Kerko Mesazhet ketu

Monday 18 February 2013

Fjala Ime do të përhapet në Australi dhe Zelandën e Re

E Dielë, 10 Shkurt 2013, ora 02:18

Dishepujt e Mi të dashur, sa lotë lehtësimi më sillni në Sytë e Mi të Shenjtë. Kombet tuaj të bukur, plot me burime të pasura natyrore me bollëk, janë bosh në shpirt. Kombet e Australisë dhe Zelandës së Re po lulëzojnë, nga njëra anë, për arsye të Dhuratës që Ati Im ju ka dhuruar, dhe nga ana tjetër, ata janë të shkretë.

Unë i bëj thirrje Kombeve tuaja, tani, për të më ndihmuar Mua të ndez besimin dhe të përhap Fjalën Time të Shenjtë, që ajo të ushqej shpirtrat e të gjithë fëmijve të Hyjit në vëndet tuaja.

Fjala Ime do të përhapet në Australi, përmes këtij, Misioni Tim, të fundit, për të shpëtuar shpirtrat në tokë.

Ty, bija Ime, do të jepet Dhurata e Shpirtit të Shenjtë me qëllim që të më sjellësh Mua shpirtrat për të cilët kam mall. Ju, ndjekësit e Mi, keni një barrë të rëndë për të mbartur, sepse Fjala e Hyjit, është e panjohur tek miliona njerëz, mes kombit tuaj. Fare pak kisha, brënda komunitetit të Krishterë, po përdoren ashtu si duhet. Ato janë guaska boshe dhe Unë Jam i pakënaqur me besimin e dobët, që ekziston mes jush. Ju keni shumë për të mësuar dhe shumë për të fituar, kur ju më ndiqni Mua – sipas vullnetit tuaj të lirë – në Udhën e të Vërtetës.

Plani Im për të pregatitur shpirtrat tuaj dhe për të kërkuar ndihmën tuaj për të shpëtuar ata shpirtra, që nuk besojnë në Zot, është i madh. Misioni Im është t'i bëj thirrje ateistëve dhe t'i mbuloj ata me Shpirtin Tim të Shenjtë, që Zëri Im të dëgjohet, shpejt. Këtu është një Kryqëzatë Lutje e veçantë, për Shpëtimin e Australisë dhe Zelandës së Re.

Lutja e Kryqëzatës (99) Për Shpëtimin e Australisë dhe Zelandës së Re


O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, ki Mëshirë mbi të gjithë fëmijët e Tu në Australi dhe në Zelandë të Re.

Na fal për refuzimin tonë të Fjalës Tënde të Shenjtë.

Na fal për mëkatin e mospërfilljes.


Na çliro nga kultura jonë pagane dhe na mbulo me Hiret për të frymëzuar shpresë, besim dhe bamirësi mes vëllezërve dhe motrave tona.

Ne të lypim Ty Dhuratën e Dijes dhe kërkojmë që Ti të na dhurosh të gjithë ne Bekimet që na duhen për të mundësuar që vetëm e Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë të dëgjohet, me qëllim që të gjithë shpirtrave t’u dhurohen 
çelësat e jetës së përjetshme. Amen.

Shumë shpejt, Shpirti Im I Shenjtë do t'i përfshij shpirtrat tuaj dhe ju do të marshoni përpara me një konfidencë të qetë, ndërsa deklaroni të Vërtetën tek të gjithë ata që bien në kontakt me ju.

Të jeni mirënjohës për këtë bekim, me të cilin Unë tani mbuloj Kombet tuaja. Unë ju dua dhe Unë kam besim se ju do t'i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/10/my-word-will-spread-in-australia-and-new-zealand/