Kerko Mesazhet ketu

Friday 8 February 2013

Nëna e Hyjit: Ushtria e mbetur e Krishtit do të Triumfojë

E Enjte, 31 Janar 2013, në 15:30

Fëmijët e mi të dashur të Hyjit, unë jam Nëna juaj qiellore, Nëna e Mëshirës, Nëna e Shpëtimit. Ju jeni fëmijët e mi të shtrenjtë dhe unë ju mbuloj të gjithëve ju me mantelin tim të shpëtimit, në një kohë kur shpirtrat tuaj të dërrmuar mundohen në dhimbje.

Lutuni, fëmijët e mi, tek Biri im, me fe dhe besim të plotë në Mëshirën e Tij. Ai kurrë nuk do t'ju braktisë. Ndërsa ju duroni dhimbjen dhe trishtimin, sepse ju e dini të Vërtetën, dhe ndjeheni të dërrmuar, për shkak të ligësisë që ju shikoni rreth e rrotull, ju duhet të jeni në paqe. Sepse ju jeni të rrethuar me Dashurinë e Hyjit, Atit tim, dhe jeni të bekuar me Hiret që Biri im ju dhuron dhe kjo i pasuron shpirtrat tuaj.

Ju nuk duhet të lejoni që frika dhe shqetësimi t'ju shpërqendrojnë nga roli juaj, që Biri im e ka gdhendur për ju. Kisha e mbetur e Krishtit do të triumfojë dhe do të sjellë, në udhën e vet, miliarda shpirtra, që do t’i paraqesë para Fronit të Hyjit.

Çfarë bekimi ju është dhënë. Ata midis jush, që do të drejtojnë dhe ndihmojnë Grupet e Kryqëzatës së Lutjes së Birit tim, po shpëtojnë miliarda shpirtra. Këto lutje janë si asnjë tjetër, sepse ato po i jepen njerëzimit si një Dhuratë, e shoqëruar me Hire të veçanta. 

Pa u kuptuar nga ju, shpirtrat që ju i ndihmoni të shpëtohen janë 30-fish më shumë, kur ju i thoni këto lutje. Ato ju mundësojnë ta ngushëlloni Zemrën e Birit tim duke e shtuar dhe forcuar numrin e shpirtrave, për të cilët Ai ka nevojë për të përmbushur Planin e Tij të Shpëtimit.

Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Birit tim nga Qielli. Shumë Hire ju janë dhënë në këto dy javët e fundit. Frytet e këtyre Hireve do të bëhen më të qarta për ju ndërsa ju vazhdoni përpara në Udhën e së Vërtetës, drejt jetës së përjetshme.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/31/mother-of-god-the-remnant-army-of-christ-will-triumph/