Kerko Mesazhet ketu

Sunday 10 March 2013

Shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Thirrje nga Qielli prej frikës

E Mërkurë, 6 Mars 2013, ora 09:45

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë atyre në botë që besojnë tek Unë, Jezu Krishti, të dëgjojnë.

Sa shumë prej jush do ta kenë të vështirë të pranojnë vuajtjen që do t'ju duhet të durojnë në Emrin Tim. Deri tani, vuajtja juaj ka qënë e kufizuar deri në pikëllimin që ju keni ndjerë në shpirtrat tuaj për mëkatet e njeriut dhe për Sakrificën që Unë bëra për të shpëtuar njerëzimin nga ligësia e vet. Tani, ju do të talleni për Besimin tuaj dhe do të bëheni me turp kur ju mbështesni Mësimet e Mia dhe Ligjet e Hyjit.

Shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Thirrje nga Qielli prej frikës.

Të pranohet se Unë tani po komunikoj me botën, për ta pregatitur atë për Ardhjen Time të Dytë, nuk është diçka që njerëzit mund ta pranojnë lehtë. Sepse kush është profeti Im? Dhe kush janë ata që erdhën para saj në Emrin Tim? Nga e dini se ajo flet të Vërtetën me kaq shumë profetë të rremë dhe mashtruesa që ju ngatërrojnë?

Kurrë nuk ka qënë një profet, i dërguar nga Qielli, që nuk ka pësuar tallje, abuzime, tortura dhe mizori. As edhe një. Shumë u vranë.

Ju të jeni të sigurtë se kur frytet e Punës Sime, e dhënë profetëve të tillë, rezultojnë në lutje dhe kthim në besim, atëherë ata janë dërguar nga Hyji, në botë, për të pregatitur fëmijët e Tij, që ata të kthehen tek Ai.

Dijeni se profetët e Mi të vërtetë do t'i bëjnë ballë testit të kohës dhe për ata që i shpërfillin Mesazhet që i sjellin racës njerëzore, do të ketë britma dhe kërcitje dhëmbësh. Kur ju e sulmoni Fjalën Time të Shenjtë, e dhënë një profeti të vërtetë, ju ndërhyni në Vullnetin e Hyjit. Ju mund të mos ndjeni aspak turp tani. Ju mund të besoni se po e mbroni Fjalën Time kur ju sulmoni profetët e Mi, por me kalimin e kohës dëmi që ju bëni ndaj këtij, Misionit Tim të fundit në tokë, kur t'ju zbulohet, do t'ju sjelli frikë të tmerrshme dhe hidhërim.

Nëse më doni Mua, ju duhet t'i mbani sytë hapur dhe të lexoni me kujdes udhëzimet e Mia. Nëse nuk i kushtoni vëmëndje paralajmërimeve të Mia, të dh
ëna tek ju prej Dashurisë së Hyjit, ju do ta refuzoni të Vërtetën. E Vërteta vetëm mund t'ju shpëtoj. E Vërteta është oksigjeni që ju duhet për të shpëtuar jetën e shpirtit tuaj. Pa të Vërtetën ju nuk do të më shikoni Mua qartë, dhe nuk do të jeni të aftë të bëni zgjedhjet e duhura.

Dijeni se Unë Jam e Vërteta. Pa Mua, ju nuk do të keni jetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/06/many-of-you-will-reject-this-call-from-heaven-because-of-fear/