Kerko Mesazhet ketu

Monday 11 February 2013

Njeriu duhet të përpiqet, gjatë gjithë kohës, të jetë si Unë

E Hënë, 4 Shkurt 2013, ora 22:45

Bija Ime fort e dashur, ndërsa fatkeqësitë shtohen, në mbarë tokën, në një nivel të thjeshtë, njeriu duhet të përpiqet, gjatë gjithë kohës, të jetë si Unë.

Në jetën tuaj të përditshme, është e rëndësishme t'i trajtoni të tjerët ashtu si Unë ju kam mësuar, gjatë Kohës Sime në tokë. Ju gjithmonë duhet të mendoheni, në fillim, para se të kryeni ndonjë veprim, që do të ndikoj mbi një person tjetër në mënyra, që mund të shkaktojnë konflikte.

Kur t’ju kërkohet ndihmë, jepeni atë. Nëse dikush krijon një debat me ju, që e dini se do të lëndoj të tjerët, ju duhet ta ndaloni atë. Si ju komunikoni me të tjerët do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë mbi qetësinë e mëndjes suaj. I trajtoni të tjerët padrejtësisht, flisni keq për ata apo përpiquni t'i mashtroni ata, dhe ju do t’ja bëni këtë vetes suaj. Sepse Unë do t'ju Gjykoj ju, ashtu si ju i trajtoni të tjerët. Çdo gjë e mirë brënda zemrës suaj mund të ushqehet për t'ju dhënë mundësinë të bëheni një enë, dhe kështu ju mund t'i trajtoni të tjerët ashtu si Unë do t'i trajtoja ata. Sepse, çdo veprim që ju ndërmerrni për të më kënaqur Mua i jep Lavdi të madhe Hyjit.

Gjithmonë kërkoni të Vërtetën në jetën tuaj të përditshme, sepse do t'ju ndihmoj në luftën kundër të ligut, me të cilin do të ndesheni, gjatë çdo faze të këtij udhëtimi me Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/04/man-must-strive-at-all-times-to-be-like-me/