Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 20 February 2013

Kjo jetë, sa hap e mbyll sytë, do të kthehet në një Jetë të Re, një Parajsë e Re e Ripërtërirë

E Martë, 12 Shkurt 2013, ora 02:19

Bija Ime e dashur, sa shumë njerëz në botë janë të pavetëdijshëm mbi natyrën e tyre shpirtërore. Kaq të zënë janë me çështjet, lidhur me jetën e tyre të përditshme, punën e tyre, rolin e tyre si prindër, përpjekjet e tyre për të kaluar provimet dhe të shkollohen, sa harrojnë për jetën e tyre pasi koha e tyre në tokë vjen drejt fundit.

Është veçse e drejtë që ata bëjnë sa më mirë të munden, për sa i përket përgjegjësisë, për t'u ushqyer dhe për t'u veshur, po kur ata e neglizhojnë mirëqënien e tyre shpirtërore, ata i mohojnë vetes dhuratat më të mëdha, që i presin ata.

Shumë harrojnë se Ati Im mund të marri jetë në çdo kohë. Nëse shpirtrat nuk janë të pregatitur, ata do të vuajnë pendesë dhe mund të mos hyjnë në Parajsë në kohën kur ata të kalojnë nga kjo jetë në tjetrën.

Është e vështirë për ata që bëjnë jetë të ngarkuar të mendojnë se çfarë ndodh kur kjo kohë, e akorduar atyre nga Hyji, të marri fund. Sepse shumë e shikojnë vdekjen si të frikshme dhe jo si diçka që ata dëshirojnë ta mendojnë. Dhe prandaj, ata më refuzojnë Mua, Jezusin e tyre, udhën e tyre drejt Mbretërisë së Atit Tim. Unë, Jezu Krishti, Jam e vetmja mënyrë për të përfituar jetën e përjetshme, një jetë e panjohur për ju.

Unë dëshiroj t'ju them se ka një jetë të mbrekullueshme për të gjithë fëmijët e Hyjit, që i pret ata. Kjo jetë është e rëndësishme, sepse është si e jetoni jetën, që ju është dhënë në tokë, ajo që do të vendosi të ardhmen tuaj.

Ju kurrë nuk duhet të mendoni për vdekjen, si fundi. Në të kundërt, mendojeni atë si fillimi i një jete të re dhe të mbrekullueshme. Koha që ju kaloni në tokë është një sprovë. Ajo është një test dhe në shumë mënyra është një mërgim. Të lindur mëkatarë, ju do të vdisni gjithashtu si mëkatarë. Por, do të jenë ata mëkatarë që e duan njëri tjetrin, që i trajtojnë të tjerët me dashuri dhe respekt dhe që e bëjnë jetën e tyrë sipas Imazhit Tim, që kanë shumë për të fituar.

Për arsye të Dhembshurisë Sime të madhe për të gjithë fëmijët e Hyjit, Unë bëj përjashtime të mëdha për shpirtrat që enden, të humbur dhe të hutuar. Unë i ndjek shpirtrat që nuk duan të kenë të bëjnë me Mua dhe Unë i trazoj zemrat e tyre, që edhe ata të ndjejnë dhembshuri për të tjerët.

Shumë nuk e kuptojnë se si Unë punoj, brënda zemrave të tyre, por Unë e bëj këtë për t'i tërhequr ata drejt Meje. Sepse çdo shpirt që më thërret Mua, madje edhe kur janë të pasigurtë për Ekzistencën Time, Unë vij me vrap. Unë përgjigjem, në çast, dhe i dëgjoj të gjitha qëllimet.

Unë Jam një Zot Dashamirës. Unë nuk zemërohem lehtë. Unë Jam i Duruar. Unë Jam në pritje. Une Jam Besnik. Unë Jam i gjithë Mëshirshëm. Unë Jam duke pritur për të gjithë shpirtrat ta njohin Thirrjen Time, sepse së shpejti, ata do të kenë fare pak dyshim se Zërin e Kujt do dëgjojnë, që ju tregon atyre të ndjejnë Dashurinë e Hyjit.

Kjo jetë, sa hap e mbyll sytë, do të kthehet në një jetë të re, një Parajsë e re e ripërtërirë. Ndërsa kjo kohë mbi tokë mund të jetë plot me sprova, presione, strese, ngritje dhe rënie, ajo nuk mund të krahasohet me paqen dhe lavdinë e jetës, që i pret të gjithë ata që më duan Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/12/this-life-will-in-the-blink-of-an-eye-pass-into-a-new-life-a-new-renewed-paradise/