Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 3 April 2013

Unë dëshiroj të sjell mbi 7 miliarda nga fëmijët e Hyjit në shtëpi, përfundimisht, në Parajsën e tyre të Përjetshme

E Martë, 2 Prill 2013, ora 15:30

Bija Ime fort e dashur, presionet e vendosura mbi ndjekësit e Mi p
ër t'i kundërshtuar këto Mesazhe të Shenjta do të shtohen. Shumë nga ndjekësit e Mi të devijuar do të refuzojnë t’i pranojnë këto Mesazhe si të Miat. Edhe pse me qëllime dashamirëse, ata do të bëjnë gjithçka për t’i larguar njerëzit nga Unë, me besimin se ata po mbrojnë Kishën Time.

Unë Jam Kisha, dhe për sa kohë shërbëtorët e Mi të shenjtë i mbrojnë Mësimet e Mia, Doktrinën Time, Sakramentet e Mia dhe Eukaristinë Time Më të Shenjtë, ne jemi si Një të vetëm. Ata, përfshi drejtuesit brënda Kishës Sime, që i ndryshojnë këto Ligje, nuk janë pjesë e Kishës Sime.

Këto ndryshime nuk janë shfaqur akoma dhe kur të bëhet kjo do të ketë shumë ankth.

Ju që jeni në dyshim, ju lutem të mos më refuzoni Mua. Ndërsa ju më mbështesni Mua nga njëra anë, ju gjithashtu sillni lotë në Sytë e Mi. Ju mund të mos më shikoni Mua tani, por së shpejti ju do ta ndjeni Praninë Time Hyjnore.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të pregatiteni tani për të ardhmen tepër të shkëlqyer që Unë kam gati për ju. Qielli gëzon ndërsa Shpirti I Shenjtë do të zbresi së shpejti dhe do t’i përshkoj zemrat tuaja me dashuri dhe mirënjohje. Sa shumë shpirtra do të shpëtohen, kaq e madhe është Dashuria Ime. Unë kurrë nuk do të heq dorë. Ju do të vuani në Emrin Tim, por kjo do të harrohet kur ju të jeni tek portat e Mbretërisë Sime të Re. Ju të gjithë do të bashkoheni së bashku si një familje.

Unë flas për ata që janë të humbur për Mua, por Unë kam çdo qëllim për ta zgjeruar Mëshirën Time tek sa më shumë të jetë e mundur. Ejani tek Unë dhe më lejoni Mua t’ju siguroj për madhësinë e Dashurisë Sime absolute dhe Dhembshurinë për secilin prej jush. Ata që më refuzojnë Mua, dhe në disa raste më urrejnë Mua, do të përfshihen në Krahët e Mi kur Unë t’i qetësoj zemrat e tyre të varfra dhe t’i ndriçoj shpirtrat e tyre. Unë do të bëhem shpresa e tyre e vetme kur ata ta kuptojnë më në fund se udha e errët që ata kanë zgjedhur nuk ju ofron asgjë tjetër, veçse trishtim dhe frikë.

Unë do të hedh, mbi mbarë botën, Rrezet e Mia të Hyjnisë, plot me Mëshirë dhe së shpejti Unë do ta pastroj gjithë njerëzimin, me qëllim që të çohen shpejt në Mbretërinë Time. Koha Ime është pothuajse gati, ndërsa Unë pres ditën kur Ati Im të më dorëzoj Mua çelësat e Mbretërisë Sime.

Kur Besëlidhja përfundimtare të kryhet, Unë dëshiroj të sjell mbi 7 miliarda nga fëmijët e Hyjit në shtëpi, përfundimisht, në Parajsën e tyre të Përjetshme. Kjo është trashëgimia juaj e fundit e premtuar për ju. Mos e refuzoni atë, sepse trishtimi që do t’i sillni vetes është për t’u patur frikë, dhe nëse ju më ktheni Mua shpinën, do të vij një kohë kur Unë nuk mund të bëj asgjë më tepër për t’ju shpëtuar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/02/i-wish-to-bring-over-7-billion-of-gods-children-home-finally-to-their-eternal-paradise/