Kerko Mesazhet ketu

Thursday 16 May 2013

Ata që ndoqën Fjalën e Hyjit, e dhënë nga profetët para Meje, ishin të parët të më pështynin Mua

E Martë, 14 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, atyre mes dishepujve të Mi që po vuajnë për shkak të besimit të tyre në këto Mesazhe nga Qielli, Unë kam këtë për t’ju thënë.

Edhe pse e vështirë është vuajtja juaj, ju duhet ta dini se jeni të bekuar me Dhuratën Time, e dhënë ju për t’ju ndihmuar të hapni sytë ndaj të Vërtetës. Abuzimi që ju duhet të duroni në Emrin Tim, për shkak të besnikërisë suaj ndaj këtyre Mesazheve, do të vij nga ata që janë pranë jush. Në veçanti, shumë shërbëtorë të Mi të shenjtë, që refuzojnë të më kërkojnë Mua përmes kësaj, Fjalës Sime të Shenjtë, do t’ju shkaktojnë më shumë shqetësim. Ju do të përgojoheni, nënvlerësoheni, sfidoheni, kritikoheni dhe talleni, dhe prapë të njëjtët njerëz do të pohojnë se flasin në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju duhet ta duroni këtë dhimbje ashtu si apostujve dhe dishepujve të Mi ju desh ta duronin atë. Gjatë kohës Sime në tokë, Unë u përzura nga Tempujt e Zotit. Dishepujt e Mi u paralajmëruan të qëndrojnë larg Meje ose përndryshe do të merrnin dëbim nga Kisha nëse do të shiheshin me Mua. Kur ata flisnin Fjalën Time të Shenjtë dhe përhapnin Mësimet e Mia, ata kërcënoheshin dhe goditeshin me kamzhik në disa raste. Ata bëheshin gazi i botës. Ata që e ndiqnin Fjalën e Hyjit, të dhënë nga profetët para Meje, ishin të parët të pështynin tek Unë. Zemërimi i tyre shkaktohej nga fakti se Unë flisja të Vërtetën, sepse ata nuk donin të dëgjonin të Vërtetën. Ajo i trëmbte ata dhe i vinte në siktlet.

Të mbushur me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, apostujt e Mi u urryen pas Ngjitjes Sime në qiell, nga shumë që adhuronin në Tempuj. Edhe pse vuajtja e tyre ishte e madhe, dhe zërat e opozitës bërtisnin fortë në praninë e tyre, ajo nuk kishte rëndësi.

Asgjë nuk mund ta ndaloj Fjalën Time të përhapet. Asnjë zë nuk do të jetë mjaft i fortë. Asnjë argument nuk do të jetë mjaft i besueshëm. Asnjë helm nuk do të jetë mjaft i fortë. Fuqia Ime është e pamundur të mposhtet. Shpirti Im I Shenjtë do të sjelli miliarda shpirtra në sigurinë e Parajsës Sime të Re. Të gjithë zërat e pakënaqur do të heshten dhe e gjithë opozita do të shtypet, sepse ndërhyrja e Atit Tim do të siguroj që shkëmbinjtë dhe gurët, që e bllokojnë Udhën e të Vërtetës, do të pastrohen.

Vetëm Zëri Im do të mbetet. Do të jetë i vetmi Zë Autoriteti, që do të qëndroj dhe pastaj Dita e Madhe do të vij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/14/those-who-followed-the-word-of-god-laid-down-by-the-prophets-before-me-were-the-first-to-spit-at-me/