbrekullisë për të ndjerë Praninë e Jesusit

 “O i Dashur Ati I Gjithpushtetshëm, Krijues i gjithçkaje që është dhe që do të jetë, ndihmona të gjithëve ne që mund ta njohim Praninë e Birit Tënd të dashur në Kishë sot, të bëhemi shumë të fortë.

Më ndihmo të kapërcej frikën, vetminë dhe refuzimin që e vuaj prej të dashurve të mi, kur unë ndjek Birin Tënd, Jesu Krishtin, Shpëtimtarin tim.

Të lutem mbroji të dashurit e mi të mos bien në kurth duke besuar gënjeshtrat, të cilat janë sajuar nga Satani për të shkatërruar, përçarë dhe shkaktuar trazira mes të gjithë fëmijve të Zotit.

Të lutem ndihmoji të gjithë ata që e ndjekin paturpësinë në Kishën Tënde të shpëtojnë nga flakët e përjetshme të Ferrit. Amin.”

Bija Ime e dashur, ti tani më njeh Mua. Ajo që ti do të shikosh tani, brënda guaskës që dikur ishte Kisha Ime në tokë, do të shkakoj neveri. Ti do të qash e do të qash deri sa të mos ndjesh asgjë. Dhe pastaj kur të më thërresësh Mua dhe thuaj:

“Jesus, më shpëto nga gënjeshtrat e Satanit, që të mund të dalloj të Vërtetën e Kishës Tënde të mbetur.” Unë do të qetësoj ty me këtë. Unë do të mbush ty me Shpirtin e Shenjtë. Unë do të mbush ty me lotët e trishtimit dhe pastaj Unë do t'i zëvendësoj këto lotë me Forcën Time. Pastaj ti nuk do t'ja dish, sepse Unë do të marr dhe do të udhëzoj ty në çdo hap të udhës.

Ti do të frymëzohesh kur do të jesh duke u vënë në lojë. Ti do jesh e mbushur me Shpirtin Tim të Dashurisë kur ata do të tallen me ty, që beson në Doktrinën Time të Shenjtë. Pastaj ti do ta humbasësh gjithë frikën dhe kjo do të zëvendësohet me një ndjenjë kaq të fuqishme të Dashurisë Sime për ty, sa vetëm atëherë, ti do të ndjesh lehtësim të plotë dhe paqe.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Sunday, 24 February 2013

Jesusi: “Ata do t’i sjellin fëmijët e Zotit nën sundimin e bririt të vogël, i cili do të ulet me madhështi të bujshme në Fronin e Piterit”


E Hënë, 18 Shkurt 2013, ora 18:00

Bija Ime e dashur, në një kohë kur ndryshimet brënda Kishës Sime në tokë intensifikohen, po ashtu dhe zërat e profetëve të rremë do të ngrihen, të bashkuar, për të futur paturpësinë në Kishën Time. Kur unë të zbuloj ty, profete e vërtetë e ditëve të fundit, të Vërtetën – shumë prej saj tashmë është e njohur – gënjeshtrat do të përhapen për të ngatërruar të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Për çdo udhëzim që Unë ju jap për botën, pikërisht e kundërta do të deklarohet nga gojët e profetëve të rremë. Ata do të deklarojnë fjalë ngushëllimi ndaj ndjekësve të Mi të cilët do ta shohin të Vërtetën si tepër të tmerrshme për t'u pranuar. Përmes gënjeshtrave të tyre djallëzore ata do t'i sjellin fëmijët e Zotit nën sundimin e bririt të vogël, i cili do të ulet me madhështi të bujshme në Fronin e Piterit.

Kur Unë të tregova për përçarjen në Kishën Time, Unë nuk të thashë se si kjo do të ndodhte. Prandaj më dëgjo Mua tani. Ashtu si priftërinjtë gjatë kohës Sime në tokë e refuzuan Fjalën Time të Shenjtë, po ashtu edhe priftërinjtë pikërisht para Ardhjes Sime të Dytë do të më refuzojnë Mua. Jo vetëm që do të refuzojnë Fjalën Time, të dhënë ty, bija Ime, por edhe do të pranojnë ndryshimet, të cilat do të imponohen mbi ata. Dhuratat e tyre të shenjta do të bëhen të pafuqishme, menjëherë sa të pranojnë blasfemitë dhe rregullat e reja që ju paraqiten.

Ndjekësit e Mi besnik do të ndahen gjithashtu në besnikërinë e tyre ndaj Kishës Sime në tokë. Gjithçka që ju duhet të bëni është të ndiqni Mësimet e Mia e dhëna në Librin e Atit Tim. Nuk është nevoja të vraponi askund, sepse Unë Jam I pranishëm mes jush.

Ju e dini të Vërtetën. Ajo u është ushqyer tek ju, si Kristjanë. Prandaj kur të shikoni që Urdhërimet e Zotit dhe Mësimet e Mia janë ri-shkruar, dhe Sakramentet e Mia të Shenjtë kanë ndryshuar, atëherë ju duhet të ktheni shpinën. Mos lejoni gënjeshtrat t'ju frikësojnë, por kini frikë për ata që i pranojnë këto vepra të reja djallëzore, të deklaruara se vijnë nga Unë dhe që nuk arrijnë të kuptojnë të Vërtetën.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Jesusi: “Profeti i rremë tani do të marri Fronin në Rromë”


E Dielë, 17 Shkurt 2013, ora 19:00

Bija Ime e dashur, përçarja brënda Kishës Katolike, si është thënë më parë, tani do të dëshmohet, për gjithë botën ta shikoj. Largimi i Famulltarit Tim të Shenjtë të dashur, Papa Benediktit XVI, shënon fillimin e fundit. Unë, përmes teje, profetja Ime e zgjedhur, në këto dy vitet e fundit, jam përpjekur të pregatis Kishën Time në tokë për këtë ngjarje të trishtuar.

Elita Masonike kanë rrëmbyer kontrollin mbi Kishën Time dhe ata do të ushtrojnë mashtrimin më djallëzor mbi Katolikët. Çelësat e Rromës tani janë nëpër Duart e Mia të dorëzuara tek Unë nga Ati Im. Unë do t'i drejtoj të gjithë ndjekësit e Mi që e Vërteta të mund të vazhdoj dhe që Fjala Ime e Shenjtë të mbetet e pacënuar.

Profeti i rremë tani do të marri Fronin në Rromë dhe Fjala Ime, ashtu si ishte në Kohën Time në tokë, do të trajtohet si herezi.

Mos u gënjeni, sepse ndërsa mashtrimi do t'i prezantohet botës, sikur regjimi i ri përfaqëson të Vërtetën, ti, bija Ime, do të vuash tmerrësisht në Emrin Tim të Shenjtë ashtu si profetët, që erdhën para teje.

Ndjekësit e Mi duhet të qëndrojnë të qetë dhe të luten për shpëtimin e të gjithë shërbëtorëve të Mi më të shenjtë që do të futen në këtë paturpësi. Unë ju bëj thirrje atyre t'i përgjigjen thirrjes Sime si më poshtë.

Vazhdoni të ndiqni Mësimet e Mia. Kurrë mos u devijoni nga Fjala e Zotit. Qëndroni besnik ndaj detyrave tuaja të shenjta dhe i administroni Sakramentet e Shenjta ashtu si keni qënë udhëzuar nga Unë.

Mësimet e Kishës Katolike, të bazuara në formimin e vet nga Apostulli Im Piter, qëndrojnë të pagabueshme. Tani kjo do të ndryshoj kur themelet e saj do të lëkunden nga ndryshimet që vijnë.

Së shpejti, ju nuk do ta njihni më Kishën Time dhe ju do të ndjeheni të pakënaqur kur të dëshmoni se si Fjala Ime e Shenjtë do të manipulohet.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 23 February 2013

Jesusi: “Martesa nuk është e pranueshme para Altarit Tim nëse është mes dy njerëzve me të njëjtin seks”


E Premte, 15 Shkurt 2013, ora 22:10

Bija Ime e dashur, ky Mision duhet të eci përpara, tani, për të sjellë dhe përfshirë ata që nuk besojnë në Mësimet e Mia dhe ata që e konsiderojnë veten të jenë Kristjanë, por që më pranojnë Mua në mënyra të vogla.

Kjo mospërfillje është shqetësuese. Interpretimi i tyre mbi Mësimet e Mia, të cilat janë manipuluar për t'ju përshtatur jetës së tyre jofetare, është forma më e keqe e tradhëtisë ndaj Meje, Jesusit të tyre.

Të rinjtë, mosha e mesme dhe të moshuarit, të gjithë të ashtu-quajturit ndjekës të Krishtërimit, më fyejnë Mua me versionin e tyre të vakët, që ata besojnë se është e pranueshme nga Zoti. Ata kanë krijuar një doktrinë të re, të bërë nga vetë ata, që t'i përshtatet jetës së tyre. Pastaj, ata besojnë se akoma mund të vazhdojnë ta kënaqin Zotin dhe se doktrina e tyre është e pranueshme prej Tij.

Dijeni se vetëm e Vërteta është e pranueshme ndaj Zotit. Përpjekjet për ta kënaqur Atë do të bien në vesh të shurdhët. Zoti kurrë nuk do t'i pranoj gënjeshtrat. Asgjë, pavarësisht se sa mirë është zbukuruar dhe e shprehur në një gjuhë të bukur, e cila përkrah koncepte te reja në Fenë Kristjane, dhe pranimi dhe toleranca e mëkatit, nuk do të pranohen në Sytë e Zotit që sheh gjithçka. Ai kurrë nuk do t'i pranoj ligjet e reja, të cilat i nënvlerësojnë Sakramentet, të dhëna nga Unë, Jesu Krishti, Shpëtimtari I Botës.

Unë ju shpëtova për t'ju ndihmuar të çliroheni nga mbërthimi që Satani mban mbi zemrat e njerëzve. Unë dhashë Jetën Time, me vullnet të lirë, për t'ju shpëtuar dhe çliruar nga zinxhirët, me të cilat ishit lidhur, nga Satani dhe zjarret e Ferrit. Kjo do të thotë se Ferri nuk ka më fuqi mbi ju, pasi ju është dhënë liria për të zgjedhur jetën në Mbretërinë Time, apo vdekjen në humnerën e Ferrit.

Por, çfarë bën njeriu në botën e sotme për të më shpërblyer Mua për këtë Dhuratë të jashtëzakonshme? Ata përpiqen ta justifikojnë mëkatin në Sytë e Mi. Ata paraqesin mëkate fyese para Meje dhe më luten Mua të pranoj gënjeshtra dhe të pavërteta. Më keq akoma, ata duan të ndryshojnë Sakramentet e Mia të Shenjta në mënyra të ndryshme për t'ju përshtatur nevojave të tyre dhe pastaj i paraqesin ato para Meje me një paturpësi. Martesa nuk është e pranueshme para Altarit Tim nëse është mes dy njerëzve me të njëjtin seks. Prapë, ata e bëjnë këtë dhe më fyejnë Mua. Ata më luten Mua ta fal mëkatin, duke justifikuar fyerjet kundër Urdhërimeve të Atit Tim. Ata përpiqen ta bindin vetveten se kjo është e pranueshme, para Zotit, kur kjo gjë kurrë nuk mund të jetë.

Të gjitha Ligjet e Zotit janë krijuar në Qiell. Mëkati është një mëkat, në Sytë e Zotit, dhe kurrë nuk mund të justifikohet nga interpretimi njerëzor.

Është mëndja e dobët e atyre përfaqësuesve Kristjanë moderë, të cilët përpiqen, në çdo hap, të ndryshojnë dhe manipulojnë Mësimet e Krishtërimit, të cilat po e dëmtojnë Kishën Time. Kjo shkakton ngatërresa të tmerrshme.

Ata tallen me Zotin dhe vdekjen Time në Kryq.

Në këtë mënyrë Krishterët rikthehen tek paganizmi dhe ky ndërrim mund të jetë i shpejtë. Zotat e rremë, tempujt e rremë, fetë e rreme, të gjitha kanë një gjë të përbashkët. Ndjekësit e tyre nderojnë një zot, që është krijuar nga duart e njeriut. Fe të tilla janë fyese ndaj Zotit dhe në një kishë, tempujt masonikë, ata nuk i bëjnë aspak nderime Zotit, por bishës.

Ky është çmimi i lirisë, i dhënë botës, me anë të vdekjes Sime në kryq. Prandaj dhe bota duhet të pranojë të Vërtetën dhe jo të bier preh e mashtrimit, që do të mbillet, mes jush, nga bisha ndërsa koha kalon.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Friday, 22 February 2013

Jesusi: “Kjo është beteja finale. Famulltari Im ka rënë. Kisha Ime do të bier, por së shpejti ajo do të ngrihet përsëri”


E Enjte, 14 Shkurt 2013, ora 18:00

Bija Ime e dashur, beteja midis Mbretërisë së Atit Tim dhe sferës së Satanit përfundimisht ka hyrë në fazën e vet finale. 

Sa i mashtron i ligu fëmijët e Atit Tim, përfshi edhe ata që e ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Asgjë nuk është ashtu si duket. Fuqia e Masonëve është rritur dhe ata kanë mbushur, jo vetëm botën politike, por edhe Shtëpinë e Zotit, Trupin Tim në tokë.

Kisha Katolike është e përbuzur, më shumë se çdo Kishë tjetër në tokë, që shpall Fjalën Time të Shenjtë. Kjo është sepse ajo ka qënë e udhëhequr nga Unë dhe i është përmbajtur udhëzimeve të Mia, e dhëna njerëzimit, që kur Unë deklarova që Apostulli Im Piter të vendoste Kishën Time në tokë.

Kisha Ime në tokë ka qënë fokusi i të ligut, i cili, përmes shekujve, e ka përçarë Kishën Time dhe i ka goditur ata që i praktikojnë Sakramentet e Mia Më Të Shenjta.

As edhe njëherë ai, i ligu, nuk hoqi dorë nga plani i tij për të persekutuar Kishën Time. Dinak, mashtrues, arrogant, mburracak dhe i mbushur me vetëbesim, ai, mashtruesi, beson se fuqia e tij është e gjithpushtetshme. Ai gjithmonë vë në shënjestër ata që ju është dhënë përgjegjësia për të drejtuar fëmijët e Zotit drejt jetës së përjetshme.

Kisha Ime Katolike, për disa kohë, ka vuajtur tmerrësisht, nga dora e Satanit. As edhe njëherë, ata nuk janë lënë të qetë të kryejnë detyrën e tyre të shenjtë ndaj meje. Prandaj për të siguruar se ai, i ligu, mund të shkaktonte madje më shumë dëme, ai infiltroi ata shërbëtorët e mi të shenjtë duke dërguar shërbëtorët e tij të futen mes tyre. Prandaj dhe atëherë poshtërsia e të ligut u fut në Kishën Time.

Kur mëkati u krye nga ata që ishin caktuar të ushqenin shpirtrat, isha Unë, Jesu Krishti, Ai që u akuzua dhe që u vu në bankën e të akuzuarve.

Mashtrimi më i madh nga të gjitha ishte kur i ligu e bindi njeriun se isha Unë, Jesusi, Kreu I Kishës në tokë, Ai që e tradhëtoi njerëzimin. Njerëzimi lindi me mëkat. Njeriu do të mëkatoj, deri në kohën e Ardhjes Sime të Dytë. Të më hidhni poshtë Mua, si Shpëtimtari I Botës, për shkak të mëkateve të njeriut, përfshi ata që kishin përgjegjësi për shpirtrat që u çuan në udhë të gabuar, do të jetë shkatërrimi juaj.

Në vënd të së Vërtetës, ju do të lejoni gënjeshtrat e bishës ta korruptojnë zemrën tuaj. Ju tani jeni nën kontrollin e të ligut në Kishën Time dhe shumë do të bien preh e gënjeshtrave, që tani do t’ju paraqiten si e Vërteta.

E Vërteta e Mësimeve të Mia shpejt do të dekalrohet si e papërshtatshme dhe e pavërtetë. Zemërimi i Atit Tim ndaj këtij infektimi në Kishën Time, në tokë, së shpejti do të ndjehet mes shërbëtorëve të tij, në Kishën Time në Rromë. Kjo është beteja finale. Famulltari Im ka rënë. Kisha Ime do të bier, por së shpejti ajo do të ngrihet përsëri.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Thursday, 21 February 2013

Virgjëra Mari: “Arroganca dhe Krenaria e Njerëzimit janë fyese ndaj Pranisë së Zotit”


E Mërkurë, 13 Shkurt 2013, ora 20:10

Manteli im i Shenjtë i mbulon të gjithë ata që më thërresin mua, Nënën tuaj Qiellore, gjatë këtyre kohëve të Ndëshkimit. Ndërsa Zemërimi i Atit tim të Përjetshëm shtohet, ju bijtë e mi, duhet të luteni fortë për të zbutur vuajtjet, që do të vërshojnë si një përmbytje mbi tokën.

Ju duhet të përqëndroheni tek ajo që Biri im ju thotë dhe të qëndroni të bashkuar në lutje, që mëkati të mund të falet. Reja e vetë-kënaqësive, e cila varet mbi pjesën perëndimore të botës, që e ka refuzuar Birin tim, po bëhet më e dëndur çdo ditë.

Arroganca dhe krenaria e njerëzimit janë fyese ndaj Pranisë së Zotit. Shpirtrat e tyre të zbrasur janë si enë boshe, dhe ata janë të mbushur me pasuri të pavlerë, që janë krijuar nga dora e njeriut. Ata nuk kanë aspak vënd në zemrat e tyre lakmitare për Dashurinë e Vërtetë, Dashurinë e Zotit. Pa Dashurinë e Zotit, ata nuk janë në gjëndje të duan dikë tjetër, përveç se veten e tyre. Kjo do të thotë se njerëzimi vuan më shumë se sa duhet, sepse dashuria nuk ndahet mes tyre.

Nëse ju kujdeseni vetëm për veten tuaj, ju nuk mund të jepni ngushëllim, apo të lehtësoni vuajtjen e atyre që varen nga të tjerët.

Zgjohuni, fëmijë. Vetëm duke i hapur zemrat tuaja ndaj të Vërtetës, ju do të jeni në gjëndje të fitoni Mëshirën e Birit tim të dashur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Jesusi: “Masonët kanë infiltruar Kishën Time, në tokë, dhe së shpejti përçarja, e thënë më parë, do të krijojë ndarje dhe trazira mes shërbëtorëve të Mi besnik”


E Mërkurë, 13 Shkurt 2013, ora 11:20

Bija Ime e dashur, ka një shqetësim në Qiell tani, në këtë kohë, kur Kurora e Gjëmbave bie për ta shtypur Trupin Tim, Kishën Katolike, në tokë.

Kjo profeci e dhënë ju, në shumë detaje, gjatë 2 viteve të fundit, do të ndodhi. Tani, kur Zbulimet e Mia të tjera të kuptohen së shpejti, vetëm pak nga shërbëtorët e Mi të shenjtë do të jenë në gjëndje t'i shpërfillin Thirrjet e Mia ndaj rracës njerëzore, në këtë orë mëkatare në kohën tuaj.

Ata, grupi djallëzor, kanë filluar fushatën e tyre për të pastruar tokën nga e Vërteta e Mësimeve të Mia. Famulltari Im I Shenjtë është detyruar në këtë vepër dhe do të vuaj shumë si rezultat i saj. Masonikët kanë infiltruar Kishën Time në tokë dhe së shpejti përçarja, e thënë më parë, do të krijoj ndarje dhe trazira mes shërbëtorëve të Mi të besnik.

Shumë nuk e kanë idenë për mashtrimin që po ju tregohet. As edhe nuk e dinë se themelet e Kishës Sime, Kishës Katolike, janë bërë shkrumb e hi. Në vënd të saj, do të ngrihet një gjë e neveritshme dhe Unë do të ndërhyj dhe dërgoj shenja me qëllim që të paralajmëroj çdo shpirt për rëndësinë e lutjes, që ata të mund ta njohin të Vërtetën nga trillimi.

Nuk është rënia e Kishës Katolike, ajo që do të bëhet evidente së shpejti për ndarjen e botës. Por do të jetë pjesmarrja e tyre në krijimin e një Kishe për një Botë të Re, një fe për një botë, ajo që do të fusi paganizmin dhe idhujtarinë.

Profeti i rremë është pregatitur mirë dhe koha e tij po vjen. Në bashkpunim me antikrishtin, ata do ta ulin botën në gjunjë. Nuk do të jetë Zoti që ata do t'i bëjnë nderime, por do të jetë bisha.

Unë i bëj thirrje të gjithë dishepujve të Mi, ndjekësve të Mi Krisjtanë ngado, të mbeten të qetë. Lutuni për paqe dhe më lejoni Mua, Jesusin tuaj, t'ju drejtoj në këtë kohë.

Unë i bëj thirrje të gjithë kardinalëve të Mi, peshkopëve të Mi dhe shërbëtorëve të Mi të shenjtë, për të bashkuar turmën e tyre dhe të mbeteni besnik ndaj Mësimeve të Mia. Kushtojini vëmëndje asaj që ju kërkohet të predikoni, sepse ajo do të ndryshoj. Leximet tuaja do të përpunohen dhe do të shkruhen për një botë jobesimtare dhe ato nuk do të kenë asnjë substancë.

Në një përpjekje për t'u dukur se po e modernizojnë Kishën Katolike, kjo është ajo që ata do t'ju paraqesin – promovimin e kongregacioneve për të përfshirë të gjithë – të gjitha fetë të mbështjella në një, e ashtu quajtur Kisha Kristjane e Unifikuar. Të gjitha shënjat e jashtme mund të duken njësoj në fillim, por kjo është ajo që ju duhet të shikoni. Gradualisht ju nuk do ta njihni më Shkrimin Tim të Shenjtë, pasi fjalë të reja, shprehje dhe formate të reja për prezantimin e Sakramenteve do të vendosen para jush.

Do të ketë një panik mes atyre priftërinjve konservator të vërtetë besnik që do të alarmohen për formatin e ri modern që Kisha do të mbështesi, kur ata do të ri-nisin një tip të ri të Kishës alternative moderne. 

Do të jetë përmes rrjetit masonik, i cili është futur në çdo cep të Kishës Katolike, qeverive dhe medias, që kjo gjë e neverithshme do t'ju paraqitet si një rinovim i madh.

Ky është fillimi i fundit. Prania Ime do të hiqet pa u vënë re për t'u zëvendësuar me ceremoninë e re të Meshave.

E gjithë madhështia dhe ceremonia do të maskojnë një tabernakle të zbrazët, sepse Prania Ime Hyjnore nuk do të lejohet më nga Ati Im.

Ju duhet të qëndroni të bashkuar dhe, nëse jeni Katolik, dhe të vazhdoni të merrni pjesë në Meshat ditore dhe Kungimin e Shenjtë. Për të gjithë Kristjanët, ju duhet ta dini se, edhe ju gjithashtu, do të josheni në Fenë e Botës së Re, të komplomentuar nga kombet që janë të bashkuar me tradhëtarët e Kishës Sime Katolike. Ata dëshirojnë të krijojnë një fasadë jofetare dhe humanitare – një fasadë që, pa u ndjerë, do të maskoj ligësinë që ajo do të përkrahi.

Beteja ka filluar, por ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni më të fortë se sa mendoni. Unë Jam gjithmonë këtu. Unë ju kam pregatitur mirë. Ju duhet të thoni këtë Fushatë Lutje, për të mbijetuar.

Fushata e Lutjes (100) Për mbijetesën e Krishtërimit

 “O Jesus i dashur, ne të lutemi Ty për aftësitë për t'i mbijetuar sprovave me të cilat ne tani përballemi, kur Papa i Vërtetë i fundit e mbaron Misionin e tij për Ty.

Na ndihmo t'i rezistojmë abuzimit të tmerrshëm që do të na duhet të ndeshemi tani për shkak të rënies së Kishës, që dikur e njihnim.

Kurrë mos na lejo të devijojmë nga e Vërteta e Fjalës Tënde Hyjnore.

Na ndihmo të mbetemi të heshtur, kur sulmet janë hedhur mbi supet tona për të na nxitur të kthejmë shpinën Ty dhe Sakramenteve që i dhurove botës.

Mbuloje Ushtrinë Tënde me Dashurinë e fuqishme që ne kemi nevojë, si një mburojë, për të na mbrojtur kundër profetit të rremë dhe antikrishtit.

Ndihmoje Kishën Tënde në tokë të përhapet dhe të shumfishohet, që ata të mund të qëndrojnë tek e Vërteta dhe të ndihmoj të udhëheqësh vëllezrit dhe motrat tona në Udhën e të Vërtetës për t'u pregatitur mjaftueshëm për Ardhjen Tënde të Dytë. Amin.”

Mos u trëmbni, ndjekësit e Mi. Gjithçka është në Duart e Mia të Shenjta. Kini durim. Mos i justifikoni asnjë nga veprimet tuaja, në Emrin Tim, sepse kur e bëni këtë, ju mbroni Fjalën Time, kur ajo që ju duhet të bëni është të shpallni Fjalën Time.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Wednesday, 20 February 2013

Jesusi: “Kjo jetë do të kthehet, sa hap e mbyll sytë, në një Jetë të Re, një Parajsë e Re e Rilindur”


E Martë, 12 Shkurt 2013, ora 02:19

Bija Ime e dashur, kaq shumë njerëz në botë janë të pavetëdijshëm për natyrën e tyre shpirtërore. Kaq të zënë janë me çështjet lidhur me jetën e tyre të përditshme, punën e tyre, rolin e tyre si prindër, përpjekjet e tyre për të kaluar provimet dhe të shkollohen, sa kanë harruar për jetën e tyre pasi kohës së tyre në tokë t'i vij fundi.

Është e drejtë që ata bëjnë të pamundurën në lidhje me përgjegjësinë për t'u ushqyer dhe për t'u veshur, po kur ata e neglizhojnë mirëqënien e tyre shpirtërore, ata i mohojnë vetes dhuratat më të mëdha që i presin.

Shumë harrojnë se Ati Im mund të marri jetë në çdo kohë. Nëse shpirtrat nuk janë të pregatitur, ata do të vuajnë pendesë dhe mund të mos hyjnë në Parajsë në kohën kur ata të kalojnë nga kjo jetë në tjetrën.

Është e vështirë për ata që bëjnë jetë të ngarkuar të kuptojnë se çfarë ndodh, kur t'i vij fundi kësaj kohe, që ju është dhënë nga Zoti. Sepse shumë e shikojnë vdekjen si të frikshme dhe jo si diçka që ata dëshirojnë ta mendojnë. Dhe prandaj ata më refuzojnë Mua, Jesusin e tyre, udhën e tyre drejt Mbretërisë së Atit Tim. Unë, Jesu Krishti, Jam e vetmja mënyrë për të fituar jetën e përjetshme, një jetë e panjohur për ju kjo.

Unë dëshiroj t'ju them se është një jetë e mbrekullueshme për të gjithë fëmijët e Zotit, që i pret ata. Kjo jetë është e rëndësishme, sepse do të jetë se si e bëni jetën që ju është dhënë në tokë, ajo që do të vendosi të ardhmen tuaj.

Ju kurrë nuk duhet të mendoni për vdekjen si fundi. Në të kundërt, mendojeni atë si fillimi i një jete të re dhe të mbrekullueshme. Koha që ju kaloni në tokë është një sprovë. Ajo është një test dhe në shumë mënyra është një dëbim. Të lindur mëkatarë, ju, gjithashtu, do të vdisni si mëkatarë. Por, do të jenë ata mëkatarë që e duan njëri tjetrin, që i trajtojnë të tjerët me dashuri dhe respekt dhe që e bëjnë jetën e tyrë sipas Imazhit Tim, të cilët kanë shumë për të fituar.

Për arsye të Dhembshurisë Sime të madhe për të gjithë fëmijët e Zotit, Unë bëj përjashtime të mëdha për shpirtrat që enden të humbur dhe të hutuar.  Unë i ndjek shpirtrat që nuk duan të kenë të bëjnë me Mua dhe Unë i trazoj zemrat e tyre, që edhe ata të ndjejnë dhembshuri për të tjerët.

Shumë nuk e kuptojnë se si Unë punoj, brënda zemrave të tyre, por Unë e bëj këtë për t'i tërhequr ata drejt Meje. Sepse çdo shpirt që më thërret Mua, madje edhe kur nuk janë të sigurtë për Egzistencën Time, Unë vij me vrap. Unë përgjigjem, në çast, dhe i dëgjoj të gjitha qëllimet. Unë Jam një Zot I Dashur. Unë nuk zemërohem lehtë. Unë Jam I Duruar. Unë Jam në pritje. Une Jam Besnik. Unë Jam I tëri I Mëshirshëm. Unë Jam duke pritur për të gjithë shpirtrat të njohin Thirrjen Time, sepse së shpejti, ata do të jenë në fare pak dyshim se Zërin e Kujt do dëgjojnë, që ju tregon të ndjejnë Dashurinë e Zotit.

Kjo jetë do të kthehet, sa hap e mbyll sytë, në një jetë të re, një Parajsë të re të rilindur. Kur kjo kohë mbi tokë mund të jetë e mbushur me sprova, presione, strese, ngritje dhe rënie, ajo nuk mund të krahasohet me paqen dhe lavdinë e jetës që i pret të gjithë ata që më duan Mua.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Tuesday, 19 February 2013

Jesusi: “Shumë besojnë se Ferri është, thjesht, një Vënd nga Folklori”


E Hënë, 11 Shkurt 2013, ora 12:30

Bija Ime e dashur, dëshira e Zemrës Sime është të shpëtoj ata shpirtra, që kryejnë mëkat të tmerrshëm, prej torturës së Ferrit.

Për çdo mëkat mortor të kryer, dhimbja e zjarrit do ta copëtoj shpirtin sikur të ishte i bërë prej mishi. Britmat e dhimbjes dhe terrorit, nga shpirtra të tillë, kur të hidhen në thellësitë e Ferrit, e copëtojnë Zemrën Time të Shenjtë.

Zemra Ime është thyer dhe dhimbja e tmerrshme që Unë ndjej është për shkak të këtyre shpirtrave të shkretë. Shumë njerëz të gjallë sot në tokë,  në këtë kohë, janë në rrezik të tmerrshëm. Kjo, për arsye se shumë besojnë se mëkati mortor është thjesht një gabim i vogël dhe si rezultat, e justifikojnë atë. Dhe, pastaj, ata vazhdojnë në udhën e vetë-shkatërrimit. Nëse nuk e shikojnë se çfarë gabimesh të rënda po kryejnë, ata do të vuajnë mallkimin, ku do të digjen në agoni, përjetësisht.

Fare pak njerëz besojnë në egzistencën e Ferrit. Shumë besojnë se Ferri është, thjesht, një vënd nga Folklori. Sa shumë nuk besojnë se Zoti do ta lejonte një vënd të tillë të egzistonte, dhe se të gjitha mëkatet, pavarësisht se sa të liga janë, do të falen. Unë ja vë fajin gabimeve të bëra nga ata shërbëtorë të shenjtë, të cilët, nëpër dekada, u dorëzuan ndaj presioneve të një bote jofetare. Ky mashtrim ka çuar në humbjen e biljona e biljona shpirtrave. Dhe, ndërsa është tepër vonë për këta shpirtra, ka akoma kohë për ata që janë shënuar me njollën e mëkatit mortor, sot, të shpëtojnë.

Ju duhet të luteni që këta njerëz të mund të mbrohen nga joshja djallëzore e Satanit, që gëzon për të ardhmen e fatit të tyre. Drita Ime mund dhe do të bier mbi ata vetëm kur t'i hapin sytë ndaj të vërtetës së mëkatit. Edhe pse ata më torturojnë Mua me ligësinë e tyre, nuk ka as edhe një mes tyre që nuk ndjehet i shqetësuar, apo i dëshpëruar për shkak të mëkateve të tyre. Kur shumë e dinë shkakun e një shqetësimi të tillë, ata nuk do të bëjnë asgjë për të, ndërsa vazhdojnë të shpërfillin dhe t'i justifkojnë mëkatet e tyre. Disa e bëjnë këtë sepse janë të rrethuar nga errësira e gënjeshtrave, që janë të futura në kulturën  tyre. Gënjeshtra të tilla reklamojnë pranimin e mëkatit.

Më ndihmoni Mua t'i shpëtoj ata me këtë Litani/Lutje

Lutja Litani e 'Jesusit për Njerëzimin' (5) Për Shpëtimin e Atyre në Mëkat Mortor

 “Jesus, shpëtoi të gjithë mëkatarët nga flakët e Ferrit.
Fali shpirtrat e nxirë.
Ndihmoi ata të shohin Ty.
Nxirri ata nga errësira.
Hapi sytë e tyre.
Hapi zemrat e tyre.
Tregoju atyre të Vërtetën.
Shpëtoi ata.
Ndihmoi ata të dëgjojnë.
Pastroi ata nga krenaria, joshja dhe zilia.
Mbroji ata nga i ligu.
Dëgjoi lutjet e tyre për ndihmë.
Kapi duart e tyre.
Tërhiqi ata drejt Teje.
Shpëtoi ata nga mashtrimi i Satanit. Amin.”

I ndihmoni ata, ndjekësit e Mi, duke më kërkuar Mua, çdo ditë, t'i fal ata, për fyerjet e tmerrshme që kanë hedhur mbi Mua.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Monday, 18 February 2013

Jesusi: “Fjala Ime do të përhapet në Australi dhe Zelandë të Re”


E Dielë, 10 Shkurt 2013, ora 02:18

Dishepujt e Mi të dashur, sa lotë lehtësimi më sillni në Sytë e Mia të Shenjtë.

Kombet tuaja të bukura, plot me burime natyrore të pasura me bollëk, janë bosh në shpirt. Kombet e Australisë dhe Zelandës së Re po lulëzojnë, nga njëra anë, prej Dhuratës që Ati Im ka dhuruar mbi ata, dhe nga ana tjetër, ata janë të shkretë.

Unë I bëj thirrje Kombeve tuaja, tani, për të më ndihmuar Mua të ndez besimin dhe të përhap Fjalën Time të Shenjtë, që ajo të ushqej shpirtrat e të gjithë fëmijve të Zotit në vëndet tuaja.

Fjala Ime do të përhapet në Australi, përmes këtij Misioni Tim të fundit për të shpëtuar shpirtrat në tokë.

Bija Ime, ty do të jepet Dhurata e Shpirtit të Shenjtë me qëllim që të më sjellësh Mua shpirtrat për të cilët kam mall. Ti ke një barrë të rëndë për të mbartur, sepse Fjala e Zotit është e panjohur tek miljona njerëz në mes kombit tuaj. Fare pak kisha, brënda komunitetit Kristjan, po përdoren ashtu si duhet. Ato janë guaska boshe dhe Unë Jam I zhgënjyer me besimin e dobët që egziston mes jush. Ju keni shumë për të mësuar dhe shumë për të firuar, kur ju më ndiqni Mua – sipas vullnetit tuaj të lirë – në Udhën e të Vërtetës.

Plani Im për të pregatitur shpirtrat tuaj dhe për të kërkuar ndihmën tuaj për të shpëtuar ata shpirtra që nuk besojnë në Zot, është i madh. Misioni Im është t'i bëj thirrje ateistëve dhe t'i mbuloj ata me Shpirtin e Shenjtë, që Zëri Im të dëgjohet, shpejt. Këtu është një Fushatë Lutje e veçantë, për shpëtimin e Austalisë dhe Zelandës së Re.

Fushata e Lutjes (99) Për Shpëtimin e Australisë dhe Zelandës së Re

O Zot, Ati I Gjithpushtetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jesu Krisht, ki Mëshirë mbi të gjithë fëmijët e Tu në Australi dhe Zelandë të Re,

Na e fal refuzimin tonë të Fjalës Tënde të Shenjtë.
Na e fal mëkatin e mospërfilljes.

Na pastro nga kultura jonë pagane dhe na mbulo me Hiret që na duhen për të ngjallur shpresë, besim dhe bamirësi mes vëllezërve dhe motrave tona.

Ne të lutemi Ty për Dhuratën e Dijes dhe të kërkojmë Ty të na dhurosh të gjithëve ne Bekimet që na duhen për të bërë të mundur, që jo vetëm e Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë të mund të dëgjohet, por edhe që të gjithë shpirtrat të fitojnë çelësat e jetës së përjetshme. Amin.

Shumë shpejt, Shpirti Im I Shenjtë do t'i përfshij shpirtrat tuaj dhe ju do të marshoni përpara me një konfidencë të qetë, ndërsa deklaroni të Vërtetën tek të gjithë ata që bien në kontakt me ju.

Të jeni mirënjohës për këtë bekim, me të cilin Unë tani mbuloj Kombet tuaja. Unë ju dua dhe Unë kam besim se ju do t'i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 16 February 2013

Jesusi: “Kurrë mos harro se ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori”


E Shtunë, 9 Shkurt 2013, ora 15:50

Bija Ime e dashur, ndërsa Mesazhet e Mia shpërndahen shpejt, në këtë kohë ti je viktimë e sulmeve të ashpra nga Satani dhe ushtria e tij e djajve. Ata kërcejnë rreth teje ngado, me qëllim që të shpërqëndrojnë ty, të lëndojnë dhe të torturojnë ty – të gjitha me një qëllim. Ajo është që të ndaloj këtë Punë.

Unë e them këtë për të paralajmëruar ty se, sa më shumë të dëgjohet Fjala Ime e Shenjtë dhe sa më i etur bëhet njeriu për të fituar Hiret e Mia, aq më shumë mizori do të bier mbi ty për ta mbartur. Gjithsecili i përfshirë në këtë Mision tani do të ndjejë efektet e sulmeve të tilla. Kështu ju do ta kuptoni se ato vijnë nga i ligu.

Ju do të torturoheni me tundime për të pakësuar sasinë e kohës që ju më jepni Mua, përmes lutjeve tuaja. Ju do të ndërpriteni, çdo sekondë, ndërsa provoni të përfundoni detyrat që ju kërkohen për të kryer Vullnetin Tim të Shenjtë.

Duke u sfiduar, në çdo rast nga të tjerët, që përpiqen të bllokojnë botimin e Librave të Mi, ju do të shqetësoheni dhe do të jeni të paaftë të hidhni një hap përpara. Pastaj, si një goditje e fuqishme në stomak – një shenjë e vërtetë e sulmit Satanik – ti do të zhgënjehesh nga të gjithë ata që krijojnë lidhje të rëndësishme në këtë punë. Dhe, pikërisht atëherë kur ti mendon se ky Mision është i pamundur, Unë do të hap një derë, pastaj një tjetër, dhe Unë do të vazhdoj t'i ngre të gjitha pengesat, deri sa Dëshirat e Mia të jenë përmbushur.

Kjo është një pikë kthimi në Planin Tim Hyjnore të Shpëtimit. Që nga kjo ditë, Fjala Ime do të dëgjohet më fortë, dhe fare pak do të jenë në gjëndje ta shpërfillin atë. Pastaj të gjitha kombet, në të gjitha gjuhët, do ta provojnë të Vërtetën. Disa do ta përtypin Fjalën e Zotit. Të tjerët do ta pështyjnë dhe pastaj do të jenë ata që do të mbyten në të – kaq të rënda
janë bërë zemrat e tyre.

Sa herë që ti e ndjen se ky Mision është bërë i pamundur për t'u përmbushur, dije se nuk do të jetë prej dorës tënde që Fjala Ime të dëgjohet në të gjitha kombet, por është prej Dorës Sime, Zërit Tim dhe Forcës Sime, me anë të Shpirtit të Shenjtë, që drejtohet ky Mision.

Kurrë mos harro se ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori. Fuqia Ime vërshon nëpër ty. Vuajtja Ime e godet mëndjen dhe trupin tënd. Kur ti ndjen dhimbje, është Dhimbja Ime që ti ndjen. Kur ti sulmohesh nga pengesat e vëna para teje nga Satani, jam Unë, Jesu Krishti, që ai mundon. Ti je thjesht mjeti. Kurrë mos e harro këtë dhe të jesh e kënaqur që ti je bekuar me një Dhuratë të tillë.  

Tani, ti duhet të jesh mjaft në gjëndje të më dorëzosh Mua këto probleme dhe të vazhdosh të bësh atë që kërkohet nga ty, bija Ime. Plani Im është për të shpëtuar çdo shpirt të gjallë në botë sot dhe Satani do të ndërrmari një luftë të tmerrshme për të më ndaluar Mua. Gjithkush që punon me Mua, do të jetë një shënjestër dhe vetëm dashuria juaj për Mua dhe besimi tek Unë do t'ju mbaj në këto kohë trazirash.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Friday, 15 February 2013

Jesusi: “Unë Jam Mësuesi juaj, dhe përmes Meje, ju do t’i kuptoni Misteret e Planit Tim Hyjnor Final”


E Premte, 8 Shkurt 2013, ora 23:45

Bija Ime e dashur, nëse njerëzit do ta përfytyronin Dhuratën që Unë Kam për t'i dhënë njerëzimit, ku Unë do të ringjall të vdekurit dhe shenjtorët, të cilët do të bashkohen me ata që ju është dhënë Dhurata e Jetës së Përjetshme në Mbretërinë Time, atëherë ju me të vërtetë do ta kuptonit këtë bekim shumë të veçantë.

Humbja e një të dashurit tuaj me vdekje, në tokë, mund të jetë e dhimbshme dhe shkakton dhimbje të trishtueshme. Por Premtimi Im për t’ju bashkuar ju, me ata që kanë vdekur në gjëndjen e Hirit të Zotit, do të bashkoj të gjithë fëmijët e Zotit në një mënyrë vërtetë të lavdishme.

Familjet do të bashkohen. Të dashurit do të mblidhen së bashku dhe kjo do të çoj në një festim të madh. Të gjithë ata që janë të bekuar të çohen në Parajsën Time të Re, e cila ofron jetën e përjetshme, do të habiten nga madhështia e Dhuratës Sime të Madhe.

Pregatituni për vdekjen. Mos ju trëmbni asaj. Por, dijeni se Parajsa nuk është e lehtë për të hyrë. Shumë pregatitje shpirtërore kërkohet. Kur ta kuptoni qartë jetën e mbrekullueshme që ju pret, në Ardhjen Time të Dytë, atëherë ju do ta kuptoni se çfarë pritet nga ju.

Ju duhet, jo vetëm, të ndiqni udhëzimet e Mia në këtë kohë, por ju duhet të merrni përgjegjësinë të më ndihmoni Mua të shpëtojmë shpirtrat e atyre që nuk kanë asnjë interes tek Unë dhe që nuk kanë asnjë dëshirë të shpëtojnë shpirtrat e tyre, të shpengohen para Meje, apo të marrin Sakramentet. Kjo është sepse ata kanë marrë një vendim të vetëdijshëm që ta mbajnë Egzistencën Time të ndarë nga jeta e tyre e përditshme. Unë Jam diçka që ata e njohin pak – një koncept shpirtëror, të cilin ata nuk mund ta kuptojnë. Arsyeja është se ata nuk janë të interesuar të bëjnë ndryshime, të cilat janë të nevojshme, nëse duan të bëhen të vlefshëm për Mbretërinë Time.

Ata shpirtrat e humbur të vakët janë shqetësimi Im më i madh, sepse numri i tyre është i madh, dhe gradualisht ata po largohen më tepër nga Unë. Unë brengosem për shpirtrat e tyre. E vetma mënyrë me të cilën Unë mund t'i inkurajoj ata është përmes komunikimeve moderne ditore, me qëllim që të kap vëmëndjen e tyre. Çdo gur do të lëvizet. Gjithçka në Fuqinë Time do të bëhet për t'i sjellë ata tek Unë.

Pastaj, më në fund, do të jenë shpirtrat – edhe pse jo për fajin e tyre – të cilët nuk kanë dëgjuar kurrë për Mua. Të cilët kurrë nuk e njihnin vdekjen Time në Kryq, apo implikimet që ajo mbarte mbi të ardhmen e egzistëncës së tyre. Unë dua t'ju tregoj atyre të Vërtetën. Unë dua t'i mësoj ata. Unë dua t'i bëj Mesazhet e Mia të thjeshta. Unë dua t'ju tregoj atyre provën e egzistencës së shpirtrave të tyre dhe ju, Ushtria ime, do të më ndihmoni Mua ta bëj këtë.

Do të ketë shumë detyra që do të kërkohen nga ju në shpëtimin e të gjithë shpirtrave, dhe Unë, Jesusi juaj, do t'ju tregoj se si ato do të krijohen. Unë do t'ju udhëzoj në detaje të hollësishme dhe Unë shpresoj se ju do t'i përgjigjeni Thirrjes Sime, pavarësisht se sa e pamundur mund t'ju duket ajo detyrë.

Më doni Mua dhe kini besim tek Unë, sepse Unë Jam Mësuesi juaj, dhe përmes Meje, ju do të kuptoni misteret e Planit Tim Hyjnor Final. Pastaj gjithçka do të përfundoj dhe bota do të jetë gati për Kthimin Tim të Lavdishëm.

Mësuesi juaj I dashur
Jesu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Thursday, 14 February 2013

Hyji Atë: “Ejani, ndiqni Birin Tim, përgjatë Udhës së Vërtetës”


E Enjte, 7 Shkurt 2013, ora 23:30

Bija Ime e dashur, çfarë rëndësie ka që fëmijët e Mi kaq shumë i duan gjërat e mira që Unë ju jap në tokë?

Çfarë rëndësie ka që bota e bukur që Unë Krijova, është kaq e dashur dhe e admiruar nga fëmijët e Mi?

Çfarë rëndësie ka që fëmijët e Mi e duan njëri tjetrin dhe gjejnë gëzim tek të tjerët?

Këto janë të gjitha Dhurata nga Unë, Ati juaj i dashur. Ju kurrë nuk duhet t'i trëmbeni këtyre Dhuratave të mbrekullueshme, as edhe të ndjeni faj kur ato ju sjellin kënaqësi.

Megjithatë, Dhurata më e rëndësishme që Unë ju sjell, është Dashuria Ime për secilin nga ju. Kjo është një Dashuri e veçantë dhe dashuria që ju mbani në zemrat tuaja për të tjetrët, ka vetëm një ngjajshmëri të vogël me Dashurinë Time të Plotfuqishme.

Është vetëm kur ju e vendosni dashurinë tuaj mbi këto Dhurata të veçanta, para dashurisë suaj për Zotin, që ju nuk do të arrini të ndjeni paqe. Prandaj kur ju të gjeni kënaqësi në Dhuratat që Unë ju jap, ato mund të shijohen ashtu si duhet kur janë të kombinuara me një dashuri të pastër për Krijuesin tuaj.

Prova Ime për ju e Dashurisë Sime që ju përqafon ngaherë ishte kur Unë ju dërgova Birin Tim të vetëm për t'ju çliruar nga mëkati. Ai ishte Dhurata Ime më e madhe dhe, përmes Tij, ju do të gjeni jetën e përjetshme në Parajsën Time të Re.

Udha është shtruar për ju dhe do të marri formë me kujdes, gjatë gjithë udhës për tek Portat e Parajsës, përmes këtij Misioni final nga Qielli.

Ejani, ndiqni Birin Tim përgjatë Udhës së Vërtetës dhe lejoheni Atë t'ju mbledhi ju në një strehë mbrojtëse përmes Mëshirës së Tij të Madhe.

Unë I shtrij Krahët e Mi të Shenjtë dhe ju përqafoj ju në Premtimin e Birit Tim, ndërsa Ai pregatit fazën finale për të sjellë të gjithë fëmijët e Mi në shtëpi tek Unë.

Shtëpia juaj do të ndërthuret me Time. Durimi, këmbëngulja, vuajtja, lotët dhe dashuria për Birin Tim, të gjitha do të kombinohen ndërsa ju ecni nëpër këtë udhë të rëndë drejt Meje. Vetëm ata që janë mjaft të fortë do të arrijnë hapat e fundit.

Ati juaj I dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Tuesday, 12 February 2013

Nëna e Zotit: “Ju duhet të luteni për të gjithë ata në vëndet e larta, që kanë fuqi mbi vëndet tuaja”


E Mërkurë, 6 Shkurt 2013, ora 14:55

Bija ime, ti duhet t’i përkushtosh të gjitha lutjet e tua, tani, për ata shpirtra të humbur që nuk do ta njohin Egzistencën e Zotit.

Të shpërndarë nëpër botë, këta shpirtra të gjorë po jetojnë nëpër një kohë kur po torturohen nga gënjeshtrat. Këto gënjeshtra janë mbjellë në zemrat e tyre nga mashtruesi. Pa Dritën e Zotit në zemrat e tyre, ata nuk kanë asgjë të mirë për të pritur. Ata nuk e nderojnë Zotin, por në të kundërt, mundohen të gjejnë një zëvendësim. Zëvendësimi zakonisht merr formën e adhurimit për persona të tjerë, apo për gjëra materiale. Ajo që ata marrin, në fund të përpjekjeve të tyre për paqe, është rrëmuja dhe çoroditja. Ata kurrë nuk do të gjejnë paqe, pa dashurinë për Zotin.

Ati im i dashur, përmes Mëshirës së Birit të Tij, Jesu Krishtit, e hedh Dritën e Tij dhe Dashurinë e Tij mbi shpirtra të tillë. Ata nuk i pranojnë këto Hire dhe i kthejnë shpinën të vetmes mënyrë që kanë për të arritur paqen e përjetshme dhe lumturinë. 

Ju duhet të luteni për të gjithë ata në vëndet e larta, që kanë fuqi mbi vëndet tuaja, pasi ata vuajnë shumë. Ata janë bërë shënjestër ditore nga i ligu, që të mund të përdoren si mjet për të shkaktuar mjerime mbi fëmijët e Zotit. Plani i tyre për të shkatërruar çdo gjurmë të Zotit nga jeta e kombit që ata kontrollojnë, është pothuajse gati. Kur ata të zbulojnë qëllimin e tyre të vërtetë, ata gjithashtu do të bëhen viktima, ashtu si edhe ata shpirtra që do të vuajnë nën regjimin e tyre.

Këtu është një Fushatë Lutje, e cila duhet të thuhet për të ndriçuar qeveritë, që Hiri I Zotit të mund të mbulojë liderat e botës.

Fushata e Lutjes (98) Që Hiri i Zotit të mbuloj liderat e botës

 “O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, të lutem kërkoji Birit tënd 
të hedhi Hiret dhe Dashurinë e Tij mbi ata lidera që kontrollojnë botën.

Lutu që Drita e Zotit t'i shëroj ata nga verbimi dhe t’i hapi zemrat e tyre të ngurta.

Ndaloji ata që shkaktojnë persekutim mbi njerëzit e pafajshëm.

Të lutem, lutu që Jesusi t’i udhëheqi ata dhe t’i ndaloj ata që pengojnë
përhapjen e të Vërtetës së Mësimeve të Tij tek vëndet nëpër botë. Amen.”

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Monday, 11 February 2013

Nëna e Zotit: “Shumë do të jenë të vetmuar në kërkimet e tyre për të formuar grupe lutjesh”


E Martë, 5 Shkurt 2013, ora 19:45

Bijtë e mi, ju duhet të kërkoni të ngushëlloni njëri tjetrin, ndërsa mblidheni në çdo cep të tokës, për të formuar Ushtrinë e Mbetur të Birit Tim.

Shumë do të jenë të vetmuar në kërkimet e tyre për të formuar grupet e lutjes dhe mund të ndjehen herë pas here, se është e kotë. Për çdo Grup Lutje të ngritur, për të thënë Fushatat e Lutjes, një Hir i veçantë do t’ju jepet nga Biri im i shtrenjtë.

Ai është i pranishëm në çdo grup dhe Ai do t'ju bëj të vetëdijshëm për këtë. Ju do ta ndjeni Dashurinë e Tij dhe pastaj ju do të dëshmoni frytet, ndërsa ato do të hidhen dhe do të përhapet Fjala e Tij Më e Shenjtë.

Fëmijë, ju jeni të bekuar që po ju jepet Dhurata e përulësisë, sepse vetëm ata prej jush që e pranojnë Fjalën e Birit tim, pa asnjë dyshim, do të krijojnë shumë konvetime me anë të Grupeve tuaja të Lutjes.

Shpirti I Shenjtë tani po lëviz shpejt mes jush, fëmijë të dashur, dhe më sjell mua kaq shumë gëzim kur shikoj se sa shumë Ai e ngre shpirtin tuaj.

Ju duhet të qëndroni të bashkuar, bijtë e mi, sepse Biri im ka nevojë për dashurinë dhe përkushtimin tuaj, që Ai të mund të shpëtoj njerëzimin. 

Megjithatë, ju do të bëheni një shënjestër për të ligun që do të ngrerë çdo demon nën urdhrat e tij për të infiltruar tek ju dhe për të shkaktuar përçarje. Dallojini këto përpjekje, për çfarë janë dhe besoni plotësisht tek Biri im. Më thërrisni mua, Nënën tuaj të dashur, për t'i mbajtur Grupet tuaja të Fushatës së Lutjes të bashkuar.

Fushata e Lutjes (97) Për të bashkuar Grupet e Fushatës së Lutjes

 “O Nëna e dashur e Shpëtimit, unë të lutem të bashkosh, përmes lutjeve të tua, të gjithë Ushtrinë e Mbetur të Zotit, në mbarë botën.

Mbuloi të gjitha Grupet e Fushatës së Lutjes me Hirin e Shpëtimit, që hidhet mbi ne, përmes Mëshirës së Birit tënd, Jesu Krisht.

Dërgoi ëngjëjt e tu të mbulojnë secilin nga ne, dhe sidomos, ata priftërinj që udhëheqin Grupet e Fushatës së Lutjes.

Na ndihmo t'i shmangim shpërqëndrimet, të cilat shkaktojnë përçarje mes nesh, dhe na mbro me dhuratën tënde të mburojës, që ne të bëhemi të paprekshëm ndaj sulmeve që na duhet të durojmë prej dashurisë sonë për Jesu Krishtin, në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat. Amen”

Shkoni në paqe, fëmijët e mi të dashur, dhe dijeni se Ushtria e Mbetur e Zotit, përmes Hirit të Birit tim, do ta ndihmoj Atë në shpëtimin e biljona shpirtrave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: