Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 12 February 2013

Nëna e Hyjit: Ju duhet të luteni për të gjithë ata në vëndet e larta, me pushtet mbi kombet tuaja

E Mërkurë, 6 Shkurt 2013, ora 14:55

Bija ime, ti duhet t’i përkushtosh të gjitha lutjet e tua, tani, për ata shpirtra të humbur që nuk do ta njohin Ekzistencën e Hyjit.

Të shpërndarë nëpër botë, këta shpirtra të gjorë po jetojnë nëpër një kohë kur po torturohen nga gënjeshtrat. Këto gënjeshtra janë mbjellë në zemrat e tyre nga mashtruesi. Pa Dritën e Hyjit në zemrat e tyre, ata nuk kanë asgjë të mirë për të pritur. Ata nuk e nderojnë Hyjin, por, në të kundërt, ata mundohen të gjejnë një zëvendësim. Zëvendësimi zakonisht merr formën e adhurimit për persona të tjerë, apo për gjëra materiale. Gjith
çka që ata marrin, në fund të përpjekjeve të tyre për paqe, është trazira dhe çoroditja. Ata kurrë nuk do të gjejnë paqe, pa e dashur Hyjin.

Ati im i dashur, përmes Mëshirës së Birit të Tij, Jezu Krishtit, e hedh Dritën e Tij dhe Dashurinë e Tij mbi shpirtra të tillë. Ata nuk i pranojnë këto Hire dhe i kthejnë shpinën të vetmes udhë që kanë për të arritur paqen e përjetshme dhe lumturinë.

Ju duhet të luteni për të gjithë ata në vëndet e larta, me pushtet mbi kombet tuaja, pasi ata vuajnë, së tepërmi. Ata janë bërë shënjestër ditore, nga i ligu, që të mund të përdoren si mjet për të shkaktuar mundime mbi fëmijët e Hyjit. Plani i tyre për të shkatërruar çdo gjurmë të Hyjit nga jeta e kombeve që ata kontrollojnë, është pothuajse gati. Kur ata të zbulojnë qëllimin e tyre të vërtetë, ata gjithashtu do të bëhen viktima, ashtu si, ata shpirtra që do të vuajnë nën regjimin e tyre.

Këtu është një Kryqëzatë Lutje, të cilën duhet ta recitoni për të ndriçuar qeveritë, që Hiri i Hyjit të mund të mbulojë liderat e botës.

Lutja e Kryqëzatës (98) Që Hiri i Hyjit të mbulojë drejtuesit e botës

O Nëna ime e Bekuar e Shpëtimit, të lutem kërkoji Birit tënd t’i hedhë Hiret dhe Dashurinë e Tij mbi ata drejtues që kontrollojnë botën.

Lutu që Drita e Zotit t'i shërojë ata nga verbimi dhe t’i çeli zemrat e tyre të ngurta.


Ndaloji ata që të mos shkaktojnë persekutim mbi njerëz të pafajshëm.

Të lutem, lutu që Jezusi t’i udhëheqë dhe t’i ndalojë ata për të mos e penguar përhapjen e të Vërtetës së Mësimeve të Tij tek kombet, nëpër botë. Amen.


Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/06/mother-of-god-you-must-pray-for-all-those-in-high-places-with-power-over-your-nations/