Kerko Mesazhet ketu

Friday 31 May 2013

Ata që bërtasin tek Fjala Ime me zemërim dhe deklarojnë se Ajo vjen nga Satani do të banojnë me bishën përjetësisht

E Premte, 24 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ngado që Zëri Im dëgjohet, në çdo vënd, dhe në çdo tempull të dedikuar për adhurimin e Hyjit, do të ketë trazira. Ndërsa shumë do të më bëjnë nderime Mua, Mësimeve të Mia, Kishës Sime, kur ata e dëgjojnë Zërin Tim, ndërsa Ai kërkon vëmëndje tani, ata do të mbulojnë veshët.

Zëri Im do të bier në shpirtra kokfortë dhe të shurdhët. Zëri Im, Fjala Ime dhe Thirrja Ime do të refuzohen me zemërim dhe do të pështyhen, ndërsa Unë Jam persekutuar për herën e fundit në Tokë. Kjo është thirrja finale për të sjellë fëmijët e Hyjit në Gjirin Tim, para Ardhjes Sime të Dytë dhe prapë, shumë njerëz, të hutuar nga gënjeshtrat e përhapura nga djajtë, do të largohen dhe do ta refuzojnë Mëshirën Time.

Unë edhe një herë do të refuzohem nga ata që banojnë në Shtëpinë e Zotit, priftërinjtë dhe të gjithë ata që nuk e pranojnë të Vërtetën. Fyerja përfundimtare ndaj Emrit Tim do të shihet nga të gjithë ju së shpejti. Ata prej jush që i mbulojnë sytë dhe ecin qorrazi, gradualisht, do ta shikojnë të Vërtetën ashtu si po ju jepet juve në këtë kohë.

Unë nuk mund të krijoj përçarje brënda Kishës Sime, sepse atëherë Unë do të mohoja Veten Time. Trupi Im është Kisha dhe Ajo kurrë nuk do të vdesi, por do të jenë ata brënda saj, që do të më refuzojnë Mua. Ashtu si Unë u refuzova herën e parë, ata do të përpiqen, këtë herë, të më shkatërrojnë Mua, para se Unë të vij p
ër të sjellë shpëtimin përfundimtar të premtuar njerëzimit.

Njeriu është i dobët. Njeriu është i paditur dhe nuk është i denjë për Mëshirën Time. Njeriu është kokfortë. Njeriut ju dha e Vërteta gjatë Kohës Sime në tokë, por prapë nuk e kupton Premtimin Tim. Kthimi Im, në Ardhjen e Dytë do të përshpejtohet prej refuzimit të profetes Sime të fundit. Profetja e cila është dërguar për t’ju dhënë Fjalën e fundit të Hyjit për të pregatitur shpirtrat tuaj, do të vuaj rëndë. Jam Unë, Jezu Krishti, që ju fyeni kur e tallni Fjalën Time të Shenjtë e dhënë profetes së Hyjit. Është Fjala e Hyjit, që po jepet për t’ju pregatitur për betejën me antikrishtin, të cilën ju e refuzoni. Duke bërë kështu, ju shkatërroni shpirtra. Ju i pengoni këta shpirtra të hyjnë në Parajsën Time.

Ata që thonë gjëra të këqija për Mesazhet e Mia nuk mund ta justifikojnë pakënaqësinë e tyre, zemërimin apo llogjikën e tyre, sepse ata janë të mbushur me gabime, që dalin prej mëkatit të krenarisë. Së shpejti e Vërteta do të jetë e vështirë të dallohet nga gënjeshtrat e organizatës për një botë të re, e cila do të fusi fenë pagane për një botë të re.

Nëse ju nuk më dëgjoni Mua tani, do të detyroheni të pranoni këtë zëvendësim djallëzor. Ajo do të zbukurohet me një pamje të jashtme vezulluese dhe të artë. Ajo do të lërë përshtypje madje edhe tek ata më të devotshmit mes jush dhe do ta shtrëmbëroj besnikërinë tuaj ndaj Meje dhe do të admirohet nga të gjithë. Kjo është feja që do të konvertoj ateistët të besojnë në një gënjeshtër të madhe. Paqje nuk do të ketë tek ata që e ndjekin këtë paturpësi pagane. Frika dhe urrejtja për njëri tjetrin do të shfaqet, ku vëllai do të luftoj vëllain dhe ku rraca njerëzore do të ndahet më dysh. Njëra gjysëm do të pranojë të vërtetën e shtrëmbëruar të kësaj feje për një botë të re, e cila do të kryesohet nga shumë kisha, shumë besime, si dhe një pjesë e madhe e Kishës Katolike. Gjysma tjetër do të përbëhet nga ata që me të vërtetë më duan Mua dhe që do të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës.

Kur ju nuk e pranoni të Vërtetën - të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë – ju do të jetoni një gënjeshtër. Ju nuk do të keni aspak dashuri për Mua të mbetur në shpirtin tuaj nëse ju pranoni gënjeshtrat që do t’ju ushqehen.

Dhe ndërsa Fjala Ime mund t’ju duket si herezi sot, ashtu si ishte gjatë kohës Sime në Tokë, shumë nga ju do t’i rrëmbejnë këto Mesazhe kur të jeni të uritur për të Vërtetën, kur antikrishti të kontrolloj vëndet tuaja. Ju do të zvarriteni barkas dhe do të më thërrisni Mua duke bërtitur. Ju, që blasfemuat kundër Meje, do të doni ta prisni gjuhën, sepse do ta kuptoni atëherë se si fjalët tuaja më kanë fyer Mua. Unë e pres këtë ditë me durim, por nëse ju qëndroni para Meje dhe më pengoni Mua të arrij shpirtrat, Unë do t’ju hedh poshtë. Nëse vazhdoni të blasfemoni kundër Meje, duke i deklaruar Mesazhet e Mia të jenë vepër e djallit, atëherë ju kurrë nuk do të faleni. Sepse ky është mëkati më i madh kundër Hyjit.

Dijeni se Unë vij tek fëmijët e Hyjit këtë herë të fundit me qëllim që të përmbush Besëlidhjen e Atit Tim. Vullneti I Tij, tani mund të kryhet në Tokë ashtu si është në Qiell. As edhe një mes jush nuk mund ta ndaloj këtë të ndodhi. As edhe një mes jush, edhe pse disa prej jush më urrejnë Mua, nuk mund ta pengojnë Ardhjen Time të Dytë. Ata që bërtasin tek Fjala Ime në zemërim dhe deklarojnë se ajo vjen nga Satani do të banojnë me bishën përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/24/those-who-scream-at-my-word-in-anger-and-declare-that-it-comes-from-satan-will-reside-with-the-beast-for-eternity/