Monday, 29 April 2013

Antikrishti do të jetë nga lindja, jo nga perëndimi


E Premte, 26 Prill 2013, ora 12:30

Bija Ime e dashur, bota po pregatitet për futjen e antikrishtit. Ai është pregatitur nga një numër forcash politike të fuqishme për të bërë futjen e tij madhështore.

Antikrishti do të jetë nga lindja, jo nga perëndimi, por do të pëlqehet, nderohet dhe vlerësohet nga të dy dhe në çdo cep të tokës. Kjo do të filloj si më poshtë.

Antikrishti shpejt do të shkaktoj, me ndihmën e armiqve të Zotit, një luftë mes dy shteteve të udhëhequra nga dy lidera kokfortë dhe të fuqishëm. Këto luftra do të shtohen dhe pastaj do të përhapen në vënde të tjera. Kur kërcënimi të bëhet aq serioz sa të filloj të ndikoj shtetet e fuqishme, atëherë negociatat e paqes do të fillojnë.

Papritur, do të futet bisha. Dhe me një aftësi që do të lërë përshtypje në botë, ai do të sjelli fundin e luftrave. Ai do të ketë një zë të fuqishëm. Ai do të jetë tepër inteligjent dhe do të krijoj një imazh tërheqës të jashtëzakonshëm. Paraqitja e tij e pamshme, tërheqja dhe sensi i humorit, do të jenë si një magnet hipnotizues i fuqishëm. Ai do të marri lavdërime të mëdha nga liderat e mirënjohur të botës dhe media, dhe ai do të bëhet një njeri i famshëm. Sjella e tij do të tërheqi lidera biznesi, të cilët do ta shikojnë atë si instrument në krijimin e pasurisë, ndërsa ekonomia të filloj të rritet.

Kaq i veçantë do të shfaqet antikrtishti, sa shtetet do të bërtasin ndaj njëra tjetrës për ta inkurajuar atë të vizitoj vëndet e tyre. Ai do të pëlqehet dhe do të kopjoj deri në detajet e fundit, çdo moment të Misionit Tim, kur Unë erdha në tokë. Duke predikuar mbi rëndësinë e dashurisë, paqes dhe rëndësinë e bashkimit mes kombeve, ai do të shihet të kryej mbrekulli të mëdha, kudo që shkon. Ky nuk është një njeri si të tjerët. Ky nuk është një njeri si kokat e tjera tërheqëse. Ylli i tij do të shkëlqej dhe ndriçoj, si askush tjetër para tij. Ai do të shihet si një kokë e fesë humanitare për një botë. I ashtu-quajturi sukses i këtij turpi do t’i bashkangjitet atij. Gjithsecili do të bier në këmbët e tij. Imazhet e fytyrës së tij do të jenë ngado. Ai do të shihet me kokat e shumë besimeve fetare. Shpejt do të thuhet se njerëzit do të shërohen spontanisht në praninë e tij. Përmes fuqisë së Satanit, ai do të jetë i aftë të kryej vepra, që do të trondisin shumë dhe që do të besohen se janë mbrekulli.

Në atë kohë, tek të paditurit, ai do të shihet si Mesia. Ai pastaj do të hedhë fjalë se është dërguar nga Zoti për të shpëtuar botën. Shumë, përfshi ata në botë që nuk e pranojnë Egzistencën Time, do të binden se ky njeri është Biri i njeriut, Jezu Krishti. Ata që e nderojnë, i binden çfarë ai ju kërkon, dhe që e adhurojnë atë, do të infektohen me djajë të tillë sa shpirtrat e tyre do të zhyten në një boshllëk, nga e cila do ta kenë të pamundur të shpëtojnë.

Ata që e njohin të Vërtetën e Mësimeve të Mia do ta njohin mashtruesin, që është vendosur para rracës njerëzore dhe ata do ta durojnë këtë turp. Ata që thonë se e njohin Zotin, dhe janë Kristjanë të devotshëm, do të dështojnë të kuptojnë Premtimin Tim për t’u kthyer. Kur Unë të vij përsëri, do të jetë për të gjykuar. Unë kurrë nuk do të eci në tokë herën e dytë. Për gjithë njohurinë e tyre ndaj Mësimeve të Mia, ata nuk e kuptojnë atë që Unë ju them. Unë tani po i kujtoj ata. Unë nuk do të vij me trup. Çdo njeri që thotë se ai jam Unë, është një gënjeshtar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Sunday, 28 April 2013

Ata do të gënjejnë vazhdimisht, dhe predikimet e tyre publike do të jenë një mashtrim në Sytë e Zotit


E Enjte, 25 Prill 2013, ora 10:30

Bija Ime e dashur, nuk do të jetë gjatë para se disidentët brënda Kishës Katolike, që e kanë braktisur bindjen e tyre ndaj Zotit, do të mblidhen së bashku për të nisur një sulm të ashpër mbi ata shërbëtorë të shenjtë që janë besnik ndaj të Vërtetës.

Ata të pabesë ndaj Trupit Tim do të ndryshojnë shumë ligje dhe do të krijojnë interpretime të reja mbi rëndësinë së Eukaristisë së Shenjtë. Shumë shërbëtorë të shenjtë të Zotit, dhe besimtarë nëpër të gjitha fetë Kristjane, do të shikojnë ndërsa Shpirti I Shenjtë do të sulmohet. Shumë do të tronditen nga mënyra në të cilën Emiri Im dhe Mësimet e Mia do të ri-interpretohen, ku theksi do të bier mbi detyrimet e njeriut ndaj njeriut. Njeriu do të inkurajohet të dojë njëri tjetrin, dhe të vërë nevojat e tyre para altarit të Zotit.

Nga jashtë, kjo lëvizje ndaj Krishtërimit do të duket si një gjë e mirë. Ajo do të reklamoj rëndësinë e dashurisë, por jo në një mënyrë që është e shprehur nga Zoti. Njerëzit në vëndet e larta do të shikohen të lavdërojnë publikisht njëri tjetrin ndërsa ata kryejnë ceremoni fetare. Ata do të përulen ndaj njëri tjetrit me respekt dhe do ta hedhin veten, në adhurim, në këmbët e armiqve të Zotit.

Të gjitha këto rite madhështore do ta gënjejnë botën dhe shumë nuk do ta kuptojnë qëllimin e këtyre ceremonive. Këto vepra, këto predikime të reja dhe ceremoni të reja, që mendohet se më nderojnë Mua, Jezu Krishtin, në të kundërt do të jenë të zeza sipas llojit, sepse ato do të lavdërojnë bishën. 
Mbreti i errësirës po lëviz shpejt me shpirtrat e tij djallëzor, brënda zemrave të shumë prej atyre që kanë përgjegjësi të udhëheqin ndjekësit e Mi. Disa nga këta shërbëtorë nuk e kuptojnë se po tundohen nga i ligu. Unë ju them atyre – ejani tani. Ejani tek Unë përmes Sakramentit të Rrëfimit. Nëse jeni merakosur për besimin tuaj, Unë do t’ju ndriçoj, por ju duhet të pastroni shpirtin tuaj nga krenaria. Është krenaria, ajo që ju gënjen të besoni se intelekti juaj është superior ndaj atij të Zotit.

Të tjerët, si ujqër të veshur si dele, i kanë shitur shpirtrat e tyre tek Satani. Dhe ashtu si ai vepron, ata do të jenë dinak në mënyrën me të cilën ata do të mashtrojnë fëmijët e Zotit. Ata do të tundojnë të tjerët duke i lavdëruar shërbëtorët e tyre për shenjtërinë e tyre dhe kjo do të tërheqi ata shërbëtorë, me një dashuri për vetveten, të mbushur me krenari, të cilët do të ndjekin si delet. Ata do të gënjejnë vazhdimisht, dhe predikimet e tyre publike do të jenë një mashtrim në Sytë e Zotit. As edhe një grimcë e përulësisë së vërtetë nuk do të shikohet në ndonjë nga fjalët e tyre, edhe pse ata do të bëjnë të pamundurën të sigurojnë që ata sillen publikisht si shërbëtorë të përulët të Zotit. Fuqia e Shpirtit të Shenjtë do të mungoj në praninë e tyre dhe ata të Mitë, që me të vërtetë më njohin Mua, do të jenë dëshmimtar të kësaj.

Sa shumë nga shërbëtorët e Mi të shkretë do të fundosen në këto gënjeshtra, që do të çojnë në dhunimin e Trupit Tim, dhe shumë prej tyre që mburren për dashurinë e tyre për Mua, do të jenë të parët të ngulin gozhdën tjetër ndërsa më kryqëzojnë Mua përsëri.

Bija Ime, urrejtja që tregohet ndaj teje do të vij nga dy anë, si rezultat direkt i rënies së Kishës Sime në Tokë. Njëra anë do të jenë ata që thonë se përfaqësojnë Kishën Time në Tokë, por që nuk janë të tillë, sepse ata përfaqësojnë një doktrinë tjetër. Ana tjetër do të jenë shërbëtorët e Mi besnik, që nuk do të besojnë ty.

Ti duhet ta dish se e Vërteta shkakton frikë dhe zemërim. E Vërteta e dhënë profetëve të vërtetë të Zotit nuk shkakton vetëm zemërim – për arsye të frikës, ajo shkakton tërbim. Tërbimi dhe zemërimi vijnë nga shpirtrat e liq. I ligu, përmes zemrave të njerëzve, do të bëj të pamunudrën për të ndaluar Fjalën e Zotit.

Zemërimi kundër profetëve është një urrejtje për Zotin.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 27 April 2013

Veprat e këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet


E Mërkurë, 24 Prill 2013, ora 14:40

Bija Ime e dashur, ndërsa Unë vazhdoj ta pastroj botën me Dhuratën Time të Shpirtit të Shenjtë, aq më e madhe urrejtja do të shtohet për Mua, Jezu Krishtin.

Ndërsa Prania Ime rritet brënda zemrave të njerëzve, sasia e urrejtjes do të shihet mes veprave të atyre që e kundërshtojnë Fjalën Time Më Të Shenjtë.
Ata që vazhdojnë të sjellin ligje, që blasfemojnë kundër Zotit, do të shtojnë çdo përpjekje për të njollosur Fjalën e Zotit. Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet. Ndërsa pastrimi intensifikohet, po ashtu edhe ligësia e mëkatit do t’ju ekspozohet. Ju do ta vini re se çdo vepër e imagjinueshme, që është kundër Zotit, do të reklamohet nga ata armiqtë e Mi. Shumë do të pohojnë pafajësinë e tyre, por këto vepra nuk do të pranohen nga ata të Mitë, që e njohin të Vërtetën. Dhurata e dijes, që po ju dhurohet shumë shpirtrave, do të thotë se këto vepra të liga të kryera nga ata në postet në fuqi, që kontrollojnë shtetet, do të shihen për çfarë janë – vepra e Satanit.

Shpirtrat e liq të Satanit e kanë shtuar praninë e tyre në shpirtrat e atyre që nuk besojnë në Zot. Të pakënaqur janë ata që shpirtra të tillë i kanë kthyer shpinën Zotit, këta shpirtra të liq i shtyjnë këta njerëz të kryejnë mëkatet më të turpshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra bëhen kaq të korruptuar dhe të mbushur me urrejtje për Zotin, sa do të zhyten në një errësirë, e cila kurrë nuk do të jetë në gjëndje të toleroj Dritën e Zotit.  

Dijeni se Mëshira Ime është e madhe. Do të jetë vetëm sipas Mëshirës Sime që këta njerëz do të mund të shpëtojnë. Nuk ka anjë shpresë tjetër për ata, sepse shumë nga këta shpirtra të torturuar nuk janë të aftë që sipas vullnetit të tyre të lirë – kaq të infektuar janë – të kërkojnë Dorën Time të Mëshirës. 

Ata që më njohin Mua dhe që më duan Mua duhet t’i ndihmojnë këta njerëz të gjorë duke lypur për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Ju duhet të kërkoni që ata të kthehen tek Unë tani, që Unë të mund të ndërhyj për të ndaluar persekutimin që ata kanë për qëllim ta shkaktojnë mbi botë, Ju duhet të më luteni Mua, përmes sakrificave tuaja personale, që ata të ndalojnë genocidin që kanë planifikuar. Forma më e keqe e genocidit do të shikohet përmes luftrave të padrejta dhe vrasjes së të pafajshmëve në barkun e nënës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Friday, 26 April 2013

Nëna e Zotit: Këtë herë, Ai nuk do të vij si njeri me trup


E Mërkurë, 24 Prill 2013, ora 14:15

Bija Ime e dashur, prej Dashurisë së Tij të madhe për njerëzimin, Biri im po ju pregatit tani për Ardhjen e Tij të Dytë. Është për arsyen se Ai ju do që ju flet tani, përmes profetëve të Tij, për të siguruar që asnjë të mos i shpëtoj Mëshirës së Tij. Ashtu si Zoti dërgoi Gjon Pagëzorin për të pregatitur botën për Birin tim – Biri i vetëm i Zotit, Mesia – Biri im tani ju zbulon planin final. Ky plan final i shpëtimit do të jetë i ngjajshëm me ardhjen e Tij të parë, por me një ndryshim. Këtë herë, Ai nuk do të vij si njeri me trup.

Tani që e Vërteta po ju zbulohet përsëri, Biri im ju kujton për të gjitha që vijnë nga Zoti përmes Fjalës së Tij të Shenjtë, ndërsa Ai pregatit etapat finale. Fëmijve të Zotit ju dha e Vërteta kur Biri im erdhi në Tokë. Tani, po ju jepet e Vërteta e plotë, përfshi zbulimet mbi punën e armiqve të Zotit, për të mirën tuaj, që të mos mashtroheni. Ju duhet të jeni bujarë në zemër kur Biri im t’ju sjelli këto Dhurata, të cilat do t’i ushqejnë shpirtrat tuaj.

Kur unë ju shfaqja vizionareve të zgjedhura të Zotit, nëpër vite, ishte për t’i pregatitur shpirtrat për këto kohë. Tani, kur ju pregatiteni për persekutimin, që do të kryhet mbi Kristjanët, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, sepse do të jetë një thyerje e shpirtit dhe kjo do të shkaktojë lëndimin më të madh. Kur ju e dini të Vërtetën e Fjalës së Zotit, dhe kur ju e dini se si ta njihni punën e mashtruesit, ju do të bëheni më të fortë. Është më e rëndësishme të qëndroni të vërtetë ndaj Fjalës së Zotit, sesa të pranoni gënjeshtrat që do t’ju paraqiten nga ata që nuk vijnë nga Zoti.

Biri im do t’ju ngre ju në lavdi të madhe kur ju i bindeni Fjalës së Tij të Shenjtë dhe i mbështesni Mësimet e Tij. Unë ju kërkoj që ju t’i tregoni Birit tim respektin që Ai meriton. Ata që e refuzuan Atë kur Ai eci në Tokë, më në fund e pranuan të Vërtetën se Kush ishte Ai kur Ai vdiq në Kryq. Ata që e refuzojnë Fjalën e Tij sot, më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën në ditën që Ai vjen për të Gjykuar. Për shumë do të jetë tepër vonë.

Lutuni që të gjithë shpirtrat të mbeten besnik ndaj trashëgimisë së Birit tim të dashur, Jezu Krisht, sepse vetëm ata që e pranojnë Atë mund të çohen në Mbretërinë e Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Të gjithë profetët e rremë do të dëbohen nga Unë dhe ndëshkohen rëndë


E Martë, 23 Prill 2013, ora 16:55

Bija Ime e dashur, vizionarët e Mi, në mbarë botën po kalojnë vuajtje të mëdha në këtë kohë, ndërsa durojnë dhimbjen që kërkohet për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit. Ata, pasi e kanë ofruar veten e tyre në shërbimin Tim, do të ecin të vetëm, ashtu si bëra Unë kur u ngjita në Malin e Kalvarit, vetëm me fare pak që do t’ju vijnë atyre në ndihmë.

Ashtu si ata shpirtat e Mi të vërtetë kalojnë dhimbjen, talljen dhe refuzimin, po ashtu edhe ata profetët dhe vizionarët e rremë do të lavdërohen dhe ata do të gënjejnë shumë. Profetët e rremë do të ngrihen mes jush dhe do të tërheqin lavdërime dhe lavdi. Pas shfaqjes së tyre të përulësisë dhe fjalëve të ëmbla, do të ketë një boshllëk të krijuar nga shpirti i lig.  

Unë e paralajmëroj botën të mos i ndjeki profetët e rremë, që kërkojnë lavdi, adhurim dhe lavdërime për veten e tyre, në Emrin Tim të Shenjtë. Asnjë njeri, i dërguar nga Unë, Jezu Krishti, nuk do ta lartësoj veten me qëllim që t’ju bëj ju të bini tek këmbët e tyre. Asnjë profet i Imi nuk do të qëndroj në një pjedestal dhe të thotë se ai është më i madh se ju. Ai nuk duhet të thotë se është më i madh se vëllezrit dhe motrat e tij për ta bërë këtë. Ajo që ai duhet të bëj është të predikoj fjalët e të ashtu-quajturës mënçuri në një mënyrë që do t’ju bëj të besoni se ai duhet lavdëruar për besnikërinë e tij të vetë shpallur ndaj Zotit. Në vënd që të inkurajoj lutje dhe afrimin tuaj tek Zoti, ai do të urdhëroj dhe do të kërkoj respektin tuaj, në fillim. Ai do ta bëj këtë duke ju treguar atë lloj të cilësive që ju do ta lidhni me njerëzit e devotshëm. Këta profetë të rremë do t’i tërheqin shpirtrat drejt tyre përmes mëkatit të krenarisë. Krenaria, tek një profet i rremë, do të tërheqi krenarinë tek shpirtrat e tjerë. Njëri lavdëron tjetrin duke përdorur Emrin e Zotit për të shpallur madhështinë e tyre.

Kini kujdes nga ata që do t’ju kërkojnë të mbuloni veten, me ato që ata i referohen si, dhurata të veçanta, që tërheqin botën shpirtërore. Ju duhet t’i shmangni ata, që në Emrin Tim, ju ftojnë të merreni me shpirtrat, që ata thonë se do t’ju sjellin paqje dhe rehati të madhe, por kur Zoti nuk është përmëndur. Nëse nuk ju ftojnë të përkuleni me përulësi para Zotit, por në të kundërt, ju kërkojnë të vini veten tuaj dhe mirqënien tuaj të parën dhe përpara nevojave të të tjerëve, atëherë ju duhet ta dini se ata kurrë nuk vijnë nga Zoti. Ju kurrë nuk duhet të vini interesat tuaja, apo të të tjerëve, para Zotit. Gjtihçka që ju kërkoni duhet të jetë sipas Vullnetit Hyjnor të Zotit.

Shumë nga profetët e rremë të botës po punojnë me shpirtrat, që nuk vijnë nga Unë. Ata do të reklamojnë rëndësinë e shërimit të brëndshëm, mendimit pozitiv dhe metafizike, të gjitha këto çojnë në një gjë. Njeriu do të inkurajohet të lartësoj veten e tij para Zotit.

Të gjithë profetët e rremë do të dëbohen nga Unë dhe do të ndëshkohen rëndë. Ndëshkimet e tyre do t’ja kalojnë ato të njerëzve të zakonshëm, sepse ata do të jenë përgjegjës për humbjen e kaq shumë shpirtrave.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Wednesday, 24 April 2013

Nëna e Zotit: Për t’u bërë të denjë për Mbretërinë e Tij, ata duhet të jenë të zhveshur nga influencat e botës


E Hënë, 22 Prill 2013, ora 16:00

Bija ime, me qëllim që fëmijët e Zotit të shpëtojnë, ata duhet të ndjekin udhën e Birit tim. Ata duhet të pranojnë se, për t’u bërë të denjë për Mbretërinë e Tij, ata duhet të zhvishen nga influencat e botës, të cilat i ndajnë ata nga Zoti.

Ata që kthehen tek Biri im, ndërsa përpiqen për të arritur të Vërtetën, do të shikojnë një numër ndryshimesh të ndodhin në jetën e tyre. Për ata që nuk e njohin Atë dhe që i hapin zemrat e tyre tek Ai për herën e parë, ata do të qajnë me lotë. Këto lotë do të jenë si rezultat i dashurisë që Ai do të fusi në zemrat e tyre dhe ata do të jenë të ngashëryer. Këto janë lotët e konvertimit. Zemrat dhe shpirtrat e tyre do të mbushen me një dashuri, të cilën ata nuk e kanë njohur kurrë më parë. Kjo është Dashuria e Zotit dhe ajo është një Dhuratë nga Qielli.

Pastaj menjëherë, të mbushur me Dritën e Zotit, ata do të tërheqin errësirën e të ligut, i cili kërkon shpirtrat që janë të mbushur me këtë Dritë. Kjo do të jetë kur ata të vuajnë në duart e të tjerëve, që janë përdorur nga i ligu, për të sulmuar besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Zotit.

Ata me një dashuri të thjeshtë për Birin tim, të zbrazët nga gjithë arroganca dhe krenaria njerëzore – që nuk dorëzohen ngaj presionit të atyre që e mohojnë Birin tim – do të vuajnë ashtu si Ai vuajti. Ata do të ndjejnë dhimbje kur të dëshmojnë mëkat, sepse ata ndjejnë të njëjtën dhimbje ashtu si Biri im. Ata do të pengohen dhe bien, ashtu si bëri Biri im në Udhën e Kalvarit. Sepse për sa kohë të jetojnë, ata do të ndjejnë dhimbjen e vuajtjes së Birit tim. Kjo do të qëndroj me ata deri kur pastrimi final i botës të përfundoj.

Kurrë mos mendoni se kjo besnikëri ndaj Birit tim është e ndërthurur përgjithmonë vetëm me dhimbjen, sepse ajo sjell gjithashtu një gëzim, një paqe dhe një shpresë, e cila sjell jetën e përjetshme. Ju kurrë nuk duhet ta lejoni dashurinë tuaj për Birin tim t’ju ndaj nga të gjithë fëmijët e Zotit. Por ju duhet të arrini tek çdo njeri, sidomos ata që kurrë nuk i kanë hapur zemrat e tyre tek Biri im. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Përmes Dhuratës së konvertimit, juve ju janë dhënë Hiret që ju duhen për t’i sjellë këta shpirtra tek Biri im. Ju duhet ta bëni këtë përmes pranimit të dhimbjes që ju duhet të duroni, si një ushtar i Krishtit, dhe sipas lutjeve dhe sakrificave për të tjerët.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Tuesday, 23 April 2013

Kulla e Babelit, edhe njëherë do të ngrihet dhe do të paraqitet si një tempull i Zotit


E Dielë, 21 Prill 2013, ora 14:45

Bija Ime e dashur, kush mund ta mohoj vdekjen Time në Kryq? Kush mund ta mohoj se Unë dhashë Jetën Time që e Vërteta të shpëtonte mëkatarët ngado? Atëherë kush mes jush, kur të vij koha, ta mohoj të Vërtetën e Kishës Sime në tokë kur ajo të bier gurë më gurë?

Juve ju është dhënë e Vërteta. Ju i njihni Mësimet e Mia. Prandaj dhe atëherë ju do ta njihni Kishën Time nga Mësimet e Mia. Kisha Ime në Tokë është e Vërteta. Kisha Ime në Tokë është Trupi Im. Prandaj nëse njëri prej jush e godet Trupin Tim, pastaj i ri-krijon Mësimet e Mia dhe më pas i tregon tek ju si gënjeshtra, a do të më mohoni Mua atëherë?

Unë, Jezu Krishti, nuk ja u tregoj këtë për t’ju ndarë. Unë ja u tregoj këto gjëra me qëllim që ju t’i nderoni Mësimet e Mia, të mbështesni Sakramentet e Shenjta dhe të qëndroni të vendosur ndaj të Vërtetës. Asnjë njeri në tokë nuk mund t’i ndryshoj Mësimet e Kishës Sime. Asnjë njeri. As edhe njërit mes jush nuk i është dhënë ky autoritet të deklaroj doktrina të reja dhe t’i paraqesi ato si të Miat. Prapë, shumë prej jush do të më mohojnë Mua duke e mohuar të Vërtetën, që ju dhënë 2,000 vjet më parë. Kaq ju mungojnë njohuritë për gjërat e shenjta, sa ju do të jeni të paditur ndaj ligjeve të reja, të cilat do të blasfemojnë kundër Meje, kur ato të futen në Kishën Time në Tokë.

Ashtu si ishte më parë, Kulla e Babelit, edhe njëherë, do të ngrihet dhe do të paraqitet si një tempull i Zotit. Ajo do të jetë e vendosur në Rromë dhe do të mbajë simbolin e ri të fesë së re për një botë. Ky simbol do të shikohet në çati, në hyrje, dhe do të ketë prioritet nga brënda altarit të lartë. Tabernakulli Im i shtrenjtë në flori, i njollosur në gjithë Lavdinë e tij, do të qëndroj në qëndër të altarit që të gjithë ta shikojnë. Kjo fyerje do të thotë se bishës do t’i jepet dera e hapur për të pushtuar Tabernakullin Tim. Prania Ime, në këtë kohë, do të zhduket.

Miljona njerëz – shumë prej të cilëve nuk do ta njohin rëndësinë e këtij turpi – do të bëjnë gjithçka që ju kërkohet dhe ata do të luten para bishës. Veshje të reja, të krijuara me emblema të arta, që do të kenë pamjen e rrobës së përulët, do të vishen nga ata që shërbejnë në këtë të ashtu-quajtur tempull. Emblema e artë që do të shfaqet në një mënyrë të paturpshme, do të jetë simboli i fesë së botës së re.

Kryqet do të zhduken. Kryqi Im nuk do të duket askund. Pastaj, atje ku ato shihen, në disa vënde publike, njerëzit do të detyrohen me ligj t’i heqin.

Kulla e re, e cila do të nderoj Satanin, do të replikohet në shumë vënde dhe pastaj pjesa e dytë e mashtrimit do të bëhet e njohur. Egzistenca e Ferrit do të deklarohet publikisht, nga kisha, të jetë një marrëzi. Njerëzit do të joshen drejt një ndjenje të rreme sigurie kur kjo gënjeshtër e qartë të pranohet nga të gjitha kishat. Do të argumentohet se Zoti kurrë nuk do të lejonte që një vënd i tillë të egzistonte. Se Ai i do të gjithë dhe se egzistenca e Ferrit u përhap nga fanatikët fetarë nëpër shekuj. Dhe prandaj, njerëzit do të shpërfillin madje dhe egzistencën e mëkatit mortor. Mëkati do të pranohet kaq gjerësisht sa njerëzit nuk do të luten më apo të kërkojnë Mëshirë, sepse nuk do të jetë Zoti që ata do të pranojnë. Do të jetë bisha tek e cila ata do të dorëzojnë shpirtrat e tyre dhe çdo hap i udhës së tyre do të orkestrohet me kujdes nga armiqtë e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës


E Shtunë, 20 Prill 2013, ora 16:45

Bija Ime e dashur, Qielli është plot me trishtim për shkak të dhimbjes që ndjekësit e Mi të dashur do të duhet të durojnë në Tokë. Të gjithë ëngjëjt dhe shenjtët bashkohen në një për t’u lutur për njerëzimin, ndërsa ai duron një sulm të tillë të ligë nga Satani dhe të gjithë shpirtrat e tij djallëzor. Ndërsa lutjet e tyre pranohen nga Unë dhe zbatohen, Unë i kërkoj të gjithë atyre që e deklarojnë veten të jenë Kristjanë të luten si kurrë më parë.

Lutjet e ofruara çdo ditë për mbrojtjen kundër forcave djallëzore, që e kanë pllakosur Tokën, do të ndihmojnë për pastrimin e saj nga shpirtrat e liqë. Ju duhet të qëndroni me shpresë dhe kur ju mbeteni besnik ndaj Meje, ju do të bëheni akoma më të fortë.

Forca e Kristjanëve, të bashkuar në të Vërtetën e Zotit, do të paraqesi një mur mbrojtës të fuqishëm kundër bishës, planet e të cilës të lëndoj fëmijët e Zotit sa vjen e po shfaqen në këtë kohë. Ju duhet të qëndroni para Meje, të deklaroni dashurinë tuaj të pafund për Mua dhe Unë do t’ju udhëheq në ushtrinë Time, e cila kurrë nuk do të mposhtet. Ndërsa ushtria Ime shtohet në numër dhe kur biljona më shumë konvertohen dhe më pranojnë Mua, kjo do të ndihmoj në vrasjen e bishës.

Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, është të përqëndroheni mbi ata që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Pavarësisht se ju talleni në Emrin Tim, e gjitha që ju duhet të bëni është të luteni për shpëtimin e shpirtrave. Dijeni se ushtrisë së Zotit në Tokë do t’i dhurohen hire të veçanta për ta bërë të aftë të sjelli me vete shpirtrat e atyre që e dyshojnë Fjalën Time të Shenjtë.
Dyshimet, kur lejohen të keqësohen, e ndajnë njeriun nga Zoti. Dyshimet vihen në zemrat e njerëzve nga Satani me qëllim që t’i mashtroj fëmijët e Zotit të besojnë se Ai, Zoti, nuk Egziston.

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Pa udhëzim nga Zoti, ai do të bier në çdo kurth të ngritur para tij nga Satani. Aq shumë urrejtje pastaj shfaqet në zemrat e njerëzve, sepse menjëherë sa ata ta lënë veten të ekspozuar ndaj të ligut, zemrat e tyre do të mbushen me zemërim. Zemërimi më i madh do të drejtohet tek Kristjanët dhe prapë këta njerëz nuk do ta kuptojnë përse ndjehen në këtë mënyrë. Prandaj dhe ata që pohojnë se nuk besojnë në Zot kalojnë më shumë kohë duke i kritikuar ata që besojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Monday, 22 April 2013

Unë i kërkoj atyre që janë të frikësuar dhe në mëdyshje nga këto Mesazhe të më dëgjojnë Mua tani


E Premte, 19 Prill 2013, ora 17:00

Bija Ime e dashur, sa i vetmuar është ky Mision, pavarësisht nga qindra e mijra që të rrethojnë me dashuri dhe lutjet e tyre.

Kur ti punon për Mua dhe e braktis veten, në dorëzim të plotë tek Këmbët e Mia, ti do të ndjehesh shumë e vetmuar. Ti do të përballesh me zemërimin e armiqve të Mi, të cilët nuk do të japin as edhe një moment qetësie. Ti, bija Ime, duhet të dëgjosh tani ndërsa Unë i ofroj të gjithë atyre që më refuzojnë Mua, në këto Fjalë që Unë i dhuroj fëmijve të Zotit, një Dhuratë të veçantë.

Unë i kërkoj atyre që janë të frikësuar dhe në mëdyshje nga këto Mesazhe të më dëgjojnë Mua tani. A nuk e dini se sa Unë ju dua edhe kur më urreni Mua? A nuk e dini se Unë kurrë nuk do t’ju ndëshkoja për mos pranimin e këtyre Mesazheve, që po ju jepen vetëm që Unë të mund t’ju pregatis dhe t’ju forcoj për sprovat që vijojnë?  A nuk më njihni Mua, Jezusin tuaj të dashur, kur Unë ju bëj thirrje tani?

Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe Unë kurrë nuk do t’ju lija mënjanë kur ka dyshime në mëndjen tuaj. Si mund të jem Unë i Zemëruar me ju kur ju më doni Mua dhe vetëm merakoseni për të Vërtetën? Unë tani ju pregatis për sfidat që do t’ju duhen të përballeni tani, ashtu si e tregojnë profecitë, për persekutimin e Kishës Sime në Tokë, të ndodhi.

Për t’ju tërhequr drejt Mëshirës së Dashurisë Sime dhe për t’i ndriçuar zemrat tuaja, Unë ju jap këtë Dhuratë. Unë ju Premtoj se kur ju të më thërrisni Mua në këtë mënyrë, përmes kësaj Lutje, se dyshimet tuaja se Kush Jam Unë, që po flet me ju tani, do të zhduken. Unë ju ofroj këtë Dhuratë që ju, përmes Lutjeve që Unë i jap botës në këtë kohë, të mund të shpëtoni gjithë njerëzimin.

Nëse ju vini tek Unë, të çliruar nga krenaria dhe me një ndërgjegje të hapur dhe të pastër, ju do ta kuptoni në çast se ju është dhënë kjo Dhuratë. Ajo është Dhurata e Konvertimit për të tjerët.

Fushata e Lutjes (105) Dhurata e Konvertimit për të Tjerët

O Jezusi im më i dashur, me dashurinë time për Ty, të lutem pranoje shpirtin tim të bashkuar me Ty.
Merre shpirtin tim, mbuloje atë me Shpirtin Tënd të Shenjtë dhe më ndihmo, përmes kësaj Lutje, shpëtoi të gjithë ata me të cilët unë vij në kontakt.
Pushtoje çdo shpirt që unë takoj me Mëshirën Tënde të Shenjtë dhe ofroji atyre shpëtimin që ju duhet për të hyrë në Mbretërinë Tënde.
Dëgjoi lutjet e mia. Dëgjoi thirrjet e mia dhe përmes Mëshirës Tënde shpëtoi shpirtrat e gjithë njerëzimit. Amin.

Ata që hedhin fjalë të këqija mbi këto Mesazhe dhe që i refuzojnë ato, Unë kërkoj që ju të vini tek Unë. Unë do t’ju tregoj të Vërtetën. Unë do t’ju marr dhe do t’ju jap ngushëllim. Unë gjithmonë do t’ju dua pavarësisht se sa më fyeni Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 20 April 2013

Kjo shenjë, të mos ngatërrohet me Shenjën e Bishës, do të jetë për të simbolizuar Fenë e re për Një Botë


E Mërkurë, 17 Prill 2013, ora 20:00

Bija Ime e dashur, Zemra Ime rënkon ndërsa Unë duhet të duroj mjerimin dhe vuajtjen që mbarë njerëzimit do t’i duhet të duroj. Nuk është Dora Ime ajo që do ta shkaktoj këtë por mallkimi i Satanit, ndërsa shpirti i tij endet dhe mbërthen shpirtrat përgjatë udhës së tij. Aq të padyshimtë janë ata ndaj kësaj influence të së ligut sa njerëzit bëjnë me faj gjithçka tjetër për vuajtjet e tyre. Ata e vënë fajin e vështirësive të tyre mbi të tjerët dhe nuk arrijnë të kuptojnë se është mungesa e besimit në Zot ajo që krijon rrëmujë të tillë në jetën e tyre.

Ndërsa shpirti i ligësisë e mbërthen njerëzimin, Drita e Zotit do të përplaset me atë në mënyra që do të dëshmohen nga një numër gjërash.

Stuhitë do të shtohen dhe trazira do të ndjehen në kaq shumë vënde. Rrëmuja do të shikohet nëpër shtete, ndërsa fuqia e qeverive  e heqin lirinë e atyre popujve që ata qeverisin. Pastaj, kishat, përfshi të gjitha ato që e duan Zotin, një Zot në Trini, do të fillojnë të tërheqin shërbimet e tyre dhe të mbyllin dyert. 

Numri i kishave që do të mbyllen , do të shihen në të gjtiha vëndet perëndimore. Së shpejti shenja e komunizmit do të shihet nga një shenjë e veçantë e cila do të shfaqet në kishat që mbeten të hapura; në media; në artikujt e veshjes; në filma dhe kjo shenjë do të mbahet me krenari nga ata në vëndet e larta. Ajo do të shikohet si një simbol nderi dhe do të shpaloset nga anëtarët e hierarkive në të gjitha kishat kryesore dhe besimet fetare. Ju do ta shikoni këtë simbol në vëndet publike; në altare; në aeroporte dhe në veshjet e mbajtura nga liderat nëpër kisha.
Kjo shenjë, të mos ngatërrohet me Shenjën e Bishës, do të jetë për të simbolizuar Fenë e re për Një Botë. Ata përgjegjës për këtë nuk do të kenë më frikë ta tregojnë këtë shenjë, e cila është një simbol për kontroll dhe besnikëri ndaj bishës.

Ditën që Sakrifica ditore e Meshës të ndaloj, në formatin me të cilin ato duhet të ofrohen në Emrin Tim të Shenjtë, do të jetë dita kur ky simbol të shfaqet nëpër altare dhe para të gjitha tabernakullave në botë.

Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur, që ju të gjeni ngushëllim në ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që mbeten besnik ndaj Meje, sepse ju do të keni nevojë për ngushëllim gjatë këtyre sprovave. Unë gjithmonë do t’ju ngre dhe do t’ju mbaj. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, por ju kurrë nuk duhet të devijoni nga Mësimet e Mia, apo të pranoni praktikat pagane si një zëvendësim për të Vërtetën. 

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Friday, 19 April 2013

Fjala në përputhje me Zotin do të zbërthehet ndërsa paganizmi përfshin Tokën


E Martë, 16 Prill 2013, ora 20:45

Bija Ime e dashur, ngjitja drejt Malit të Kalvarit që Kisha Ime në Tokë duhet të durojë ka filluar, ashtu si është thënë. Të gjithë ata që flasin në Emrin Tim, që më duan Mua dhe që i nderojnë Mësimet e Mia, do t’ju duhet tani të përballen me këtë udhëtim të mundimshëm me qëllim që të mbështesin Fjalën Time të Shenjtë.

Fjala në përputhje më Zotin do të zbërthehet ndërsa paganizmi e përfshin Tokën. Të gjithë ata që më ndjekin Mua, Unë ju them të ecin me kokën e mbajtur lart. Kurrë të mos lëkunden nga e Vërteta kur ata, përfshi familjen dhe miqtë tuaj, ju luten të largoheni nga Fjala Ime e Shenjtë, e cila ju është dhënë gjatë kohës Sime në Tokë. Ju nuk duhet ta dobësoni vendosmërinë tuaj për të qëndruar besnik ndaj Meje. Disa prej jush do të jenë të fortë gjatë udhëtimit të persekutimit. Të tjerët do të bien. Disa do të heqin dorë. Të tjerët do të vendosin të pranojnë gënjeshtrat e paraqitura si Doktrinë e Shenjtë dhe do të shkëputen nga Unë.

Unë do t’i mbaj të gjithë ata mbi Supet e Mia që besojnë tek Unë plotësisht. Unë do t’i jap mbrojtje të gjithë atyre që janë mjaft të guximshëm të vazhdojnë të ofrojnë Meshën e Shenjtë në mënyrën me të cilën duhet të kryhet. Unë do të mbroj Sakramentet e parqitura nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që refuzojnë të lëvizin apo të lënë Shërbimin Tim. Ata që e lënë vete në Kujdesin Tim nuk do të kenë asgjë për t’u shqetësuar. Atyre që ju është dhënë e Vërteta gjatë gjithë jetës së tyre, dhe refuzojnë Mësimet e Mia, në favor të gënjeshtrave, do të flaken tutje nga Unë. Drejtësia Ime është për t’u patur frikë, sepse asnjë njeri të mos besoj se ata mund të gërrmojnë në humnerën e mashtruesit pa asnjë pendesë në shpirtrat e tyre dhe të mos vuajnë pasojat.

Dashuria Ime do të jetë mjaft e fortë për t’i përqafuar ata që do të jenë të ngatërruar gjatë këtyre kohëve. Unë do të arrij tek të gjithë fëmijët e Zotit që më kërkojnë Mua, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrat e tyre. Në mes të rrëmujës, Unë do ta shfaq veten më në fund dhe Shpirti Im do të përfshij Tokën pikërisht atëherë kur njerëzit besojnë se nuk mund të mbajnë më.

Kujtoni se Unë Jam I Pari dhe I Fundit, asgjë nuk më mposht Mua, Unë Jam I Gjithë-Pushtetshëm dhe kur ju ndjeni se ligësia e hedhur mbi botën nga armiqtë e Zotit është e pakapërcyshme, Unë Jam këtu. Unë e lejoj këtë vuajtje, këtë persekutim final, sepse është vepra finale kundër bishës. Pa atë, ai do të vidhte shpirtrat e shumicës së popullsisë së botës.

Kjo betejë për shpirtrat do të trondisi ata që me të vërtetë më njohin Mua sepse ligësia që ju duhet të dëshmoni do të shikohet tek njerëzit që ju besoni se janë të mirë. Satani nuk do të lër asnjë gur pa lëvizur dhe ai do të përdori çdo shpirt, sidomos ata që janë pranë Meje, me qëllim që të kthejnë shpinën ndaj Mësimeve të Mia. Ndërsa beteja do të egërsohet për një kohë, Unë përmes këtij Misioni do të shpëtoj biljona përmes konvertimit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Thursday, 18 April 2013

Shumë nuk do të jenë mjaft të fortë të luftojnë kundër abortit, vrasjes së vullnetshme dhe martesës me të njëjtin seks


E Hënë, 15 Prill 2013, ora 18:20

Bija Ime e dashur, armiqtë e Zotit tani ngrihen në numër të madh, në çdo shtet, për të hedhur poshtë Ligjet e Zotit.

Do të ketë shumë ligje të reja të futura në çdo vënd dhe në çdo kishë. Shumë nga ligjet do të jenë kundër Mësimeve të paraqitura në Biblën e Shenjtë. Çdo lloj mëkati do të miratohet me ligj dhe errësira e bishës do të mbuloj botën. Ata që i kundërshtojnë këto ligje do të trajtohen si të sëmurë nga mëntë dhe të zaptuar nga djalli. Zërat e tyre do të mbyten nga ata që e përkrahin skepticizmin fetar, sikur të ishte një besim i vërtetë. Ata do të përdorin çdo argument intelektual për të përforcuar ligjet e tyre të liga dhe do të mashtrojnë shumë sepse ata do të përdorin të drejtat e njeriut si mjet për të kontrolluar të tjerët.

Shumë nuk do të jenë mjaft të fortë të luftojnë kundër abortit, vrasjes së vullnetshme dhe martesës me të njëjtin seks. Pastaj, atëherë kur ligjet janë krijuar, Kisha Katolike do të shpalli reformimin për të pranuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe të gjitha fetë. Kjo do të ndiqet nga përçarje të tmerrshme mes atyre që janë të bekuar me dhuratën e dijes, e dhënë nga Shpirti I Shenjtë, dhe atyre dëshira e vetme e të cilëve është dashuria për vetveten dhe ata që e refuzojnë Zotin. Ata e shohin Zotin, dhe Mësimet e Mia, si një pengesë të jetojnë atë që ata besojnë se është një jetë e lirë.

Organizata e fuqishme e elitës globale, e cila ka infiltruar në çdo cep të botës, do të planifikoj ligje të reja të Kishës dhe do të komplomentoj të rrëzoj lidera, kur në të njëjtën kohë, do të krijoj luftra, të cilat do të sjellin shkatërrim. Sa krenarë janë ata dhe shkalla e besnikërisë së tyre ndaj adhurimit të Satanit është e tillë sa ata besojnë se janë të rëndësishëm. Sa do t’ju duhet atyre të vuajnë për veprat e tyre të liga. Atëherë kur ata besojnë se mund të kontrollojnë të tjerët dhe të ushtrojnë planet e tyre djallëzore mbi të tjerët, ata do të goditen nga Dora e Atit Tim. Atyre do t’ju jepet aq kohë sa vetëm të kthehen. Më pas, ata do të ngrihen kundër njëri tjetrit dhe do ta shkatërrojnë njëri tjetrin. Niveli i vuajtjeve të tyre do të jetë i tillë sa madje edhe drejt fundit nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i bërë ata të shikojnë se çfarë i pret nëse vazhdojnë të bashkohen me të ligun.

Tek shumë njerëz, jo nga Zoti, ata do t’i vënë re pak nga këto ngjarje si fillim. Do të jetë vetëm kur liria e tyre të kufizohet që ata do të revoltohen haptazi kundër padrejtësive nëpër shtetet e tyre. Atëherë ata do ta kuptojnë tmerrin që do të jetë krijuar sepse Drita e Zotit do të jetë shuar. Në vënd të saj do të jetë errësira, boshllëku, uria dhe mungesa e dashurisë. Vetëm atëherë njeriu do të kërkoj Mëshirën e Zotit. Unë do të jem atje duke pritur për t’ju dhënë atyre ngushëllim dhe t’i shpëtoj shpirtrat e tyre të gjorë të trëmbur.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Wednesday, 17 April 2013

Nëna e Zotit: Kur fëmijët e Zotit të mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen nga Ai


E Dielë, 14 Prill 2013, ora 14:00

Bija ime e dashur, më lejo të sjell ty ngushëllim në këtë kohë. Më lejo të mbaj ty pranë meje, që të mund të jap forcë ndërsa vazhdon të përhapësh Fjalën e Shenjtë të Zotit në këto kohë të vështira.

Kur ata që e persekutuan Birin tim, dhe pastaj e vranë Atë, u pyetën – “Përse e bëtë ju këtë?”- ata u përgjigjën – “Për të mbrojtur Fjalën e Zotit.” Kur ata u pyetën nëse Zoti do ta falte vrasjen e një njeriu tjetër, ata argumentuan se kjo ishte në përputhje me Mësimet e Kishës. Dhe po kështu do të jetë edhe në ditët e fundit. Njerëzit do t’i shtrëmbërojnë Mësimet e Zotit me qëllim që të justifikojnë refuzimin e tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë.

Biri im i jep botës këto Mesazhe që ju t’i mbështesni Mësimet e Tij. Ai e bën këtë që asnjë njeri të mos e refuzoj Fjalën e Tij të Shenjtë gabimisht, kur Mësimet e Kishës së Tij të Shenjtë në tokë të shtrëmbërohen dhe të bëhen mëkatare. Fjala e Zotit kurrë nuk duhet të ndryshoj, dhe prapë profecitë i kanë treguar pikërisht këto ditë kur kjo të ndodhi, kur ajo të kryhet nga Kisha e themeluar mbi Shkëmbin e Piterit.

Biri im është Fjala. Fjala e Zotit duhet të nderohet nga çdo fëmij i Zotit. Kur fëmijët e Zotit të mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen prej Atij. Kur ju pranoni gjithçka përveç se të Vërtetës së Zotit, kur ju pranoni mëkatin, dhe pastaj bëheni pjestar në të, ju do të krijoni një hendek midis jush dhe Birit tim.

Dijeni se unë, Nëna e Zotit, i mbroj të gjithë ata që më thërrasin mua. Mbrojtja ime është për të gjithë njerëzit, të gjitha fetë. Kur ju thoni Rozaren time të Shenjtë për ditë, ju jepet çdo lloj mbrojtje dhe ju do të jeni të aftë të mbështesni të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Zotit.

Kushdo në Kishën e Birit tim në tokë, që drejton njerëzit, dhe që nuk mund të thotë Rozaren e Shenjtë para kongregacionit të tij, nuk vjen nga Zoti.

Nëna juaj
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Tuesday, 16 April 2013

Kisha Katolike do të hyj tani në persekutimin më të keq në historinë e saj


E Shtunë, 13 Prill 2013, ora 23:50

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t’i jap kurajo të gjithëve ju që besoni tek Unë dhe Mesazhet e Mia të përmbajtura brënda këtij Libri – Libri i të Vërtetës.

Kur njeriu më ndjek Mua dhe e ofron veten e tij tek Unë, ai duhet të imitoj të gjitha Cilësitë e Mia. Kjo do të thotë se ai duhet t’i dojë të gjithë në Emrin Tim dhe të trajtoj çdo njeri ashtu si ai do të donte të trajtohej vetë. 
Megjithatë, kur ju me të vërtetë e braktisni veten në Kujdesin Tim, ju do të vuani për këtë. Ju do të trajtoheni me brutalitet dhe çdo përpjekje do të bëhet për të hedhur përbuzje mbi ju.

Unë e them këtë tek të gjithë fëmijët e Zotit dhe tek Krishterët, në veçanti, sepse barra juaj është më e rënda. Unë i bëj thirrje të gjithë atyre në botë që besojnë tek Unë, pavarësisht nëse besojnë apo jo që Unë ju flas atyre përmes këtyre Mesazheve.

Krishterët gjithmonë do të jenë shënjestër nga ata që duan të ndryshojnë Ligjet e Zotit për t’ju përshtatur ndjekjeve të tyre mëkatare ndaj kënaqësive dhe dëshirave egoiste. Kisha Katolike do të hyj tani në persekutimin më të keq në historinë e saj dhe ajo do të kthehet përmbys. Sulmi ka qënë i planifikuar për dekada dhe i ndërtuar me kujdes. Sa lotojnë shenjtorët në Qiell ndaj ngjarjeve katastrofike që do të shpalosen tani me një shpejtësi që do të trondisi madje edhe ata që nuk besojnë në këto Mesazhe.

Rrëmujë do të krijohet, pasi shumë shërbëtorë të shenjtë do të jenë të pafuqishëm kur gjithçka që ata e mbanin të shtrenjtë do të vihet në pyetje dhe pastaj do të përmbyset. Ata do të sfidohen dhe do të persekutohen në Emrin Tim nga brënda radhëve të tyre.

Për ata prej jush që janë besnik ndaj Kishës Sime në tokë, Unë i bëj thirrje të jenë vigjëlent dhe të mbështesin Mësimet e Mia nëse dëshirojnë të qëndrojnë besnik ndaj Meje. Ju kurrë nuk duhet të pranoni asgjë tjetër përveç se të Vërtetës që ju është mësuar. Ju shpejt do të ndjeheni shumë të vetmuar dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të shqetësohen sepse besnikëria e tyre ndaj Meje dhe Kishës së ngritur nga Piteri do të hiqet prej tyre.

Të gjithë ata që janë Kristjanë besnik tradicional, ju duhet të qëndroni të fortë dhe ju nuk duhet të pranoni asnjë përpjekje për t’u inkurajuar të braktisni besimin tuaj. Ju do të shtyheni mënjanë dhe do të detyroheni të bini dakord të edukoni fëmijët tuaj në një doktrinë të rreme, jo nga Zoti.

Këto ngjarje tani do të fillojnë dhe Unë ju paralajmëroj për këto me qëllim që t’ju udhëzoj. Kushdo që më akuzon Mua, përmes këtij Misioni, për inkurajimin e shpirtrave të braktisin Kishën Time në tokë nuk i kupton udhëzimet e Mia. Unë thjesht Jam duke ju kërkuar të qëndroni besnik ndaj Mësimeve të Mia kur ta shikoni se do të detyroheni të pranoni një version të ri të Kishës. Ky version i ri nuk do të pranohet ndonjëherë në Sytë e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes Hirit të Zotit


E Premte, 12 Prill 2013, ora 23:55

Bija Ime e dashur, kush nga ata mes jush, që më duan Mua me të vërtetë, mund të vijnë para Meje dhe të shtrihen në Këmbët e Mia në dorëzim të plotë?

Kush mes jush, që më nderon Mua me të vërtetë dhe i ndjek Mësimet e Mia, mund ta përuli veten para Meje pa asnjë konsideratë për veten e vet? Nëse ju mund ta hidhni veten tek Mëshira Ime, në shërbim të përulët, Unë do t’ju ngre dhe do t’ju lartësoj. Por kur ju e lartësoni veten, në Emrin Tim, dhe thoni se më njihni Mua më nga afër se të tjerët, Unë do t’ju flak në tokë poshtë Këmbëve të Mia.

Përse kaq shumë, të cilëve ju është dhënë e Vërteta, akoma e keqkuptojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia? Njeriu, prej njollës së mëkatit, nuk është i denjë të qëndroj para Meje. Por ata që e kuptojnë dobësinë e shpirtit të njeriut duhet ta dinë, se ata që e marrin vetë përsipër të deklarojnë njohuritë e tyre superiore mbi çështjet e fesë të krijuara sipas Mësimeve të Zotit, me anë të profetëve, duhet të kenë shumë kujdes. Kur shpirtra të tillë deklarojnë të ashtu-quajtura njohuri të tyre, duke u mburrur për vlerësimin e tyre inteligjent të Doktrinës së Shenjtë, në vënd që të përqëndrohen mbi rëndësinë e përulësisë, ata më fyejnë Mua. Kur ata përdorin njohuritë e tyre për të shtrëmbëruar të Vërtetën për t’ju përshtatur programit të tyre, për të tërhequr shpirtrat drejt një versioni artificial të Mësimeve të Mia, Unë Jam thellësisht i fyer dhe Unë do t’i ndëshkoj shpirtrat fajtor për këtë krim kundër Zotit.

Ata mes jush që krijojnë kulte, lëvizje fetare, të gjitha të krijuara nga ju, dijeni se kur ju manipuloni Fjalën e Zotit, ju jeni fajtor të mëkatit të rëndë. Zërat tuaj, që shpallin Fjalën e Zotit dhe gjithë Lavdinë e Tij, nga njëra anë, dëgjohen sepse ato përmbajnë të Vërtetën. Por kur ju i shtoni Fjalës së Zotit, interpretimin tuaj dhe kur e përdorni këtë për të sulmuar të tjerët në Emrin Tim të Shenjtë duke i akuzuar ata për keq-bërje, ju kryeni mëkat.

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes hirit të Zotit, sepse ata do të drejtojnë si mbretër në Parajsën e Re.

Të bekuar janë ata, besimi i plotë i të cilëve tek Unë, do të thotë se ata predikojnë dhe e përhapin Fjalën Time të Shenjtë pa asnjë qëllim për të kërkuar vëmëndje personale për vetë-lavdi, sepse edhe ata do të gjejnë strehim në Mbretërinë Time.

Ata që deklarojnë se janë ndjekësit e Mi të dedikuar, por që besojnë se janë të kualifikuar të gjykojnë të tjerët, të analizojnë besimet e të tjerëve, besimi në Zot i të cilëve shkakton fyerje dhe që publikisht i kritikojnë shpirtrat e shenjtë që vijnë në Emrin Tim, nuk janë pjesë e Mbretërisë Sime. Ju i përkisni të ligut, sepse ju nuk përgjigjeni tek Unë, Jesu Krishti. Unë nuk ju kam thirrur ju, as edhe nuk ju kam dhënë lejën të reklamoni çdo lloj forme të grupeve të veçanta, të ngritura për të tallur një grup tjetër.

Të gjithë ata që me krenari mburren për aftësitë e tyre intelektuale, të shoqëruara me Mësimet e Mia, me qëllim që të nënvlerësojnë një fëmij tjetër të Zotit, sidomos shpirtrat e zgjedhur, dijeni se ditët tuaja janë të numëruara. Në të shkuarën, Durimi Im mund të më ndalonte Mua të ndërhyrja në misione të tilla të keq-udhëzuara. Tani, në këto ditët e fundit, Unë nuk do ta toleroj mënyrën me të cilën ju përpiqeni të bllokoni Ardhjen Time të Dytë.

Kaq pak nga ju do ta pranojnë planin Tim për t’ju pregatitur për Herën e Dytë të Ardhjes Sime – këtë herë për t’ju sjellë në Epokën e Re të Paqes. Ju tashmë e dini të Vërtetën. Ju e dini se Unë do të vij përsëri, por ashtu si ishte më parë, ju nuk do ta pranoni se jam Unë, Mbreti i të gjithëve, Ai që po ju thërret për të pregatitur shpirtrat tuaj.

Dy mijë vjet për Mua janë asgjë. Duket sikur ishte dje. Prandaj sot, Unë Jam duke ju thirrur të gjithëve ju. Ajo që më trishton Mua është se ata që thonë se më duan Mua, dhe publikisht më pranojnë Mua, me të vërtetë nuk më njohin Mua. Ata kanë pranuar zbukurimet e feve të organizuara, politikat internacionale, madhështitë e egzagjeruara dhe ceremonitë të fshihen nga Unë.

Unë Jam i thjeshtë në mëndje, trup dhe shpirt, dhe prandaj i përqafoj të parët ata që vijnë para Meje në këtë mënyrë. Kur një baba e mirëpret në shtëpi një fëmijë, që ka qënë jashtë vëndit për pak kohë, ai nuk i vë re rrobat e tij, këpucët, bizhuteritë apo valixhen e tij. Ai shikon vetëm birin e tij, fytyrën e tij dhe dashurinë që ka egzistuar në zemrën e tij që kur mori frymë për herë të parë kur doli nga barku i nënës. Ai nuk është i interesuar për pasurinë e tij, pikpamjet, opinionet apo thashethemet e tij për të tjerët – gjithçka që ai di është dashuria, që ai ndjen për fëmijën e tij dhe dashuria që fëmija e tij ndjen për të.

Dashuria është e thjeshtë. Ajo është pa komplikime. Ajo nuk vjen nga urrejtja. Ju nuk mund të doni dikë kur shpirti juaj është i mbushur me zemërim dhe urrejtje. Kur ju më doni Mua, ju duhet të doni të gjithë ata që më ndjekin Mua, pavarësisht se cila është dobësia e tyre. Ju duhet të doni madje edhe ata që janë fajtorë për mëkate të tmerrshme, sepse Unë mund të fal më të keqen nga të gjitha mëkatet. Gjëja që duhet të kujtoni është se, as edhe një njeri nuk e ka të drejtën të kritikoj një tjetër në Emrin Tim. Kjo mund të vij vetëm nga Unë.

Dijeni këtë, se kur vjen për të paralajmëruar botën për mëkatarët, që janë armiqtë e Zotit, Unë e kam këtë të drejtë. Por në çdo rast, Unë do të kërkoj lutje për shpirtrat e tyre. Do të ketë vetëm një përjashtim. Unë kurrë nuk mund t’ju kërkoj të luteni për antikrishtin, sepse ai nuk vjen nga Zoti.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Sunday, 14 April 2013

Për çdo shpirt që ju e dedikoni për Mëshirën Time, Unë do të shpëtoj 100 të tjerë


E Enjte, 11 Prill 2013, ora 21:20

Bija Ime e dashur, ti duhet të ecësh përpara dhe të përqëndrohesh tek ata shpirtra të shkretë që nuk besojnë fare në Zot. Unë i referohem atyre që kurrë nuk ju është dhënë e Vërteta për Egzistencën e Zotit, Krijuesit të tyre.

Ka biljona njerëz që nuk kanë asnjë dijeni për Trininë e Shenjtë, sepse u ishte fshehur atyre. Këta janë shpirtrat që do t’ju dhurohet Mëshira e madhe nga Unë dhe ata duhet të bëhen të ditur mbi këto, Mesazhet e Mia në botë.

Shpirtrat e tjerë për të cilët Unë shqetësohem janë ata që ishin të vakët në besimin e tyre dhe që tani refuzojnë të pranojnë të Vërtetën e jetës së përjetshme. Shumë njerëz që, ose janë të pasigurtë mbi Krijimin e tyre, ose Egzistencën e Zotit, shpejt do t’ju tregohet e Vërteta. Përsëri Unë do t’ju tregoj atyre Mëshirë të madhe dhe Dashuria Time do t’i preki zemrat e tyre dhe ata do të shpëtojnë.

Por pastaj janë ata që do të vazhdojnë t’i rezistojnë Ndërhyrjes Sime. Ata do të kundërshtojnë çdo përpjekje për tu dhënë të Vërtetën, dhe prova e Mëshirës Sime që do t’ju jepet, do të hidhet mbrapsh në Fytyrën Time. Përsëri, Unë do të ndërhyj dhe të vazhdoj të luftoj për shpirtrat e tyre.

Përfundimisht, janë ata që dinë gjithçka rreth Meje dhe faktin se Unë Jam Mesia. Asnjë mbrekulli apo vepër dashurie nuk do t’i sjelli ata tek Unë, sepse ata e kanë braktisur veten e tyre tek Satani. Këta shpirtra do të përlahen nga bisha dhe ai nuk do t’i lër ata të lirë sepse ata nuk më shohin mua si Shpëtimtarin e tyre. Ata akoma nuk e dinë të vërtetën e planit të bishës. Me qëllim që t’i shpëtoj ata, ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të më më premtoni Mua duke i sjellë shpirtrat e tyre tek Unë gjatë lutjeve tuaja dhe kur ju merrni Eukaristinë e Shenjtë. Ju duhet t’i ofroni ata tek Unë çdo ditë dhe për çdo shpirt që ju e dedikoni për Mëshirën Time, Unë do të shpëtoj 100 të tjerë.

Bëheni këtë çdo ditë të vetme. Në fund të çdo muaji ju do të jeni të mbushur me gëzim sepse do ta dini se sa shumë shpirtrave të tillë ju është dhënë kjo Mëshirë e Madhe. Kjo është Dhuratë tjetër me të cilën Unë ju bekoj dhe hiret që ju do të merrni kur të thoni këtë Fushatë Lutje do të jenë me bollëk.

Fushata e Lutjes (104)

Çliroje këtë shpirt nga skllavëria

“I dashur Jesus, unë të paraqes Ty shpirtin e vëllait dhe motrës sime, të cilët e kanë braktisur shpirtin e tyre tek Satani.
Merre këtë shpirt dhe shpengoje atë në Sytë e Tu të Shenjtë.
Çliroje këtë shpirt nga skllavëria e bishës dhe silli atij shpëtimin e përjetshëm. Amin.”

Mëshira Ime do të vazhdoj t’i jepet njerëzimit, dhe sidomos, çdo shpirti të vetëm që e refuzon Fjalën e Zotit.

Unë ju bekoj, dishepujt e Mi besnik, dhe Unë vazhdoj të hedh mbi ju Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Friday, 12 April 2013

Hyji Atë: Lutje për Çelësin drejt Parajsës së Re


E Mërkurë, 10 Prill 2013, ora 16:45

Bija Ime e dashur, ndërsa Flaka e Shpirtit të Shenjtë i pushtojnë ata shpirtra të përulët që i lexojnë këto Mesazhe, po ashtu do të përhapet edhe konvertimi global. Fjala e Shenjtë e Zotit është si një shpërthim i fuqishëm ere, që sjell me vete dhe të gjithë ata shpirtra në zgjimin e vet, fryte të bollëkshme.


Nga këto farat e para të mbjella, një shumë e madhe frytesh janë rritur, të cilat mbulojnë çdo komb, përfshi edhe ata në regjimin komunist.


Bija Ime, ndërsa Fjala Ime e Shenjtë mbërthen mëndjet dhe shpirtrat e çdo besimi, ajo do të presi si një shpatë mes përmes atyre kombeve që e kanë kthyer shpinën ndaj Meje, Atit tuaj të dashur. Prandaj, kur urrejtja të shtohet kundër jush, dijeni se Fjala Ime e Shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave, po kryhet me sukses.


Ti, lajmëtarja Ime, je vetëm një instrument. Ky Mision nuk është rreth teje. Ai nuk është për ndriçimin e shpirtit tënd, sepse ky nuk është qëllimi Im, edhe pse është i kënaqshëm për Mua. Ti, bija Ime, si lajmëtare e fundit, duhet vetëm t’i komunikosh botës Mesazhet që po të jepen, për të mirën e njerëzimit. Opinionet e tua dhe këshilla jote ndaj të tjerëve, nuk kanë rëndësi dhe ti nuk e ke autoritetin të ndash çdo lloj mendimi njerëzor me të tjerët.


Kur Zëri I Zotit arrin tek zemrat e njerëzve, ai shumfishohet brënda shpirtrave të shumë vetave. Është Mirësia Ime, si Ati I Dashur i gjithë njerëzimit, që lejon për këto bekime të mëdha.


Ashtu si është thënë, mbrekulli të mëdha do të dëshmohen nga ata që ju është dhënë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë përmes këtij Misioni. Unë i bekoj të gjithë ata që i shpërndajnë dhe i përhapin Mesazhet e Mia, sepse përpjekjet e tyre do ta hedhin Fjalën Time si një perde, e cila do të mbuloj tokën.


Ata që e kanë pritur Dhuratën e Konvertimit – ata shpirtrat e Mi të gjorë e të boshatisur – Unë ju them tani. Unë, Ati Juaj I Dashur, ju premtoj se Unë do t’ju pushtoj dhe do t’ju hap zemrat kur të thoni këtë lutje


Hyji Atë: Lutje për Çelësin drejt Parajsës së Re


Ati i dashur, jam unë, biri yt i humbur, që, kaq i ngatërruar dhe i verbuar, sa pa Ndihmën Tënde, Dashurinë Tënde, unë jam asgjë.


Më shpëto përmes Dashurisë së Birit Tënd, Jesu Krishtin, dhe më jep mua çelësin drejt Parajsës Tënde të Re në Tokë. Amin.


Fëmijë, Unë do t’ju bekoj dhe mbroj ju. Ju jeni të Mitë – të gjithë ju. Ndërsa Unë dëshiroj për ju dhe derdh lotë për ata prej jush që më urrejnë Mua, Unë do të përdor Forcën Time të Gjithpushtetshme për t’i çliruar zemrat tuaja të ngurtësuara me qëllim që Unë të mund t’ju dhuroj trashëgiminë, të cilën Unë e kam Krijuar me dashuri.


Ndërhyrja Ime, duke ju zbuluar ngjarjet që do vijnë, do t’ju ndihmoj të kuptoni se sa shumë Unë ju dua. Kur këto ngjarje të shpalosen para syve tuaj, Unë do të jem duke pritur për ju të vini tek Unë me dashuri dhe besim në shpirtrat tuaj.


Ati juaj i dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:

http://www.thewarningsecondcoming.com/god-the-father-prayer-for-the-key-to-the-new-paradise/



Thursday, 11 April 2013

Kaq shumë priftërinj të mirë dhe të shenjtë që janë bashkuar për të kritikuar këto Mesazhe


E Martë, 9 Prill 2013, ora 23:00

Bija Ime e dashur, ka kaq shumë priftërinj të mirë dhe të shenjtë që janë bashkuar për të kritikuar këto Mesazhe, por ata nuk i kanë aftësitë dhe njohurinë ta bëjnë këtë. Udha e tyre është t’i shërbejnë Zotit. Ata nuk duhet ta lejojnë veten të njollosen në këtë mënyrë, sepse kjo shkakton rrezik për shpirtrat e atyre që e njohin Zërin Tim në këto Mesazhe.

Ndërsa shpalosin praktikat shpirtërore të Epokës së Re, shumë priftërinj besojnë se njohuritë e tyre fetare do të thotë se ata e kanë talentin të njohin një profet të vërtetë të Zotit. Sa shumë janë ata të larguar nga Unë, sa nuk mund ta njohin Fjalën Time të Shenjtë. Unë nuk ju kam dhënë atyre hire të tilla, sepse krenaria i ka penguar.

Për ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, që komplomentoni, thurni intriga dhe përdorni simbolin e pozitës suaj të shenjtë në shërbimin e Zotit, si një mjet për të larguar anëtarët e kishës nga Fjala Ime, dijeni se ju do të ndëshkoheni. Ju me të vërtetë nuk më njihni Mua. Ju nuk jeni besnik ndaj Meje. Ju jeni të paditur ndaj njohurive të besimit dhe ju nuk e keni autoritetin të më përulni Mua publikisht, të qortoni të tjerët apo të poshtëroni dikë në Emrin Tim.

Secili prej jush do t’i duhet të përgjigjet tek Unë. Unë do t’ju ndëshkoj, jo për mosbesimin tuaj, por për mëkatin e krenarisë, i cili ju bën të besoni se dini më shumë mbi çështjet fetare më shumë se sa Unë, Jesu Krishti, Zotëria Juaj. Sa më lëndoni Mua. Sa më zhgënjeni Mua, sepse tradhëtia juaj e ka lënduar Misionin Tim, të fundit të këtij lloji. Sepse për çdo mëkatar që ju largoni nga Unë, ju do të merrni përgjegjësinë për shpirtrat e tyre. Dhe pastaj, me rëndesën e shpirtit, do t’ju duhet t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, kur e Vërteta t’ju bëhet e ditur.

Përse e refuzuat Kupën Time kur po ju jepej e Vërteta, me dashuri dhe besim, dhe kur ju e dinit në zemrat tuaja se ajo ishte nga Unë? Përse atëherë u përpoqët të shkatërroni Mesazhet e Mia? A e keni idenë mbi seriozitetin e betimeve të Shenjta që ju kryet në Emrin Tim? Tani ju duhet të pushoni dhe të lexoni Fushatën Time të Lutjeve. Nëse ju e bëni këtë, atëherë Unë do t’ju jap bekimin Tim dhe fuqinë e dijes. Por vetëm ata me zemër të përulur mund të vijnë tek Unë.

Kthehuni. Pastaj ejani tek Unë të zhveshur. Lërini mbrapa të gjitha pikpamjet tuaja cinike, mendimet tuaja të anëshme dhe vlerësimet tuaja për këto Mesazhe, të bazuara në thashetheme, fjalë dhe sygjerime. Kur ajo ditë të vijë, Unë do t’ju pagëzoj edhe njëherë dhe ju do të bëheni të pastër përsëri. Shpirtrat tuaj do të bëhen si ato të fëmijve dhe me një uri që kërkon Praninë Time.

Unë pres përgjigjen tuaj. Unë Jam gjithë Dashuri. Unë Jam gjithë Mëshirë. Ejani tek Unë. Unë Jam gjithçka që ju keni nevojë.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: